Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka tentuar që ta largojë presionin e krijuar mbi lojtarët e tij para sfidës ndaj Interit më 2 prill, duke thënë se Madonnina është më e rëndësishme në këtë moment për Nerazzurët se sa Rossonerët. “Derbi është më i rëndësishëm për Interin se sa për Milanin”. “Ne e kemi fituar takimin e fundit, kështu që një barazim për ne do të ishte i mjaftueshëm”. “Nëse do të më ishte thënë se do ta humbasim derbin dhe në fund do ta fitonim Scudetton, atëherë do të qëndroja i qetë. Për çdo rast, them se ne duam ta fitojmë edhe derbin edhe titullin”, u shpreh Allegri.
A po shndërrohet futbolli në lojë të rinjsh? Natyrisht, në aspektin e fitimeve prijnë lojtarët e ekipeve elitë, të cilët nuk janë dhe aq të moshuar.

France Football ka publikuar një listë prej 20 përfituesish më të mëdhenj në futboll, me tri vendet e para të okupuara nga Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Wayne Rooney (Manchester United).


Të gjithë janë nën moshën 27 vjeçare. Dhe mosha mesatare e kësaj top 20-she është 25.1, një rezultat që nuk është parë kurrë më parë në futboll. Diferenca në fitime bëhet nga reklamat, ku Lionel Messi është i angazhuar nga katër kompani – Adidas, Nintendo, Pepsi, Lay’s dhe Gatorade, nga të cilat fiton 21 milionë euro.


David Beckham ka mbetur prapa në këtë listë, por nëse shikohet nga angazhimet nëpër reklama, Becks vazhdon të jetë në formë pasi gjendet në pozitën e dytë pas Messit.


Top 20 përfituesit në futboll për vitin 2010:


1. Lionel Messi (ARG/FC Barcelona) : €31M (€10M paga, €1M bonuse, €20M sponsorët/reklama) 2. Cristiano Ronaldo: €27.5M (€13M, €0.5M, €14M) 3. Wayne Rooney: €20.7M (€13.2M, €0.5M, €7M) 4. Kaka: €19.3M (€10M, €0.3M, €9M) 5. David Beckham: €19M (€4.1M, €0.4M, €14.5M) 6. Ronaldinho: €18.3M (€7.5M, €3.3M, €7.5M) 7. Carlos Tevez: €15,4M (€10M, €3M, €2.4M) 8. Frank Lampard: €14.2M (€8.2M, €1M, €5M) 9. Fernando Torres: €14M (€8M, €0.8, €5.2M) 10. Yaya Touré: €13.8M (€11.1M, €0.5M, €2.2M) 11. Thierry Henry: €13.6M (€4.1M, €3.5M, €6M) 12. Bastian Schweinsteiger: €13.2M (€8M, €1.2, €4M) 13. Samuel Eto’o: €13M (€9M, €2M, €2M) 14. Philipp Lahm: €12.9M (€10M, €1.1M, €1.8M) 15. Didier Drogba: €12.8M (€7.5M, €0.8M, €4.5M) 16. Zlatan Ibrahimovic: €12.5M (€9M, €1M, €2.5M) 17. Franck Ribéry: €11.9M (€10M, €0.8, €1.1M) 18. Steven Gerrard: €11.7M (€7.2M, €0.5M, €4M) 19. Carles Puyol: €11.4M (€8.5M, €1.4M, €1.5M) 20. Gianluigi Buffon: €11.3M (€6M, €0.1M, €5.2M)

Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva ndjen se Interi është favorit për ta transferuar supertalentin brazilian, Paulo Henrique Ganso, pasi mbrojtësi brazilian beson se influenca e Leonardos pritet të jetë kyçe në vendimin e lojtarit. “Unë i kam borxh Leonardos, pasi ai ishte shumë i rëndësishëm në karrierën e time. Unë do ta zbuloj në sekret të vogël: Para se të nënshkruaja për Milanin, unë isha në negociata me Interin. Mirë, Leonardo filloi të më telefononte. Ai më foli për ekipin, Milanellon dhe për të ardhmen”. “Pas javëve duke u menduar, unë ia mbylla derën Interit dhe nënshkrova për Milanin. Mendoj se edhe Ganso do të ndjekë rrugën e njëjtë. Fatkeqësisht, nuk do të jetë e lehtë të bindet Ganso që ta refuzojë Interin me Leonardon që është atje trajner. Leo gjen gjithmonë fjalët e duhura”, ka thënë Thiago Silva për La Gazzetta dello Sport.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, luajti për 60 minuta për Real Madridin nga Kastilja gjatë fundjavës në një ndeshje miqësore, duke i lënë mbresa trajnerit Jose Mourinho, i cili paralajmëroi paraqitje të argjentinasit në katër ndeshjet El Classico ndaj Barcelonës gjatë muajit prill. “Higuain luajti për herë të parë në një ndeshje me Real Madridin e Kastiljës. Ai luajti 60 minuta, nga 30 minuta në secilën pjesë. Ai nuk është 100 përqind i përgatitur, por ai është në rrugë të mirë drejt rikthimit”. “Nuk e di nëse do të rikthehet ndaj Sporting Gijonit, por ai do të rikthehet shpejtë dhe do të jetë shtysë e mirëpritur. Është me rëndësi ta kemi atë të gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit”, u shpreh Mourinho.
Një numër skuadrash nga Liga Premier janë vënë në kërkim të mesfsuhorit të Real Madridit, Fernando Gago, ndërsa mediumet angleze kanë filluar të spekulojnë për favoritët e parë. Sunday Mirror shkruan se Liverpooli, Tottenhami dhe Evertoni janë duke luftuar për firmën e argjentinasit. Gago ka edhe dy vjet kontratë me Real Madridin, por pritet që të shitet gjatë verës, me Real Madridin që do të kërkojë së paku 10 milionë euro. Mediat spanjolle flasin për përparësi të Liverpoolit në garën për mesfushorin defensiv argjentinas.
Mesfushori i Anglisë, Frank Lampard, ishte krenar për paraqitjen e Tre Luanëve në sfidën e fituar me rezultat 2-0 ndaj Uellsit në Cardiff. “Është në dorën e menaxherit të vendosë për taktikat dhe mendoj se ai veproi mençur, duke i dhënë dominimin mesfushës. Mënyra se si luajtëm, me treshen e fundit, mendoj se funksionoi mirë”. “Ishte ditë e vështirë, ndërsa bëmë mirë që shfrytëzuam momentin. Ne natyrisht se bëmë atë. Ne bëmë presion, fituam topin dhe dominuam pjesën e parë”, theksoi Lampard.
Sulmuesi i kombëtares shqitpare, Hamdi Salihi, i cili shënoi golin e fitores në fitoren e të shtunës mbrëma ndaj Bjellorusisë, ka deklaruar se ai është ndier si çdo shqiptar tjetër. “Ndihem as më shumë e as më pak se çdo shqiptar që ka qenë i pranishëm në stadium dhe të gjithë ata që na kanë ndjekur. Jam thjesht i mrekulluar dhe i falënderoj që të gjithë, kjo tregon se jemi një komb, jemi një Shqipëri dhe jemi gjithmonë të gjithë bashkë”. “A ka qenë ky goli më i bukur? Është goli më i rëndësishëm mund ta them. Unë falënderoj Zotin dhe të gjithë këta tifozë që ishin në stadium për të na mbështetur”, deklaroi pas ndeshjes Salihi.
Sulmuesi i Hamburgut, Ruud van Nistelrooy ka konfirmuar se ai po shikon ndonjë mundësi për t’u rikthyer në Ligën Premier ose La Liga. “Unë po mendoj për një klub të mirë në Angli pas këtij sezoni. Ose një klub në Spanjë, por nuk mendoj se Real Madridi do të më kërkojë përsëri pas gjithë atyre tentimeve në janar”. “Unë kam vendosur që nëse më kërkon një ekip i madh evropian, të pranoj rolin si sulmues rezervist. Do ta kisha pranuar edhe gjatë janarit kur më kërkoi Real Madridi. Ata e kanën ditur se kam qenë i gatshëm të hyjë kur do të më ishte kërkuar”, u shpreh Van Nistelrooy
Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, ka pohuar se Wayne Rooney nuk e ka ditur se ai kishte karton dhe se është i suspenduar për ndeshjen ndaj Zvicrës kur e mori edhe një karton ndaj Uellsit. “Unë i thashë se nuk ishte karton i mirë. Ai tha ‘Pse?’. Rooney nuk e kuptoi. Atij nuk iu kujtua kur u ndëshkua për herë të fundit”. “Nuk jam dhe aq i ngazëllyer me këtë fitore. Unë nuk kam nevojë për ta bërë këtë, pasi kjo është puna ime. Kur ne fitojmë jemi më të mirët, kur humbasim jemi... Kjo është normale”, ka thënë Capello.
Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, u ka premtuar Bluve të Londrës që të presin edhe shumë nga ai, pas startit elektrik të brazilianit në fanellën e skuadrës nga Stamford Bridge. “Jam i kënaqur me mënyrën se si gjërat po shkojnë tani për tani. Shpresoj që kjo të vazhdojë, ndërsa nuk do të lejoj që suksesi në paraqitjet e fundit ta kaplojë kokën time”. “Unë do të vazhdoj të punoj shumë në bazë ditore, në mënyrë që ky sukses të vazhdoj edhe në të ardhmen. Unë ndihem i lumtur që po luaj në Ligën Premier me Chelsean, është realizimi i një ëndrre, sfidë e re për mua”, potencoi Luiz.