Barcelona ka vendosur që definitivisht të shpenzojë 50 milionë euro për të transferuar në Camp Nou kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.Daily Mail shkruan se Blaugranët janë pajtuar që të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali dhe për menaxherin Wenger është teori e pamundur qëndrimi i Fabregas.
Përkundër faktit se Barcelona po ka vështirësi të mëdha financiare, duket se dëshira e Fabregasit për t’u rikthyer në vendlindje ishte obligim për t’u plotësuar nga presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell.
Interi është tejet i interesuar për shërbimet e disa prej futbollistëve më të mirë të klubit portugez, Porto, ndërsa ndër emrat që gjenden më lartë në listën zi-kaltër është ai i mesfushorit defensiv, Fernando.Sipas Sky, një prej agjentëve të Interit, Ausilio, ka qenë i pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të Europa League mes Villarrealit dhe Portos të zhvilluar në El Madrigal.
Besohet se Interi kërkon me çdo kusht shërbimet e Fernandos për të përforcuar fazën defensive, ndërsa Porto për Nerazzurët është vend ideal për të marrë përforcimet e duhura edhe për fazën ofensive, me lojtarë të tillë si Hulk dhe Radamel Falcao, për të cilët ka shfaqur interesim edhe kampioni i Italisë, Milani.
Manchester United besohet se ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e portierit Maarten Stekelenburg.Het Laatste Nieuws pohon se trajneri i portierëve të Manchester United, Eric Steele ka informuar Nico Vaesen se Djajtë duan ta transferojnë portierin holandez.
Besohet se Steele i ka thënë Vaesenit, ish-portierit të Birminghamit, se Manchester United tashmë e ka arritur marrëveshjen për portierin Stekelenburg dhe se është çështje kohe zyrtarizimi i tij.
Finalisti i Ligës së Kampionëve, Barcelona, pritet të mbyllë me sukses negociatat me mbrojtësin Eric Abidal, shkruan Sport.Kontrata e francezit aktualisht skadon në verën e vitit të ardhshëm, por Barcelona dëshiron ta mbajë mbrojtësin e majtë dhe i ka ofruar atij vazhdim dyvjeçar dhe lojtari pritet ta nënshkruajë atë në ditët në vazhdim.
Të dyja palët ende nuk i kanë komentuar këto thashetheme, por një deklaratë zyrtare pritet të lëshohet në një të ardhme të afërt.
Abidal iu bashkua Barcelonës nga Lyoni në verën e vitit 2007 dhe që atëherë ka qenë pjesë kyçe e suksesit të fundit të katalanasve, duke bërë 100 paraqitje zyrtare.
Mbrojtësi pësoi një goditje kur u diagnostikua me tumor të mëlçisë në mars, por iu nënshtrua operacionit dhe bëri një rikthim të pabesueshëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, gjatë të martës.
UEFA ka vendosur që ta dënojë me pesë ndeshje mos prani në stol, trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinhon, pas komenteve kontraverse në konferencën për shtyp me të mbaruar gjysmëfinalja e parë mes Real Madridit ne Barcelonës në Santiago Bernabeu.Jose Mourinho e akuzoi UEFA-n se nuk po e ndjek parimin e reciprocitetit dhe se po i ndihmon Barcelonës me anë të gjyqtarëve. Ai bëri akuza të rënda, të cilat për organin më të lartë të futbollit evropian ishin të pa pranueshme.
Siç shkruan Marca, vendimi tashmë është marrë nga UEFA dhe për këtë është në dijeni Real Madridi. Zyrtarizimi i suspendimit pritet të bëhet rreth orës 17:00 nga UEFA, prandaj për më të rejat qëndroni me SportiSot.
Falcao e ka thyer rekordin që Jurgen Klinsmann e mbante për tashmë 15 vite, pasi sulmuesi i Portos ka shënuar 16 gola, më së shumti në një sezon deri tash në Ligën e Evropës (më herët e quajtur Kupa UEFA).Mbrëmë Porto siguroi kualifikimin në finalen e garës së dytë më të rëndësishme evropiane. Pavarësisht se pësuan disfatë me rezultat 3-2 nga Villarreali në El Madrigal, portugezët siguruan finalen me rezultat të përgjithshëm 7-4.
Kolumbiani Falcao shënoi një gol të ri për Porton, për të çuar në 16 numrin e tyre këtë sezon në Ligën e Evropës që shënoi edhe një rekord të ri në këtë garë.
Deri tash rekordi mbahej nga Jurgen Klinsmann i cili në sezonin 1995/96 shënoi 15 gola për Bayernin në Kupën e UEFAsë. Falcao mund ta përmirësojë rekordin nëse shënon në finalen e 18 majit kundër Bragës, që zhvillohet në Dublin.
Carlo Ancelotti ka reaguar për të mohuar se ai është në negociata me Romën për të marrë në drejtim ekipin.Mediumet shkruan së fundi se Ancelotti, i cili si futbollist kishte veshur fanellën Giallorosse, do të ulet në stolin e trajnerit në Olimpico nëse largohet nga Chelsea gjatë verës dhe se tashmë ishte kontaktuar me drejtuesit e klubit italian. Por vetë strategu italian ka hedhur poshtë këto spekulime.
“I kam vizituar vetëm familjarët, kaq. A mendoni se në prag të ndeshjes në mes të Chelseat dhe Manchester United ndonjë personalitet mund të negociojë me një klub tjetër?”.
“Tashmë kam thënë por sot do ta përsëris edhe njëherë – ndjehem shumë mirë në Londër. Nuk dua të flas për të ardhmen time derisa nuk përfundon Liga Premier. Kurrë nuk kam negociuar me klube të tjera. Dua të mbetem në Angli dhe mund t’u siguroj se sezonin e ardhshëm nuk do të kthehem në Itali”, ka thënë Ancelotti për Gazzetta dello Sport.
Anësori i Manchester United, Nani, u ka bërë thirrje bashkë-lojtarëve të tij të mos e humbin vëmendjen pas kualifikimit në finale të Ligës së kampionëve dhe të fokusohen në ndeshjen ndaj Chelseat.United ka shansin të fitojë dy trofe këtë sezon të cilat do të varen kryesisht nga dy derbit, ai i fundjavës përballë Chelseat dhe ai i 28 majit kundër Barcelonës.
“Ndeshja më e rëndësishme tash është kundër Chelseat, jo Barcelonës. Do të jetë shumë vështirë. Por luajmë në shtëpi dhe kemi përvojë të mirë kundër tyre. E dimë se nëse duam ta fitojmë ndeshjen, duhet të luajmë me vetëbesim. Rezultati kundër tyre në Ligën e Kampionëve ishte shumë i mirë. Mendoj se kjo na jep një përparësi psikologjike”.
“Duhet vetëm të përqendrohemi në futbollin tonë dhe ta fitojmë ndeshjen. Nëse e bëjmë këtë, atëherë gjithçka do të jetë mirë. Nëse e fitojmë këtë ndeshje, kjo do të jetë një përparësi e madhe për ne. Do të jemi edhe më afër titullit. Kemi një shans të madh”, ka thënë Nani.
Johan Cruyff beson se Barcelona dhe Manchester United që të dyja ekipet kanë aftësinë ta fitojnë Ligën e Kampionëve.Barca dhe United do të përballen në finalen e madhe evropiane me 28 maj në Wembley dhe sipas legjendës holandeze kjo sfidë nuk ka favoritë.
“Është një ndeshje e paparashikueshme, gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë holandezi për sportiven katanalase Sport.
Ylli i Flamengos, Ronaldinho, ka thënë se ai nuk mund të jetë më i lumtur se sa të luajë për ekipin nga Rio de Janeiro, derisa ish-futbollisti më i mirë në botë ka vazhduar të festojë triumfin në kampionat gjatë vikendit.Braziliani ka luajtur 16 ndeshje për klubin që kur u transferua në fillim të vitit nga Milani dhe ka qenë shtyllë e ekipit që i solli fitoren ndaj Vasco da Game.
“Jam shumë i lumtur këtu. Që kur kam arritur kam ndjerë një atmosferë të veçantë në klub dhe në qytet. Bashkëlojtarët, trajneri, fansat dhe drejtorët më kanë trajtuar shkëlqyeshëm”.
“Është e pamundur të jesh i pakënaqur duke luajtur në Flamengo, për shkak të gjithçkaje që klubi prezanton, Tashmë e kam fituar titullin e parë këtu dhe punojmë për më shumë”, ka thënë Ronaldinho.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se Manchester United do të jetë favorit për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve në Londër më vonë gjatë këtij muaji.Dy gjigantët evropian do të takohen me njëri-tjetrin në finalen e 28 majit në Wembley. Ata ishin takuar në finalen e garës evropiane edhe dy vite më herët në Romë, kur Barca triumfoi me rezultat 2-0.
Edhe pse Barca nga shumëkush shihet si favorite për të fituar garën sërish, Xavi mendon se United do të dëshmohet një rival mjaft i vështirë.
“Manchester United është favorit. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm i cili po ashtu pëlqen të luajë futboll dhe mbase kjo është mirë për ne”, ka thënë Xavi.
















