Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në La Liga duke mposhtur Osasunan në Camp Nou me rezultat 2-0.Vendasit e filluan takimin pa treshen magjike, Xavi, Iniesta dhe Messi, ndërsa njëherit nuk ishin të pranishëm dy qendërmbrojtësit, Puyol dhe Pique.
Pas një krosimi të Jeffren, David Villa krijoi epërsinë e Barcës (24’) duke shënuar kështu golin e parë pas një kohe të gjatë.Blaugranët zhvilluan një ndeshje më aktive pas inkuadrimit të ‘treshes magjike’ duke krijuar presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes së Osasunas.
Mysafirët arritën të mbrohen deri në minutat e 88-të, kur pas një pasimi të Dani Alves, Leo Messi regjistroi golin e 31-të në Kampionatin spanjoll.

Kjo fitore e afron Barcelonën edhe më pranë titullit, pasi pesë javë pa përfunduar Kampionati, lideri ka tetë pikë diferencë nga përcjellësi i parë, Real Madrid.
Lideri i Kampionatit italian, Milan, ka shënuar fitore minimale si mysafir i Brescias për të ruajtur diferencën e pikëve me konkurrentët për titull.Heroi i Rossonerëve në këtë takim ishte braziliani Robinho, i cili shënoi në minutën e 82-të, pas asistimit të Antonio Cassanos.
Me këtë fitore, Milani rikthen diferencën prej tetë pikësh kundrejt Interit, dhe vazhdon me qetësi drejt titullit.
Me rezultat bindës prej 3-0, Chelsea e ka mposhtur West Ham Unitedin, ndërsa më në fund Fernando Torres ka arritur të regjistrojë golin e parë me fanellën blu.Pas një kombinimi të Didier Drogba dhe Ashley Cole, Frank Lampard zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë (44’).
Mega-transferi i Chelseat, Fernando Torres, ka arritur ta thyejë tabunë duke realizuar gol në këtë ndeshje (84’), pas asistimit të Nicolas Anelkas.
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Florent Malouda, i cili u asistua nga Torres në minutat shtesë (90’ +2).
Pas kësaj fitoreje, Chelsea ruan pozitën e dytë në tabelë dhe do t’i bëjë presion Manchester Unitedit, kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar.
Sulmuesi i Schalkes, Raul, e di mjaft mirë se çka do ta presë skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit, por thotë se ëndërron një kualifikim në finale.“Nuk kemi pritur një kualifikim deri në këtë fazë. Ky ishte ekipi totalisht i ri. Në kampionat ne kemi vuajtur, ne kemi humbur pesë ndeshjet e para dhe kemi qenë në mes të tabelës gjatë gjithë sezonit. Unë e ëndërroj një kualifikim në finale të Wembleyt edhe pse e di që do të jetë e vështirë”, theksoi Raul.
Raul shtoi se ai do të qëndrojë te Schalke edhe një sezon, përkundër faktit se Mbretërit e Kaltër nuk janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve.
Mesfushori kreativ i Santosit, Ganso, ka rikonfirmuar dëshirën e tij për t’u larguar nga gjiganti brazilian, Santos, ndërsa preferon të kalojë te ndonjë skuadër italiane.“E ardhmja ime është në Itali. Milan apo Inter? Nuk e di ende. Unë ndjej se mund të jem i dobishëm për secilën skuadër, por gjithë ajo që mund të them për të ardhmen time është se ajo qëndron në Itali”.
“Unë kam shumë miq në Itali. Unë shpesh flas me Robinhon dhe Thiago Silvan, të cilët më duan në San Siro. Unë kam folur edhe me Leonardon. Ai më lëvdon mua dhe i pëlqen mënyra se si unë luaj, por unë nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”, u shpreh Ganso.
Ish-portieri i Interit, Francesco Toldo, beson se kampioni aktual i Italisë duhet të bëjë ndryshime rrënjësore në afatin kalimtar veror.“Kurrë nuk mund të parashikoni se çfarë do të bëjë Interi gjatë një vere. Një gjë është e sigurt – nuk mund të mbani ‘status quo’. Diçka do të ndryshojë”, theksoi Toldo.
Interi është nën zjarr nga mediumet italiane pas eliminimit shokues nga Schalke në Ligën e Kampionëve dhe pas humbjes në luftë për Scudetto.
Real Madridi ka regjistruar fitore të lartë prej 6-3 si mysafir i Valencias në ndeshjen kryesore të javës së 33-të të Kampionatit spanjoll.Trajneri i Los Blancos, Jose Mouronho, vendosi që të eksperimentojë në këtë lojë përkundër që ishte derbi kryesor i kësaj jave në La Liga, ashtu që e filloi takimin me këtë formacion: Casillas; Albiol, Garay, Carvalho, Nacho; Lass, Granero; Kaka, Canales, Benzema; Higuain.
Mysafirët deklasuan Los Che që në pjesën e parë duke realizuar plot katër gola. Gonzalo Higuain asistoi te Karim Benzema, i cili realizoi golin e parë për Mbretërit (23’). Argjentinasi Higuain shfrytëzoi një gabim të Jeremy Mathieu për të dyfishuar epërsinë (31’).
Goli i tretë erdhi nga Ricardo Kaka, i cili u asistua nga Higuan (39’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (42’), braziliani ia ktheu shërbimin argjentinasit, i cili e vendosi rezultatin e gjysmës së parë.Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), Reali shënoi golin e pestë, ndërsa në këtë mënyrë Higuain kompletoi het-trikun e tij falë asistimit të Kaka.
Ish-lojtari i Real Madridit, Roberto Soldado, arriti që ta shënojë golin e parë për vendasit (60’). Por vetëm dy minuta më pas, braziliani Kaka shënoi për setin e parë.Vendasit arritën që deri në fund të takimit të realizonin edhe dy herë, përmes Jonas (81’) dhe Alba (85’), por këto gola ishin sa për statistika.

Me këtë fitore, Reali ngushton diferencën në pesë pikë me liderin dhe shkakton presion te Barcelona që e zhvillon takimin e kësaj jave kundër Osasunas.
Manchester United ende nuk ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për portierin David de Gea dhe kjo situatë ka shtyrë drejtuesit nga Old Trafford që të mendojnë për alternativa në rast të dështimit.Daily Mail shkruan se edhe pse United është pranë arritjes së marrëveshjes për 20 milionë euro, është vet portieri spanjoll ai që po e vonon zyrtarizimin pasi nuk e di nëse është më mirë për të që të largohet nga Spanja.
Ndër alternativat në rast se dështon transferi i De Geas te Manchester United janë Maarten Stekelenburg i Ajaxit dhe Rui Patricio i Sporting Lisbonës.
Chelsea është ende duke u menduar sa i përket të ardhmes së sulmuesit Didier Drogba, për të cilin interesim ka shprehur Tottenhami.Telegraph shkruan se Chelsea ende nuk ka vendosur definitivisht nëse do ta shesë Drogban, sidomos pas interesimit publik të shprehur nga Harry Redknapp për të.
Megjithatë, besohet se Blutë do të preferonin që Drogba të transferohej te Marseille dhe jo te rivali Tottenham.
Chelsea është ende duke u menduar sa i përket të ardhmes së sulmuesit Didier Drogba, për të cilin interesim ka shprehur Tottenhami.Telegraph shkruan se Chelsea ende nuk ka vendosur definitivisht nëse do ta shesë Drogban, sidomos pas interesimit publik të shprehur nga Harry Redknapp për të.
Megjithatë, besohet se Blutë do të preferonin që Drogba të transferohej te Marseille dhe jo te rivali Tottenham.
Liverpooli ka regjistruar fitore prej 5-0 kundër Brimingham Cityt, në garën për pozitën e katërt në tabelën e Ligës Premier.Maxi Rodriguez shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes (7’), ndërsa Dirk Kuyt dyfishoi epërsinë e vendasve (24’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Argjentinasi Rodriguez ishte realizues edhe i dy golave në pjesën e dytë (66’ dhe 74’) duke kompletuar kështu het-trikun e tij.
Ndërsa rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Joe Cole (86’).
Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ka 52 pikë, katër më pak se vendi i katërt të cilin e mban Manchester City që të hënën luan kundër Blackburnit.
Interi ka arritur që të realizojë një rikthim sensacional në përballjen e zhvilluar ndaj Lazios në Giuseppe Meazza, e cila përfundoi me fitore të Nerazzurëve me rezultat 2-1.Për Lazion starti i takimit ishte i ëndrrave. Pas një ndërhyrjeje të Julio Cesar, është portieri zi-kaltër ai që u ndëshkua me karton të kuq, për t’i mundësuar Mauro Zarates (24’) të realizojë nga penaltia për 0-1.
Wesley Sneijder barazoi në minutën e 40-të për 1-1, para se të fillojnë problemet në stomak për të.
Megjithatë, kjo nuk pengoi Samuel Eto’on që ta shënojë golin e fitores (53’) për 2-1. Lazio nuk pati gjasa që të bëjë diçka më tepër, pasi në minutën e 66-të u përjashtua nga loja Stefano Mauri.
Palermo shënoi fitore të rëndësishme ndaj Napolit në shtëpi me rezultat 2-1, për ta lënë përfundimisht Napolin jashtë garës për titull, ndërsa Udinese nuk e shfrytëzoi rastin për të fituar ndaj Parmës në shtëpi. Kjo situatë i përshtatet Juventusit, që nëse fiton te Catania mund të afrohet në luftë për vendin që dërgon në LK.
Interi me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë me 66 pikë, pesë më pak se lideri Milan që sot mund ta sigurojë titullin ndaj Brescias. Napoli është në pozitën e tretë me 65 pikë, Lazio renditet e katërta me 60 pikë, Udinese 59 dhe Roma ka 56 pikë në pozitën e gjashtë.
Pas presidentit të Interit, Massimo Moratti, edhe Jose Mourinho ka mohuar spekulimet se ai planifikon të kthehet në Giuseppe Meazza në fund të sezonit.Trajneri i Real Madridit shkëlqeu sezonin e kaluar me zikaltrit duke fituar të gjitha trofetë në dispozicion, ndërkaq është kritikuar për thuajse humbjen e titullit të Kampionatit spanjoll.
Mirëpo, ditë më parë ai arriti ta rrëmbejë trofeun e Kupës së Mbretit duke mposhtur pikërisht rivalin Barcelona.
“Ju lutem mos flisni më për Mourinhon që do të shkojë te Interi sezonin e ardhshëm. Një ditë do të punoj sërish te Interi, por jo sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Mourinho për Gazzetta dello Sport.
Manchester United ka shënuar fitore të vështirë me rezultat minimal 1-0 ndaj Evertonit në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford, për të shkuar kështu sigurt drejt titullit të 19-të në Ligën Premier.Pas një pjese të parë të balancuar, ishin Djajtë ata që në pjesë të dytë me anë të një impenjimi të jashtëzakonshëm arritën ta zhbllokojnë rezultatin dhe të fundosin edhe më tej shpresat e konkurrentëve.
Javier Hernandez realizoi golin e vetëm në këtë takim pas asistimit të Antonio Valencias (84’).
Me këtë fitore Manchester United ka 73 pikë në pozitën e parë, ndërsa është duke u ndjekur nga Chelsea me 64 pikë, por që e zhvillon ndeshjen ndaj Wolves në ora 18:30.
Ish-menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, besohet se do të kontaktojë pronarin e Chelseat, Roman Abramovich, për t’iu vetofruar atij për postin e menaxherit të Chelseat.Guardian shkruan Benitez do t’ia shprehë interesimin për ta menaxhuar Chelean pronarit të ekipit, Roman Abramovich, i cili besohet se nuk dëshiron ta shohë më Ancelottin në pankinë.
Pos Benitezit si emra të përfolur për të marrë nën drejtim Chelsean janë Didier Deschamps, Guus Hiddink dhe Andres Villas Boas.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka vënë seriozisht në pikëpyetje kredencialet e Barcelonës për trofe këtë sezon, duke thënë se Barca është ekip i mirë, por asesi nuk është klubi më i mirë në botë.“Unë nuk dua të di asgjë për të mërkurën, ne po luajmë të shtunën, do të pushojmë me familjet tona të dielën dhe më pas të hënën mendojmë për Barcelonën”.
“Ne nuk kemi bërë ende asgjë. Dhe nuk ekziston hegjemoni. Barcelona është fantastike, ata kanë fituar shumë dhe do të fitojnë shumë, por ata nuk janë kampionë të botës ose Evropës, ata janë vetëm kampionë të Spanjës”, u shpreh Mourinho.
Portugezi shtoi se lëndimi i Sami Khediras i spekuluar nga mediumet se ia përfundoi sezonin gjermanit, është një gënjeshtër, pasi mesfushori do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme.
Sir Alex Ferguson ka lansuar sulm ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për titull në Ligën Premier, Arsenalit, duke mohuar kredencialet e Topçinjve, pasi mendon se Chelsea është rreziku më i madh.“Unë kam thënë disa javë më parë se Chelsea do të ishte rreziku jonë kryesor për titull, por askush nuk më dëgjoi. Tani ata janë mbi Arsenalin – ekip i fortë me përvojë të madhe”.
“Arsenali ka futbollistë më të mirë, por Chelsea është ekip më i mirë. Unë e di se janë nga gjashtë pikë prapa dhe që të dy janë të rrezikshëm. Unë e shoh Chelsean më të rrezikshëm për shkak të kalendarit më të lehtë. Por, ata duhet të vijnë në Old Trafford dhe nuk do të jetë e lehtë për ta”, u shpreh Ferguson.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është i bindur se ekipi i tij do ta përfundojë sezonin me trofe.“Ne po e presim fundin e sezonit me kënaqësi, duke e ditur se trajnerët dhe lojtarët kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Pas pak ditësh ne do të luajmë për dy tituj. Për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve dhe do të na duhet mbështetje maksimale. Unë jam i bindur se nuk do të dështojmë”, theksoi Rosell.
Barcelona përballet të mërkurën me Real Madridin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, në atë që përbën “El Classico III” të këtij sezoni.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka rikonfirmuar besimin e tij në skuadrën aktuale, duke u kundërvënë deklaratave të Cesc Fabregas, i cili ka thënë se duhen bërë investime në superlojtarë. Wenger beson se nëse kërkohet, ai ka paratë për të bërë ndonjë transfer të kategorisë së rëndë.“A jam në gjendje të blej lojtarë të mëdhenj? Nuk e di. Nuk e kam shikuar pozitën tonë financiare”.
“Gjëja e vetme që mund të them është se klubi është në gjendje të shëndetshme financiare dhe se nëse kërkohet ndonjë transfer i madh, atëherë dhe do ta bëj”, u shpreh Wenger.
Superylli anglez, David Beckham, është shprehur shumë i lumtur që ish-skuadra e tij, Real Madrid, arriti të fitojë Kupën e Mbretit.“Ishte e mrekullueshme të shohësh, duke qenë tifoz i Realit, se si ata e fituan atë ndeshje. Është me rëndësi, pasi Kupa e Mbretit është me rëndësi në Spanjë, sidomos nëse e fiton ndaj Barcelonës”.
“Barcelona është ekip i madh, ata janë ndoshta ekipi më i mirë i kësaj gjenerate, përkrah Manchester Unitedit”, tha Becks.
Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, e ka shprehur admirimin e tij për strategun e Barcelonës, Pep Guardiola dhe e ka përshkruar atë si shembullin më të mirë për trajnerët e rinj në botën e futbollit.“Unë e kam ndjekur karrierën e Guardiolas si trajner i Barcelonës për së afërmi, që nga koha kur ai e filloi punën e tij. Ai është djalosh i mrekullueshëm dhe shembull shumë i mirë për trajnerët e rinj anëembanë botës”.
“Ai ka treguar se një trajner i ri mund të jetë i suksesshëm në nivelin më të lartë. Është qëllimi im ky, që të jem i suksesshëm me Ajaxin”, ka thënë de Boer.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka mirëpritur përmirësimin e Chelseat, pasi sipas tij Djajtë e Kuq vetëm sa do të motivohen edhe më shumë.“Është mirë që ta dimë se e kemi dikë prapa. Ju duhet ta dini se kë keni prapa, pasi nuk mund të ecni me duar në xhepa”.
“Në këtë sens, ne shfrytëzojmë përvojën tonë të akumuluar me vite në situata të tilla. Shpresoj se kjo do të na dërgojë aty ku duam të shkojmë”, u shpreh Fergie.
Ish-ylli i Juventusit, Zinedine Zidane e ka këshilluar Zonjën e Vjetër që ta transferojë mesfushorin fantastik të Lille, Eden Hazard.“Unë do ta transferoja Hazard nëse do të isha tek Juventusi. Ai është lojtar i madh edhe pse vështirë të thuhet se ai do të ishte në gjendje të ndjekë hapat e mi te Juventusi”.
“Por, nuk ka dyshime se ai do të bëhet yll në të ardhmen. Ai është shumë i shpejtë, ka shumë klas individual dhe jam i bindur se ai do të bëhet lojtar i madh”, ka thënë Zidane për Tuttosport.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka këmbëngulur se skuadra nga Camp Nou do të rikthehet fuqishëm pas disfatës në Copa del Rey dhe këtë do ta bëjë pikërisht ndaj Realit.“Është një goditje e rëndë, por ne jemi në gjendje që të rikthehemi. Vitin e kaluar ne e kemi humbur gjysmëfinalen ndaj Interit dhe kemi qenë në gjendje që të rikthehemi. Këtë vit sigurisht se do ta bëjmë të njëjtën gjë”.
“Është mirë të humbasësh duke luajtur në këtë mënyrë. Ne jemi krenarë me lojën tonë. Dhe nëse humbasim është për shkak të fatit. Reali fitoi dhe meriton përgëzimet”, deklaroi Pique.
Drejtori i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin ka pranuar se portieri David de Gea mund të largohet në fund të sezonit nga Vicente Calderon, nëse nuk e rinovon kontratën.“Ne jemi takuar me të për të negociuar rinovimin e kontratës dy herë gjatë ditëve të fundit”.
“Ai ka kontratë me Atleticon për edhe tri sezone tjera, por është i nevojshëm rinovimi pasi paga e tij është shumë më e ulët në krahasim me paraqitjet që po shfaq. Por, në fund të sezonit janë dy zgjidhje – ose ai do të rinovojë, ose do të largohet”, u shpreh Gil Marin për Daily Mail.
Portieri i Chelesat, Petr Cech, ka tallur rivalin nga Londra Veriore, Arsenalin, duke thënë se Topçinjtë janë një grumbuj dështakësh të cilët sa herë e kanë rastin për t’iu afruar liderit, e lëshojnë atë prej duarve.“Ata ishin 3-1 në epërsi ndaj Tottenhamit dhe e lëshuan përsëri nga duart. Ata kanë pasur rastin më të mirë për t’iu afruar Unitedit, por nuk e shfrytëzuan. Ata janë një grumbuj dështakësh”.
“Që një kohë të gjatë Arsenali ka qenë i rrezikshëm. Tani të shohim se si do t’ia dalin ata me këtë situatë”, u shpreh Cech.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder sipas mediave holandeze dhe atyre angleze është shumë pranë kalimit te gjiganti anglez, Manchester United.Telegraaf shkruan se Sir Alex Ferguson është i vendosur që t’i shkojë deri në fund luftës për firmën e Sneijder, pasi e sheh atë si zëvëndësues të përkryer të Ryan Giggs dhe Paul Scholes.
Nga ana tjetër, mediumet angleze thonë se shumë në transferimin e Sneijder te United do të ndikojë edhe saga transferuese e Carlos Tevez te Interi, për të cilin Nerazzurëve u duhen 40 milionë euro, e që besohet se zi-kaltrit do ta sigurojnë një pjesë të shumës nga shitja e asit holandez.
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se Los Blancos i kanë dhënë goditje të rëndë psikologjike Barcelonës me triumfin në Copa del Rey.“Unë jam i ngazëllyer me fitoren në Copa del Rey, është diçka e veçantë. Është triumf fantastik ndaj një ekipi sikurse që është Barcelona”.
“Ne mund t’i eliminojmë ata pas dy ndeshjeve, ne e kemi bërë tashmë këtë. Nuk ka arsye pse të mos i mposhtim edhe në Ligën e Kampionëve, pasi kemi barazuar dhe fituar në dy ndeshjet e fundit. Unë jam këtu për të bërë punën time dhe për të ndryshuar mentalitetin e këtij klubi. Ne kemi filluar ta bëjmë këtë dhe është e kënaqshme, megjithëse është fillimi”, potencoi Mourinho.
















