Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk do të kishte problem që ta drejtonte Interin e lënë nga Jose Mourinho, gjithnjë sipas një prej miqve më të mirë të Guardiolas, ish-lojtarit të Barcelonës dhe Interit, Luis Suarez.“Pep Guardiola më ka thënë se nëse Moratti mendon për të në të ardhmen, atëherë ai sigurisht se nuk do thoshte jo, pasi do të dëshironte ta drejtonte një ekip të madh si Interi”, theksoi Suarez për La Gazzetta dello Sport.
E ardhmja e Leonardos është ende e pa qartë, me gjithë deklaratat e drejtuesve zi-kaltër se ish-futbollisti i Milanit është i pa prekshëm.
Javier Mascherano mezi pret që të luajë në “El Clasico III”, pasi është i bindur në fitore ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e garës më prestigjioze evropiane.“Ne të gjithë kemi shpresë. Ne kemi pasur sezon të mirë dhe po shkojmë në Bernabeu me shpresë për të marrë një rezultat pozitiv”.
“Ne e kemi ditur se do të jetë vështirë ndaj Osasunas, pasi ata kanë luajtur mirë”, ka thënë Mascherano për AS.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se pozita e tanishme e Nerazzurëve është falë Milanit dhe mos qëndrueshmërisë së lojtarëve të tij.“Nëse nuk do të kishim kaluar nëpër atë javë, atëherë pozita jonë tani do të kishte qenë më ndryshe. Kjo e dëshmon faktin se humbjet në këtë pikë mund të jenë të rënda. Ne jemi mjaft larg Milanit, por do të tentojmë të mbrojmë pozitën dhe të shohim si do të përfundojë sezoni”, tha Moratti.
Interi i shkon Cesenas javën e ardhshme, ndërsa zi-kaltrit janë në pozitën e dytë me tetë pikë më pak se lideri Milan.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se Real Madridi është favorit për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën në Santiago Bernabeu.“Ne pranojmë se Reali është në rolin e favoritit në Ligën e Kampionëve. Ma merr mendja që është kështu, sepse ata e fituan Kupën e Mbretit dhe po luajnë mirë”.
“Ne po ashtu e pranojmë sfidën. Ne kemi besim të madh në vetvete dhe unë kam besim më shumë se çdo gjë në lojtarët e mi”, theksoi Guardiola.
Po flitet që gjyqtari i ndeshjes që zhvillohet të mërkurën, “El Clasico III” do të jetë një portugez, gjë për të cilën Guardiola u shpreh me indiferencë.
“Nëse është kështu, atëherë mendoj se trajneri i Real Madridit do të jetë shumë i kënaqur”, përfundoi strategu katalanas.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ishte tejet i kënaqur me performancën e djemve të tij ndaj Valencias në Mestalla, duke thënë se tani Los Blancos janë në gjendje të fitojnë kudo.“Ne mund ta përfundojmë sezonin me ndjenjën e fortë se mund të fitojmë në çdo stadium. Sergio Ramos, Angel Di Maria, të cilët qëndruan në shtëpi ose ishin në pankinë janë kënaqur me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tyre”.
“Në një garë ku ne nuk jemi favoritë, ekipi ka fituar mirë dhe ka luajtur futboll spektakolar. Dhe kjo pas fitimit të kupës. Ne e kemi përfunduar misionin në Valencia, kompletuam dy ndeshje të vështira brenda tri ditëve. Ne do ta kalojmë të dielën me familjet tona dhe më pas u kthehemi stërvitjeve të hënën”, ka thënë Mourinho.
Trajneri i Barcelonës, Josep Guardiola ishte i kënaqur me ekipin e tij, pas fitores prej 2-0 në shtëpi ndaj Osasunas.“Ne e dimë se Reali nuk do të bëjë më gabime, kështu që ne duhet të fitojmë edhe dy ndeshje për t’u bërë kampionë. Ne kemi bërë hap të madh drejt titullit”.
“Ne kemi luajtur si ekip ndaj Osasunas, e cila ishte e vështirë për t’u mposhtur. Lojtarët reaguan mirë pas disfatës, ashtu siç kam pritur”, u shpreh Guardiola.
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, e theu tabunë prej 14 ndeshjeve pa gola, apo më saktësisht 734 minutave pa gol në fanellën Blu të Londrës në fitoren ndaj West Hamit, ndërsa spanjolli ka premtuar edhe shumë gola të tjerë.“Pas katërmbëdhjetë ndeshjes pa gol, nuk ishte ky fillimi që kam pritur pas transferimit. Shpresoj se ky është goli i parë i shumë e shumë të tjerëve”.
“Nuk është e lehtë që të transferohesh në janar dhe të përshtatesh në një ekip të madh me një stil aq të qartë. Por, unë po punoj shumë, kjo falë bashkëlojtarëve. Ky gol është për tifozët”, ka thënë Torres.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka thyer edhe një rekord, duke u bërë futbollisti i parë në historinë e futbollit spanjoll që ka shënuar 50 gola gjatë një sezoni të vetëm.23 vjeçari e gravoi emrin në librin e rekoredeve të shtunën mbrëma me golin e realizuar në minutën e 86-të të sfidës ndaj Osasunas.
Megjithatë, Lionel Messi nuk është futbollisti i vetëm që ka shënuar 50 apo më shumë gola në historinë e futbollit evropian.
Lojtari | Klubi | Sezoni | Gola |
Ferenc Deak | Ferencvaros | 1948-49 | 66 |
Gyula Zsengeller | Ujpest | 1938-39 | 56 |
Fred Roberts | Glentoran | 1931-32 | 55 |
Mario Jardel | Sporting Lisbon | 2001-02 | 55 |
Henrik Larsson | Celtic | 2000-01 | 53 |
William MacFadyen | Motherwell | 1932-33 | 52 |
Jimmy McGrory | Celtic | 1935-36 | 50 |
Joe Bambrick | Linfield | 1929-30 | 50 |
Lionel Messi | Barcelona | 2010-11 | 50 |
Trajneri i Interit, Leonardo, është shprehur tejet i ngazëllyer me fitoren sensacionale ndaj Lazios me rezultat 2-1 pas një rikthimi, aq shumë sa që ka filluar të besojë përsëri në titull.“Një fitore sikurse kjo e arritur sot (e shtunë) me dhjetë lojtarë dhe me një penalti kundër nesh, është fantastike. Tani duhet të vazhdojmë kështu, kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Tani nuk është koha për të menduar për të ardhmen time. Ishte një sezon i çuditshëm, me ritmin e ndalur disa herë për shkak të lëndimeve dhe ndryshimeve në stol. Megjithatë ekipi ka zemër. A besojmë në titull? Po, ne besojmë”, u shpreh Leonardo.
Milanit i duhen vetëm edhe tri pikë nga katër ndeshjet e ardhshme për ta siguruar edhe matematikisht titullin e parë pas shtatë vitesh.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa ka deklaruar se ai është më shumë i lumtur për fitoren e ekipit të tij se sa për golin e shënuar pas një kohe të gjatë.“Gjëja më me rëndësi është fitorja dhe jo goli. Fitorja ishte shumë e rëndësishme pas ndeshjes dhe ne i kemi tri pikët”.
“Ekipi vuajti paksa nga lodhja dhe në fund e shënuam edhe golin e dytë. Ne duhet të jemi në finale të Ligës së Kampionëve. Ne duhet të hymë në ndeshjet e fundit me këtë qëllim”, deklaroi Villa.
Liverpooli ka shkatërruar Birminghamin në Anfield me rezultat 5-0 dhe menaxheri Kenny Dalglish ishte skajshmërisht i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, duke thënë se ata luajtën futboll fantastik.“Ishte mirë që shënuam golin herët, por më pas ata janë kthyer në lojë. Ne e shënuam golin e dytë, por mendova se i treti ishte më i rëndësishëm”.
“Mendoj se merituam fitoren dhe luajtëm futboll fantastik. Jemi kënaqur të gjithë”, potencoi Dalglish.
Trajneri i Valencias, Unai Emery, ishte tejet i pakënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Real Madridit, në disfatën prej 6-3 në shtëpi nga Los Blancos.“Ne kemi turpëruar vetveten. Ne nderuam Realin tonë me lojën tonë katastrofale deri në minutën e 60-të”.
“Na mungoi agresiviteti dhe intensiteti për ta fituar ndeshjen. Ishte rasti jonë dhe më pas u dënuam. Tani duhet të shohim pse ka ndodhur kjo dhe të përqëndrohemi më shumë në ndeshjet përfundimtare të sezonit. Nuk dua të shoh një humbje sikur kjo. Kemi luajtur sikurse një ekip në vendin e 15-të në tabelë”, ka thënë Emery.
















