Stadiumi i Prishtinës mund të jetë fusha nikoqire e kombëtares shqiptare për ndeshjet e mbetura kualifikuese për Euro 2012, me ndeshjen e parë që do të ishte ajo kundër Francës më 2 shtator.Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë kërkesë Klubit FC Prishtina, për të vlerësuar gjendjen e stadiumit me qëllim që ndeshjet e kombëtares të zhvillohen në këtë fushë deri në rindërtimin e stadiumit të ri kombëtar në Tiranë.
“Falënderojmë shtetin shqiptar, Federatën e Futbollit të Shqipërisë dhe presidentin e saj, Armand Duka për gatishmërinë që ka treguar për të sjellë në stadiumin e Prishtinës kombëtaren shqiptare. Dhe jo vetëm atë por edhe të gjithë kundërshtarët e saj të mbetur deri në fund të kualifikimeve për Euro 2012”, ka thënë Presidneti i FC Prishtina, Remzi Ejupi, në një konferencë për media të organizuar në Prishtinë.
Megjithatë për t’u mundësuar kjo Stadiumi i Prishtinës ka nevojë për investime të theksuara, pohon ai.
“Për fillim dua të sqaroj se UEFA sipas rregulloreve të saj lejon zhvillimin e ndeshjeve të një kombëtareje jashtë territorit të saj dhe pengesa të tilla nuk ka. Për të sjellë në Prishtinë kombëtaren shqiptare dhe kundërshtarët e saj të radhës, duhen investime në përmirësimin e infrastrukturës, gjegjësisht përmbushjes së standardeve për ndeshje ndërkombëtare si i sheh UEFA dhe FIFA”, ka thënë presidenti i klubit Prishtina.
Ai ka theksuar se stadiumi ka nevojë për bar dhe ndriçim të standardeve të pranuara nga UEFA e FIFA. Për më tepër ka nevojë për semaforin e stadiumit, pastaj hapësirën VIP dhe hapësirën për media, në mes shumë nevojave të tjera bazike.
Për të realizuar qëllimin drejtuesit e FC Prishtina shpresojnë edhe në mbështetje të institucioneve shtetërore, si Presidencës, Ministrisë së Sportit dhe Qeverisjes Lokale.
“Nuk kemi kohë, dhe për këtë po ju dëshmoj faktin se Federata Shqiptare e Futbollit duhet të lajmërojë stadiumin nikoqir 60 ditë para ndeshjes, sipas rregullores se UEFA-së”, ka shtuar më tej Remzi Ejupi.
Ndeshja e radhës kualifikuese për Euro 2012 për Shqipërinë do të jetë më 2 shtator kur kuqezinjtë do të jenë nikoqir të Francës, pas të cilës do të ishim nikoqirë të Rumanisë më 11 tetor të po këtij viti.
Super agjenti italian, Ernesto Bronzetti, beson se bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, mund të jetë shumë pranë kalimit te gjiganti spanjoll, Real Madrid.“Pas dy tentimeve të dështuara në të kaluarën, ne mund të jemi me fat për ta parë Ancelottin te Real Madridi për të tretën herë”.
“Përqindje? 5% që ai të mbesë te Chelsea, 0% që ai të shkojë te Roma dhe nëse Mourinho largohet, atëherë ai 99% do të shkojë te Real Madridi. Vetëm dy vite më parë ai ishte shumë pranë, unë jam takuar me të dhe Florentino Perezin, unë isha në gjendje që ta transferoj atë, por asgjë nuk ndodhi”, u shpreh Bronzetti.
Ernesto Bronzetti është një prej njerëzve kryesorë në hierarkinë e Real Madridit sa u përket transferimeve dhe është dora e djathtë e presidentit Florentino Perez në këtë aspekt. Bronzetti është njeriu që parashikoi transferimet e Cristiano Ronaldos dhe Kakas te Real Madridi, shumë kohë para se ato të zyrtarizoheshin.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ishte euforik pas golit të shënuar ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit, duke thënë se paraqitja fantastike e madrilenëve u inspirua nga Jose Mourinho.“Është titull shumë i rëndësishëm për ne. Ishte një prej synimeve këtë sezon dhe ia kemi arritur. Dhe ne e kemi bërë këtë ndaj një Barcelone që luajti shumë mirë në pjesën e dytë”.
“Mourinho na e dha gjithë shpirtin fitues. Ai e ka ditur se është dashur të jemi pasionantë për të fituar dhe ne e kemi shfaqur këtë”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.
Pas një numër raportesh kontradiktore sa i përket të ardhmes së tij, është Arjen Robben ai që ka reaguar duke akuzuar gazetarët për shtrembërim dhe keqinterpretim të deklaratave të tij.“Unë e përjetova të njëjtën gjë edhe te Chelsea dhe Real Madridi. Nuk mendova se do të transferohesha atje, por kam përfunduar tek ato ekipe”.
“Kjo ka të bëjë me sinqeritetin ndaj tifozëve. Ndoshta kjo është arsyeja pse nuk ekziston përkushtim i qartë. Është e qartë se unë kurrë nuk kam tentuar të shkaktoj spekulime, por pyetjet që më janë bërë, u jam përgjigjur logjikisht. Dhe nëse fjalët e mia janë shtrembëruar, atëherë nuk kam çfarë të bëj për këtë”, tha Robben.
Barcelona ka konfirmuar se Adriano do të jetë jashtë fushave të lojës për së paku një muaj, që do të thotë se ai do të mungojë në dy betejat El Clasico në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.“Humbja në Mestalla është shoqëruar me disa lajme të këqija: Adriano Correia do të mungojë katër javë për shkak të lëndimit. Testet në mëngjesin e sotëm kanë konfirmuar se ai ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së tij të djathtë”, shkruan në komunikatën e Barcelonës.
Kjo do të thotë se Adriano mund të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 28 maj në Wembley, nëse Blaugranët arrijnë të tejkalojnë Barcelonën.
Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo, ka zbuluar se trajneri Leonardo nuk ka nevojë të brengoset për vendin e tij të punës, pasi ai do të jetë në të njëjtën pozitë edhe sezonin e ardhshëm.“E ardhmja e Leonardos është me Interin. Ai është trajner i madh, ai po punon shumë mirë, ne jemi shumë të kënaqur”.
“Vetëm për shkak të dy ndeshjeve të humbura ne po lexojmë çmendurira nëpër gazeta dhe të cilat po vijnë nga jashtë, jo nga klubi. Ne nuk kemi ndonjë problem dhe jemi të bindur se ai po punon shumë mirë”, tha Paolillo.
Pep Guardiola pësoi humbjen e parë ndaj Real Madridit si trajner i Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit dhe pas disfatës tekniku katalanas tentoi të mos e shprehte zhgënjimin e tij të thellë.“Në këtë ndeshje është dashur të ketë një fitues dhe një humbës, asgjë më pak ose më shumë. Ne do të tentojmë ta marrim veten, pasi nuk ka edhe shumë kohë deri në fund të sezonit”.
“Është gjithmonë më mirë të fitosh se sa të humbasësh, por ne duhet të rikthehemi. Ne jemi në një pozitë të mirë në kampionat dhe duhet të sigurohemi që të përfundojmë edhe më mirë. Ne e kemi ndeshjen e ardhshme të shtunën dhe shpresoj se njerëzit e dinë se për cilat trofe jemi ende në luftë”, ka thënë Guardiola.
Real Madridi e fitoi titullin e parë pas tri vitesh dhe për këtë i është dashur një gol pas vazhdimeve të shënuar nga Cristiano Ronaldo. Megjithatë, njeriu i ndeshjes dhe kapiteni i cili shfaqi intervenime prej jashtëtoksori, Iker Casillas, ishte tejet i ngazëllyer pas takimit.“Sonte (e mërkurë) kemi vuajtur shumë keq, por ne e kemi fituar një trofe i cili u takon të gjithë tifozëve të Realit. Ne falënderojmë ata për mbështetjen dhe jemi të kënaqur që i shpërblyem. Jam shumë i kënaqur”.
“Mentaliteti ynë ka ndryshuar. Mourinho është fenomen. Ne e dimë se La Liga është e komplikuar, por ne do të luftojmë deri në frymën e fundit. Tani, ta eliminojmë Barcelonën edhe në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Casillas.
Pas triumfit ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit, një ndër më të entuziazmuarit padyshim se ishte mbrojtësi Sergio Ramos. Pos deklaratës së tij që tha pas ndeshjes se do ta ndjekin Mourinhon deri në vdekje, ai ishte aq i ngazëllyar sa...…Sa që lejoi që trofeu i fituar me aq mund t’i binte nga autobusi ku po festonin lojtarët e Realit, me ç’rast trofeu 15 kilogramësh u dëmtua.
“Mourinho ishte kapiten i anijes tonë dhe ne jemi me të deri në vdekje. Ajo që ai po tenton të bëjë me ne, po funksionon për mrekulli. Ne jemi të kënaqur që fituam një trofe, por më duhet t’iu kujtoj se sezoni ende nuk ka mbaruar”, ishin fjalët e Ramos pas takimit.
Arsene Wenger thotë se lufta për titull nuk ka mbaruar për Arsenalin pavarësisht barazimit 3-3 ndaj Tottenhamit.Wenger ishte i zhgënjyer me rezultatin e takimit të mbrëmshëm ku Arsenali edhe pse kishte dy gola epërsi nuk arriti të nxjerrë pikë të plota, por francezi ende shpreson se titulli mund të fitohet.
“Gara për titull është krejtësisht e hapur. Ky ekip ka një qasje të theksuar dhe edhe pse për momentin nuk e kemi numrin e duhur të pikëve, ne jemi dukshëm të qëndrueshëm dhe sonte ishte një ndeshje e vështirë”.
“Chelsea tash është rikthyer në garë. Chelsea luan ndaj Manchester United dhe Tottenham, por ne kemi në duar fatin tonë. Ne duhet të ruajmë besimin dhe të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë francezi.
Legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se Barcelona ka kontrolluar pjesën më të madhe të ndeshjes dhe se Reali kishte vuajtur në momente të caktuara në finalen e Kupës së Mbretit.Megjithatë mbretërit arritën të ngrejë trofeun falë një goli të Cristiano Ronaldos në lojën shtesë të takimit, që në kohën e rregullt përfundoi pa gola.
“Detaje të vogla e bëjnë diferencën në ndeshje të tilla. Ne vuajtëm ca dhe Barcelona kontrolloi pjesën më të madhe të ndeshjes. Megjithatë ne pastaj i goditëm ata kur shënuam golin”.
“Ne kemi mundur të shënojmë një ose dy gola në pjesën e parë, por ishim të pafat për të gjetur rrejtën. Megjithatë arritëm të fitojmë”, ka thënë Zidane për Al Jazeera.
Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se ai ka qenë shumë afër për të angazhuar Arsene Wenger si trajner gjatë kohës kur ishte në detyrë.Moggi ka zbuluar se ata megjithatë zgjodhën Fabio Capellon para menaxherit të Arsenalit, kur erdhi koha për të vendosur.
“Arsene Wenger ishte vetëm një hap larg Juventsit para se Fabio Capello të arrinte. Por ne zgjodhëm Capellon pasi ai ishte më i madhi nga të gjithë në kuptimin që ai nuk angazhohet vetëm në stërvitje, por po ashtu futet në një menaxhim të plotë të ekipit edhe në aspektin e rekrutimit dhe menaxhimit të dhomës së veshjeve”, ka thënë Moggi.
Xavi Hernandez ka uruar Real Madridin për triumfin 1-0 në Kupën e Mbretit por ka paralajmëruar Los Blancos se Blaugranët kanë synime më të mëdha këtë sezon.Pavarësisht se lëshoi rastin për të fituar trofeun e parë vendor, Xavi mendon se Barca do ta fitojë ligën dhe po ashtu do të eliminojë Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
“Ky është sporti. Ne treguam veten në këtë ndeshje por ata na goditën me kundërsulme dhe e fituan Kupën. Ne i urojmë ata dhe do të përpiqemi të garojmë në atë që mbetet. Në dhomën e veshjeve ne të gjithë u pajtuam se duhet të vazhdojmë dhe se kemi luajtur shumë mirë”, ka thënë Xavi.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i ngazëllyer me triumfin në Kupën e Mbretit dhe thotë se ata tash dëshirojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve.Kampionët e nëntëfishtë evropianë mposhtën Barcelonën me rezultat 1-0 në finalen e Kupës së Mbretit në Valencia, që ishte triumfi i parë që nga viti 1993 në këtë garë dhe i pari pas dy dështimeve në finale (2002 dhe 2004) i Florentino Perez.
“Jam pjesërisht i ngazëllyer pasi ishte kupa e vetme të cilën nuk e kisha fituar. Kam fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën Interkontinentale. Më mungonte vetëm Kupa e Mbretit dhe kjo është hera e tretë dhe me fat për mua”, ka thënë Perez.
“Tash duhet të arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ta fitojmë atë – kjo do të shënonte një sezon të mirë”, ka shtuar spanjolli.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes dy rivalëve spanjollë zhvillohet javën e ardhshme në Bernabeu.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se fitorja ndaj Barcelonës dhe ngritja e trofeut të Kupës nuk janë vetëm meritë e tij.Cristiano Ronaldo shënoi golin e vetëm të takimit në lojën shtesë për t’i dhënë Real Madridit triumfin e parë në Kupë pas 18 vitesh dhe trofeun e parë që nga viti 2008.
“Trofeu nuk është i imi, ai i takon secilit [në klub]. Të fitosh një titull me Real Madridin është gjë e bukur, por detyra ime këtu nuk është vetëm të fitoj trofe, është të ndryshoj strukturën e klubit dhe mentalitetin e njerëzve. Nëse ne nuk do të kishim fituar kupën sot, e vetmja diferencë do të ishte se do të ishim të dëshpëruar”, ka thënë Mourinho.
Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, është i ngazëllyer me triumfin e tyre në Kupën e Mbretit gjatë të mërkurës mbrëma dhe shpreson se kjo fitore është vetëm fillimi i një periudhe triumfesh.Një gol i shënuar nga Cristiano Ronaldo në lojën shtesë të ndeshjes i dha fitoren minimale 1-0 Real Madridit në finalen e zhvilluar në stadiumin e Valencias, Mestalla. Ky ishte triumfi i parë i Mbretërve në Kupë që nga viti 1993 dhe i pari trofe i madh që nga viti 2008, kur ata fituan Ligën.
“Urime lojtarëve. Ata duhej të japin gjithçka në këtë ndeshje. Shpresoj se kjo është vetëm fillimi i rikuperimit të Madridit”, ka thënë Valdano për të përditshmen sportive spanjolle AS.
Ndeshja ishte e dyta nga katër takimet mes dy rivalëve të përjetshëm. Të shtunën Barcelona dhe Real Madridi u ndanë me barazim 1-1 në Bernabeu në ndeshjen e vlefshme për kampionatin spanjoll, ndërsa javën e ardhshme ata do të takohen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe një javë më pas për ndeshjen e kthimit po në këtë garë.
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, beson se ekipi i tij ishte më i mirë në finalen e Kupës së Mbretit.Real Madridi fitoi Kupën falë një goli të shënuar nga Cristiano Ronaldo në lojën shtesë të ndeshjes.
“Kështu është futbolli, s’ka më shumë shpjegime: ndonjëherë ekipi më i mirë nuk fiton. Gjëja e vetme që mund të bëjmë është të mësojmë, vlerësojmë situatën dhe mendojmë për ndeshjen e ardhshme, e cila është kundër Osasunas”, ka thënë Busquets.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, mendon se pas tre pikëve të fituara mbrëmë ata janë rikthyer në garën për titull.Chelsea ka bërë edhe një hap drejt rikthimit në garën për titull duke mposhtur Birminghamin me rezultat 3-1 në Stamford Bridge për të barazuar pikët me Arsenalin dhe për të ngushtuar në gjashtë diferencën me Manchester United me edhe pesë ndeshje të mbetura.
Djajtë e Kuq vazhdojnë të jenë favoritë për të përfunduar në maje, por duhet të luajnë me të dy rivalët e afërt në tre ndeshjet e ardhshme.
“Për ta fituar titullin ne do të kemi nevojë për më pak pikë se sezonin e kaluar. Ne e fituam atë me 86 pikë sezonin e kaluar. Tash me 80 pikë, United mund ta fitojë titullin. Ata kanë nevojë për 10 pikë”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes së mbrëmshme.
“Në futboll, kam mësuar se gjithçka mund të ndodhë në ndeshje deri në fishkëllimën e fundit. Ju mund ta fitoni titullin në minutën e fundit dhe mund ta humbi atë në minutën e fundit”.
“Nëse ne mendonim një muaj më parë se kemi pak shanse për të luftuar për titull, mendoj se çdokush do të thoshte se ishim të çmendur. Tash jemi të lumtur sonte pasi arritëm vendin e dytë. Ne duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë në pesë ndeshjet e ardhshme”, ka shtuar italiani.
Juventusi është gjithnjë e më pranë sigurimit të shërbimeve të mesfushorit italian me përvojë, Andrea Pirlo, pas pasigurisë së shfaqur së fundmi nga Chelsea në tentimet për ta transferuar.Corriere dello Sport shkruan se drejtori Giuseppe Marotta është takuar me agjentët e Pirlos të martën në mëngjes, për ta diskutuar një kalim në parametra zero te Juventusi.
Pirlo është i interesuar edhe në Chelsean, por pasiguria mbi të ardhmen e Ancelottit ka bërë që punët të mbesin pezull. Milani tashmë ia ka treguar derën italianit dhe me kontratën e tij që skadon në qershor, një largim është i pa shmangshëm.
Drejtori sportiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka thënë se klubi do të investojë 50% e fitimeve të gjeneruara gjatë këtij viti për të sjellë përforcime të reja, përderisa aludoi në interesim të Real Madridit për yllin turk, Nuri Sahin.“Nga të ardhurat neto të cilat janë mbi 20 milionë euro, do t’i shfrytëzojmë gjysmën e tyre për nevoja futbollistike, një çerek të shumës për investime në infrastrukturën e stadiumit dhe çerekun e fundit do ta shfrytëzojmë për shlyerjen e borxheve dhe kursimin për ditët e vështira”.
“Gjatë kohës sa unë kam qenë në krye të klubit, nuk janë bërë transfere më të shtrenjta se 5 milionë euro, por ky nuk është qëndrim i hekurt. Nëse do të kemi para, do të investojmë më shumë”, theksoi Watzke.
Sa i përket një transferimi potencial të Nuri Sahin te Real Madridi, Watzke refuzoi të japë detaje.
“Këtë po e bëj për shkak të spekulimeve mediale. Njerëzit e vetëm të cilët dinë diçka jemi ne, Real Madridi dhe Nuri Sahin. Nuk ka nevojë që të themi ndonjë fjalë tjetër”, përfundoi drejtori i Dortmundit.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka pranuar se është bërë gabim sa u përket çmimit të biletave, pasi mendon se janë shumë të larta.“Ishte gabim. Nuk ishte mirë, por nuk është e lehtë të caktosh çmimin e biletave, pasi kemi marrë aq shumë kërkesa. Në të ardhmen duhet të kemi një kategori tjetër për biletat familjare”, theksoi Platini.
Një biletë për finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 28 maj në Wembey të Londrës, kushton duke nisur nga 176 funte e shkon deri në mijëra funte në tregun e zi.
















