
Mbrojtësi i Schalkes, Benedikt Hoewedes dhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Jerome Boateng, janë dy emrat e mundshëm që mund të veshin fanellën e Bayern Munichut- raporton Kicker. Javët e fundit kampioni gjerman është lidhur me në numër transferimesh për afatin kalimtar veror. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, drejtori sportiv Christian Nerlinger tha se gjatë verës klubi bavarez do të transferojë së paku një ose dy mbrojtës. 22-vjeçari Boateng konsiderohet si opsion i mirë pasi mund të luajë në pozita të ndryshme në mbrojtje, ndërkohë Bayerni do ta ketë vështirë tra transferojë 23-vjeçarin Hoewedes, pasi që pritet ‘t’ia rrëmbejë’ Schalkes portierin Manuel Neuer.

Portieri i Ajaxit, Maarten Stekelenburg, thotë se ai do të kishte pranuar pa hezitim nëse në drejtim të tij arrin një ofertë nga Arsenali. Topçinjtë pritet të rivalizohet nga Juventusi në garën për të transferuar portierin e Ajaxit. Tuttosport thotë se Juve është e gatshme ta shndërrojë në para portierin Gianluigi Buffon për të krijuar fonde për transferimet e verës. Një mori portierësh tash janë duke u marrë parasysh si zëvendësim për Buffon, përfshirë Salvatore Sirigu (Palermo), Federico Marchetti (Cagliari) dhe Stekelenburg. Por vetë lojtari ka shprehur dëshirë të luajë në Emirates. “Nëse një ofertë nga Arsenali arrin, do të largohem”, ka thënë holandezi për Tuttosport.

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, thotë se ai kurrë nuk do të mendojë të angazhojë trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho. “Kurrë nuk do të nënshkruaja me Mourinhon”, ka thënë Rosell për mediat spanjolle. “Do të na duhen shumë, shumë vite të gjejmë një trajner si ai [Guardiola]. Për mua ai është trajneri më i mirë në historinë e Barcelonës për tituj, për mënyrën se si sillet, historinë e tij dhe lehtësinë e komunikimit. Është shumë vështirë nëse jo e pamundur, që dikush të zhvillohet sa ai”, ka thënë Rosell.

Manchester United raportohet se ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid, për të transferuar portierin David De Gea. Sport shkruan se marrëveshja tashmë është arritur për portierin 20-vjeçar, i cili do të zhvendoset në Old Trafford për një shumë prej 20 milionë eurosh në fund të sezonit. Bisedat në mes dy klubeve ishin zhvilluar gjatë vikendit. Edhe Atletico edhe De Gea e kanë aprovuar transferimin. De Gea tash duhet vetëm të kalojë test mjekësore dhe për të nënshkruajë, me qëllim që kontrata të mbyllet. Atletico ka zgjedhur ta shndërrojë në para De Dea pasi kërkon fonde për të vazhduar me përforcimin e ekipit gjatë verës.

Portieri i Milanit, Marco Amelia, thotë se disa lojtarë Rossonerë kërkojnë ta fitojnë derbin ndaj Interit për hakmarrje ndaj Leonardos. Leonardo befasoi shumëkënd te Milani duke marrë përsipër detyrën e menaxherit të Interit. “A duam hakmarrje ndaj Leo? Ka një përshtypje të përgjithshme të indiferencës në dhomën e veshjeve, por mund të them se disa prej bashkëlojtarëve të mi duan ta mposhtin atë”. “Ne do të përballemi me Interin në një gjendje të relaksuar të mendjes, duke e ditur se ne jemi në nivel të njëjtë me to”, ka thënë Amelia.

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, është i kënaqur me sezonin e tij të parë në Spanjë. Khedira thotë se ai nuk ka ndonjë xhelozi ndaj bashkë-lojtarëve të tij të cilët janë më të popullarizuar se ai. “Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur për momentin. Jam një lojtar tjetër nga Ozil dhe Cristiano Ronaldo dhe nuk josh shumë vëmendje. Por, kjo nuk është e rëndësishme për mua. Vetëm dua të jetoj një jetë normale”, ka thënë Khedira.