Giallorossët janë rikthyer dy herë nga disavantazhi për ta mposhtur Barin me rezultat 3-2 dhe për t’iu afruar pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve.Në takimin e zhvilluar në Stadio Comunale San Nicola, të parët kaluan në epërsi vendasit pas ekzekutimit të penaltisë nga Simone Bentivoglio (25’).
Pas gjysmë ore lojë, ikona romake Francesco Totti barazoi rezultatin. Mirëpo Erik Huseklepp shënoi (42’) për të kthyer epërsinë e Barit dhe për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.
Porsa filloi pjesa e dytë (48’), Daniele De Rossi u përjashtua me karton të kuq, mirëpo mysafirët vazhduan të kërkonin golin dhe këtë e arritën në minutën e 57-të, kur Francesco Totti realizoi golin e dytë, këtë herë nga pika e bardhë.
Në minutën e 78-të u përjashtua nga loja lojtari vendas Kamil Glik, ndërsa për Romën u akordua penalti, mirëpo kësaj radhe Totti dështoi të shënonte, pasi goditjen e tij e mbrojti portieri Jean-François Gillet.Në minutat shtesë (90’+1), romakët mbetën edhe pa Simone Perrottan, i cili u përjashtua me karton të kuq, megjithatë shpirti luftarak i tyre bëri që ta fitonin ndeshjen, pasi që Aleandro Rosi realizoi golin e fitores (90’+4), pas asistimit të John Arne Riise.
Pas kësaj fitoreje, Roma është vetëm një pikë larg vendit të katërt që e mban Lazio, e që të hënën zhvillon takimin e vështirë kundër Juventusit.






Massimo Ambrosini e ka lavdëruar trajnerin Massimiliano Allegri që e ka bërë Milanin një skuadër fitimtare për më pak se një vit.
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, është i bindur se Mbretërit mund ta përmbysin epërsinë prej dy golave të Barcelonës dhe të kualifikohen në finale të Ligës së Kampionëve.
E ardhmja e Leonardos do të vendoset nga vet Massimo Moratti me të përfunduar sezoni, gjithnjë sipas anëtarit në bordin e Interit, Marco Tronchetti Provera.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka deklaruar se Blutë e merituan fitoren ndaj Tottenhamit, përkundër golave të shënuar në mënyrë kontroverse.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, i ka bërë thirrje klubit që ta transferojë Sergio Agueron në Torino, përderisa ka rikonfirmuar qëndrimin e tij se nuk e ka ndërmend të largohet.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, mendon se mesfushori veteran, Clarence Seedorf, do të mund të jetë një ditë strateg i madh në të ardhmen.
Arsenali e ka rihapur luftën për titull në Ligën Premier me fitoren e shënuar në Emirates në derbin kryesor të kësaj jave në Evropë ndaj liderit Manchester United, me rezultat 1-0.
Në pjesën e dytë është Arsenali që merr lojën në dorë. Pas një goditjeje të lirë të ekzekutuar nga Nani, ishin lojtarët e Arsenalit ata që filluan një kundërsulm, me Van Persien, i cili gjeti të lirë të rikthyerin nga lëndimi Aaron Ramsey, i cili me ftohtësi realizoi për golin e vetëm (56’), që doli të ishte i fitores.
Me këtë fitore Arsenali ngjitet në kuotën e 67 pikëve, tre më pak se Chelsea në pozitën e dytë dhe gjashtë më pak se Manchester United në pozitën e parë. Chelsea i shkon Manchester Unitedit javën e ardhshme në Old Trafford, në ndeshjen që pritet ta vendosë dhe titullin.
Lideri i Serie A, Milan, ka regjistruar fitoren e radhës duke mposhtur Bolognan në San Siro me rezultat 1-0.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ky sezon ka qenë më i vështiri në karrierën e tij si trajner i klubit nga Emirates.
Kush janë Manchester United, Chelsea dhe Arsenal? Liverpooli e dëshmoi se po e kthen fytyrën e vërtetë prej skuadre më të trofeshme në ishull me fitoren apo ecjen e lirë nëpër Anfield bërë ndaj Newcastle me rezultat 3-0.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho edhe zyrtarisht ka hyrë në krizën e tij më të madhe si trajner, pasi ka pësuar për herë të parë një humbje të dytë radhazi në shtëpi pas nëntë vitesh dhe për disfatën nga Zaragoza, ai fajëson veten.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e di mjaft mirë se skuadra e tij nuk e ka siguruar finalen në ndeshjen e parë përkundër avantazhit prej 2-0 si mysafir, pasi mendon se madrilenët janë në gjendje të bëjnë mrekullira.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se ai do ta kërkojë fitoren ndaj Bolonjës të dielën dhe se nuk i intereson fare Interi.
Leonardo tani mund të duket njeriu më i çmendur në Apenine, por strategu i Interit beson në një mrekulli dhe në rikthim të Interit në luftën për titull në Serie A, pas fitores sensacionale në minutat shtesë ndaj Cesenas.
Carlo Ancelotti ka pranaur se Chelsea kishte fat të madh në shënimin e dy golave ndaj Tottenhamit, për të mbajtur gjallë shpresat për titull në Ligën Premier.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se skuadra e tij ka marrë mësimin e merituar nga Real Sociedadi pas disfatës së pësuar prej 2-1 te skuadra nga Baskia.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka këmbëngulur se ekipi i tij bëri të pamundurën për t’u rikthyer nga disavantazhi, por në fund Los Blancos pësuan humbje me rezultat 3-2.

