Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se ai aspak nuk është i interesuar sikurse Cristiano Ronaldo, në gola dhe në thyerjet e rekordeve, por më shumë në sukseset kolektive.
Cristiano Ronaldo ia prishi planet Lionel Messit duke thyer edhe rekordin e golave të shënuar gjatë një sezoni në La Liga, por duke thyer edhe rekordin e vënë nga Messi pak javë më parë për numrin e golave të shënuar gjatë një sezoni në të gjitha garat.
“Golat janë të rëndësishëm vetëm kur fitoni ndeshjet. Nëse unë nuk shënoj dhe Barcelona fiton Ligën e Kampionëve, atëherë është e pa rëndësishme nëse e gjej rrjetën apo jo. Interesi im është në sukseset kolektive dhe jo ato individuale”, theksoi ‘el Messiah”.
Arsenali është duke u përgatitur për ta shitur asin Cesc Fabregas këtë verë për një shumë prej 50 milionë funtesh.
Sunday Mirror shkruan se Wenger ka vendosur ta shesë Fabregasin, në mënyrë që me të hollat e fituara nga shitja e spanjollit, të forcohet edhe më shumë skuadra me lojtarë të rinj, për t’i dhënë fund tabusë së titujve.
Ajo që Wenger tani dëshiron të shmangë janë tri muaj të tjerë plot spekulime për të ardhmen e Fabregas, prandaj francezi ia ka bërë me dije Barcelonës që nëse e dëshiron Cesc të nxitohet.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se klubi ka identifikuar caqet kryesore për këtë afat kalimtar veror dhe nëse duhet të shpenzohen shuma të mëdha, atëherë Topçinjtë sipas tij do ta bëjnë këtë.
“Më pëlqejnë lojtarët anglezë. Ata janë të mirë, por kam thënë se inflacioni (të ardhurit nga jashtë) është shumë i madh për ta. Është gjithmonë në pyetja paraja, por nëse duhet të shpenzojmë, atëherë do ta bëjmë”.
“Ne mund të transferojmë çdo lojtar që ekziston, por varet se çfarë do të ndodhë. Ne kemi lista – numri një, dy, tre – dhe do të tentojmë t’i konrektizojmë. Fatkeqësisht jo gjithmonë shkon si keni planifikuar. Është shumë e vështirë t’i bësh gjërat të ndodhin. Ne do të punojmë në forcimin e ekipit. Ne definitivisht jemi në treg, kjo është e sigurtë”, deklaroi Wenger.
Portieri i Schalkes, Manuel Neuer, ka refuzuar që të pranojë një kalim te gjiganti gjerman, Bayern Munich.
“Përgjigja ime është e qartë. Nuk e kam idenë nëse do të shkoj te Bayerni. Ata që janë përgjegjës për këtë dinë gjithçka”.
“Unë nuk mund të them asgjë pasi është raportuar aq pak, nuk jam në një pozicion që ta them këtë. Nuk kam informacionin e duhur. Më duhet të pres”, ka thënë Neuer.
Drejtori sportiv i Schalkes, Horst Heldt pranoi pas fitimit të Kupës së Gjermanisë për televizionin publik gjerman ARD se ekziton oferta përfundimtare e Bayernit e cila duhet të shqyrtohet.
Drejtori i Milanit, Ariedo Braida ka hedhur poshtë shpresat e Rossonerëve për një transferim sensacional të Cesc Fabregasit në San Siro.
Rossonerët kanë konfirmuar ditë më parë se ata dëshirojnë një mesfushor të krahut të majtë për ta forcuar edhe më tej skuadrën, ndërsa Fabregas për mediumet ishte kandidati kryesor.
“Fabregas te Milani? Kjo është vetëm fantazi për momentin”, theksoi Braida që nuk e mohoi në tërësi një mundësi të tillë në të ardhmen.
Portieri i Real Madridit, Jerzy Dudek është pensionuar pas paraqitjes së fundit në fanellën e Realit në fitoren prej 8-1 ndaj Almerias.
Në nderim të ish-portierit të Liverpoolit, bashkëlojtarët e tij e përcollën në pankinë duke formuar një korridor, përderisa Bernabeu shpërtheu në ovacione.
“Kur bashkëlojtarët dhe miqtë e mi formuan korridorin…unë nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë. Tri javë më parë mendova se do të luaj ende, por nuk e kam pritur që kjo të marrë fund në mënyrë aq prekëse”, u shpreh Dudek.
Jerzy Dudek do të kujtohet si një prej portierëve më të mëdhenj në historinë e futbollit evropian, pasi njihet për intervenimet e tij epike gjatë kohës sa qëndroi te Liverpooli. Polakun e njohin më mirë Rossonerët, kur në finalen historike të vitit 2005 të zhvilluar në Stamboll, ishte pikërisht Dudek ai që ndali penaltinë vendimtare të Andriy Shevchenkos.

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i ka falënderuar bashkëlojtarët që ia kanë mundësuar që ta fitojë titullin Pichichi këtë sezon, dhe njëherit të thyejë rekordin me më shumë gola të shënuar në një edicion në La Liga.
Portugezi ishte realizues i dy golave në fitoren e lartë prej 8-1 të Los Blancos kundër Almerias, kështu që CR7 e përfundoi sezonin 2010/2011 në Primera Division me plot 40 gola të shënuar.
“Duhet t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi. Pichichi është për të gjithë ne. Ata më kanë ndihmuar të arrij 40 gola”, ka thënë Ronaldo menjëherë pas fitores.
Lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave tashmë mban rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në një sezon të La Ligas, përpara Hugo Sanchez dhe Telmo Zarra që kanë arritur të shënojnë nga 38 sosh.
Njëkohësisht, duhet përmendur se këtë sezon në të gjitha garat, Ronaldo ka shënuar 53 gola.