Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, ka thënë se nuk do të ketë ripërsëritje të finales së Ligës së Kampionëve të para dy viteve, kur Djajtë pësuan humbje nga Barcelona.
“Unë mezi e pres ndeshjen, por nuk dua ta rikujtoj i nervozuar finalen e kaluar. Unë dua të sigurohem që t’u japim fansave atë që meritojnë. Unë respektoj Barcelonën për atë që bëri në Romë kur na ka mposhtur. Por, më vjen keq tani unë do të jem fitues”.
“Në fillim të finales së kaluar ne dominuan në dhjetë minutat e para, por kur e pranuam golin e parë… Finalja e vitit 2009 ishte frustrim i madh dhe nuk dua ta përjetoj përsëri ndjenjën e njëjtë”, ka thënë Evra.
Sulmuesi anglez, Michael Owen, ka pranuar se bashkëlojtari i tij te Manchester United, Javier Hernandez, e ka befasuar atë me 20 golat e shënuar gjatë sezonit që lamë pas.
“Ai është më i mirë se sa unë. Kur blini një lojtar shpresoni të jetë transfer i përkryer dhe nuk mendoj se dikush tjetër do të përshtatej aq shpejtë me ekipin sa Chicharito”.
“Instinktiviteti i lojës së tij brenda në zonë e bën atë finalizues të jashtëzakonshëm të aksioneve. Ai ka shënuar gola në Botëror dhe në Ligën e Kampionëve. Ai ka treguar se mund t’ia dalë në ndeshjet e mëdha”, ka thënë Owen.
Lionel Messi ia ka tërhequr vërejtjen Manchester Unitedit para finales që zhvillohet të shtunën në Wembley, duke thënë se kjo përbërje e Barcelonës është më e mira në të cilën ai ka luajtur ndonjëherë.
“Ky është definitivisht ekipi më i mirë i Barcelonës në të cilin kam luajtur ndonjëherë”.
“Janë më shumë se të merituar titujt të cilët po i fitojmë dhe unë nuk mendoj se do ta shihni këtë ekip të dobësuar në vitet në vijim”, u shpreh Messi.
Interi është duke e enkruajuar Manchester Unitedin të bëjë ofertë për mesfushorin holandez, Wesley Sneijder dhe mbrojtësin, Douglas Maicon, pasi Nerazzurët kanë vënë yjet e tyre në shitje.
Sky Italia njofton se presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka plane të mëdha për afatin kalimtar veror, por nuk dëshiron t’i konkretizojë ato pa grumbulluar të holla nga shitja e disa prej futbollistëve kryesorë.
Interesimi i Manchester United për Sneijder tashmë dihet dhe agjentët e Interit kanë kontaktuar ata të kampionit anglez për një ofertë të mundshme. Moratti thuhet se është i gatshëm që të bëjë shitje të dyfishtë në mënyrë që të marrë nga United para në dorë.
Barcelona nga ana tjetër është kontaktuar nga drejtuesit e Interit për t’u njoftuar mbi vënien në shitje të mbrojtësit të djathtë më të mirë në botë, Maicon.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, njëkohësisht një prej sulmuesve më të mëdhenj në historinë e futbollit anglez, Gary Lineker i ka bërë thirrje Manchester Unitedit që të dorëzohet pa hyrë fare në fushë në finalen e Wembleyt ndaj Barcelonës.
Lineker ka pak dyshime mbi fituesin e finales që zhvillohet të shtunën, përkundër faktit se Manchester United ka kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme.
“Nëse Barcelona do të ndizet, atëherë ata do të fitojnë”.
“Barca duhet të përjetojë një ditë të keqe në mënyrë që United të ketë pak gjasa. Ose ose Manchester United do të ketë aq shumë fat sa ta fitojë finalen”, theksoi Lineker.
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka pranuar se tentimet e Liverpoolit për ta transferuar Gareth Barryn ishte arsyeja e largimit të tij nga Anfield.
“Në fund të sezonit 2007/2008, duke folur me Rafa Benitezin, ai ma tregoi situatën dhe se ata ishin në kërkim të një lojtari, ndërsa unë do të mund të isha zëvëndësues”.
“Nëse do të vinte ndonjë ofertë, do të shitesha. Kështu i thashë edhe vetes kur e kuptova se jam shndërruar nga një lojtar shumë i rëndësishëm në një lojtar që shitet për të sjellur të tjerë”.
“Me të mbaruar sezoni, unë bisedova me menaxherin. Unë e kam ditur se Real Madridi po më kërkonte dhe pranova transferimin nëse më përshtatej kontrata”, deklaroi Alonso.
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, është duke përcjellë situatën e Didier Drogba te Chelsea.
Daily Mail shkruan se sulmuesi i Bregut të Fildishtë mbetet nën vëzhgimin e trajnerit të Realit. Drogba ka joshur një ofertë serioze nga Galatasaray, e cila mund ta dërgojë atë në Stamboll me një pagë të lartë në vitet e fundit të karrierës së tij.
Megjithatë nëse Chelsea vendos ta shesë atë, Mourinho po ashtu pritet të hidhet në garë për ta transferuar 33-vjeçarin në Stamford Bridge.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, shpreson që nënshkrimet e reja gjatë verës të ndihmojnë ekipin të luftojë për kreun e Ligës Premier.
“Kjo më bën të ndjehem shumë entuziast për sezonin e ardhshëm. Nëse ne mund ta ruajmë formën që kemi kaluar së fundi, të rikthejmë sërish lojtarët e lënduar dhe të sjellim disa përforcime kualitative, kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë.
“Me besimin që kemi ndërtuar në ekip, dhe me lojtarët e jashtëzakonshëm që tashmë kemi, ne e dimë se mund t’i qasemi çdo ndeshje me një shans të shkëlqyeshëm për të përfunduar në maje”, ka thënë Gerrard për The Mirror.
Manchester United është duke u lidhur me një transferim sensacional të mesfushorit francez të Arsenalit, Samir Nasri.
Sportivja prestigjioze franceze, L’Equipe shkruan se Sir Alex Ferguson është në dijeni për situatën e francezit dhe gatishmërinë e tij për t’u larguar nga Emirates.
Arsenali është i gatshëm ta shesë Nasrin, por jo te ndonjë prej rivalëve të Ligës Premier. Ferguson e sheh Nasrin si zëvëndësuesin ideal për veteranin Paul Scholes, i cili pritet që të varrë këpucët e tij pas finales të shtunën në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf ka rinovuar edhe për një vit kontratën e tij me klubin nga San Siro, duke u dhënë kështu fund spekulimeve për të ardhmen e holandezit.
Seedorf u bashkohet veteranëve të tjerë, Alessandro Nestas, Massimo Ambrosinit dhe Filippo Inzaghit të cilët kanë nënshkruar kontratat e reja, pasi luajtën rol të madh në fitimin e titullit të parë për Milanin pas shtatë vitesh këtë sezon.
Lajmi u bë i ditur nga skuadra Rossonere në faqen zyrtare, ndërsa komunikata e lëshuar ishte me nota të larta për holandezin, duke e nderuar për dhjetë vitet sa qëndroi në San Siro.
Juventusi ka shkuar aq larg sa që ka bërë një ofertë konkrete e cila e vë në pozicion të pa përshtatshëm sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero.
AS shkruan se drejtues të Juventusit kanë takuar ata të klubit madrilen për të diskutuar mbi futbollistin, të cilit i kanë ofruar një kontratë të majme të vlefshme 7.5 milionë euro për sezon.
Juventusi po ashtu e ka qartësuar pozicionin e vet se nuk dëshiron të paguajë 45 milionë euro, megjithëse do të shkonte deri në 30 milionë.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson beson se është shumë më e vështirë për menaxherët e rinj që të përshtaten me profesionin e strategut, përderisa shpreh kënaqësinë që ka përvojë në këtë zeje.
“Mirë që nuk jam i ri në këtë profesion. Ballafaqohesh me shumë situata të vështira – menaxhimi i mediave është i vështirë dhe më pas duhet të merreni me lojtarë të ndryshëm, ndërsa tani është ndërruar sistemi i drejtimit të klubeve, nga kryetarë në pronarë”.
“Mendoj se është shpesh reagim i nxituar shkarkimi i një menaxheri, performancat e tyre perceptohen shumë shpejtë dhe është sfidë shumë e madhe. Më shumë se kurrë, menaxhmenti është bërë industri mjaft e ndjeshme. U them të gjithë menaxherëve të rinj që gjëja e parë që u nevojitet janë drejtuesit e mirë”, ka thënë Ferguson.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve të tij që të jenë të përgatitur për një Manchester United agresiv pasi që beson se Djajtë do ta kërkojnë hakmarrjen për humbjen në finalen e vitit 2009.
“Mund të jetë ndeshje mjaft spektakolare pasi Manchester United luan lojë të hapur. Pak si Arsenali dhe pak si ne. Ata nuk luajnë në hapësira të mëdha sikur ne, por është ekip teknik që dëshiron të luajë”.
“Ata janë ekip i mrekullueshëm, praktikisht i njëjti sikur para dy viteve, por pa Cristiano Ronaldon dhe Carlos Tevez. Ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj. Ata do ta kërkojnë hakmarrjen”, ka thënë Leo.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka treguar të rejat më të fundit në planet transferuese të Rossonerëve, përfshirë edhe mohimin se Zlatan Ibrahimovic po transferohet te Real Madridi.
Milani dje kompletoi edhe nënshkrimin me mesfushorin e Genoas, Kevin-Prince Boateng.
“Në fillim ne kishim ca vështirësi, por në fund gjetëm një marrëveshje e cila mendoj se është e drejtë për të dyja palët. Edhe Marco Amelia dhe Alberto Paloschi janë po ashtu në pronësi të plotë të Milanit. Ky i fundit sigurisht se do të mbetet, sepse ai do të jetë i rëndësishëm gjatë verës kur Alexandre Pato dhe Robinho të jenë në Kupën e Amerikës”.
“Nuk mendoj se Cassano ka ndonjë problem të vogël dhe agjenti i tij nuk ka thënë asgjë. Ibrahimovic sigurisht se do të qëndrojë te Milani. Si gjithmonë Mino Raiola pëlqen të sillet vërdallë, por Ibra nuk shkon askund”, ka thënë Galliani.
West Ham United duket se mund ta humbasë kapitenin Matthew Upson gjatë verës.
London Evening Standard shkruan se Upson nuk do të fitojë marrëveshje të re dhe ai mund të largohet si lojtar i lirë.
Liverpool, Newcastle United dhe ish-klubi i tij Arsenali që të gjithë janë duke u lidhur me një transferim të Upson.
Mesfushori pritet të zgjedhë një ekip që garon në Evropë në sezonin e ardhshëm.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk beson se statusi i Barcelonës si favorite në prag të finales i jep këtij ekipi ndonjë avantazh.
United, pavarësisht se ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm gjatë të cilit fitoi titullin e 19-të të ligës, po mbetet nën hijen e Barcelonës në prag të finales së të shtunës. Blaugranët, të cilën fituan ndaj Djajve të Kuq edhe në finalen e dy viteve më parë në Romë, shihen si favoritë për ta fituar ndeshjen.
“Kjo nuk është avantazh. Kjo nuk ka rëndësi. Ne nuk i vendosim këto gjëra. E di se lojtarët e mi do të jetë në gatshëm për ndeshjen”, ka thënë Ferguson.
Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka shprehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar kampionit të La Liga, Barcelonës, duke thënë se çdo lojtar ëndërron të veshë fanellën e këtij ekipi.
Barcelona raportohet se e sheh italianin si një shtesë të përkryer në repartin e sulmit, dhe 24-vjeçari pritet të marrë vendimin për të ardhmen e tij në disa javët në vazhdim,
“Barcelona është klubi më i mirë në botë. Çdo lojtar në botë ëndërron të luajë për ekipin më të mirë dhe edhe unë. Ne të gjithë e dimë se Barcelona ka fituar shumë tituj dhe kjo është ajo që kërkon çdo lojtar”.
“Shpresoj një ditë edhe unë të luaj në një ndeshje si finalja e Ligës së Kampionëve të shtunën. Punoj shumë fuqishëm për ta arritur këtë”, ka thënë Rossi.
Nënshkrimi i ri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka falënderuar Milanin për 10 vitet e fundit të kaluara atje.
32-vjeçari dje nënshkroi kontratë trevjeçare me ish-kampionët e Italisë duke arritur si transferim i lirë, pasi vendosi të mos rinovojë marrëveshjen me Milanin.
Pirlo iu bashkua Milanit nga Interi në vitin 2001 dhe gjatë kohës së tij me Rossonerët ka fituar Serie A dhe Ligën e Kampionëve dy herë.
“Kam kaluar dhjetë vite të shkëlqyeshme këtu, ka qenë një aventurë fantastike me Milanin. Dua ta falënderoj secilin, përfshirë klubin dhe tifozët. Është e pamundshme t’i harrosh 10 vite si ato që i kam kaluar unë atje”, ka thënë Pirlo.
Kontrata e Pirlos me Milanin skadon këtë verë dhe marrëveshja e tij me Juventusin do të fillojë nga 1 korriku.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, në një mënyrë ka konfirmuar një marrëveshje me Atletico Madrid për të nënshkruar me portierin David De Gea.
Ferguson mendon se 20-vjeçari është një zgjidhje ideale për të pasuar portierin Edwin van der Sar.
“Ne kemi punuar në këtë drejtim për shumë kohë, ne e kemi identifikuar atë për ca kohë. Ai është një portier i ri, shumë i shpejtë, me kualitete shumë të mira. Ai është një zëvendësim i jashtëzakonshëm për Edwin van der Sar”.
“Ne kemi kërkuar dikë me kualitete të ngjashme. Një kualitet i shkëlqyeshëm i Edwin gjithmonë ka qenë vetëpërmbajtja dhe aftësia organizuese. David De Gea është shumë i ngjashëm në këtë aspekt”, ka thënë Ferguson.
Agjenti i Wesley Sneijder e ka bërë të qartë se kampioni i Ligës Premier, Manchester United, nuk i është drejtuar atij për të pyetur rreth holandezit.
Gjiganti anglez u raportua se dëshiron të transferojë Sneijder gjatë verës dhe se kishte përgatitur ofertë për 26-vjeçarin, por Soren Lerby ka qenë i shpejtë për t’i mohuar këto spekulime.
“Wesley Sneijder shpesh lidhet me disa klube evropiane. Megjithatë, unë nuk kam biseduar me asnjë klub për mundësinë e transferimit të tij dhe asnjëri deri tash nuk ka zhvilluar biseda me askënd. Wesley është shumë i kënaqur te Inter dhe i lumtur me jetën në Milan”, ka thënë Lerby për klientin e tij.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka hedhur poshtë ndonjë mundësi që ndonjëherë të drejtojë Interin.
Leonardo ka irituar fansat e Milanit sezonin që kaloi me vendimin për të marrë nën drejtim Interin.
“Kurrë nuk i dihet në jetë. Por ka shumë rivalitet në mes të Interit dhe Milanit, andaj këto ngjyra të klubeve vërtet depërtojnë nën lëkurën tuaj”, ka thënë Allegri.
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, pret një ndeshje të vështirë kundër Manchester Unitedit në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Në një finale nuk ka favoritë. Është vetëm një ndeshje, prandaj varet se si janë ekipet atë ditë”.
“Ne do të mundohemi të bëjmë gjithçka për të fituar, në 90 minuta, ose 120 minuta. Nuk e dimë se sa do të zgjasë, por ne besojmë në vetvete”, ka thënë ish-lojtari i Liverpoolit.
Samuel Eto’o shpreson që Barcelona ta mposhtë Manchester Unitedin në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma.
Kamerunasi, i cili e ka fituar dy herë me Barcën dhe njëherë me Interin trofeun e garës prestigjioze evropiane, shpreson që katalunasit do ta përsërisin finalen e vitit 2009.
“Do të jem në finale me entuziazëm, sepse kam miq të mirë të cilët do të luajnë, prandaj zemra ime do të jetë me ta”.
“Padyshim që shpresoj se Barcelona do të fitojë. Por kurrë s’i dihet se çfarë mund të ndodhë. Edhe Manchester Unitedi edhe Barcelona janë përmirësuar (në krahasim me vitin 2009). Shpresoj të jetë një finale e bukur”, ka thënë Eto’o për Uefa.com.
Lojtarët e dikurshëm dhe të tashëm të Manchester Unitedit e përbëjnë pjesën më të madhe të ekipit të dekadës në Ligën Premier të votuar nga menaxherët kryesorë.
Gjashtë nga njëmbëdhjetësha startuese janë lojtarë të dikurshëm ose të tashëm të Djajve të Kuq, ndërsa katër të tjerë janë në kuadër të rezervave.
Skuadra e dekadës në Ligën Premier:
Portier: Edwin van der Sar (Fulham dhe Manchester United);
Mbrojtës: Gary Neville (Manchester United), Nemanja Vidic (Manchester United), John Terry (Chelsea), Ashley Cole (Arsenal dhe Chelsea);
Mesfushorë: Paul Scholes (Manchester United), Steven Gerrard (Liverpool), Ryan Giggs (Manchester United), Cristiano Ronaldo (Manchester United);
Sulmues: Alan Shearer (Newcastle United), Didier Drogba (Chelsea).
Zëvendësuesit: Petr Cech (Chelsea), David Beckham (Manchester United), Patrice Evra (Manchester United), Rio Ferdinand (West Ham, Leeds dhe Manchester United), Wayne Rooney (Everton dhe Manchester United).