Përzgjedhësi i kombëtares argjentinase, Sergio Batista, beson se Lionel Messi është në rrugë të mirë për t’u bërë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
“Ne e kemi parë Messin të cilin të gjithë e njohim dhe e duam. Ai është në rrugë të mirë për t’u bërë lojtari më i mirë në histori. Duke parë se ne atë tashmë e njohim dhe për shkak ai po e tejkalon vetveten ditë pas dite, ai tashmë është më i miri në botë”.
“Jam larguar nga Bernabeu duke i thënë vetes: ‘Falë Zotit që ekzistojnë lojtarë si Xavi dhe Messi’. Ata ju dhurojnë emocione si askush tjetër”, u shpreh Batista.
Jose Mourinho është i plotëfuqishëm te Real Madridi falë presidentit Florentino Perez dhe kjo sipas ish-presidentit Ramon Calderon, mund ta shpjerë Realin drejt katastrofës.
“Nuk është se Real Madridi, por presidenti ia ka dhënë fuqinë Mourinhos. Mourinho është pronari i klubit. As drejtori nuk mund të hyjë në zyren e Mourinhos, sepse ai e mban atë të mbyllur. Është e pamundur që të ketë fund të mirë kjo punë. Këto gjëra ishin të pamundura për t’u menduar gjatë kohës time si president”.
“Tifozët po bartin pasojat. Klubi u ka dhënë atyre një trajner që mjaft mirë e di se çfarë klub është ky dhe tani po paguajmë çmimin. Gjëja më e keqe është se pasojat nuk i paguajnë akterët, por tifozët”.
“Reali është klub i madh që kurrë nuk u ankua për referim, konferenca e Mourinhos ishte e turpshme. Me gjithë respektin jo vetëm për ndeshjen, pasi kuptohet që kishte tensione, është keq të flitet për Unicefin dhe referimin” deklaroi Calderon.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se kapiteni Carlos Tevez, mund të largohet nga Eastlands gjatë verës, pa marrë parasysh nëse klubi kualifikohet në Ligën e Kampionëve apo jo.
“Ne duhet të flasim me Carlos Tevez, por kemi kohë për ta bërë këtë, për momentin me rëndësi është ta fitojmë Kupën”.
“Shpresojmë se pasi ta fitojmë Kupën dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve ne mund të flasim për pozicionin e tij. Por, nuk mendoj nëse qëndrimi i tij varet nga objektivat e klubit. Varet më shumë nga preferencat e tij”, sqaroi Mancini.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur poshtë kritikat e Jose Mourinhos se UEFA është duke ia përgatitur terrenin Barcelonës për ta fituar Ligën e Kampionëve, duke thënë se Barcelona është skuadra më e mirë në Evropë.
“Unë nuk dua të ndjek rrugën e Mourinhos, por është e natryshme që ai të jetë i zhgënjyer, pasi edhe unë si ai kam menduar se kemi mundur të shkojmë më larg, por refuzoj të besoj se ekziston përkrahje për Barcelonën prapa skenës”.
“Mendoj se lojtarët e Barcelonës janë tejet teatralë, por natyrisht ata luajnë futbollin më të mirë sot në Evropë dhe për këtë duhet t’i komplimentoni”, tha Wenger.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ishte tejet i qetë në konferencën e parë për shtyp pas atij shpërthimi emocional para mediave, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Reali.
“Unë jam mirë me shëndet. Qëndrimi te Reali tani ka më shumë kuptim se kurrë. Një fotografi vlen më shumë se mijëra fjalë, imazhet e asaj që ka ndodhur janë të vërteta dhe flasin për mua, ato nuk janë ansambël i Photoshopit apo video editimit, kështu që nuk mendoj se duhet të shtoj diçka për këtë”.
“Unë kam më shumë dëshirë se kurrë për të qëndruar te Real Madridi pasi kjo ka shumë domethënie. Kjo fanellë është e bardhë dhe e bardha tani ka më shumë domethënie. Unë nuk kam presion, nuk është problem për mua dhe e ripërsëris, imazhet flasin për ne, unë nuk dua të flas. Ne nuk jemi fajtorë”.
“Unë nuk kam bërë akuza, unë kam bërë thjeshtë një pyetje. Pse? Dhe thashë se mund të vdes pa e marrë përgjigjen. Dhe përgjigja ime mbetet e njëjtë – unë i referohem imazheve”, ka deklaruar The Special One.


Jorge Messi Babai i futbollistit më të mirë në histori të futbollit, Lionel Messi, ka deklaruar se qëndrimi i Jose Mourinhos pas ndeshjes ishte tejet konservativ.
“Ishte keq, shumë keq. Unë mund të kuptoj se ndeshja ishte e nxehtë. Unë nuk mund të them nëse Pepe meritoi kartonin e kuq apo jo, por ajo ishte pika kthyese. Deri në atë moment, ashtu-ashtu Reali luajti shumë keq. Qëndrimi i Mourinhos pas ndeshjes ishte tejet konservativ”.
“Unë i kam thënë Lionelit se Barcelona do të fitojë 2-0 dhe ai do t’i shënonte të dy golat. Oktapodi Paul është i padobishëm, duhet të më dëgjoni mua”, theksoi Jorge Messi.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka hedhur poshtë pohimet e Jose Mourinhos për konspiracion, pas asaj që portugezi e quajti referim skandaloz në favor të Barcelonës të mërkurën mbrëma.
“Nuk mendoj se ka konspiracion. Futbolli është futboll. Nuk ka konspiracion. Gjyqtari mund të bëjë gabime dhe unë vazhdimisht më pas mendoj se kishte të drejtë, gjithçka ishte pastër, pasi kjo është puna ime. Ka gabime në futboll, por nuk ka konspiracion”.
“Unë e njoh mirë gjyqtarin Stark. Wolfgang Stark nuk është një gjyqtar që mund të influencohet. Ai ka personalitet të fortë. Ai është gjyqtar shumë i mirë. Ndoshta ka bërë një gabim të mërkurën”, potencoi ‘Carlito’.
Federata Franceze e Futbollit (FFF) është vënë në qendër të akuzave të portalit francez Mediapart, për atë se FFF po zgjedh lojtarët kryesorë të kombëtares në bazë të racës dhe jo cilësive.
Sipas ueb faqes në fjalë, FFF kishte vendosur që kur lojtarët e rinj të ftohen në kombëtaren franceze, para se të fillojnë stërvitjet, t’u rishikohet prapavija etnike dhe të mos bëhen më gjykime vetëm në bazë të cilësive futbollistike.
Këto akuza pritet të rëndojnë edhe më shumë imazhin e keq të FFF-së në skenën ndërkombëtare, pas paraqitjes skandaloze të Les Bleus në Botërorin 2010.
Liverpooli ka arritur ta sigurojë transferimin me parametra zero të yllit të skuadrës franceze, Rennes, mesfushorit Sylvain Marveaux.
Transferi i lirë ishte arritur më herët gjatë prillit, me mesfushorin e ri të cilit i skadonte kontrata në fund të sezonit.
Është sportivja franceze L’Sporti ajo që flet për kompletimin e këtij transferimi të ri të bërë nga Liverpooli, përkundër interesimit të Manchester Unitedit dhe Chelseat për mesfushorin me perspektivë.


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka këmbëngulur se ai nuk ka kurrfarë problemi me komentet e fundit kritike të Ronaldos, përkundër faktit se e ka lënë superyllin portugez në pankinë për ndeshjen ndaj Zaragozas.
“Ai është mendimi i tij dhe ai mund të thotë çfarë të dëshirojë. Nuk është problem për mua. Cristiano nuk do të luajë sepse ne kemi mjaft opsione në sulm, janë Higuain, Benzema dhe Adebayor”, theksoi Mourinho.
Ai shtoi se Pepe dhe Sergio Ramos do të luajnë në këtë ndeshje pasi janë të suspenduar për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës, ndërsa në lojë nuk do të jenë as Lass Diarra dhe Xabi Alonso, që i hapë rrugë paraqitjes së Kakas në këtë takim.


Një prej legjendave të Manchester United, Gary Neville, beson se titulli i 19-të në Ligën Premier, do të ishte i veçantë për klubin nga Old Trafford, pasi kështu do të tejkalohej Liverpooli që konsiderohet si klubi më i trofeshëm anglez.
“Nëse arrijmë shifrën e 19 titujve, atëherë kjo do të ishte fantastike, pasi do ta thyenim rekordin e Liverpoolit. Do të ishte e mrekullueshme për tifozët. Do të ishte mirë për gjithë atë që kemi bërë gjatë njëzet viteve të fundit. Pasi kemi qenë 11 tituj prapa, të mendojmë se tani e kemi thyer, është vërtet arritje e madhe”.
“Por, ne po flasim për një moment. Gjërat shkojnë me cikle dhe kështu ato ndryshojnë. Nuk është diçka që definon historinë, pasi gjithnjë është në lëvizshmëri”, ka thënë Neville.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i bindur se ata do të udhëtojnë te Arsenali të dielën në formë të shkëlqyeshme.
United po kalon në fazën më vendimtare të sezonit, pasi do të përballet me dy rivalët për titull, të dielën viziton Arsenalin, ndërsa javën e ardhshme pret Chelsean në Old Trafford. Po ashtu United të mërkurën pret edhe Schalken në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Dy muaj më parë, çdokush i shikonte këto ndeshje si vendimtare për ligën – dhe mbase edhe janë. Por ne shkojmë te ta në formë të mirë andaj pse të mos i fitojmë? Ekipet do të humbasin pikë në takimet e mbetura, përfshirë edhe Chelsan”, ka thënë Ferguson.
Menaxheri i Milanit, Massimiliano Allegri, është i ngazëllyer nga potenciali i ekipit të tij aktual.
Rossonerët janë tetë pikë në krye të tabelës dhe kanë nevojë vetëm për katër pikë nga po aq ndeshje për të siguruar Skudeton.
“Vërtet më pëlqen ky Milan. Që nga janari e këndej ekipi është përmirësuar dukshëm në aspekt të mbrojtjes. Zakonisht ekipet me mbrojtjen më të mirë e fitojnë Ligën”, ka thënë trajneri për Ansa.
Ish-trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është në radarin e Aston Villas, bëjnë të ditur mediat angleze.
Benítez është duke u përmendur si zëvendësim për trajnerin Gérard Houllier, i cili po dështon të bëjë një rikuperim të suksesshëm pas problemeve shëndetësore. Telegraph shkruan se bisedat tashmë kanë filluar në klub nëse ai do të jetë në gjendje të vazhdojë edhe pas fundit të sezonit.
Emri i Benitez është përmendur brenda dhomës së zhveshjeve me anëtarë të stafit stërvitës që preferojnë ish-menaxherin e Liverpoolit, i cili është pa punë që kur u largua nga Interi në dhjetor.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i impresionuar nga fitorja e Manchester United ndaj Schalke në Ligën e Kampionëve.
Djajtë e Kuq janë në rrugë për t’u kualifikuar në finalen e Wembleyt dhe kjo nuk i shkakton xhelozi por vetëm se e bën të lumtur strategun italian.
“Isha i lumtur pasi mendoj se rezultati ishte i drejtë. Manchester luajti një lojë fantastike. Ata e merituan fitoren”.
“Do të doja të luaj kundër ekipit më të mirë të Man United dhe ne jemi në gjendje të fitojmë dhe meritojmë të fitojmë. Shpresoj se Manchester do të arrijë në finale dhe ata do të luajnë kundër nesh me ekipin më të mirë”, ka thënë Ancelotti.
Kapiteni i Manchester United, Nemanja Vidic, thotë se forma e mirë e sulmuesit Wayne Rooney e ka transformuar ekipin e tyre.
Vidic ka nënvizuar se Rooney po rikthehet në formën më të mirë në momentin kur ai është më se i nevojshëm për klubin.
“Mendoj se ai është lojtari jonë yll. Ai kishte nevojë për disa ndeshje të rregullta pasi ishte i lënduar. Ai nuk kishte formën më të mirë në pjesën e parë të sezonit, por forma e tij është e mirë tash dhe ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë serbi.
Sulmuesi i Manchester United, Michael Owen, është cak i Sunderlandit, shkruajnë mediat angleze.
Menaxheri i klubit anglez, Steve Bruce, mund të nënshkruajë me pesë sulmues gjatë kësaj vere.
Ai është i paepur të sjellë fytyra të reja pasi është goditur nga largimi i Darren Bent drejt Aston Villas. Dhe Mirror shkruan se Bruce ka në listë edhe ish-yllin e kombëtares angleze, të cilin synon ta sjellë si lojtar të lirë nga United kur marrëveshja e tij të skadojë.
Roberto Mancini e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij qëndron te Manchester City dhe jo te Juventusi.
Taktiku italian është lidhur me një rikthim në vendlindjen e tij së fundi, por thotë se është i lumtur në Eastlands dhe kupton se thashethemet e tilla janë të zakonshme në fund të sezonit.
“Është normale në Angli dhe Itali se ka raporte në dy ose tre muajt e fundit të sezonit të thuhet se çdo lojtar ose menaxher mund të ndryshojë klub. Dhe ne mund ta themi atë çdo ditë se kjo nuk është e vërtetë. Sa më takon mua, unë do të qëndroj këtu”, ka thënë Mancini.


Arsenali dhe Tottenhami janë duke u lidhur me një transferim të sulmuesit të Kolnit, Lukas Podolski.
Sulmuesi gjerman ka thënë se ai është i hapur për një transferim në Angli dhe ka qenë cak i kamotshëm për Topçinjtë dhe Spursat.
“Të jem në Koln është gjë e mirë. Është klubi im, është qyteti im. Nëse është vetëm për mua, unë ende do të luaj këtu edhe sezonin e ardhshëm”.
“Ku do të shkoja nëse do duhej të largohesha? Pa dashur të tregohem arrogant, do të mund të shkoja te ndonjë klub i madh evropian, në Angli ose në Spanjë”, ka thënë 25-vjeçari për Bild.
Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve se Arsenali është sikur një kafshë e plagosur dhe se rreziku në këto raste është shumë, shumë më i lartë.
“Zakonisht keni frikë nga kafsha e plagosur. Është gjithçka apo asgjë për Arsenalin, kështu që është rrezik i madh”.
“Ata duan të tregojnë se mund ta fitojnë titullin”, ka thënë Evra.
Manchester United është i gatshëm që të bëjë një ofertë të majme për Schalken, në tentim për ta bindur Manuel Neuerin që të kalojë në Old Trafford.
Mirror shkruan se Sir Alex Ferguson është aq i impresionuar nga portieri i ri gjerman, sa që tashmë ka bërë gati 30 milionë euro për të.
Mediumet gjermane besojnë se destinacioni i ardhshëm për Neuer do të jetë Bayerni i Munichut, megjithëse mediat angleze besojnë se tentimet e Djajve mund të jenë kruciale pas përfundimit të sezonit.