Menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff, ka deklaruar se Manuel Neuer është në gjendje që ta përballojë presionin e të qenurit portier te Manchester United, përderisa pret që portieri gjerman në rast të kalimit në Old Trafford të shndërrohet në gardianin më të mirë në rruzull. “Neuer ka një vendim të madh para vetes, por sigurisht se ai ka aftësinë për të zëvendësuar Van der Saarin te United. Unë kam qenë i ri kur kalova në Itali dhe ishte mirë për mua, kështu është edhe për Ozil dhe Khediran”. “Neuer duhet të luajë, kjo është më e rëndësishme, por sigurisht se ai do t’i përshtatej futbollit anglez nëse kalon te United. Ai është portier i shkëlqyer dhe mund të bëhet më i miri në botë. Ekziston presion mbi të për të qëndruar te Schalke, sepse është klubi i tij i vendlindjes dhe ai është në atë klub që nga fëmijëria, kështu që do të ketë presion, sidomos nëse kalon te Bayerni”, deklaroi Bierhoff.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka pranuar se tani është bërë shumë e vështirë për lojtarët e tij që ta mbrojnë titullin në Ligën Premier, pas barazimit te Stoke City. “Pas kësaj ndeshjeje, distanca është më e madhe, por ne duhet të luajmë lojën tonë dhe të mos mendojmë për Manchester Unitedin. Ne duhet ta sigurojmë së paku pozitën e tretë”. “Mendoj se është shumë e vështirë ta fitojmë tani titullin, por edhe para ndeshjes kemi thënë se është shumë e vështirë një gjë e tillë”, ka thënë ‘Carlito’.
Trajneri i Sporting Gijonit, Manuel Preciado, sigurisht se nuk do ta harrojë kurrë momentin kur ekipi i tij mposhti Real Madridin në Santiago Bernabeu. Preciado reflektoi në klasin prej trajneri të Jose Mourinhos, i cili pas ndeshjes përgëzoi lojtarët rivalë. “Futbolli në disa momente ka momentet e veta glamuroze. Por, kjo nuk është hera e parë. Ne kemi barazuar ndaj Villarrealit dhe Barcelonës dhe mposhtëm Atletico Madridin”. “Disa prej fëmijëve që luajtën ndaj Realit kanë qenë rezervistë dy muaj më parë. Është ëndërr për ta por edhe si trajner, ju nuk keni nevojë t’i motivoni aq shumë për ndeshje të tilla”. “Jose Mourinho erdhi në zhveshtore pas ndeshjes dhe përgëzoi secilin prej lojtarëve të mi, një nga një”, deklaroi Preciado.
Skuadra e Napolit ka shënuar fitore prej 4-3 kundër Lazios, për të tejkaluar Interin në tabelën e klasifikimeve të Kampionatit italian. Përkundër se u gjendën në disavantazh të dyfishtë pas golave të Stefano Maurit (29’) dhe Andre Dias (57’), napolitanët arritën ta përmbysin rezultatin dhe ta fitojnë ndeshjen. Fillimisht, Andrea Dossena (60’) dhe Edinson Cavani (62’) barazuan rezultatin, ndërsa një autogol i Salvatore Aronica (68’) kaloi sërish kryeqytetasit në epërsi. Mirëpo, Edinson Cavani me kompletimin e het-trikut të tij (82’ dhe 88’), i solli fitoren Napolit që e ngre në pozitën e dytë me tre pikë prapa liderit Milan.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka hedhur poshtë pohimet e Pep Guardiolës, i cili ka paralajmëruar largim pas përfundimit të kontratës. “Ai ka kontratë dhe ai dëshiron të jetë me ne, kjo është e tëra”. “A është në pankinë? Po. A ka kontratë për vitin e ardhshëm? Po. Çfarë duam tjetër? Gjërat tjera nuk më interesojnë”, u shpreh Zubizarreta.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka hedhur poshtë pohimet e Pep Guardiolës, i cili ka paralajmëruar largim pas përfundimit të kontratës. “Ai ka kontratë dhe ai dëshiron të jetë me ne, kjo është e tëra”. “A është në pankinë? Po. A ka kontratë për vitin e ardhshëm? Po. Çfarë duam tjetër? Gjërat tjera nuk më interesojnë”, u shpreh Zubizarreta.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë euforinë e krijuar, duke thënë se lufta për titull në La Liga ende është larg prej mbarimit. “Reali do të luftojë deri në fund. Ne kemi avantazh të mirë, por kanë mbetur edhe shumë pikë për t’u fituar dhe ne po garojmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë”. “Ne kemi shkuar për ta fituar ndeshjen dhe ia arritëm. Ata kanë luajtur mirë në pjesën e parë, por goli i Gerard Piques na ndihmoi”, deklaroi Guardiola.
Jose Mourinhos duket se i ka kaluar durimi dhe ka vendosur t’u hyjë rreziqeve deri në fund, pasi ka deklaruar pas ndeshjes shokuese ndaj Sportingut se ai do t’i rrezikojë lojtarët e lënduar po që se paraqitet nevoja për ta bërë këtë. “Nëse Ronaldo luan, kjo do të jetë për shkak se unë dhe ai do të rrezikojmë. Mjekët tanë thonë se ai do të jetë i gatshëm vetëm për Athletic Bilbaon fundjavën e ardhshme, njëjtë për Benzeman. Marcelo nuk luan dy javë”. “Të dielën do të flas me lojtarët e lënduar dhe vetëm më pas do të vendosi nëse do të rrezikojmë”, u shpreh Mou.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, i cili shënoi një dygolësh në ndeshjen derbi ndaj Interit, ua ka dedikuar golat e shënuar tifozëve Rossoner. “Unë shënova dy herë, punova shumë për ekipin dhe në fund ne arritëm që të ngurtësojmë pozitën e parë në tabelë”.
“Unë ua dedikoj tifozëve dy golat, pasi ata na kanë mbështetur gjithmonë, madje edhe në vitet e kaluara, kur gjërat nuk kanë shkuar si duhet”. “Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme, pasi tani kemi përparësi pesë pikë ndaj Interit. Ne kemi fituar gjashtë pikë kundrejt tyre këtë sezon. Ishte ndeshje vendimtare, por dy ekipet tjera mund ta kenë fjalën e tyre në garën për titull”, tha Pato.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka mbajtur këmbët në tokë dhe nuk ka preferuar të fluturojë në qiellin e shtatë, duke deklaruar se titulli ende nuk është fituar. “Ne kemi pasur një fillim të mirë në këtë ndeshje, ne kemi qenë të pa mëshirshëm dhe i befasuam me një gol të shpejtë. Ne ende nuk kemi fituar asgjë, por Interi do të paguajë për gjashtë pikët e humbura ndaj nesh në dy derbit këtë sezon”. “Ne kemi fituar një ndeshje shumë të rëndësishme, por janë edhe shtatë sfida të mbetura dhe 21 pikë për t’u fituar. Ju mund ta fitoni një derbi dhe ta humbisni titullin dhe anasjelltas. Sidoqoftë, duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të jemi të fokusuar e të qetë. Javën e ardhshme i shkojmë Fiorentinës dhe për këtë sfidë duhet të koncentrohemi nga e diela”, u shpreh Galliani.
Mesfushori veteran i Milanit, Clarence Seedorf, ishte tejet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren prej 3-0 ndaj Interit në Drebi della Madonnina”. “Ne jemi së bashku që një kohë të gjatë. Ne e njohim ambientin dhe kemi kërkuar që të dërgojmë një mesazh të qartë: ne duhet të luajmë si ekip. Unë gjithnjë kam qenë krenar që bart numrin 10 dhe edhe më shumë kur bëhet fjalë për shiritin e kapitenit”. “Ne kemi ndërtuar diçka të veçantë këtë sezon dhe koha për të vjelur frytet e punës tonë të madhe po vjen. Ndaj Interit e kemi rifituar besimin për sfidat tjera. Shpresoj se në fund të sezonit ne do ta festojmë Scudetton me tifozët. Përgjithmonë Forca Milan”, potencoi Seedorf.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar pas barazimit ndaj Blackburnit se ai dhe lojtarët e tij nuk kanë të drejtë të flasin për tituj derisa nuk e përmirësojnë formën. “Shkaku pse dështuam është përgjysmë me mbrojtjen e fortë të Blackburnit dhe paraqitjes tonë të mjerë ofanzive. Ne është më mirë të fokusohemi në paraqitjet tona dhe jo te Manchester Unitedi”. “Para se të flasim për tituj, ne duhet të vijmë në një nivel më të mirë të paraqitjeve tona dhe më pas të flasim për atë, por së pari të ngrisim nivelin tonë”, u shpreh Wenger.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ishte tejet i qetë pas fitores fantastike prej 3-0 ndaj Interit në Derbi della Madonnina, duke thënë se triumfi u takon lojtarëve edhe pse asgjë nuk ka përfunduar për të në luftën për titull. “Kjo ndeshje nuk e vendosi titullin edhe pse tani kemi pasqyrë të mirë në tabelë. Mendoj se ky është një rikthim në aspektin psikologjik, pasi ishte një fitore plotësisht e merituar”. “Me ekipin që është i fortë në mbrojtje, kemi besim në të gjitha pjesët tjera të fushës. Ne kemi qenë kompaktë në çdo moment të sfidës”, tha Allegri.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, tërthorazi pranoi se ekipi i tij nuk ka gjasa për titullin në La Liga, teksa ishte dëshmitar i humbjes së parë si vendas pas nëntë vitesh, përkatësisht 150 ndeshjesh. “Ne i kemi ditur kufinjtë tanë. Lojtarët janë të vdekur. Fati është pjesë e futbollit, rivalët tanë e kanë pasur dhe ne nuk e kemi pasur”. “Matematikisht kampionati nuk është humbur ende, por realisht, nëse distanca zgjerohet nga pesë në tetë pikë, mendoj se praktikisht është e pa mundur ta fitojmë titullin”, potencoi Mourinho.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka reflektuar në komentet e Sergio Ramos, duke thënë ashtu si mbrojtësi se është e vështirë që Los Blancos ta fitojnë titullin këtë sezon, duke kërkuar fokusim në Ligën e Kampionëve. “La Liga tani për ne është shumë shumë e vështirë, mos të them e pa mundur. Ne duhet të jemi realistë dhe të fokusohemi në Ligën e Kampionëve. Ajo ndeshje është gjëja më e rëndësishme për ne tani”. “Ne kemi qenë në nivel pas pjesës së parë dhe përkundër impenjimeve, ne nuk kemi mundur të bëjmë asgjë. Ne kemi pasur raste, por nuk ia kemi arritur të shënojmë”, tha Casillas.
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka lëvduar paraqitjen e lojtarëve të Sporting Gijonit në fitoren prej 1-0 në Bernabeu. “Ishte një humbje të cilën nuk e kemi pritur. Tani kemi rastin për ta ndërruar kursin dhe për të menduar për Ligën e Kampionëve”. “Ne duhet ta përgëzojmë Sportingun që luajti mirë. Ne duhet të luftojmë për finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Pepe.