
Manchester United ka dëshmuar kredencialet dhe shpirtin ekipor në luftën për titull të kampionit të Anglisë, kur arriti të realizojë një rikthim të pa besueshëm falë një Wayne Rooney fantastik, në sfidën e zhvilluar në Upton Park ndaj West Hamit. Ndeshja filloi me vendasit në kërkim të golit. Duke e ditur se çdo rezultat negativ do t’ua rrezikonte mbijetesën në elitë, vendasit me impenjimin e bërë fituan në minutën e 11-të një penalti, të cilën e konkretizoi Mark Noble. Nuk kaloi shumë kohë dhe përsëri Noble u gjend para pikës së bardhë (25’) për të realizuar për 2-0 dhe shokimin e tifozëve të United. Në këto momente të gjithë besuan në një rrëshqitje të United dhe ngritje të Arsenalit në tabelë, mirëpo si duket fjalimi i Sir Alex Ferguson pas pjesës së parë e ka motivuar tej mase qenien paranormale të quajtur Wayne Rooney. Fillimisht në minutën e 65-të akordohet gjuajtje e lirë për Manchester United, të cilën me dinakëri prej luani e ekzekutoi Wayne Rooney, duke shënuar për 2-1. Antonio Valencia pas golit të parë filloi të fluturonte nëpër fushë me top dhe lansoi papritmas një pasim përtokë për Wayne Rooneyn, i cili u gjend bukur në zonë për të barazuar rezultatin (73’). Nga ky moment takimi merr rrjedhë tjetër, pasi në minutën e 79-të një lojtar i West Ham prek topin me dorë duke detyruar gjyqtarin të akordojë penalti, të cilën për hettrik në këtë sfidë e shndërroi në gol kush tjetër pos Wayne Rooneyt. Dhe rezultati përfundimtar ishte formalitet me Javier Hernandez që i dha fundin takimit pranë rezultatit 4-2. Pas këtij rikthimi të jashtëzakonshëm të United, Djajtë e Kuq mbeten liderë me 66 pikë, duke shtuar presionin mbi Arsenalin dhe Chelsean, të cilët duhet të shënojnë fitore.

Theo Walcott u ka garantuar tifozëve të Arsenalit se titulli i Ligës Premier do të aterojë në Emirates me të mbaruar sezoni. “Ne duhet ta fitojmë Ligën Premier. Ekziston besimi në kamp dhe besoj se ne do të bëhemi kampionë, vërtet besoj në këtë”. “Unë kam shumë besim, duhet të kem besim. Nëse nuk keni besim, atëherë diçka nuk është në rregull”, ka thënë Walcott.

Carlo Ancelotti ka shprehur kënaqësinë për rikthimin e bërë së fundmi të Chelseat në luftën për titull në Ligën Premier, ndërsa thotë se Manchester United dhe Arsenal nuk duhet të bëjnë gabime, pasi do të dënohen. “Nëse mendoni pak ku ishim tre muaj më parë, ishte ëndërr të vijmë në këtë pozitë. Nuk e di çfarë mund të bëjmë deri në fund. Ne kemi mundësinë për të bërë më të mirën”. “Mendoj se Manchester United dhe Arsenali nuk duhet të bëjnë gabime, por ky është futbolli. Në prill të gjithë luajnë me letrat më të mira, kështu edhe ne duhet të luajmë me letrat që i kemi në dorë edhe pse nuk janë të mira. Është shumë me rëndësi se çfarë do të bëjmë në ndeshjet në vijim”, deklaroi Ancelotti.

Carlo Ancelotti ka shprehur kënaqësinë për rikthimin e bërë së fundmi të Chelseat në luftën për titull në Ligën Premier, ndërsa thotë se Manchester United dhe Arsenal nuk duhet të bëjnë gabime, pasi do të dënohen. “Nëse mendoni pak ku ishim tre muaj më parë, ishte ëndërr të vijmë në këtë pozitë. Nuk e di çfarë mund të bëjmë deri në fund. Ne kemi mundësinë për të bërë më të mirën”. “Mendoj se Manchester United dhe Arsenali nuk duhet të bëjnë gabime, por ky është futbolli. Në prill të gjithë luajnë me letrat më të mira, kështu edhe ne duhet të luajmë me letrat që i kemi në dorë edhe pse nuk janë të mira. Është shumë me rëndësi se çfarë do të bëjmë në ndeshjet në vijim”, deklaroi Ancelotti.

Legjenda braziliane, Romario, ka thënë se sulmuesi i ri Neymar do të jetë trashëgimtar i fanellës së tij me numër 11. “Momentet më të mira të jetës time ishin në atë fanellë (me numrin 11). Neymar tashmë është bërë yll dhe jam i ngazëllyer që ka zgjedhur të luajë në atë fanellë”. “Shpresoj se ai do të na kënaqë”, theksoi Romario duke shtuar se kampionati brazilian është bërë shumë i fortë falë prezencës së talentëve dhe qëndrimit të tyre në Brazil, ashtu si rikthimit në vendlindje të Adrianos dhe Luis Fabianos.

Trajneri i Milanit, Massimilano Allegri, ka deklaruar para derbit ndaj Interit se Madonnina e të shtunës është më e rëndësishme për zi-kaltrit përderisa ka folur edhe për vendimin e Leonardos për të kaluar te rivali i përbetuar pas shumë vitesh qëndrimi në Milanello. “Është derbi i rëndësishëm, por është më i rëndësishëm për ata se për ne. Ne kemi qenë në krye të kampionatit për 21 javë dhe e kemi ditur se nuk mund ta fitojmë titullin disa muaj më herët, por tani duhet të mendojmë për rezultat pozitiv në derbi”. “Ne do të jemi në krye deri në vërshëllimën e parë dhe nëse e fitojmë ndeshjen, atëherë do ta zgjerojmë diferencën në pesë pikë me shtatë ndeshje të mbetura. Nuk do të ishte pozitë e keqe ajo, por është e vërtetë se kemi fituar vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit. Unë nuk dua të them se tashmë e kemi fituar titullin, pasi atë mund ta fitoni me një pikë avantazh në fund”. “Leonardo? Është e vështirë të kalosh prej këtu te Interi, por gjërat ndryshojnë. Unë nuk mund ta gjykoj Leonardon, ai e ka bërë një zgjedhje të tillë. Por, do të ishte e vështirë të largohesha nga Milani për të shkuar te Interi”, potencoi Allegri.

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se ndeshja e të shtunës ndaj West Hamit është shumë e rëndësishme në vazhdimsinë në luftën për titull. “Ndeshja e të shtunës është e madhe, sepse ne jemi të copëtuar në mbrojtje. Me tetë ndeshje përpara, ju nuk mund të përjashtoni asnjë kandidat. Ekipi më i qëndrueshëm do ta fitojë titullin”. “Por, ne nuk duhet ta stërngarkojmë veten, kjo ndeshje është e rëndësishme si çdo tjetër. Mendova se pushimi prej dy javësh do të na rikthente lojtarët, edhe ashtu ndodhi po ata nuk do luajnë ndaj West Hamit. Ne kemi probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ne duhet ta zgjidhim atë problem dhe ta gjejmë zgjidhjen e duhur”, deklaroi Ferguson.

Ish-menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, beson se vendi në pankinën e Liverpoolit gjatë kohës sa qëndroi në Anfield ishte vazhdimisht i cënuar nga prania e ikonës Kenny Dalglish. “Është e vështirë të konkurrosh me ikona. Unë erdha te klubi i duhur, ndoshta nuk kam shkuar te Liverpooli në kohën e duhur, pasi Dalglish e kërkoi atë vend pune”. “Por, njerëzit të cilët merrnin vendime atëkohë vendosën të më emërojnë mua dhe natyrisht si rezultat kjo e la Dalglish në pozitë të pa përshtatshme, sepse ai e kërkoi atë punë. Kështu që kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe me të në prapavijë nuk ishte e lehtë, nuk do të ishte e lehtë për çdo menaxher”, deklaroi Hodgson.

Alessandro Del Piero shpreson se Gianluigi Buffon nuk do ta fshijë emrin e vet nga lista e yjeve të Juventusit gjatë kësaj vere, duke e lutur portierin italian të qëndrojë në klub. “Buffon është mik dhe profesionist i madh. Portier i madh gjithashtu. Unë e njoh atë që prej disa vitsh dhe ne kemi përjetuar shumë momente të bukura së bashku”. “Jam i lumtur që ai është portier i Juventusit dhe shpresoj se ai do të mbetet portier i Juventusit për një kohë të gjatë”, potencoi Alex.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pohuar se ai do të kishte thënë se ekipi i tij do ta mposhtë Real Madridin me rezultat 60-0 - ironi kjo pas deklaratës së Sandro Rosell i cili kërkoi ripërsëritje të fitores prej 5-0. “Unë do të kisha thënë 60-0, por edhe Rosell ka mundur të shmanget prej këtyre komenteve. Unë nuk do ta kisha thënë këtë. Secili ka mendimin e vet. Ai ka thënë se është akt i solidaritetit dhe kështu edhe duhet të shihet, por deklarata ka mundur të shmanget. Është e pa mundur të fitosh me rezultat 5-0 ndaj Real Madridit në një finale”. “Presidenti ka më shumë përvojë se unë në dhënien e mendimeve. Njëzëri klubi është pajtuar që të mos bëjë skena pas fitoreve dhe t’i përgëzojmë kundërshtarët edhe kur humbasim. Lojtarët janë shembull në shumë mënyra si brenda ashtu dhe jashtë stadiumit. Kjo është Barcelona”, u shpreh Guardiola.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të jenë në formë morale të mirë për pjesën përfundimtare të sezonit, ku u duhen heroizma për të mposhtur Unitedin në luftë për titullin në Ligën Premier. “Që nga fillimi i sezonit ky grup ka pasur fokus të madh dhe kështu ne duhet të jemi më zemërlehtë, pasi kjo na mungoi pas eliminimit nga Barca. Ndjeni se në ndeshjet e fundit kishte barrë mbi lojtarët. Ju dëshironi të fokusoheni, por ju duhet të jeni të kënaqur që nuk luani pa qenë nën ndonjë presion të veçantë”. “Ne do të hymë në fazën finale të sezonit dhe këtu bëhen diferencat. Ne kemi rastin për ta bërë këtë tani. Le të kënaqemi tani për këtë”, tha Wenger.

Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka lëvduar talentin brazilian Neymar, por ka thënë se aktualisht nuk i intereson një transferim i tij nga Santosi. “Është lajm i mirë se Neymar është i interesuar që të bashkohet me Chelsean, sepse është mirë për klubin dhe për menaxherin kur lojtarët duan të vijnë këtu”. “Kjo tregon se spekulimet janë të vërteta, përderisa atmosfera këtu është shumë e mirë. Ai është shumë i ri, talent fantastik. Për momentin, ne nuk jemi të interesuar”, ka thënë Ancelotti.

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se ai nuk dëshiron të bëhet transferi më i madh i verës së ardhshme. “Nëse ndodh më e keqja, nëse duhet të largohem, atëherë nuk mendoj se do të bëhem transferi më i madh i verës”. “Në moshën 33 vjeçare, nuk mund të mendoj për të bërë shumë para nga transferi”, theksoi Buffon.

Mbrojtësi i Portos, Rolando, është shndërruar në cak të dy rivalëve të Ligës Premier, Liverpoolit dhe Manchester United. Agjenti i Rolandos, Pepino Tirri, ka deklaruar për Notiziariosportivo se së bashku me Interin dhe Juventusin, janë edhe dy skuadrat e Ligës Premier ato që interesohen për mbrojtësin e ri. “Edhe Manchester United dhe Liverpooli po e ndjekin lojtarin. Mendoj se mund të ketë diçka të re në fund të muajit, pasi klubet janë fokusuar në ndeshjet e tyre. Çmimi i tij? Rreth 15 milionë euro”, theksoi Tirri.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka dhënë aludimin më të fortë deri tani se ai do të largohet pas skadimit të kontratës së tij në vitin 2012. “Mendoj se koha ime te Barcelona po merr fund. Unë jam mirë këtu, por kur jeni në një klub të tillë nuk mund të qëndroni shumë gjatë”. “Viti i ardhshëm do të jetë viti im i katërt në krye të Barcelonës. Ky klub duhet të ketë shumë kurajo që të ketë një trajner afatgjatë, sepse lojtarët lodhen nga trajnerët dhe anasjelltas”, tha Guardiola për Rai.

Drejtori i Bayernit të Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se klubi i tij nuk do ta shesë Arjen Robbenin, përkundër asaj nëse bavarezët kualifikohen në Ligën e Kampionëve apo jo. “Ne të gjithë duam të luajmë në Ligën e Kampionëve dhe ne mund ta arrijmë atë”. “Por, një gjë është e sigurtë dhe kjo është se Arjen Robben do të luajë për Bayernin sezonin e ardhshëm, pa marrë parasysh se çfarë ndodhë”, u shpreh Rummenigge.

Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka deklaruar se ai është i gatshëm të luajë ndaj Milanit në derbin e të shtunës. “Tani jam mirë. Lëndimin e kam tejkaluar. Shpresoj që të mos më ndodhë më asgjë. Unë kam punuar mirë 20 ditët e fundit”. “Unë mendoj se jam i gatshëm të rikthehem në fushë. Leonardo duhet t’i përgjigjet kësaj pyetje. Ai do të gjykojë. Ai do të vendosë. Janë tri ndeshje për t’u luajtur nga 2 deri më 9 prilli. Të shohim”, tha Milito.

Manchester United është gjithnjë e më pranë zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e portierit të Atletico Madridit, David de Gea. Daily Star shkruan se Manchester United ka mbajtur bisedime me agjentët e portierit spanjoll, për një transfer të vlefshëm 20 milionë euro. Thuhet se Sir Alex Ferguson është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro, klauzolë kjo në kontratën e portierit, në mënyrë që të s’forcojë një transferim gjatë verës së ardhshme.