Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Villarrealit në kuadër të javës së 37-të në La Liga.Marcelo shënoi golin e parë për Los Blancos (17’), ndërsa Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë dyfishoi epërsinë (22’).
Në pjesën e dytë (51’), Cani shënoi golin e nderit për vendasit, ndërsa në minutat shtesë, ishte sërish Ronaldo që po nga gjuajta e lirë realizoi golin e 38-të në Primera Divison këtë sezon, për të arritur rekordin e Hugo Sanchez dhe Telmo Zarra për gola të shënuara gjatë një sezoni, ndërsa ky ishte goli i 51-të në të gjitha garat.
Ndërkohë, Barcelona ka barazuar pa gola ndaj Deportivo La Corunas, që po lufton të mbetet në Primera Division.
Një hap pozitiv për mbijetesë e kanë bërë Zaragoza dhe Getafe duke mposhtur Espanyolin, respektivisht Osasunan, ndërsa Herculesi edhe matematikisht është në Secunda Division, duke iu bashkuar kështu Almerias.
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Hugo Sanchez, shpreson se Cristiano Ronaldo do ta mposhtë Lionel Messin dhe do ta fitojë Pichichin.Sanchez aktualisht ndan rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e La Ligas gjatë një sezoni me Telmo Zarran me nga 38 gola.
“Unë e kam thënë këtë. Nëse është dikush që duhet ta thyejë atë, atëherë duhet të jetë një lojtar i Realit. Cristiano Ronaldo është madrilen”.
“Unë nuk dua që Messi ta bëjë këtë, jo për shkak të tij, por për shkak se luan për Barcelonën. Nuk e di nëse Ronaldo do ta thyejë atë, por sigurisht se ka gjasa të mira të bëjë këtë”, u shpreh Sanchez për Marca.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka garantuar qëndrimin e tij në Old Trafford, përderisa foli edhe për dobësitë e ekipit të tij pas fitimit të titullit të 19-të në histori të klubit.“Mendoj se do të fokusohem më shumë në formën tonë si mysafir. Mendoj se pa dyshim ky është fakti që na bën të jemi më të zhgënjyer, pasi kemi nëntë barazime si mysafir, por forma jonë në shtëpi ka qenë absolutisht fantastike”.
“Kryesore për mua ka qenë forma në shtëpi, ishte e shkëlqyer. E ardhmja ime? Sigurisht se do të qëndroj”, ka thënë Ferguson.
Trajneri i Real Madridit, Aitor Karanka ka mbështetur klubin për raportimin e bërë ndaj Sergio Busquetsit, duke thënë se të gjithë kanë parë se çfarë bëri mesfushori i Barcelonës në ndeshjet ndaj Realit.“Pikëpamja ime është e njëjtë me atë të klubit. Në asnjë moment Real Madridi nuk e ka fyer ndonjë lojtar. Ekziston një video e cila e shfaq sjelljen jo sportive të Barcelonës dhe tani UEFA e ka hapur rastin ndaj tij. Të gjithë kanë parë çfarë bëri ai”.
“Unë e kam thënë se çfarë ndodh në fushë duhet të qëndrojë aty. Sidoqoftë, nëse ekziston diçka raciste, atëherë nuk mund të bëj asgjë”, potencoi Karanka
Kevin Prince Boateng e festoi titullin e parë të Milanit pas shtatë vitesh në mënyrë të jashtëzakonshme, duke vallëzuar në stilin ‘moonsalk’ të Michael Jackson në San Siro.Më 23 prill Boateng kishte thënë për La Gazzetta dello Sport se ai do të vishej sikur Jackson dhe do të vallëzonte në stilin ‘moonwalk’. Dhe...ganezi e mbajti premtimin.
Çdo koment është i tepërt për festën e zhvilluar në San Siro dhe ajo që ju mbetet juve është t’i shikoni pamjet nga ‘moonëalk’ i Kevin-Prince Boateng.
Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness i ka thënë televizionit gjerman Sky se bavarezët kanë arritur të sigurojnë shërbimet e portierit fantastik gjerman, Manuel Neuer.“Menaxhmenti jonë ka qenë në gjendje që të arrijë një marrëveshje me Schalken. Tani shtrohet pyetja nëse ata dëshiron ta finalizojnë marrëveshjen”, theksoi Hoeness.
Ai shtoi se zyrtarizimi do t’i mbetet Schalkes, qoftë para apo pas ndeshjes së fundit të sezonit në kuadër të finales së DFB Pokal që zhvillohet të shtunën e ardhshme në stadiumin olimpik të Berlinit.
Kenny Dalglish ka lëvduar drejtuesit e klubit për përkrahjen e tyre në tregun e transferimeve, por ka këmbëngulur se klubi nuk do të transferojë lojtarë që janë tejet të shtrenjtë.“Unë nuk dua të qëndroj këtu duke folur për shumat të cilat do t’i shpenzojmë, ose nëse do ta transferojmë atë apo këtë lojtar. Unë dua t’u jap lojtarëve që janë këtu respektin më të madh të mundshëm për impenjimin e tyre këtë sezon”.
“Dua të falënderoj edhe pronarët për mbështetjen e tyre, por mund t’iu garantoj se lojtarët që janë shumë të shtrenjtë nuk do të transferohen”, u shpreh Dalglish.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është futbollisti i parë në historinë e La Ligas që ka arritur të shënojë tre apo më shumë gjashtë herë brenda një sezoni.Hettriku i shënuar nga portugezi në ndeshjen ndaj Getafes ishte i katërti për të këtë sezon dhe i pesti që prej se është transferuar te Real Madridi.
CR7, që ka shënuar edhe nga dy gola në shtatë ndeshje tjera ka 13 paraqitje tjera me shumë gola në 26 ndeshjet ku ka realizuar së paku një gol.
Për më shumë, Ronaldo është lojtari i parë në historinë e La Ligas që ka shënuar tre apo më shumë gola në gjashtë ndeshje gjatë një sezoni. Ky rekord ishte ndarë mes Romarios dhe Langaras që kanë realizuar tre apo më shumë gola në pesë ndeshje gjatë një sezoni.
Për Cristiano Ronaldon dy ndeshjet e fundit në La Liga janë jashtëzakonisht me vlerë, pasi me 49 golat e shënuara në të gjitha garat këtë sezon, është shumë pranë tejkalimit të Lionel Messit (51 gola), i cili kohë më parë theu rekordin për golat e shënuar në të gjitha garat këtë sezon.
Milani ka shënuar fitore prej 4-1 kundër Cagliarit për ta festuar më së miri titullin e kampionit të Italisë me tifozët e vet në San Siro.Robinho kaloi Rossonerët në epërsi (22’), ndërsa Gennaro Gattuso dyfishoi rezultatin (24’).
Ishte sërish braziliani Robinho që ngriti epërsinë në 3-0, ndërsa Andrea Cossu shënoi golin e nderit për mysafirët (38’).
Në gjysmën e dytë, Rossonerët realizuan edhe një gol përmes Clarence Seedorf (77’), ndërsa pas një kohe të gjatë, u kthye në fushë ‘njeriu gol’, Filippo Inzaghi.
Milani u shpall matematikisht kampion i Italisë një javë më parë, ndërsa kjo ishte hera e parë pas shtatë vitesh që kuqezinjtë fitojnë Scudetton.
Javier Hernandez e ka shpallur Manchester Unitedin si klubin më të mirë në botë, pas sigurimit të titullit të 19-të në Kampionatin anglez.“Është brilante. Është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur. Është padyshim më shumë se që kam mundur të imagjinoj. Çdo ndeshje, çdo ditë në Angli ka qenë më e lumtur sa që kam ëndërruar”.
“Është e pabesueshme. Kam ëndërruar për këtë moment dhe po kënaqem shumë. Është vërtet e pabesueshme. Jemi ekipi më i mirë në botë”, ka deklaruar meksikani.
Kampioni i ri i Anglisë, Manchester United, do të mbajë një paradë festive nëpër rrugët e Mançesterit më 30 maj për të festuar titullin e 19-të të Ligës Premier.Me barazimin e të shtunës kundër Blackburn Rovers, Djajtë e Kuq u shpallën edhe matematikisht kampionë, ndërsa festa e vërtetë e tyre do të ndodhë dy ditë pas finales së Ligës së Kampionëve.
Duke marrë parasysh këtë datë, tifozët e United do të shpresojnë edhe për trofeun Ligës së Kampionëve, ashtu që ta dyfishojnë festimin.
Ka përfunduar pritja 35-vjeçare e Manchester Cityt për një trofe, pasi që ‘pasanikët’ kanë rrëmbyer trofeun e FA Cup.Me fitore minimale prej 1-0 kundër Stoke Cityt në finalen e zhvilluar në Wembley, Manchester City ka fituar trofeun e pestë të FA Cup në historinë e klubit.
Heroi i Cityt në këtë përballje ishte Yaya Toure, i cili në minutën e 74 shënoi golin e fitores.
Mesfushori i Bayern Munichut, Hamit Altintop, ka deklaruar se do të ishte një ëndërr sikur të transferohej te Real Madridi, ndërsa ka sqaruar se nuk ka nënshkruar kontratë me Los Blancos.Kontrata e turkut me bavarezët skadon në fund të sezonit, ndërkaq ai nuk dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Allianz Arena.
“Madridi është një ëndërr, sepse është klubi më i madh që ekziston, mirëpo akoma nuk kam nënshkruar asgjë. Ka spekulime, por nuk kam kontratë me Real Madridin”, ka deklaruar Altintop për Marca.
Pas një sezoni të shkëlqyeshëm dhe të jashtëzakonshëm, skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija, arrin të shpallet kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë, tri javë para përfundimit të kampionatit.Në ndeshjet e kësaj jave, barazoi konkurrentit i vetëm për titull Metalurgu, ndërkaq Shkëndija regjistroi fitore, ashtu që skuadra shqiptare shpallet kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa ky është viti i dytë me radhë që një skuadër shqiptare shpallet kampion, pasi vitin e kaluar u shpall skuadra tjetër nga Tetova, Renova.
Ndërkohë, pritet festë e madhe e tifozëve tetovarë, derisa festa do të vazhdojë edhe gjatë ndeshjes së ardhshme që ekipi i Shkëndisë do ta zhvillojë në shtëpi përballë Rabotnickit.
Njëri prej pronarëve të Liverpoolit, Tom Werner, ka lëvduar punën e Kenny Dalglish, por ua ka tërhequr vërejtjen tifozëve që të mos kënaqen ende pasi nuk është fituar asgjë.“Mendoj se është me rëndësi që të vazhdojmë të punojmë në drejtimin e duhur, por vazhdimisht jemi duke u stabilizuar. Ne kemi një rrugë të gjatë përpara dhe natyrisht ne nuk duam të bëjmë premtime të tepërta”.
“Ne po shkojmë në drejtimin e duhur dhe unë ndjej një sens të unitetit, me një siguri dhe besim të madh për të ardhmen”, theksoi Werner.
Legjenda e futbollit italian, Roberto Baggio, ka lëvduar ish-bashkëlojtarin e tij, Pep Guardiola, për punën e bërë me Barcelonën, duke thënë se ai gjithmonë ka qenë lider.“Pep Guardiola, të cilin e takova si i ri, gjithmonë ka qenë lider. Si djalosh, ai studioi futbollin dhe tani ka arritur të ndërtojë një Barcelonë të mrekullueshme”.
“Mendoj se formacioni i ekipit të Barcelonës vendoset kur ai është duke fjetur”, ka thënë Baggio.
















