Arrigo Sacchi e ka lavdëruar punën e Zlatan Ibrahimovic për të ndihmuar Milanin që të stoliset me titull këtë sezon.Sulmuesi suedez u transferua në San Siro nga Barcelona në formë huazimi në fillim të këtij sezoni, ndërsa në 29 paraqitje ka regjistruar 14 gola.
“Arritja e Ibrahimovicit solli eufori në një ambient të depresionuar, si në nivel të klubit ashtu edhe në nivel ekipor”.
“Por ai luajti me skuadrën dhe për skuadrën nëpër gjithë fushën. Kjo nuk i solli dobi vetëm Milanit, por edhe atij”, ka thënë Sacchi për Controcampo.
Përderisa sezoni në Bundesliga po i afrohet fundit, Bayerni tashmë ka filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ndërsa emri i parë që besohet se do të aterojë në Bavari do të jetë Fabio Coentrao i Benficas.Bayerni është duke e kërkuar që një kohë të gjatë mbrojtësin anësor të klubit portugez, ndërsa tentimeve tani po u vjen fundi.
Dyshimi i vetëm ekziston mbi shumën e transferit, pasi për 23 vjeçarin Benfica kërkon 30 milionë euro, por gjermanët nuk duan të paguajnë më shumë se 20 milionë.
Festa e Rossonerëve në Olimpico, e cila kaloi nën hijen e këngëve dhe parullave kundër Interit, nuk e kanë shqetësuar aq shumë presidentin e Interit, Massimo Morattin, i cili pos që ka shfaqur klasin e tij duke uruar kuq e zinjtë për triumfin, ua përkujtoi atyre se kush kanë qenë bosët në vitet e pas Calciopolit.“Unë mund të paramendoj se si janë ndier ata pesë vitet e kaluara. Milani meritoi ta fitonte titulin, sepse kishte vazhdimësi, shmangu mos përqëndrueshmërinë dhe po ashtu u forcua shumë. Shkurt, është triumf i merituar”, theksoi Moratti.
Pronari i Pirellit vijoi më tej duke tallur homologun e tij, Silvio Berlusconin, të cilit ia përkujtoi se rezultati është 5-1 në favor të Interit për titujt e fituar në periudhën e pas Calciopolit.
“Më duket se keni harruar. Ah po, vërtet, ne jemi në epërsi me rezultat 5-1”, vijoi më tej Moratti.
Moratti nuk la pa prekur as komentet e Capellos, i cili kishte thënë se titulli i fituar nga Milani ishte i pari i vërteti pas Calciopolit, ndërsa hodhi poshtë një punësim të Guardiolas në postin e trajnerit Nerazzur.
“Capello kështu vetëm ka konfirmuar se cilat ishin formacionet para dhe pas Calciopolit. Guardiola? Në futboll gaboheni nëse mendoni shumë larg, kështu që preferoj të mendoj për sezonin e ardhshëm”, përfundoi Moratti.
Ikona e Barcelonës, Joan Cruyff ka vazhduar ta kritikojë trajnerin nën zjarr të Real Madridit, Jose Mourinho, duke thënë se ai nuk mori as një vendim të vetëm të mirë ndaj Barcelonës në maratonën e El Clasicove.“Rezultatet e fundit në La Liga dëshmojnë se Barcelona bëri punë të mirë në Ligën e Kampionëve. Reali pa problem mposhti Bilbaon, Sevillan dhe Valencian në ndeshjet si mysafir, që nuk është e lehtë”.
“Kemi parë katër El Clasico të nxehtë. Aspekti mental ishte ndoshta më i lodhshëm se sa ai fizik, ndoshta për shkak të Mourinhos. Kjo është diçka që i takon të kaluarës, por Mourinho nuk mori as një vendim të vetëm të mirë, si jashtë ashtu dhe brenda fushës”, ka thënë Cruyff.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka zbuluar se kampioni i ri i Italisë ka finalizuar transferimet me parametra zero të Philippe Mexes dhe Taye Taiwos.“Ne tashmë kemi transferuar Mexes dhe Taiwon. Për mbrojtjen i kemi transferuar këta dy lojtarë dhe mendoj se kështu tani jemi mirë”.
“Të shohim më vonë për mesfushën dhe sulmin, por sot duhet të mendojmë për Coppa Italia”, theksoi Allegri.
Karim Benzema ka tërhequr interesimin e Arsenalit me paraqitjet fantastike të treguara në La Liga së fundmi, ndërsa Marca beson se Topçinjt do t’i hynë seriozisht luftës për të.Arsene Wenger po e kërkon një sulmues të kalibrit të lartë për të përforcuar fazën ofensive, të cilës i ka munguar konkretizimi i rrasteve.
Nuk besohet se Arsenali do të ofrojë më shumë se 25 milionë euro dhe duke parë marrëdhëniet paksa të acarruara mes Mourinhos dhe Benzemas, është shumë e mundur që ta shohim francezin në Emirates sezonin e ardhshëm.
Menaxheri i Interit, Leonardo, thotë se dëshiron të vazhdojë të drejtojë ekipin italian dhe është i qetë për të ardhmen e tij.“Është e qartë se Inter dëshiron të fitojë gjithçka, por klubi tashmë ka fituar Superkupën dhe Kupën Botërore të Klubit, derisa ne mund të arrijmë edhe në Finalen e Kupës këtë vit”.
“Sa i takon të ardhmes time, kurrë nuk kam menduar të largohem nga Interi. Kam kontratë dhe dua ta respektoj, edhe pse e di se trajneri gjithmonë vlerësohet në bazë të rezultateve”, ka thënë braziliani.
Nuri Sahin gjatë zbulimit emocional të largimit të tij nga Borussia Dortmund, ka thënë se transferimi te Real Madridi është një hap i madh në karrierën e tij.Real Madrid dhe Borussia Dortmund kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit turko-gjerman gjatë afatit kalimtar të verës.
“Jam shumë krenar për këtë hap timin. Vendimi ishte i vështirë për t’u marrë. Unë jam [tifoz] i Borussia dhe do të mbetem. Do të më mungojë Dortmund, do të më mungojë Bundesliga dhe do të më mungojë vendi im. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën deri këtu”, ka thënë Sahin para gazetarëve.
“Paratë nuk kanë luajtur rol në këtë lëvizje. E kam marrë këtë vendim vetëm për shkak të arsyeve sportive. Nuk jam një që gënjej. Tifozët e dinë se si unë do të vendosja”, ka shtuar më tej lojtari.
Sahin ka kaluar 11 vite te klubi Gjerman dhe do të largohet për t’iu bashkuar dy ish-yjeve të tjera të Bundesligës, Mesut Ozil dhe Sami Khedira te gjiganti madrilen.
Mesfushori turko-gjerman, Nuri Sahin do të jetë përforcimi i ri i Real Madridit. Lajmin e ka konfirmuar klubi aktual i lojtarit dhe kampioni i ri i Gjermanisë, Borussia Dortmund.Mesfushori raportohet se do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare me Madridin, që do t’i paguajë Dortmundit rreth 10 milionë euro për shërbimet e tij.
Talenti 22-vjeçar i ka munguar ekipit të tij në tre ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit dhe pritet të mungojë edhe gjashtë javë të tjera.
Ndërkohë, mediat në Spanjë po ashtu thonë se Los Blancos do të hidhen në kërkim të yllit të Bayern Munich, Hamit Altintop.
Sir Alex Ferguson është krenar që ekipi i tij mposhti rivalin e hidhur, Chelsean, me rezultat 2-1 dhe që tashmë po e prek titullin e 19-të rekord në kampionat.“Ne mund të kishim shënuar gjashtë gola në pjesën e dytë, por pritëm një ndeshje të vështirë dhe patëm një ndeshje të vështirë. Ishim të shkëlqyeshëm – ne bëmë një start të shkëlqyeshëm, por Cech bëri disa ndërhyrje fantastike”.
“Kur e dhamë topin në rastin e golit të tyre, ne ishim ca të nervozuar por tifozët na ndihmuan neve. Ne vazhduam të krijojmë shanse dhe Rooney ka mundur të shënojë gjashtë herë”.
“Është fantastike të jesh ekipi më i suksesshëm në vend. Për 17 ose 19 vite kanë enë Arsenali dhe Chelsea si rivalët tonë më të afërt, dhe në disa vitet e kaluara ka qenë Chelsea. Arsenali bëri tentim të madh këtë vit, por humbja e tyre sot i ka dhënë fund kësaj. Ne e meritojmë titullin dhe shpresojmë se do ta fitojmë edhe atë pikën e mbetur”, ka thënë Ferguson.
Giampaolo Pazzini është i lumtur me mënyrën se si është adaptuar te Interi deri tash dhe beson se ka treguar se ai është një lojtar për një klub të madh.“Jam i lumtur për golin. Kam dashur ta ruaj qëndrueshmërinë dhe sot synuam të fitojmë për ta ruajtur pozitën e dytë në tabelë dhe për të përgatitur veten në mënyrën më të mirë për ndeshjen e të mërkurës. Ne bëmë saktësisht atë çfarë duhej të bënim”.
“Kur erdha në këtë objektiv, synimi im ishte të dëshmoj se do të mund të jem pjesë e një grupi të kampionëve si Nerazzurët”, ka thënë Pazzini.
Pep Guardiola vazhdon të mbetet me këmbë në tokë dhe thotë se ata do të fillojnë ta festojnë titullin e tretë në radhazi vetëm kur ta fitojnë atë zyrtarisht.Gjiganti katalanas fitoi ndaj rivalit lokal, Espanyol, me rezultat 2-0 në Camp Nou gjatë të dielës dhe është vetëm një pikë larg mbrojtjes së titullit.
“Për herë të parë titulli i ligës është shumë afër. Ky tash varet nga ne dhe ne duhet të nxjerrim rezultat kundër Levante [në takimin e ardhshëm]. Nëse nuk do të kishim fituar sot, atëherë kjo do ta hapte ligën dhe do ta shtynte atë deri në ndeshjen e fundit, që ishte diçka që ne donim ta shmangnim”.
“Ajo çfarë dua unë është ta fitojmë ligën sa më shpejt që mundemi. Ne ende nuk kemi fituar asgjë, por jemi shumë afër. I vetmi ekip që ka fituar trofe është Real Madridi”, ka thënë Guardiola.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e ka bërë të qartë se ai dëshiron të qëndrojë te kuqezinjtë edhe pas kësaj vere kur përfundon marrëveshja e huazimit nga Barcelona.Boshnjaku me pasaportë suedeze iu bashkua Milanit në fillim të sezonit 2010/2011 në formë huazimi pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Pep Guardiola, ndërsa ka qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm që i ndihmoi Milanit ta fitonte titullin e Italisë pas shtatë vitesh.
Ndërkohë, drejtuesit nga San Siro kanë deklaruar se do të shfrytëzojnë opsionin e blerjes së Ibrahimovicit.
“Ne jemi një ekip elitar, djemtë kanë fituar edhe pa mua... Shpresoj të shkruaj historinë me Milanin, këtu ndihem si në shtëpi. Më vjen keq që më është dashur të humb pesë ndeshje për shkak të suspendimit”.
“Tash duhet të përqendrohemi te Kupa e Italisë, ndërsa më pas duam të festojmë së bashku me fansat në San Siro”, ka deklaruar 29-vjeçari për faqen zyrtare të Milanit.
Në gjashtë vitet e kaluara në Itali (Juventus, Inter, Milan), Zlatan Ibrahimovic, në çdo fundsezoni e ka ngritur trofeun e kampionit të Italisë.
Trajneri i Interit, Leonardo, ka pranuar se Milani e ka merituar titullin e sivjetmë të Serie A.“Po mundohem ta ndjek rrugën time. Pendimi im i vetëm është se ne nuk e fituam, sepse gati sa nuk i tejkaluam”.
“Sido që të jetë, Milani e meritoi atë. Është skuadër e mirë dhe unë nuk kam problem që të shikoj në të kaluarën time”, deklaroi ish-trajneri i Rossonerëve pas fitores prej 3-1 kundër Fiorentinas.
Zikaltrit këtë sezon kanë vetëm një trofe në dispozicion që është titulli i Coppa Italia, ku duhet ta eliminojnë Romën për të kaluar në finale.
Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, beson se skuadra e tij e ka merituar të shpallet kampion i Italisë për herë të parë pas shtatë vitesh.“Ne kemi qenë në maje të tabelës gjatë gjithë sezonit, kështu që ishte natyrale të jemi atje në fund. Ne kemi avantazh prej tetë pikësh dhe titulli është shumë i merituar”.
“Unë ia dedikoj këtë titull familjes. Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva ishin vendimtarë”, ka thënë Nesta.
Mario Balotelli ka deklaruar se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City, përkundër interesimit të klubit të tij të zemrës, Milanit.“Kur erdha së pari këtu, ishte e vështirë. Pse? Sepse erdha nga një vend tjetër dhe jam vetëm 20 vjeç. Unë po ashtu kam pasur dy lëndime të rënda”.
“Sezonin e ardhshëm familja ime do të vijë këtu për të jetuar dhe gjithçka do të bëhet më mirë. Nuk ka ndeshje këtë sezon ku kam luajtur në nivelin tim më të mirë. Jam larg prej formës time më të mirë”, tha SuperMario për Sunday Mirror.
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, është duke u lidhur me një kalim te gjiganti italian, kampioni i botës për klube, Interi.Sunday Mirror pohon se Nasri pritet që të shitet nëse Arsenali nuk arrin t’ia rinovojë kontratën.
Dhe koha po kalon, ndërsa nëse Arsenali nuk procedon me rinovimin atëherë mund të ndodhë që francezi të jetë lojtar nerazzur sezonin e ardhshëm për një shumë transferuese prej rreth 15 milionë funte.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitimit të titullit të parë pas shtatë vitesh në Serie A.“Të gjithë titujt janë të bukur, por ajo që ju mbetet në kujtesë është ajo që ndjeni në zemër. Është e mrekullueshme dhe mendoj se ne e merituam. Ne filluam në korrik me idenë për ta fituar titullin dhe e bëmë atë”.
“Allegri ka bërë punë të mirë dhe ka ndjekur gjurmët e trajnerëve tanë të mëdhenj nga e kaluara të cilat përfunduan në vendin e parë. Ishte shumë mirë. Unë jam shumë i kënaqur që titulli mbetet në Milano, por ka ndërruar anën”, deklaroi Galliani.
















