Manchester United edhe zyrtarisht është kampion i Anglisë, pasi ka arritur ta marrë pikën që ia siguroi titullin ndaj Blackburnit në transfertë me barazimin prej 1-1.Blackburn kaloi në epërsi në minutën e 20’, duke shënuar për 1-0 dhe pjesa e parë përfundon me këto shifra.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 78’, Javier Chicharito faulohet në zonë dhe përgjegjësinë nga pika e bardhë e merr Wayne Rooney, i cili shënon saktë duke i dhuruar një pikë Manchester United, pikë e mjaftueshme për ta fituar titullin e nëntëmbëdhjetë.
Porto ka reaguar shpejtë për ta blinduar sulmuesin Hulk, duke ia rinovuar atij kontratën deri në vitin 2016, me një klauzolë në kontratën e rinovuar prej 100 milionë euro.“Porto mund të konfirmojë se ka zgjatur kontratën e lojtarit deri më 30 qershor të vitit 2016, me një klauzolë në kontratë prej 100 milionë euro”, shkruan në komunikatën e klubit portugez.
Me këtë rinovim përfundimisht shuhen shpresat e Milanit për ta transferuar supersulmuesin në San Siro.
Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, ka ftuar mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, që të kalojë te skuadra nga Eastlands.“Nëse ai mund të transferohet, do të ishte e mrekullueshme. Ne e dimë se çfarë ka arritur ai si lojtar dhe se ka shumë përvojë në futbollin anglez”.
“Atij i pëlqen që të mbajë topin. Ai e trajton topin si mikun e tij. Unë e njoh atë nga kombëtarja, kështu që do të ishte e mrekullueshme”, potencoi Silva.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ia ka treguar derën sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez, duke thënë se ai mund të largohet nëse dëshiron.“Nëse unë nuk jam i kënaqur, unë do të largohem. Kështu është edhe për lojtarët. Nëse ata nuk janë të kënaqur, lirisht mund të largohen. Kur e filloni një punë, duhet të jeni të kënaqur, sepse sezoni është i gjatë dhe mund të ketë qindra probleme”.
“Carlos Tevez ka kontratë pesëvjeçare dhe mendimi im është që ai dhe çdo lojtar të qëndrojë sepse kemi një projekt të pa përfunduar”, ka thënë Mancini.
Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, është shumë pranë largimit nga klubi, gjithnjë sipas medieve spanjolle, ndërsa arsyeja kryesore besohet të jenë raportet jo të mira me trajnerin Jose Mourinho.El Mundo Deportivo shkruan se Valdano e ka të vështirë të punojë me Mourinhon në stol, pasi është i frustruar nga mungesa e qasjes në ekipin e parë.
Sipas burimit të sportives katalanase Florentino Perez dëshiron ta mbajë Valdanon në klub dhe po ashtu dëshiron që t’i shmangë zhvillimet kontroverse. Si zëvëndësues i Valdanos në rast të largimit shihet ish-mbrojtësi madrilen, Fernando Hierro.
Interi ka kërcënuar klubet e vogla të Serie A me bojkotim të blerjes së lojtarëve të tyre, në rast se nuk ndryshohen politikat e shpërndarjes së fitimeve nga të drejtat televizive.Ekipet e mëdha italiane si Inter, Milan, Juventus, Roma dhe Napoli kanë humbur për një votë kur është bërë hartimi i shpërndarjes së fitimit nga të drejtat televizive që tani vë në baraspeshë të 20 klubet e Serie A. Ekipet e mëdha mendojnë se ata duhet të kenë fitime më të mëdha nga të drejtat televizive për shkak se kanë më shumë fansa.
“Nëse ndodh që ndonjë prej këtyre 15 klubeve të na e marrë paranë tonë, atëherë ne nuk do të blejmë kurrë asnjë lojtar të tyre. Kjo nuk i përshtatet realitetit aktual”, ka thënë Paolillo.
Mesfushori i Milanit, Mark Van Bommel ka thënë se ai nuk ka mundur t’i thotë jo një kontrate të re të ofruar nga klubi.Holandezi nënshkroi me Milanin një kontratë gjashtëmujore në janar, ndërsa tani Milani ia ka ofruar rinovimin mesfushorit holandez, që për Van Bommel ishte i pa rrefuzueshëm.
“Unë jam shumë i lumtur këtu, por nuk varet nga unë. Vendimi është i klubit”.
“Nëse ata kërkojnë që unë të qëndroj, atëherë nuk mund t’i them jo Milanit. Atmosfera këtu është e jashtëzakonshme, pasi të gjithë luftojmë për objektivat e njëjtë dhe e vëmë ekipin para interesave personale”, u shpreh Van Bommel.
Barcelona e ka festuar titullin e fituar në La Liga me një paradë të hapur me autobus nëpër qytetin katalanas me mijëra tifozë të cilët dolën rrugëve për të përgëzuar heronjtë e tyre.Njerëzit e Guardiolas siguruan titullin e 21-të në La Liga për Barcelonën të mërkurën mbrëma dhe të premtën ishte ditë feste në Kataluni.
Gjatë festimeve u shprehën disa prej futbollistëve, si Xavi dhe Valdes, të cilët ndezën tifozët që mbanin në dorë pankarta të ndryshme.
Për Barcelonën ende nuk ka mbaruar gjahu për tituj. Tifozët Blaugranë mund t’i kthehen festës më 28 maj kur Barcelona luan në finalen e madhe të Wembleyt ndaj Manchester Unitedit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, pret që Liverpooli të jetë kandidat për titull në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.“Liverpooli do të galvanizohet sezonin e ardhshëm, jam i sigurtë për këtë. Kenny ka nënshkruar kontratë trevjeçare e cila është shumë e dobishme për klubin. Thjeshtë do të bëhet më interesant vitin tjetër. Po bëhet më ngushtë e më ngushtë”.
“Ne kemi biseduar për top katërshen, por ekipe si Tottenham nuk kanë arritur të sigurojnë Ligën e Kampionëve përkundër sezonit fantastik. Do të jetë shumë vështirë vitin e ardhshëm”, ka thënë Fergie.
Milani është skuadra favorite për të nënshkruar me sulmuesin e Portos, Hulk, pasi është vetë portugezi ai që ka preferuar një kalim te gjiganti italian, njëkohësisht klubi më i trofeshëm në botë dhe kampioni italian.Ishte Hulk që së fundmi deklaroi për mediat portugeze që nëse do të pyetej ai, do të shkonte te Milani, mirëpo dilema e tij ekziston te kampionati dhe jo te klubi. Varësisht nga serioziteti i Milanit, mund të ndodhë që Hulk të jetë Rossoner sezonin e ardhshëm.
Hulk është një prej lojtarëve kryesor të ekipit që drejtohet nga Andres Villas Boas dhe pikërisht është ‘Mourinho i ri’ ai që mund të jetë pengesa kryesore në këtë transfer, pasi e dëshiron ‘bishën’ edhe për sezonin e ardhshëm.
Patrice Evra ka thënë se ai gjithmonë ka besuar që Manchester United është klubi më i mirë në Angli, përkundër disa krizave në momente të caktuara.“Më kujtohet kur pata thënë se muzikantin duhet ta paguani në fund të mbrëmjes. Unë besoja në këtë. Unë thjeshtë thosha se nuk më pëlqente ajo që shihja nëpër gazeta. Unë e kam thënë këtë sepse besova në të.
“Unë isha i bindur se asnjë ekip nuk ishte më i mirë se ne këtë sezon. Dhe tani po shohim rezultatet. Nëse shkojmë në Blackburn dhe fitojmë, atëherë do të jemi kampionë. Unë nuk jam i befasuar pasi gjithmonë besova se jemi më të mirë”, ka thënë Evra.
Carlo Ancelotti ka folur kundër spekulimeve të ndryshme për të ardhmen e tij, duke thënë se ajo nuk është vendosur pas humbjes nga Manchester United, por do të vendoset varësisht nga fundi i sezonit.“Jo, nuk mendoj se humbja nga United tashmë ka vendosur të ardhmen time. Mendoj se puna ime do të gjykohet në bazë të sezonit dhe jo vetëm në bazë të një ndeshje”.
“Ne duhet të mendojmë për ta fituar përsëri titullin, synimi jonë është që të fitojmë ndeshjet e mbetura dhe ta përfundojmë mirë sezonin. Tani duhet të luftojmë për pozitën e dytë dhe unë e kam harruar humbjen nga United, unë jam i përqëndruar në ndeshjen e radhës”, potencoi Ancelotti.
Bayerni ka konfirmuar se Thomas Kraft, Andreas Ottl dhe Hamit Altintop do të largohen nga klubi pas ndeshje përfundimtare të sezonit ndaj Stuttgartitt të shtunën.“Kraft kërkon që të jetë portieri i parë, por ne nuk mund t’ia garantojmë këtë. Ishte dëshira e altintop që të mos e vazhdojë kontratën, e cila skadon në fund të sezonit”, theksoi drejtori Karl-Heinz Rummenigge.
Zhvillimet e fundit te Bayerni korespondojnë me spekulimet se bavarezët janë shumë pranë sigurimit të shërbimeve të portierit Manuel Neuer dhe të mbrojtësit të Benficas, Fabio Coentrao.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka reaguar pas deklaratës së Sir Alex Ferguson se Howard Webb është gjyqtari më i mirë në Angli, duke thënë se gjyqtarët duhet të përzgjedhen nga FA 48 orë para fillimit të takimeve.“Besoj se nuk duhet ta dini emrin e gjyqtarit para ndeshjes. Duhet të përzgjidhet 48 orë para se ndeshja të fillojë dhe askush nuk duhet ta di se kush është gjyqtari i takimit”.
“Kështu të gjithë do t’u shmangeshin problemeve me referimin para ndeshjes”, ka thënë Wenger
Francezi shtoi se ai nuk e ka problem që të përgëzojë Unitedi për titullin e fituar, por se thjeshtë mendon se Djajtë nuk ishin më të mirë se sa Topçinjtë.
















