Porto ka siguruar kualifikimin në finalen e Europa League pas fitores së jashtëzakonshme prej 5-1 ndaj Villarrealit në Do Dragao, ndërsa fitore shënoi edhe Benfica me rezultat 2-1 ndaj Bragas në derbin portugez.Ishte Villarreali që kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me anë të Canit (45’), për t’iu gëzuar kualifikimit në finale.
Megjithatë, kështu nuk mendoi i madhi Andres Villas Boas që pas fjalimit që u mbajti lojtarëve të tij në zhveshtore, arriti që ta shokojë Villarrealin.
Fillimisht Falcao nga penaltia (49’) dhe më pas Fredy Guarin (61’), kaluan në epërsi klubin portugez.
Megjithatë, Radamel Falcao e zyrtarizoi veten si njeri të ndeshjes kur shënoi edhe plot tri herë të tjera (67’, 75’ dhe 90’) për ta siguruar fitoren e madhe prej 5-1 në shtëpi të Portos.
Porto kështu me këtë fitore mund të luajë me lojtarë nga akademia në el Madrigal pas një jave, ndërsa Benfica do të ketë punë më të vështirë në udhëtim te Braga, pasi këta të fundit mund ta sigurojnë kualifikimin me një fitore minimale.
Kapiteni i Manchester United, Rio Ferdinand, është fytyra e vetme prominente që është vënë në mbrojtje të trajnerit nën zjarr, Jose Mourinho, duke thënë se lojtarët e Barcelonës nuk e kanë vendin në fushë, por në teatër, për shkak të simulimeve.“Këto simulime janë qesharake. Kur Pedro shikon se çfarë ka bërë dhe mendon për atë që bëri, atëherë mendoj se lojtarët e rugbyt kanë plotësisht të drejtë të na përqeshin”, theksoi Rio në Twitter.
Sa i përket kartonit të kuq të Peps, Rio Ferdinand ishte tejet kritik mbi vendimin e gjyqtarit Wolfgang Stark, duke thënë se ai karton ishte inekzistent dhe se bëhej fjalë për një simulim të Alves.
“Nëse më shihni ndonjëherë përtoke dhe më pas të kthehem në lojë, atëherë të gjithëve ju jap leje të më godisni me të dyja këmbët”, përfundoi Ferdinand.
Florent Malouda dhe Nicolas Anelka janë emrat e parë në listën e gjatë të lojtarëve që Chelsea planifikon t’i largojë gjatë verës.Mirror shkruan se pos të lartpërmendurve në listë janë edhe Paulo Ferreira, Jose Bosingwa dhe Youri Zhirkov, ndërsa dilema e vetme mbetet Didier Drogba, e ardhmja e të cilit është ende e pa qartë.
I pa qartë po ashtu mbetet fati i Carlo Ancelottit, për të cilin ka shumë spekulime se do të shkarkohet nga Abramovich, pa marrë parasysh rezultatin e fund-sezonit.
Real Madridi nuk është në bisedime me Romën për mesfushorin Daniele De Rossi, përderisa Ernesto Bronzetti ka hedhur poshtë ndonjë marrëveshje shkëmbimi të italianit me Kakan.“Shkëmbim mes Kakas dhe De Rossit? Është çmenduri. Reali nuk është i interesuar për De Rossin, pasi Mourinho ka lojtarë në atë pozicion”.
“Po ashtu, Kaka ka edhe katër vjet në kontratën e tij dhe po fiton nga 10 milionë euro për sezon. Nuk e di se si Roma do ta mbante atë”, potencoi Bronzetti.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka lavdëruar performancën e bashkëlojtarëve të tij dhe ka mbështetur vendimet e gjyqtarëve.Barcelona shënoi fitore 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Bernabeu, në një ndeshje kontroverse që u shoqërua me përjashtimin e mbrojtësit të Realit, Pepe, si edhe trajnerit Jose Mourinho.
“Mendoj se ne ishim larg superiorë për ta gjatë gjithë ndeshjes. Mendoj se kur Reali mbeti me një lojtar më pak në fushë, ky ishte momenti vendimtar për ne. Por, ata mbetën me dhjetë lojtarë sepse ishte një karton i kuq i pastër si loti”, ka thënë Villa.
Real Madridi është me shpinë për muri pas disfatës prej 2-0 të pësuar nga Barcelona në Bernabeu të mërkurën mbrëma, ndërsa kapiteni Iker Casillas ka preferuar të heshtë pas takimit.“Ne thjeshtë duhet të jemi të qetë, të kafshojmë gjuhën dhe të mendojmë për ndeshjen kthyese”.
“Do të jetë shumë, shumë e vështirë, por kur të hymë në fushë do të tentojmë ta shkrijmë disavantazhin”, ka thënë gardiani spanjoll.
Lorik Cana është vënë në shitje nga klubi turk Galatasaray, me drejtorin sportiv Cer Ergun që e ka konfirmuar lajmin.Kohëve të fundit po spekulohet për një largim të shqiptarit drejt Italisë, me Interin, Milanin dhe Lazion që besohet të kenë treguar interesim për shërbimet e tij. Ergun shprehet se i di kualitetet e Canës, por pranon se klubi nuk mund t’i rezistojë një oferte joshëse.
“Cana është futbollist i shkëlqyer. Ne do të pranonim një largim të tij vetëm në rast të ndonjë oferte joshëse, në të kundërtën ai do të qëndrojë. Në rast se pranojmë ndonjë ofertë zyrtare…pse jo?”, theksoi Cer Ergun për radio Mana.
Galatasaray kërkon 6 milionë euro nga çdo skuadër e interesuar për 27 vjeçarin. Ishte vet mesfushori titanik shqiptar, Lorik Cana ai që kërkoi kalimin në Galatasaray duke refuzuar madje edhe Arsenalin, vetëm e vetëm për të qenë pranë vendlindjes.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka reaguar pas ndëshkimit me karton të verdhë në sfidën ndaj Barcelonës, duke thënë se duhet të marrin fund pantomimat e futbollistëve Blaugranë.“Ju shkoni në shtëpi të dëshpëruar pasi merrni kartona të kuqë të cilët ndikojnë në takim. Ne nuk kemi mundur të besojmë. Ne jemi realistë dhe e dimë se gjërat janë të komplikuara, por Real Madridi nuk duhet të dorëzohet”.
“Pantomimat e lojtarëve të Barcës duhet të marrin fund. Shpresoj se do të merren masa për gjëra të tilla, pasi ato dëmtojnë imazhin dhe spektaklin e futbollit. Ekipi dhe të gjithë madrilenët janë të lënduar nga ajo që kanë parë në atë ndeshje”, deklaroi Ramos.
Përtej lojës së bukur me të cilën dominon për shumë vjet, së fundi lojtarët e Barcelonës po bëjnë edhe diçka tjetër bukur: aktrimin. Dikush edhe mund t’i nominojë për Oskar. Gati në të gjitha ndeshjet me Realin, por sidomos në këtë të fundit, sa herë që janë përplasur me kundërshtarin lojtarë si Pedro, Busquets e Mascherano kanë kapur fytyrën, pa ua prekur askush. Kjo video e tregon më së miri këtë. Dhe, paralajmërimin për tu ruajtur e ka bërë mbrojtësi i United, Rio Ferdinand, ekipi i të cilit besohet se do të ndeshet me Barcelonën në finale. “Duhet të përgatitemi për aktrimet e lojtarëve të Barcelonës në Wembley”, ka shkruajtur anglezi në Twitter.
Ngjarja e cila e ndryshoi në tërësi rrjedhën e takimit të mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve, ishte padyshim kartoni i kuq i Pepes ndaj Dani Alves. Por, se a është i drejtë vendimi i gjyqtarit gjerman Wolfgang Stark mund ta vlerësoni edhe vet në videon më poshtë:
Milani dhe Dortmundi janë klubet e interesuara për shërbimet e yllit gjerman, Lukas Podolski.Sulmuesi i Kolnit besohet se është tejet i frustruar me mungesën e qëndrueshmërisë në klub dhe për këtë arsye është duke kërkuar ndonjë klub të interesuar për të për t’u larguar.
Podolski ka shënuar 12 gola në 27 ndeshje, me Kolnin që është tri pikë larg dëbimit nga Bundesliga.
Interi dëshiron që Manchester United të përfshijë në ofertën për mesfushorin Wesley Sneijder, një shumë të konsiderueshme të hollash plus shërbimet e anësorit Nani.Tuttosport shkruan se Interi po kërkon 10 milionë euro dhe kartonin e futbollistit portugez, nëse United dëshiron asin holandez.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti është fans i madh i Nanit dhe me Sneijderin që po kërkon kalimin te United, pronari i Pirellit është në gatishmëri për të bërë biznes. Megjithatë, këtu pengesë është ‘ujku’ i vjetër Sir Alex Ferguson, i cili planifikon të bëjë një ofertë në formë parash.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lavdëruar rivalin e tij Lionel Messi, por shton se edhe ai do të shënonte shumë gola po të luante rregullisht kundër dhjetë lojtarëve.“Messi? Ai është shumë i mirë, por kundër dhjetë lojtarëve është shumë lehtë. Do të doja edhe unë ta kem atë mundësi të luaj kundër 10 lojtarëve”, ka thënë Ronaldo.
Portugezi po ashtu ka dhënë shenja se është i pakënaqur me taktikat e Jose Mourinhos në disfatën e mbrëmshme nga Barcelona.
“Më pëlqen të luaj futboll të mirë, por duhet t’i adaptohem ekipit. Me 11 kundër 11 ne nuk kemi vuajtur dhe gjithçka ishte nën kontroll. Ne nuk luanim mirë, por gjithçka ishte nën kontroll”, ka deklaruar Ronaldo.
Barcelona është duke e shqyrtuar raportimin e Jose Mourinhos te UEFA, pas komenteve kontraverse të portugezit pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që përfundoi në favor të Barcelonës.Avokatët e klubit katalanas janë duke i studiuar komentet e Mourinhos dhe është shumë e mundur që Blaugranët ta raportojnë portugezin, i cili ka sulmuar ashpër Barcelonën dhe UEFA-n.
Të dyja skuadrat do të takohen në ndeshjen kthyese që zhvillohet më 3 maj në Camp Nou, me Mourinhon që do ta shikojë këtë takim nga tribunat pasi u ndëshkua me karton të kuq pikërisht ndaj Barcelonës.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, sigurisht se nuk ishte i disponuar kur mësoi se faqja zyrtare e UEFA-s gaboi në rezultatin e ndeshjes Real Madrid – Barcelona.Pasi përjashtimi i Pepes ndikoi keq te Mourinho, padyshim se dyfishimi i fitores së Barcelonës në faqen zyrtare të organit më të lartë të futbollit evropian, UEFA, duhet të ketë irrituar edhe më shumë portugezin.
Menjëherë pas takimit UEFA publikoi raportin e takimit Real Madrid – Barcelona, por me rezultat 0-4 për Blaugranët, gjë që po që se do të kishte ndodhur në realitet, do ta vuloste finalen e Wembleyt, e cila ashtu-kështu pritet të jetë mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, mund të mungojë në ndeshjen vendimtare kthyese ndaj Real Madridit më 3 maj në Camp Nou, pas një lëndimi të pësuar të mërkurën mbrëma.Sport zbulon se argjentinasi i cili shënoi dy golat e fitores për Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit ka pësuar një lëndim të vogël.
Pas ekzaminimeve të para të bëra nga stafi mjekësor i klubit katalanas, mësohet se Messi ka pësuar një çarje të lehtë muskulore pas dueleve të ashpra me njerëzit e Jose Mourinhos.
‘El Messiah’ i cili mori notë maksimale për paraqitjen ndaj Realit, do të mungojë sigurt ndaj Real Sociedadit në fundjavë, ndërsa është në dyshim për ndeshjen kthyese gjysmëfinale që zhvillohet në Camp Nou.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka qenë krenar për lojtarët e tij, pas fitores 2-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.Rivali i tij nga Real Madridi, Jose Mourinho, lëshoi disa sulme në drejtim të arbitrit Wolfgang Stark dhe tha se ka pasur konspiracion në favor të klubit katalanas.
Ndryshe nga përplasja para ndeshjes, kur Guardiola iu përgjigj portugezit, kësaj here ai ka folur vetëm për ekipin e tij dhe për rrugën drejt finales së 28 majit në Wembley.
“Ne jemi një hap larg nga finalja por nuk jemi ende në Wembley. Ne e respektojmë Real Madridin dhe e dimë se ata janë të aftë për gjithçka, andaj nuk do t’i nënvlerësojmë”.
“Një ekip që ka nëntë Kupa Evropiane kurrë nuk dorëzohet, jam i bindur në këtë. Ne bëmë një ndeshje të mirë. Ne i kontrolluam kundërsulmet e tyre dhe lojën e tyre në ajër, që ishte shumë e rrezikshme”, ka thënë Guardiola.
Jose Mourinho është i zhgënjyer nga paraqitja e arbitrit në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që e pa Barcelonën të krijojë një avantazh të dukshëm (2-0) që në ndeshjen e parë.“Nuk i kam thënë asgjë arbitrit, vetëm kam qeshur dhe kam bërë gaz. Nëse do të them çfarë mendoj, karriera ime do të përfundonte tash”.“Vetëm kam një pyetje: Pse? Pse Ovrebo [arbitri i ndeshjes Chelsea - Barcelona në gjysmëfinalen e vitit 2007], Busacca [në ndeshjen Barcelona - Arsenal këtë vit], Stark [në këtë ndeshje]? Në secilën gjysmëfinale ndodh e njëjta. Ne flasim për një ekip fantastik. Pse Chelsea nuk shkoi në finale? Pse Inter duhej të shpëtohej nga një mrekulli?”.
“Kur ishim 0-0 duhej të inkuadronim Kaka për Lass [para përjashtimit]. Nuk e di nëse fuqia e [presidentit të Federatës Spanjolle] Angel Villar në Uefa, ose Unicefit, por nuk e kuptoj”.
“Guardiola është një trajner fantastik, por ai e fitoi Ligën e Kampionëve, që do të më turpëronte mua, me skandalin në Stamford Bridge. Këtë vit, nëse ai e fiton, do të jetë skandali Bernabeu”, ka thënë Mourinho pas disfatës së mbrëmshme.
Edin Dzeko dëshiron të largohet nga Manchester City dhe të transferohet te Milani, shkruajnë mediat italiane.Tuttosport bën të ditur se Dzeko dëshiron të largohet nga Eastlands gjatë verës dhe kampi i tij tashmë ka qenë në kontakte me Milanin.
Rossonerët e kanë përcjellë boshnjakun për dy vite dhe ishin afër për ta transferuar atë në dy afatet e kaluara kalimtare verore.
Megjithatë një transferim i mundshëm i Dzekos do të ndodhte vetëm nëse Milani nuk arrin të nënshkruajë në mënyrë të përhershme me Zlatan Ibrahimovic, i cili është i huazuar nga Barca.
Sulmuesi legjendar beson se ai ende është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, pavarësisht shkëlqimit të dy yjeve së fundi, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.Ish-lojtari i Santos ka shënuar një shifër të jashtëzakonshme prej 1281 golash në 1363 paraqitje gjatë karrierës së tij 23-vjeçare. Pele fitoi Kupën e tij të parë Botërore me Brazilin në vitin 1958 në moshën 17-vjeçare, dhe fitoi edhe dy tituj të tjerë të Botës më vonë gjatë karrierës.
Në vitet e fundit, Messi dhe Ronaldo kanë dominuar në botën e futbollit me talentin e tyre në fushë, por Pele beson se asnjëri nuk e arrin atë.
“Për mua Pele është më i mirë. Askush nuk ka bërë më shumë se Pele. Ai është i vetmi lojtarë që është shpallur Kampion Bote në moshën 17-vjeçare, ka fituar te Kupa Bote dhe ka shënuar mbi 1208 gola”, ka thënë ish-lojtari për mediat amerikane gjatë një ngjarje që shënoi rikthimin e New York Cosmos në elitën e futbollit amerikan, MLS.
Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur me vendimin e gjyqtarëve për të përjashtuar Pepe dhe ka thënë se kjo nuk është hera e parë që një veprim kaq vendimtar shkon në favor të Barcelonës.“Është gjithmonë e njëjta gjë me ta. Ky është sezoni i katërt radhazi që diçka si kjo ndodh. Mourinho ka të drejtë, vetëm shikoni çfarë ndodhi me Arsenalin, Chelsean dhe Interin”.
“Ata janë një ekip fantastik, por ata po ashtu kanë shumë ndikim, edhe në fushë edhe jashtë fushe”, ka thënë Ronaldo pas fundit të takimit.
Ronaldo ka pranuar se Real Madridi nuk ka luajtur mirë, por ka shtuar se këto gjëra kanë mundur të shkojnë ndryshe nëse nuk do të ishte kartoni i kuq i Pepe.
Sulmuesi i Real Madridit, Emmanuel Adebayor, ka akuzuar lojtarët e Barcelonës për aktrim dhe ‘qarje si fëmijë’ në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.Pepe morri karton të kuq në një ndeshje mjaft të nxehtë mes dy gjigantëve spanjoll, por Adebayor, i cili po ashtu u ndëshkua me karton të verdhë, mendon se vendimi ishte i ashpër.
“Për mua, brenda disa ditësh kam luajtur tre ndeshje kundër Barcelonës, dhe secilën herë ne duhet të luajmë me 10 lojtarë. Kjo është diçka që nuk mund ta besoj dhe sot ndoshta Pepe shkaktoi faull por nuk mendoj se ishte karton i kuq dhe ishte vështirë për ekipin. Por shpresat tona ende janë të larta dhe ne duhet të besojmë se mund t’ia dalim atje [në Camp Nou]”, ka thënë Adebayor pas ndeshjes.
“Futbolli është ndeshje për burra. Kurdo që luan kundër Barcelonës, kurdo që i prek ata, ata bien për tokë dhe qajnë si fëmijë. Kurdo që bën kontakt, në gjysmën e rasteve ata janë të shtrirë, qajnë, vendosin duart në fytyrë, dhe menaxheri i tyre, fansat, ata gjithmonë qajnë. Barcelona është një klub fantastik, mos më keqkuptoni, por ata duhet ta ndalojnë këtë gjë”, ka shtuar sulmuesi i huazuar nga Manchester City.
Mesfushori i zhdërvjellët, Ibrahim Afellay, ka shprehur ngazëllimin e tij pas rolit vendimtar në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Real Madridit.Holandezi erdhi nga stoli me 20 minuta të mbetura për të asistuar në golin e parë të Lionel Messi.
“Kjo është vërtet një ndjenjë e jashtëzakonshme. Këto gjëra i ëndërroni kur jeni fëmijë. Të bëni dallimin në një ndeshje kaq të madhe të dy rivalëve të hidhur, është gjë fantastike. Ishte një aksion i bukur individual”, ka komentuar Afellay në asistimin e tij.
“Ne bëmë një performacë të mirë. Ne ishim një ekip më i mirë edhe para përjashtimit të Pepe dhe kishim shumicën e posedimit. Ne nuk i lejuam ata të na provokojnë dhe nxorëm një rezultat të shkëlqyeshëm”, ka shtuar më tej mesfushori.
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, beson se ka qenë pikërisht arbitri Wolfgang Stark shkaktari që ekipi i tij pësoi disfatë 2-0 ndaj rivalit të hidhur, Barcelonës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.Dy gola të shkëlqyeshëm nga Lionel Messi i dhanë klubit katalanas një avantazh të madh në një ndeshje të mbushur me kundërthënie përfshirë tre kartonë të kuq (portieri rezervë i Barcës, Jose Manuel Pinto, mbrojtësi i Realit, Pepe, dhe trajneri i ekipit madrilen, Jose Mourinho).
“Deri në përjashtim ne nuk pamë asgjë të re nga Barcelona. Gjyqtarët duhej t’i merrnin këto vendime më me kujdes pasi kjo është gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve dhe rezultati deri në atë kohë ishte i barabartë. Vendimi i tij [për të përjashtuar Pepen] ishte plotësisht vendimtar. Ne kishim shanse, por ndeshja shkoi siç dëshironte ai”.
“Ne jemi shumë të zemëruar pasi vendimet e arbitrit e çuan ndeshjen jashtë kontrolli. Ne do të shkojmë në Camp Nou dhe do të luftojmë, por do të jetë shumë, shumë vështirë”, ka thënë Alonso.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka kritikuar Real Madridin rreth lojës së mbrëmshme, duke thënë se të zgjedhurit e Jose Mourinhos nuk përpiqeshin të luanin futboll.Klubi katalanas shënoi fitore 2-0 ndaj klubit madrilen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me të dy golat e shënuar nga Lionel Messi.
“Ata mendojnë se e vetmja rrugë për të na ndaluar neve është të luajnë këtë lloj futbolli. Ata nuk donin të luajnë futboll, ata nuk donin ta mbanin topin”.
“Kartoni i kuq ishte karton i kuq. Ai [Pepe] reagoi vërtet keq dhe për Daniel Alves kjo mund të ishte shumë e dhimbshme dhe pas kësaj kishte edhe një reagim tjetër, mendoj Marcelo ndaj Pedro – edhe ajo ishte karton i kuq”.
“Arbitri nuk e pa atë, por mendoj se ne përfundimisht jemi të kënaqur me fitoren dhe kemi bërë një hap të mirë për të shkuar drejt finales”, ka thënë Pique.
Sulmuesi i Barcelonës, Pedro, thotë se ata duhet të jenë të kujdesshëm në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.Spanjolli ka bërë këto komente pas fitores së Barcelonës me rezultat 2-0 në Bernabeu ndaj ekipit të Jose Mourinhos në ndeshjen e mbrëmshme.
“Ne jemi 90 minuta larg finales, por ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne jemi në një pozitë të mirë, por ka edhe një ndeshje tjetër”, ka thënë Pedro për mediat spanjolle.
















