Teksa Real Madridi ishte duke humbur ndeshjen kundër Real Zaragozës, superylli i Los Blancos ka gjetur kohë për të puthur të dashurën e tij, Irina Shayk në tribuna.
Ronaldo nuk u paraqit fare në ndeshjen kundër Zaragozas, pasi nuk u ftua nga trajneri Mourinho, por ai ishte në tribuna me të dashurën e tij, Shayk të cilën e kishte afër tij. Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk
Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk
Barcelona nuk ka arritur të shënoj fitore kundër Real Sociedadit në ndeshjen e javës së 34-të në La Liga pasi ka humbur me rezultat 2-1.



Fillimi i takimit ishte i qetë me një Barcelonë e cila kontrollonte ndeshjen dhe e mbante topin më shumë në këmbë.
Në minutën e 29-të Xavi pason mirë deri te Thiago i cili shënon për ta dërguar klubin e tij në epërsi.
Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë por ishte pjesa e dytë vendimtare e këtij takimi.

Sociedadi nuk u dorëzua në asnjë çastë dhe si meritë e kësaj ata arritën të përmbysin rezultatin kundër klubit momentalisht më të mirë në botë, Barcelonës.
Në minutën e 71-të Demidov pason deri te Diego Ifran i cili shënon për të barazuar rezultatin.
Për të siguruar fitoren e klubit të tij dhe për t’i gëzuar tifozët u përkujdes, Xabi Prieto i cili shënon në minutën e 83 nga penaltia.
Me këtë humbje Barcelona ende mban kreun e tabelës me plotë 88 pikë, tetë më shumë se Real Madridi që është në vendin e dytë.
Zaragoza ka shënuar fitore tepër të rëndësishme kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu me rezultat 3-2.
Pjesa e parë ishte tepër monotone dhe me shumë pak raste për shënim. Në minutën e 41 Casillas bën një gabim trashanik gabim këtë të cilin e përfiton më mirë Lafita duke e dërguar klubin e tij në epërsi.
Në pjesën e dytë Realit luajit pak më mirë dhe Mourinho bëri dy ndërrime duke futur në lojë Marcelon dhe Di Marian, por qka vlejti kjo kurrë në minutën e 55 Zaragoza fiton një penalti të pastër penalti këtë të cilën në gol e shndërron Gabi.
Më pas në fushë u pa vetëm një klub dhe ai ishte Real Madridi i cili kërkonte ngushtonte epërsinë. Në minutën e 62 Mesut Ozil harkon bukur te Sergio Ramos i cili shënon me kok për të ngushtuar epërsinë.
Zaragoza përsëri arriti të shkoj në epërsi prej dy golave pasi një pakujdesi në mbrojtjen e Realit e la të vetëm Lafitan i cili shënon (77’) përballë Casillasit.
Pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshje Higuain pason deri te Benzema i cili shënon dhe i jep shpresa klubit të tij por ndonjë barazim.
Por nuk ndodhi kështu pasi Reali nuk arriti të barazoj rezultatin dhe kështu mbetet në vendin e dytë me 80 pikë, tetë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak.
Sir Alex Ferguson ka hedhur poshtë sugjerimet e kritikëve se Manchester Unitedit i ka munguar kreativiteti që pas largimit të Cristiano Ronaldos, duke thënë se ata edhe pas largimit të portugezit nuk e njohin fjalën humbje.
“Ky ekip nuk e ka faktorin Ronaldo, por nuk po e kupton çka d.m.th fjala humbje”.
“Është ekip i përkushtuar dhe shumë profesional, që po u krijon momente të mrekullueshme tifozëve”, tha Ferguson.
Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, ka lëvduar Lionel Messin dhe ka deklaruar se më i miri mes tyre do të vendoset në fund të karrierës së sulmuesit të Barcelonës. ‘El pibe de oro’ nuk la pa ngacmuar as Pelen.
“Pika kyçe është se ne jemi dy argjentinas të cilët ishin në gjendje që ta pushtojnë futbollin evropian, kur shumë të tjerë nuk kanë mundur ta kalojnë as Rio de la Platan. Unë e dua Leon dhe sa herë e shoh në fushë kënaqem duke e shikuar. Dy argjentinas në maje, paramendoni se çfarë po mendon Pele”.
“Pse Maradona ose Messi? Ne të dy e bëmë atë. Unë dominova në karrierën time dhe Messi po e bën të njëjtën gjë. Vetëm në fund të historisë do të shohim kush ishte më i miri, nëse ishte Maradona apo Messi”, deklaroi Maradona.
Përzgjedhësi i Turqisë, Guus Hiddink, pritet që ta shqyrtojë të ardhmen e tij gjatë verës, pasi ofertat e kanë vërshuar strategun holandez.
Siç shkruan Goal, Hiddink ka marrë oferta nga Chelsea, Ajaxi dhe PSV, të cilat dëshiron t’i shqyrtojë me të përfunduar sezoni.
“Hiddink është kontaktuar nga Chelsea, Ajaxi dhe PSV. Ai nuk është në pozicionin për të marrë ndonjë vendim për momentin, por ai mund të jetë në gjendje që ta bëjë këtë në qershor. Në moshën e tij, ai nuk dëshiron të jetë menaxher i ndonjë klubi, por ndoshta do ta provonte përsëri, vetëm për dy-tri vjet”, theksoi një burim.


Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez, e sheh partnerin e tij në sulmin ‘djallëzor’ si përzierje të dy prej futbollistëve më të mirë në planet, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
“Unë gjithmonë e kam adhuruar Rooneyn edhe kur nuk luajta për Unitedin. Tani është kënaqësi të luaj përkrah tij. Marrëdhëniet tona janë të përkryera”.
“Pa kurrfarë dyshimi Rooney është një prej sulmuesve më të mirë në botë. Wayne është më i mirë se Lionel Messi në goditje. Dhe më i mirë se Cristiano Ronaldo në goditjet me kokë. Stilet e tyre janë të ndryshme, por Rooney është super klasë”, deklaroi Chicharito për The Sun.


Guardiola qimen e ndërron, po zakonin se harron! Strategu katalanas i është rikthyer zakonit të tij të vjetër, duke mos dashur të ngacmojë fare rivalët Real Madrid, pasi sipas tij ka gjëra më të rëndësishme për të bërë, siç është fitimi i titullit në La Liga.
“Nëse fitojmë të shtunën atëherë do ta bënim një hap të dytë të madh para. Ne jemi shumë të lodhur, por duhet të fokusohemi në fitore”.
“Ne nuk jemi të interesuar për të folur për impaktin e ndeshjes së të mërkurës, ne luajmë të shtunën në La Liga. Ne duhet të tentojmë të gjejmë forcë, duke e ditur se nëse fitojmë atëherë e kemi siguruar titullin”, tha Guardiola para ndeshjes ndaj Real Sociedadit.


Anësori i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, beson se futbolli në Spanjë nuk është aq fizik sa në Gjermani.
“Futbolli në Spanjë është më shumë teknik. Secili ekip tenton të luajë futboll të bukur. Skuadra fizike, me më shumë vrapim dhe duele luan rol të madh në Bundesliga”, theksoi Robben.
Bayerni momentalisht është në vendin e katërt në Bundesliga dhe do ta presë Schalken në Allianz Arena të shtunën pasdite.


Legjenda braziliane, Pele ka thënë se ai do të bisedojë me Ganson për ta ndaluar atë të kalojë në Evropë gjatë verës.
“Ganso dhe unë do të bisedojmë. Unë e di se ai është i lumtur këtu. Nëse do të varej nga unë, ai do të qëndronte te Santosi për jetë. Besoj se situata është e njëjtë me Neymar (i cili refuzoi Chelsean) dhe kam besim edhe në këtë rast”.
“Një bisedë e shkurtër me Neymar mjaftoi për ta bindur atë të qëndrojë dhe po ashtu besoj se edhe Ganso do ta kuptojë se kjo është gjëja më e mirë për të për momentin. Unë do të flas me të dhe jam i bindur se ai do të vendosë të qëndrojë”, ka thënë Pele për Jovem Pan.
Milani është një prej skuadrave që besohet se tashmë ka siguruar shërbimet e brazilianit, mirëpo duke parë edhe interesimin e Leonardos së Interit dhe insistimin e Peles që ai të mos largohet nga Brazili, fati i Gansos mbetet ende i pa definuar.


Presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira, besohet se ka udhëtuar në Spanjë për t’u takuar me zyrtarët e Real Madridit për shitjen e mbrojtësit të krahut, Fabio Coentrao te klubi mbretëror.
Siç njofton A Bola, kreu i klubit portugez shfrytëzoi një aeroplan privat për të shkuar në Madrid për t’u takuar me zyrtarët e lartë të Realit mbi fatin e anësorit të talentuar portugez.
Problemi kyç ekziston mbi shumën e transferimit, pasi Florentino Perez në asnjë mënyrë nuk dëshiron të paguajë 30 milionë euro për Coentraon, i cili po kërkohet edhe nga Bayerni i Munichut.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ai e ka kërkuar më parë sulmuesin Javier Hernandez, duke e cilësuar kështu si rrezikun kryesor që vjen nga Manchester United për derbin e të dielës.
“Hernandez ishte i jashtëzakonshëm. Ai ishte në radarin tonë, ne e kemi njohur atë, por nuk dua të flas për këtë. Ai po kalon nëpër sezon të mirë”.
“Ai e vë Rooneyn në një rol pak më ndryshe, të një sulmuesi kreativ, ndërsa Rooney mund t’i përshtatet çdo roli. Në fund të fundit, kjo i përshtatet Manchester Unitedit”.
“Nëse mund të mposhtim Manchester Unitedin, atëherë ata do të jenë gjashtë pikë larg dhe pasi të luajnë edhe ndaj Chelseat…kurrë nuk i dihet, ata do të mund të jenë përsëri në presion”, u shpreh Wenger.


Carlo Ancelotti beson se Chelsea duhet të vazhdojë ta shikojë veten e të mos mendojë për ndeshjet e Manchester United, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet titulli në Ligën Premier.
“Jam i sigurtë se Arsenali do ta shikojë punën e vet dhe ne do ta bëjmë punën tonë. Puna jonë është ta mposhtim Tottenhamin. Nuk do të jetë e lehtë, sepse edhe Tottenhami ka motiv për lojë. Ne duhet të fitojmë nëse duam ta fitojmë titullin”.
“Sigurisht se duhet ta mposhtim edhe Manchester Unitedin, ne duhet të mposhtim edhe Tottenhamin dhe këtë edhe do ta bëjmë. Ndoshta Manchester United do ta fitojë titullin, por ne do të luftojmë deri në minutën e fundit. Ne duhet ta luajmë lojën tonë, dhe të fokusohemi në Tottenhamin”, precizoi Ancelotti.
Manchester United me në krye Sir Alex Ferguson nuk është i sigurtë për transferimin e portierit të Atletico Madridit, David de Gea, pas ngecjes së bisedimeve.
Daily Star shkruan se paraqitja fenomenale e Manuel Neuer e ka çmendur menaxherin e Manchester United, i cili si duket ka ndërruar mendje.
David de Gea ka shprehur se fundmi skepticizëm për kalimin te United, pasi nuk dëshiron të largohet nga Spanja dhe tani skocezit të Unitedit po i kalon durimi dhe është i gatshëm të shpenzojë për portierin më të mirë në botë aktualisht, Manuel Neuer.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka mirëpritur rikthimin e Dimitar Berbatov në skuadrën e Djajve, për ndeshjen kruciale ndaj Arsenalit që zhvillohet të dielën në Emirates.
“Berbatov ka stërvitur gjatë gjithë javës. Ai kishte pësuar një lëndim të lehtë në ije dhe mungoi dy ndeshje, por tani luan. Darren Fletcher luajti 45 minuta (ndaj rezervave të Arsenalit të enjtën mbrëma) dhe ai është në gjendje të mirë fizike. Ka gjasa që ai të luajë ndaj Schalkes”, theksoi Ferguson.
Manchester United duhet ta fitojë ndeshjen ndaj Arsenalit të dielën në Emirates nëse dëshiron ta fitojë titullin e 19-të në histori, pasi çdo rezultat tjetër kthen në luftë Arsenalin dhe Chelsean, katër javë pa përfunduar sezoni dhe me Unitedin që duhet ta presë Chelsean në Old Trafford.