Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, i shquar për dashurinë e tij ndaj kombit shqiptar, nuk ka nguruar ta shprehë përsëri atë pas ndeshjes ndaj Bjellorusisë të zhvilluar në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Pas fitores historike me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë, Lorik Cana si luan i vërtetë që është, vrapoi me mikrofon në dorë dhe me tatuazhin e shqiponjës të zbuluar në krah drejt tribunës qëndrore të tifozëve në stadiumin Qemal Stafa, duke u thënë atyre: “Hej, u thoni të gjithëve se nuk ndërrohet kombësia”. Për më shumë do t’iu lëmë ta shikoni videon 58 sekondëshe të shkëputur nga televizioni francez TF1, por duhet të përmendet patjetër se mesazhi i Canës u drejtohet drejtuesve të futbollit kosovar se ai ashtu si futbollistët tjerë shqiptarë nuk do të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës, pasi ashtu si për Shqipërinë, edhe për Kosovën ekziston vetëm një reprezentacion, ai kuq e zi. Pak para fillimit të ndeshjes në fjalë, Lorik Cana nënshkroi peticionin kundër regjistrimit të popullsisë pas kërkesës së vorio-epirotëve në Shqipërinë e Jugut.
Barcelona do të takohet me Manchester United në një miqësore në Washington gjatë kësaj vere, si pjesë e turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kampionët e Spanjës do të takohen me djelmoshat e Sir Alex Ferguson më 30 korrik në FedExField në kryeqytetin amerikan, si pjesë e udhëtimit për tre ndeshej në HSBA. Barcelona po ashtu do të përballet me Milanin në Miami më 3 gusht dhe më pas me ekipin meksikan America në Dallas, tre ditë më vonë. “Turnetë janë shans fantastik për lojtarët për t’u larguar si grup, për të bërë ca seanca të mira stërvitore dhe për të takuar ca nga fansat tonë nëpër botë, të cilët nuk kanë shans të na shohin neve të luajmë live çdo javë”. “Vizita jonë në SHBA ka qenë gjithmonë e këndshme. Kushtet stërvitore janë të shkëlqyeshme dhe ne sigurisht vitin e kaluar kuptuar se, me përmirësimin e kualitetit të skuadrave të MLS, ndeshjet janë shumë garuese, që është një përgatitje e shkëlqyeshme për sezonin e ri”. “Të përfundojmë me një ndeshje kundër Barcelonës, do të ishte një moment i veçantë për të gjithë fansat tonë në Shtetet”, ka thënë Ferguson.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se derbi ndaj Milanit të shtunën në Madonnina nuk do ta vendosë titullin në Serie A. “Do të jetë një ndeshje e rëndësishme në të cilën duam të luajmë mirë, por sezoni është i gjatë dhe natyrisht se gara nuk do të merr fund në derbi”. “Derbi është gjithmonë ndeshje e veçantë. Tifozët e Interit mezi presin ndeshjet ndaj Juventusit, por derbi është derbi dhe na kujton rezultatet mahnitëse nga e kaluara”, theksoi Moratti. Më shumë se çdo gjë tjetër Moratti do të dëshironte të shihte një përsëritje të shkatërrimit bërë sezonin e kaluar prej 4-0 ndaj Milanit para tifozëve Rossoner. “Fitoret në derbi janë gjithmonë të mira, por më pëlqen ta kujtoj fitoren prej 4-0 të vitit të kaluar, ku Interi ishte i përkryer”, përfundoi bossi Nerazzur.
Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, ka akuzuar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, për mungesë respekti kundrejt stafit të tij teknik kur tha se ai ishte pranë kombëtares angleze në vitin 2007. “Unë nuk flas për marrëdhëniet e mia me klubet tjera, kjo për shkak të respektit për menaxherët tjerë. Nuk më pëlqen të flas për marrëdhëniet e mia me klubet dhe njerëz tjerë. Këto janë sekrete personale. Unë kurrë nuk do t’iu tregoj se çfarë vërtet ndodhi në karrierën time”. “Mendoj se është gjë serioze. Sa herë një klub apo kombëtare vendos të zgjedh një menaxher, atëherë ata flasin me shumë strategë. Është normale. Nuk është më ndryshe as në rastin tim. Nuk më pëlqen të flas për këtë. Kam folur mjaft. Ju falemnderit”, tha Capello.
Sulmuesi i Santosit, Neymar, ka pranuar se do të ishte ëndërr për të një kalim te Chelsea. “Chelsea është klub i madh. Është ëndërr për çdo lojtar të luajë te Chelsea. Nëse ndodh një ditë, do të isha i kënaqur që ndodhi”. “Kur të vijë momenti unë do të bisedoj me familjen. Ne do të bisedojmë për çdo opsion”, theksoi Neymar.
Zlatan Ibrahimovic thotë se Milani do të duhet të fajësojë vetëm veten nëse ata mposhten në garën për Skudeton. Rossonerët do të përballen me Interin në derbin e kësaj fundjave, që do të përcaktojë edhe vazhdën e mëtejme të sezonit. I pyetur nëse ndjehet i harxhuar, Ibra ka thënë: “Jo, jo. Ndjehem shumë mirë. Forma ime është shumë e mirë. Gjithçka është mirë”. “Mendoj se gara për titull do të jetë e vështirë deri në fund. Ka edhe tetë ndeshje të mbetura. Duke parë se Interi fitoi ndeshjet e fundit dhe ne i humbëm ato, tash është vërtet vështirë”. “Nëse nuk e fitojmë Skudeton është faji i jonë pasi jemi ekipi më i mirë në Itali. Derbi është i rëndësishëm pasi është më shumë se një ndeshje normale. Kam luajtur në shumë derbi dhe e di këtë. Do të jetë shkëlqyeshëm dhe e rëndësishme të fitojmë”, ka shtuar suedezi.
Tottenham është duke u përballur me një goditje tjetër, pasi Aaron Lennon është duke vuajtur nga një lëndim në gju pas angazhimit me kombëtaren angleze. Lennon do të duhet të bëjë një skenim gjatë ditës së sotme dhe mund të jetë jashtë sfidës çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Real Madridit. Ai është stërvitur dje me përfaqësuesen e Anglisë por është tërhequr nga stërvitja dhe nuk do të jetë pjesë e ndeshjesh miqësore të sotme përballë Ganës. Në dyshim për Tottenhamin për sfidën e madhe evropiane është edhe Gareth Bale.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka zbuluar se bashkëvendësi i tij Cesc Fabregas dëshiron të largohet nga Arsenali dhe të vijë në Camp Nou gjatë verës. “Do të doja Cesc të vijë te Barca dhe ai po ashtu ka thënë se dëshiron të vijë, por Arsenali dhe Barcelona duhet të pajtohen”, ka thënë 31-vjeçari për të përditshmen katalanase Sport. Kampioni i Spanjës tentoi të nënshkruajë me 23-vjeçarin verën e kaluar, por Arsene Wenger refuzoi të shesë mesfushorin. Barca mendohet se do të tentojë të transferojë Cesc edhe këtë verë, edhe pse presidenti i klubit, Sandro Rosell, ka thënë se ata nuk kanë para për të mbuluar kërkesën e Arsenalit.
Jose Mourinho thotë se Karim Benzema tashmë është një lojtar më i pjekur dhe më i përgjegjshëm në fushë. Me arritjen e Emmanuel Adebayor si huazim nga Manchester City në muajin janar, u mendua se kjo mund të ndikojë në vetëbesimin e Benzema dhe t’i kushtojë atij me humbjen e vendit në formacionin startues, por francezi është përgjigjur pozitivisht dhe tashmë është startues i rregullt për Los Blancos. “N nënshkruam me Adebayor pasi kishim nevojë për të mos ia vështirësuar jetën Benzema. Ai u përgjigj shumë mirë secilën herë që e kam angazhuar. Karim nuk është më një djalosh i mirë; ai është burrë. Ai është i aftë për shumë detyra në fushë. Ai mund të luajë mirë kudo; më pëlqen ky lloj i lojtarit”. “Ai meriton të drejtën për të humbur goditje në gol, por jo për të humbur fokusin, për t’i munguar agresiviteti, për të marrë pjesë më shumë në lojën e ekipit, për të shkuar më thellë se kurrë më parë në sulm, ose të reagojë sipas rastit kur humb topin”, ka thënë Mourinho.
Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka qenë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në ndeshjen kundër Hungarisë gjatë të premtes, por e ka bërë të qartë se nuk do të jetë plotësisht i kënaqur derisa ata ta fitojnë kampionatin evropian. Holanda bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e të premtes kundër Hungarisë, të cilën e mposhti me rezultat 4-0 për të ruajtur rekordin e përkryer në ndeshjet kualifikuese për Euro 2012. “Është vendimtare të mos entuziazmohemi pas një paraqitje të mirë, pasi ka gjithmonë ndeshje të cilat vijnë. Kur do të jemi plotësisht të kënaqur? Kur të fitojmë dhe ngremë trofeun në Euro 2012”, ka thënë Van Marwijk.
Tottenhami ka bërë të ditur se Gareth Bale mund të mos arrijë të rikuperohet për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Real Madridit. Spursat vazhdojnë ta përcjellin situatën e Bale në prag të ndeshjes së vikendit kundër Wiganit, por edhe pjesëmarrja e tij në ndeshjen e të martës përballë Realit vazhdon të jetë në dyshim. “Gareth është rikthyer dhe ka marrë pjesë në një vrap kontrollues ashtu që ne të mund ta vlerësojmë atë. Ne e kemi dërguar në një skenim ultrazë dhe kemi konfirmuar praninë e një tërheqje të vogël muskulore në gju”. “Gareth nuk ka pasur dhimbje ose ngurtësi nga vrapimi dhe ne duhet të vazhdojmë ta përcjellim atë për të parë se si ai i përgjigjet programit gjatë javës”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Tottenhamit.
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka mbrojtur sulmuesin David Villa rreth mungesës së golave në ndeshjet e fundit. Villa nuk e ka gjetur rrjetën në pesë ndeshjet e fundit dhe është kritikuar shumë nga mediat. “Villa nuk është më pak i rrezikshëm, pavarësisht pesë ndeshjeve pa shënuar për Barcelonën. Sikur Xavi i cili nuk është në fushë vetëm për të dhënë asistime, Villa po ashtu nuk është aty vetëm për të përfunduar lojën”. “Villa është sinonim me thellësinë. Kjo do të thotë se gjithmonë është i gatshëm të hapë linjën e pasimit, për të tërhequr mbrojtësit dhe kështu për të çliruar hapësirë për të tjerët”, ka shkruar Cruyff në kolumnen e tij javore për El Periodico.
Menaxheri gjeneral i real Madridit, Jorge Valdano, thotë se ata janë të aftë të fitojnë të tre titujt këtë sezon. Reali është në garë në Liga dhe Ligën e Kampionëve dhe do të përballet me Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit muajin e ardhshëm. “Do të doja që ekipi të jetë kaq i ngazëllyer në prill çdo sezon. Ne kemi opsione për të fituar tre gara, dhe ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë”, ka thënë Valdano.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka provuar veten në rolin portierit, mirëpo ka dështuar pasi ekipi i tij, i përbërë nga asistentët dhe punëtorët e klubit, ka humbur në një ndeshje përballë përfaqësuesve lokalë të mediave. Marca raporton se ‘i veçanti’ hyri në portë dhe tregoi disa shkathtësi të mira, mirëpo në fund skuadra e tij u mposht me rezultat 3-2 nga gazetarët. Gazeta pohon se portugezi jepte instruksione sikur të zhvillohej një ndeshje në Ligën e Kampionëve, sepse nuk i pëlqen të humbasë as në një ndeshje të tillë.