Festa e lojtarëve të Realit Me rezultat të përgjithshëm prej 5-0, Real Madridi e ka eliminuar Tottenham Hotspurin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Mbretërit fituan me rezultat 4-0 në Santiago Bernabeu, ndërsa me fitore minimale e mbyllën takimin në White Hart Lane. Golashënuesi i vetëm në takimin e të mërkurës mbrëma ishte Cristiano Ronaldo, goditjen e të cilit nuk e ndali Gomes (50’). Në gjysmëfinale, Real Madridi do ta ketë për kundërshtar rivalin e përbetuar nga Kampionati spanjoll, Barcelonën.
Një gol dhe një asistim i Raul Interi nuk ka arritur të bëjë mrekullinë në Veltins-Arena kundër Schalkes, ashtu që i jep fund që në këtë fazë garës të cilën e fitoi një vit më parë. Takimi i parë çerekfinal i Ligës së Kampionëve i zhvilluar në Giuseppe Meazza përfundoi me rezultat prej 5-2 në favor të Schalkes, ndërsa ndeshja kthyese përfundoi me rezultat 2-1 në favor të gjermanëve, ashtu që me rezultat të përgjithshëm prej 7-3, Schalke kualifikohet në gjysmëfinaleNerrazurët luajtën më mirë në gjysmën e parë, mirëpo nuk impresionuan, ata madje pranuan një gol. Një vendosje e keqe e mbrojtjes mysafire e lejoi depërtimin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në këtë garë, Raul Gonzales, i cili kaloi edhe portierin Cesar për të plasuar topin në rrjet (45’). Porsa filloi pjesa e dytë (49’), Thiago Motta barazoi rezultatin, mirëpo Interi nuk pati fuqi të bëjë diçka më shumë deri në fund të ndeshjes. Ndërkohë, vendasit realizuan edhe një gol me anë të Benedikt Hoewedes (81’), i cili pranoi një pasim të mrekullueshëm nga Raul, për të mposhtur sërish Cesarin. Skuadra e Schalkes në gjysmëfinale do të luajë kundër Manchester Unitedit që në çerekfinale eliminoi Chelsean.
Lorik Cana Kohëve të fundit kanë filluar të dalin nëpër media spekulime të ndryshme mbi të ardhmen e futbollistit shqiptar, Lorik Cana, për të cilin tani besohet se është i interesuar edhe Interi. Siç njofton faqja e fansave në Facebook, “Unë jam Interist…!”, mediumet turke dhe zërat tjerë nga Italia bëjnë të ditur se për Canën ka filluar të shprehë interesim edhe kampioni aktual i Evropës, Inter. Kohë më parë ishte thënë se për firmën e mesfushorit nga Gjakova është i interesuar edhe Milani dhe nëse këto spekulime janë të vërteta, pritet që të shohim derbi në merkato për një prej ikonave të futbollit shqiptar.
Portieri i Atletico Madridit, David De Gea, është disa orë para zyrtarizmit të kalimit të tij te gjiganti anglez Manchester United. Mediumet angleze bëjnë të ditur se zyrtarizmi i kalimit të De Geas te Manchester United pritet të bëhet në orët e vona të së mërkurës më së largu të enjtën në mëngjes, pasi spanjolli të ketë kryer testet mjekësore. David De Gea aktualisht shihet si një prej portierëve më me prespektivë në botë dhe poashtu konsiderohet si zëvëndësuesi i portierit në largim, Edwin Van der Saar.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar para ndeshjes ndaj Tottenhamit se as pesë gola nuk do t’u mjaftojnë Spursave për t’u kualifikuar, pasi Los Blancos me çdo kusht do ta kërkojnë rrjetën në White Hart Lane. “Ne kemi një punë të pa përfunduar. Ne duhet të respektojmë kundërshtarët sepse rezultati është i mirë, por jo i definuar. Ne jemi këtu për të luajtur seriozisht, por në të njëjtën kohë nuk mendoj se Tottenhamit do t’i mjaftojnë pesë gola për të na eliminuar, pasi ne jemi këtu për të shënuar”. “Me rëndësi është të kualifikohemi. Me një 4-1 apo 5-2 ne jemi në gjysmëfinale, por ne nuk do të rrezikojmë dhe aq”, ka thënë Mourinho.
Milani raportohet se dëshiron ta shfrytëzojë Zlatan Ibrahimovic si joshje për të bindur Real Madridin ta shesë Cristiano Ronaldon. Corriere dello Sport shkruan se Milani është i përgatitur të nënshkruajë kontratë të përhershme me Ibran nga Barcelona dhe menjëherë ta dërgojë atë te Real Madridi në shkëmbim me Ronaldon. Milani dëshiron t’i paguajë Ronaldos 15 milionë euro në vit për ta bindur atë të transferohet në San Siro, derisa Ibra tash është përfituesi më i madh me 12 milionë euro në vit. Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka shprehur frustrimin e tij me Ibrahimovic këtë javë pasi sulmuesi është dërguar jashtë loje për të dytën herë në dy ndeshje.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka refuzuar të pohojë nëse fitimi i tre titujve ende është i mundshëm pas fitores 2-1 ndaj Chelseat dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Megjithatë Skocezi ka lavdëruar ekipin e tij për paraqitjen ndaj asaj që ai e quajti një ekip impresiv i Chelseat. “Mendoj se ne luajtëm shumë, shumë mirë, kundër një ekipi të mirë të Chelseat. Ata kanë merita që u rikthyen nga një gol disavnatazh kur ishin me 10 lojtarë, por mbi të gjitha mendoj se ne ishim një ekip më i mirë sonte”, ka thënë Ferguson.
Trajneri i Interit, Leonardo, thotë se diçka e veçantë mund të ndodhë në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve. Kampionët në fuqi të garës evropiane sonte udhëtojnë te Schalke me disavantazh 5-2 nga ndeshja e parë. Por Leonardo është optimist se ata do ta përmbysin këtë rezultat. “Nuk më duhet të besoj në mrekulli, por besoj në rezultate sportive. Diçka e çuditshme ndodhi në ndeshjen e parë dhe tash na takon neve të krijojmë diçka fascionuese”. “Ne nuk besojmë vetëm se mund të kualifikohemi, por po ashtu besojmë në idenë e një paraqitje të shkëlqyeshme. Kjo është se pse ne kemi nevojë të rikthejmë një rezultat kaq të madh. Lucio është rikthyer, Cristian Chivu është i suspenduar, por ne kemi një ekip po thuajse të kompletuar”, ka deklaruar braziliani.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka lavdëruar rivalët e Real Madridit, Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldo, në prag të derbit të vikendit, “El Clasico”. Messi nuk ka asgjë tjetër pos fjalë pozitive për të dy figurat identifikuese të Real Madridit. “Cristiano ka ambicie dhe gola. Kudo që është ai gjithmonë adaptohet dhe punon. Mourinho është një trajner i përkryer për Real Madridin. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por për të mirë ose për të keqe, si trajner ai është fitues”, ka thënë Messi.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai mund të ketë gabuar që ka startuar ndeshjen e mbrëmshme me Fernando Torres në vend të Didier Drogba Torres, i cili nuk kishte shënuar në 817 minuta dhe 13 ndeshje për klubin dhe vendin, u zëvendësua në pauzën mes pjesëve në takimin e mbrëmshëm pas 45 minutave të nxehta që nxitën Ancelottin të pranojë se zgjidhja e tij kishte dështuar. “A kam gabuar që kam luajtur me Torres në vend të Drogba? Ndoshta. Mund të jetë. Iu kam thënë disa herë këtë sezon se kam dashur të startoj me Fernando për ndeshje të tilla, kjo ishte taktika”. “Didier luajti mirë në pjesën e dytë. Doja të shtoj më shumë presion në sulm pasi ne kishim nevojë të shënojmë. Didier ishte i freskët dhe ai mund të shfrytëzonte fuqinë e tij në sulm. Kjo ishte arsyeja se pse e largova Fernandon”, ka thënë Ancelotti.
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, është i kënaqur me kualifikimin e ekipit të tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të katërtin sezon radhazi. Gjiganti spanjoll mposhti ekipin ukrainas Shakhtar Donetsk me rezultat 1-0 në ndeshen e dytë mes tyre dhe kualifikohet për në rundin e ardhshëm me rezultat të përgjithshëm 6-1. Blaugranët në gjysmëfinale pritet të takohen me Real Madridin, që sonte do të udhëtojë te Tottenhami me avantazh 4-0 nga ndeshja e parë. “Jam i lumtur se si shkojnë gjërat. Për më tepër, ekipi luan shumë më mirë se në vitet tjera dhe ne shpresojmë ta dëshmojmë këtë me tituj. Ne mezi presim të takohemi me Real Madridin. Do të jetë kënaqësi”, ka thënë Valdes.
Jose Mourinho edhe një herë ka refuzuar të përjashtojë një rikthim në Ligën Premier, edhe pse thotë se së pari dëshiron të respektojë kontratën me Real Madridin. Portugezi muajve të fundit është lidhur vazhdimisht me një rikthim në futbollin anglez, pas suksesit me Chelsan ku fitoj dy tituj të ligës. Që kur u largua nga Anglia, Mourinho fitoi të tre titujt e mundshëm sezonin e kaluar me Interin, para se të transferohej te Real Madridi. “E ardhmja ime është Real Madridi pasi kam një kontratë dhe sepse duket se klubi është i kënaqur me mua. E ardhmja ime do të jetë në Angli, sigurisht, por e ardhmja është pas Real Madridit. Kam kontratë edhe për tre sezone dhe shpresoj se do t’ia dal mjaft mirë për të merituar të vazhdoj këtu”, ka thënë Mourinho.