Ky është transferi i tretë i Madrilenëve, i cili është sulmuesi i Espanyolit, Jose Maria Callejon.Real Madridi nëpërmjet një komunikate zyrtare të lëshuar për shtyp ka zbuluar se Callejon është lojtari i ri i Los Blancos pasi lojtari pati një sezon të shkëlqyer me Espanyolin dhe shihet si një lojtar mjaft premtues për Mbretërit.
Callejon ka nënshkruar me Realin dhe do të qëndroj në Santiago Bernabeu për pesë vitet e ardhshme.
“Real Madrid dhe Espanyol kanë arritur marrëveshje për të transferuar lojtarin, Jose Maria Callejon i cili do të qëndroj në Bernabeu për pesë vitet e ardhshme”.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit sikur të ishte ndeshja e tij e fundit në jetë.“Do të dal dhe do ta luaj këtë ndeshje sikur të jetë e fundit. Është një ndeshje e veçantë dhe unë kam kujtime të mira nga finalja e Romës para dy vitesh”.
“Do të luajmë ndaj një rivali të madh që ka lojtarë të shkëlqyer, siç është Wayne Rooney dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e barabartë. Nuk ka favoritë në finale. Cilado skuadër mund të fitojë. Këto ndeshje vendosen nga detajet e vogla”, ka thënë argjentinasi.
Ai ka folur edhe për rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili ka regjistruar 40 gola në La Liga duke thyer rekordin dhe duke fituar trofeun Pichichi këtë sezon.
“Do të më pëlqente ta fitoja Pichichin, por Cristiano ka shënuar shumë gola në ndeshjet e fundit. Unë e uroj, por ajo që është me rëndësishme është ta fitojmë finalen. Mua më pëlqejnë më shumë trofetë e skuadrës”, ka shtuar Messi.
Për performancat e tij mbresëlënëse me Borussia Dortmundin, Nuri Sahin është shpallur lojtari i vitit për sezonin 2010/2011 në Bundesliga nga revista gjermane “Kicker”.Mesfushori 22-vjeçar, i cili në sezonin e ri do të luajë për Real Madridin, ka luajtur rol të rëndësishëm në fitimin e titullit nga Dortmundi, njëherit duke realizuar gjashtë gola dhe duke asistuar në nëntë të tjerë, në 30 paraqitjet e tij.
Në sondazhin e Kicker, Sahin kryeson me 46.1 për qind të të gjitha votave. Bashkëlojtari i tij te Borussia, Mario Gotze, është i dyti me 18.7 për qind, ndërsa i treti është Arturo Vidal i Bayer Leverkusenit me 7.4 për qind.
Yjet e Bayern Munichut, Arjen Robben dhe Mario Gomez, zënë vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka përshkruar Manchester Unitedin si njërën nga skuadrat më të mira në botë.Të shtunën mbrëma Blaugranët do të zhvillojnë finalen e Ligës së Kampionëve, pikërisht kundër Djajve të Kuq, ndërsa Guardiola ka vetëm fjalë lavdie për ekipin e Sir Alex Ferguson.
“E kemi shikuar finalen e vitit 2009 dhe ata kanë qenë më të mirë se ne në gjysmën e parë. Niveli është i njëjtë, ata janë të fortë, garues dhe mund të luajnë me katër ose pesë formacione të ndryshme, dhe sërish mbeten konkurrues”.
“Është njëra nga skuadrat më të mira në botë, edhe atë jo vetëm sivjet. Jemi krenarë që do të luajmë kundër tyre”.
“Mendoj se do të jetë një finale e mirë, por kurrë s’i dihet. Duhet të mundohemi që të parashikojmë se çfarë do të bëjë Manchesteri. Është një skuadër që do të mbrohet në pjesën e vet nëse është nevoja”, u ka thënë Pep gazetarëve.
Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka lavdëruar Cristiano Ronaldon pasi ai i dha fund sezonit si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në historinë e futbollit spanjoll.Dy golat e tij në fitoren 8-1 ndaj Almerias ishin i 39-ti dhe i 40-ti i sezonit në ligë, e që çuan në 102 numrin e përgjithshëm të Real Madridit, shtatë më shumë se kampioni në fuqi, Barcelona.
“Cristiano Ronaldo ëshë një lojtar i shkëlqyeshëm dhe numrat e tij janë heroik dhe kontributi i tij për ekipin ka qenë shumë i rëndësishëm. Kjo ndeshje ishte më shumë një atmosferë festive dhe ekipi tregoi aftësi të jashtëzakonshme shënuese”, ka thënë Valdano për faqen zyrtare të klubit.
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka folur në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet të shtunën mbrëma në Wembley.“Mendoj se të dyja skuadrat do të zhvillojnë lojë të hapur, sepse janë dy ekipe që u pëlqen të luajnë futboll- të cilat mundohen dhe krijojnë raste dhe sulmojnë që nga fillimi”.
“Jam i sigurt se do të jetë një spektakël i madh, sepse, në fund të fundit, kjo është çfarë pritet nga një takim i dy skuadrave më të mira në Evropë”, ka thënë braziliani.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, më në fund e ka thyer heshtjen duke lansuar një sulm të freskët drejt Barcelonës dhe ka kërkuar që në sezonin e ardhshëm të ketë më shumë lojë fer në La Liga dhe Evropë.Portugezi nuk ka folur për mediat që kur UEFA e dënoi me pesë ndeshje mosparaqitje në futbollin evropian, pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
Ndërsa tani, ai e ka shfrytëzuar rastin që t’ua dërgojë një mesazh tifozëve madrilenë dhe UEFA-s, përmes një komunikate të lëshuar të hënën në faqen zyrtare të Los Blancos.
48-vjeçari ka kërkuar që të mos harrohen principet bazë në futboll, të cilat sipas tij, ishin harruar gjatë sezonit 2010/2011.
Portugezi ka thënë se nuk duhet vetëm të flitet për lojë të drejtë, porse të veprohet, sikurse do të ishte dhënia e kartonit të kuq ndaj Busquetsit që e ofendoi Marcelon në baza racore.
Ai po ashtu i ka falënderuar tifozët e Realit për mbështetjen që i kanë dhënë klubit.
Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se lëndimi i Alexandre Patos nuk është aq serioz sa mendohej në fillim, ashtu që pritet që ai të jetë i gatshëm për Kupën e Amerikës.Braziliani lëndoi shpatullën në takimin e të dielës ndaj Udineses duke bërë që të vihet në pikëpyetje pjesëmarrja e tij në Copa America me përfaqësuesen e Brazilit.
Mirëpo, Galliani ka thënë se 21-vjeçari do të jetë i gatshëm të luajë në këtë turne, i cili mbahet nga 1 deri më 24 korrik.
Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento, e ka caktuar një skuadër të fuqishme që do të luajë në qershor në përballjen ndaj Norvegjisë në Stadio da Luz, e vlefshme për kualifikimet në Euro 2012. Krahas emrave të njohur, si Ronaldo, Nani, Carvalho dhe Pepe, janë përfshirë edhe emra të rinj, si Andre Santos, Ruben Micael dhe Silvestre Varela. Portugalia ka nevojë për tre pikë të plota kundër Norvegjisë më 4 qershor, sepse çdo rezultat tjetër mund të rrezikojë shpresat e tyre për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian.
Skuadra e plotë e Portugalisë:
Portierë: Eduardo (Genoa), Rui Patricio (Sporting) Ventura (Porto)
Mbrojtës: Joao Pereira (Sporting), Bruno Alves (Zenit), Pepe (Real Madrid), Ricardo Carvalho (Real Madrid), Rolando (Porto), Fabio Coentrao (Benfica), Silvio (Braga)
Mesfushorë: Andre Santos (Sporting), Raul Meireles (Liverpool), Ruben Micael (Porto), Duda (Malaga), Carlos Martins (Benfica), Joao Moutinho (Porto), Paulo Machado (Toulouse)
Sulmues: Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Danny (Zenit), Helder Postiga (Zenit), Hugo Almeida (Besiktas), Nani (Manchester United), Varela (Porto).
Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, e ka paralajmëruar Manchester Unitedin se do ta kenë të vështirë për ta ndalur Lionel Messi në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën në Wembley.“Problemi me Leon është se askush nuk e di se çfarë do të bëjë ai”.
“Ai është nga një planet tjetër. Ai mund të bëjë gjithçka, ai është lojtar i dëshmuar përkundër moshës që ka”.
“Ai ka edhe shumë vite para vetes dhe shpresoj se do ta fitojë Topin e Artë më shumë se çdokush tjetër, sepse ai është aq i talentuar”, ka thënë 31-vjeçari.
Ikona e Barcelonës, Johan Cruyff, ka gjetur kohë për të lavdëruar sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.Portugezi shënoi dy gola për të çuar në 40-të numrin e golave këtë sezon në kampionatin spanjoll dhe për t’u bërë golashënuesi më i mirë gjatë një sezoni në ligë në historinë e futbollit spanjoll.
“Ronaldo ka arritur shumë me paraqitjet e tij këtë sezon. Jo vetëm në La Liga, por po ashtu edhe për Këpucën e Artë Evropiane në sezonet e ardhshme. Është një paraqitje e mahnitshme të shënosh aq shumë gola në një ligë aq të fuqishme. Unë nuk kam dyshime se Ronaldo dhe të gjithë ‘madridistët’ do të jenë krenar me atë që ka arritur ai”, ka shkruar Cruyff në kolumnen e tij javore për El Periodico de Catalunya.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka shprehur zhgënjimin e tij për sezonin 2010-2011, por shpreson se ata do të mund t’i përmirësojnë paraqitjet në sezonin e ardhshëm.Biankonerët dështuan të kualifikohen për Europa League pavarësisht barazimit të djeshëm 2-2 ndaj Napolit në Torino.
“Shumë gjëra kanë shkuar keq dhe ne po paguajmë për këtë. Fansat janë të zhgënjyer? Ata janë po aq të zhgënjyer sa edhe ne. Rezultatet nuk kanë qenë ashtu siç kemi pritur. Vitin e ardhshëm ne do të fillojmë sërish duke menduar për këtë sezon, që nuk guxon të përsëritet”, ka thënë Del Piero.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, është i ngazëllyer që ata i dhanë fund Ligës Premier si kampionë.Rooney ka marrë edhe medaljen e katërt të ligës gjatë të dielës në Old Trafford dhe e ka përshkruar atë si një ndjenjë ‘fantastike’.
“Kjo është ajo për të cilën luani futboll: të fitoni trofe, të fitoni medalje. Çdo herë kur fitoni një medalje është një festë e madhe. Është fantastike për lojtarët, fansat dhe për çdokënd të inkuadruar në klub”, ka thënë Rooney për televizionin e Manchester United.
Corinthians mbetet me shpresa se do të mund të nënshkruajë kontratë me ikonën e Milanit, Clarence Seedorf.Seedorf është lidhur me disa klube braziliane, përfshirë edhe Botafogo dhe Flamengo.
“Ne kemi qenë në biseda për tashmë një kohë dhe presim lajmin nga Seedorf. Ne shpresojmë se gjithçka do të mund të zgjidhet brenda disa ditësh”, ka thënë menaxheri i Corinthians, Tite.
Juventusi është ekipi favorit për të transferuar yllin e Milanit, Andrea Pirlo.Një kalim te Juventusi është përfolur për tashmë disa muaj për Pirlon dhe me përfundimin e sezonit një lëvizje e tillë duket se është shumë afër realizimit.
“Një vendim final do të merret në disa ditët e ardhshme, por mendoj se Juventusi është ndër kandidatët kryesor. Ka ende disa detaje për të qartësuar, por besoj se Andrea Pirlo po shkon drejt Juventusit”, ka thënë agjenti i lojtarit, Tulio Tinti.
“Ne kurrë nuk i kemi diskutuar financat me Milanin sa i takon kontratës së re. Stimulimi i Pirlo dhe dëshira për një aventurë të re janë ato që e kanë bërë diferencën. Menaxheri i Milanit, Massimiliano Allegri, i ka bërë vlerësimet e tij dhe ne i kemi bërë tonat, por ne të gjithë kemi vepruar me qetësi”, ka thënë më tej Tinti.
Fansat e Chelsea po kërkojnë rikthimin e Jose Mourinhos pas shkarkimit të djeshëm të Carlo Ancelottit.Ancelotti u largua nga klubi vetëm 10 minuta pasi Blutë i dhanë fund sezonit me një disfatë 1-0 nga Evertoni. Por mediat angleze shkruajnë se fansat e Chelseat tash kërkojnë rikthimin e portugezit në klub dhe janë dëgjuar edhe brohoritje të emrit të tij.
Insistimi i fansave mund të bëjë që Roman Abramovich të tentojë të rikthejë Jose, i cili u largua nga klubi në vitin 2007.
Aktualisht Mourinho shihet vetëm si opsion i dytë nga Blutë, pas menaxherit të Portos, Andre Villas-Boas, i cili është favoriti për t’u ulur në stoli e trajnerit në Stamford Bridge.
Portieri i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar, ka deklaruar se finalja e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës do të jetë ndeshja e tij e fundit si futbollist aktiv.Të dielën holandezi zhvilloi ndeshjen e fundit në Ligën Premier, ndërsa ka thënë se edhe pse ka dyshime, ai është i vendosur që të pensionohet.
“Gjithmonë ka dyshime dhe gjithçka. Ka qenë e jashtëzakonshme, por të shikojmë përpara drejt të shtunës dhe ta fitoj ndeshjen e fundit në jetë dhe aty do të jetë fundi”, ka thënë Van der Sar për Sky Sports.
Carlo Ancelotti nuk është më trajner i skuadrës së Chelseat- thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Blutë.Pas një sezoni zhgënjyes, drejtuesit e klubit vendosën që t’i ndajnë rrugët me trajnerin italian.
“Klubi futbollistik Chelsea konfirmon se nga sot (e diel) klubi e ka ndërprerë bashkëpunimin me Carlo Ancelottin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Chelsea.
Blutë e kanë falënderuar trajnerin për punën e deritashme, mirëpo kanë shpjeguar se mossuksesi i skuadrës i ka detyruar ata që ta shkarkojnë Ancelottin.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se mentaliteti i skuadrës për të cilën ai luan i bën ata as të mendojnë për të pësuar disfatë në finalen e madhe ndaj Manchester United javën e ardhshme.“Ata janë të ngjashëm me Arsenalin dhe luajnë futboll sulmues. Ata nuk do të tentojnë të na bllokojnë prandaj pritet të jetë ndeshje shumë interesante mes dy ekipeve të mëdha. Është finale e përshtatshme mes dy kampionëve të kampionateve respektive”.
“Ne kemi një mentalitet kolektiv fitues, prandaj humbja as që merret në konsideratë”, ka thënë Messi.
















