Shpeshherë ndodh që ta shihni një titull të tillë, mirëpo realizimi i tij është çështje kohe! Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, përsëri është vënë në theksin e mediumeve italiane si zëvëndësues i Leonardos në pankinën e Interit.Sipas La Gazzetta dello Sport, përkundër asaj se presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka thënë më shumë se një herë se ai dëshiron ta mbajë Leonardon në stol, prapa skenës është duke u folur për krejt diçka tjetër.
Është Pep Guardiola ai që është vënë si cak nën snajperin e pronarit të Pirellit dhe me kontratën e tij jo stabile që ia garanton të ardhmen te Barca deri në vitin 2012, Pep mund ta shohë veten nga sezoni i ardhshëm te kampioni i botës për klube, Interi.
Portieri i Schalkes, Manuel Neuer, beson se ekipi i tij dështoi të luajë mirë ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen kthyese, përderisa ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij.“Nuk mund të themi se Manchester United luajti me ekip të dytë. Ata kanë luajtur me lojtarë të cilët do të ishin startues nëpër klubet e Bundesligës. Definitivisht nuk kemi luajtur mirë, por jemi të kënaqur me atë që kemi bërë në Ligën e Kampionëve”.
“Nuk dua të flas për të ardhmen time tani. Liga e Kampionëve është garë e madhe dhe dua të luaj përsëri sezonin e ardhshëm”, ka thënë Neuer.
Sulmuesi i Villarrealit, Nilmar është optimist se skuadra e tij do ta arrijë finalen e Europa League, përkundër disavantazhit prej 5-1 në raport me Porton.“Në futboll gjithçka është e mundur dhe ne duhet të dalim në fushë për të krijuar sa më shumë raste që mundemi”.
“Do të jetë shumë e vështirë, por duhet të fokusohemi se si të shënojmë gola dhe të mos shpërqëndrohemi. Kjo ndeshje është e mbaruar vetëm kur gjyqtari ta ketë dhënë vërshëllimën e fundit. Porto po vjen i relaksuar duke kërkuar fitoren”, ka thënë Nilmar për faqen zyrtare të UEFA-s.
Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka deklaruar se ka ardhur koha e hakmarrjes ndaj Barcelonës për disfatën në finalen e para dy viteve të zhvilluar në Olimpico të Romës.“Të humbisni një finale dhe të ndiheni të poshtëruar, është normale. Problemi me Romën është se ne nuk jemi ndezur dhe nuk bëmë futbollin të cilin kemi ditur ta bëjmë gjatë ekzistencës tonë si klub”.
“Shpresojmë se këtë do ta bëjmë në Wembley. Shpresojmë se në finale mund të dëshmojmë se sa ekip i mirë jemi. Barcelona është ekip shumë i mirë me ndoshta lojtarin më të mirë në botë, kështu që ai tani mbetet problemi ynë. Ne duhet të dalim në fushë dhe të tregojmë se kush janë bosët”, potencoi Giggs.
















