Jose Mourinho ia ka bërë të qartë Roman Abramovich se ai nuk do të rikthehet te Chelsea.
Menaxheri i Real Madridit ka mospërfillur Abramovich duke thënë se ai nuk është i interesuar për të zëvendësuar Carlo Ancelottin. Dhe kjo do të ishte një goditje për lojtarët dhe fansat të cilët e duan atë në ekip.
“Jose nuk e ka mbajtur të fshehtë se Chelsea ka një vend të veçantë në zemrën e tij dhe se një ditë ai do të dëshironte të rikthehet. Problemi është se asgjë nuk duket se ka ndryshuar në Stamford Bridge që kur ai u largua, ata ende kanë po i bëjnë gabimet e vjetra”.
“Ka shumë përçarje të ndryshme rreth Roman Abramovich të cilat i kanë mbetur në qafë Ancelottit”, ka thënë një mik i Mourinhos për The Sun.
UEFA ka konfirmuar se arbitri hungarez, Viktor Kassai do të jetë i ngarkuar me detyrën e gjyqtarit të ndeshjes finale të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit që zhvillohet në Wembley.
35 vjeçari më parë kishte drejtuar ndeshje në Botërorin U-20 të vitit 2007, në Euro 2008 dhe Lojërat Olimpike të po atij viti. Këtë sezon ai ka drejtuar një ndeshje në Europa League dhe pesë në Champions League, ndërsa tani do të jetë gjyqtar i finales së madhe.
Asistentë të Kassait në finale do të jenë Gabor Eros dhe Gyorgy Ring.
Juventusi ka kompletuar transferimin e zvicëranit Reto Ziegler nga Sampdoria pa paguar asnjë cent, me mbrojtësin që ka nënshkruar kontratë me Zonjën e Vjetër të vlefshme deri në vitin 2015.
Juventusi ishte në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe tani ka arritur të sigurojë shërbimet e Ziegler, i cili iu nënshtrua testeve mjekësore të mërkurën dhe të enjtën në mesditë nënshkroi kontratën me Bianconerët.
“Unë jam shumë i kënaqur me transferimin. Ky është hap i madh përpara për mua dhe jam i nderuar që i jam bashkuar Juventusit. Unë kam rastin për të luajtur me kampionë këtu dhe mezi pres të dëshmoj vlerat e mia”, theksoi Ziegler.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Fergusson, tashmë ka vendosur për 11-shen startuese për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
The Sun shkruan se skocezi ka vendosur për formacionin që fitoi ndaj Schalke me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Gjermani.
Kjo do të thotë se Dimitar Berbatov dhe Nani, i votuar si Lojtari i Vitit nga lojtarët, që të dy do të qëndrojnë në stol. Antonio Valencia do të veprojë në krahun e djathtë pasi ka impresionuar pas rikthimit të tij nga lëndimi.
Pjesa e dytë e shkëlqyeshme e sezonit për Michael Carrick i ka siguruar atij një vend në qendër të mesfushës para Paul Scholes, Anderson ose të rikthyerit nga lëndimi Darren Fletcher.
Pavarësisht probleme të Ryan Giggs jashtë fushe, forma e tij nuk ka pësuar ndryshime dhe ai do të marrë rolin qendror në mesfushë, në të cilën është adaptuar aq mirë.
Ji-Sung Park do të veprojë në të majtë dhe Wayne Rooney dhe Javier Hernandez do të startojnë në sulm.
Ish-mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, është i kënaqur me transferimin e tij te Juventusi.
Italiani dje edhe zyrtarisht u prezantua para mediave nga klubi i tij i ri gjatë të mërkurës, pas vendimit për të pranuar një marrëveshje trevjeçare.
“E zgjodha Juventusin pasi, së bashku me Interin dhe Milanin, është klubi më i rëndësishëm në Itali, Evropë dhe në botë. Ata po ashtu dëshirojnë t’u rikthehen fitoreve. Kanë kaluar disa vite që ata kanë qenë pa sukses dhe vendimi im është bazuar në këtë”
“Është jam dikush të cilit i pëlqen të fitojë dhe besoj se ky është ekipi me motivimin më të madh. Ky klub dëshiron të rikthehet në nivelet e mëhershme”, ka thënë Pirlo.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, thotë se ai është një fans i madh i yllit të Palermos, Javier Pastore.
Pastore është lidhur me Interin në prag të finales së Kupës së Italisë.
“Ai është një talent, po ia del mirë në Palermo, është një prej atyre lojtarëve të cilët mund të vijnë me diçka për të ndryshuar lojën. Javier është shumë i mirë, i qetë, gjëja e rëndësishme është se kur ju ia dilni mirë në fushë, ju sigurisht se do t’ia dilni mirë për Palermon edhe për ekipin kombëtar”.
“Një krahasim? Ai duket ca si Kaka, por duke qenë se është i ri ai ende mund të zhvillohet shumë”, ka thënë Zanetti.
Clarence Seedorf është i kënaqur që ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Milanin.
Holandezi ka kaluar javën duke kërkuar opsionet e tij para se të nënshkruajë marrëveshje të re me Rossonerët deri në fund të sezonit të ardhshëm.
“Kurrë nuk kam kërkuar dëmshpërblim financiar në karrierën time. Paraja kurrë nuk ka qenë problem. Kurrë nuk ka pasur probleme të natyrës ekonomike. Vetëm se duhej të arrija një marrëveshje me klubin, me të cilin unë kam një raport të shkëlqyeshëm”.
“Unë kam dashur të ndjehem i rëndësishëm edhe më tej. Zëvendëspresidenti Adriano Galliani më ka dhënë përgjigjen që kërkoja dhe kjo është arsyeja se pse mbeta”, ka thënë Seedorf.
Ish-trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka zbuluar se ai dëshiron të rikthehet në Angli për të vazhduar karrierën e tij menaxheriale.
Spanjolli është i papunë që kur u largua nga Interi para fillimit të 2011, por është i vendosur t’i rikthehet punës nëse i jepet ndonjë shans në Angli.
“Tash duhet të mendojmë për të ardhmen. Jam i gatshëm, duke pritur. Nuk është lehtë pasi nuk ka shumë ekipe në dispozicion tash, por ka ende kohë. Ju kërkoni një klub me një ide për të ardhmen, një ide si të krijoni diçka, por në të njëjtën kohë për të vazhduar të fitoni”.
“Pasi unë vij nga Spanja, kam një vizion tjetër. E di si mund t’i bëni gjërat në Spanjë, Itali, ose këtu. Pas gjashtë vitesh te Liverpooli vërtet jam i kënaqur që qëndroj në Angli. Di të menaxhoj, di për planet e biznesit, di si të blej dhe shes lojtarë. Në Spanjë dhe Itali, ata kujdesen për ta. Këtu ke më shumë përvojë”, ka thënë Benitez.

Menaxheri i Malagas, Manuel Pellegrini, është bërë cak për detyrën e zbrazët të menaxherit të Chelseat.
Kiliani 57-vjeçar, i cili më herët kishte drejtuar edhe Real Madridin dhe Villarrealin, është një person të cilin Blutë po e vëzhgojnë, pas shkarkimit të Carlo Ancelottit gjatë vikendit
Agjenti i Pellegrinit, Jesus Martinez, ka thënë për radion kiliane Cooperativa, se klienti i tij është një për të cilin interesohet klubi anglez.
“Është e qartë për klubet pa trajner, si Chelsea, që përmes ndërmjetësuesve të fillojnë të pyesin për Pellegrinin, por ai është shumë komfort te Malaga dhe ka kontratë. Ai ka dhënë shumë mund te Malaga dhe është i kënaqur dhe i ngazëllyer të punojë me ekipin”, ka thënë agjenti.
Juventusi është në bisedime me Manchester Cityn për sulmuesin Edin Dzeko.
Ish-ylli i Wolfsburgut, ka dështuar në Angli që nga arritja në janar dhe City dëshiron ta largojë nga radhët e veta.
Mediaset bën të ditur se drejtori sportiv Fabrizio Patrici dhe menaxheri Giusseppe Marotta, kanë biseduar me Cityn për Dzekon.
Juve synon të sigurojë një marrëveshje huazimi për Dzeko me mundësinë për ta shndërruar atë në të përhershme në fund të sezonit të ardhshëm.
Biankonerët po ashtu janë të gatshëm të mbulojnë pagën prej 6 milionë euro të Dzeko, për ta sjellë atë në Torino.
Mesfushori i Real Madridit, Hamit Altintop, ka zbuluar se ai ka shpërdoruar mundësinë t’i bashkohet ndonjë klubi të Ligës Premier, me qëllim që të transferohet në Santiago Bernabeu.
28-vjeçari nënshkroi kontratë katërvjeçare me gjigantin spanjoll gjatë javës së kaluar pasi përfundoi kontratën me Bayernin e Munichut.
“Agjenti im e vendosi emrin tim në kuti pasi e dinte se Madridi kërkonte një mesfushor të zhdërvjellët. Do të kishte qenë më lehtë të qëndroja në Bundesliga ose të shkoja në Angli, por sfida për të luajtur për Real Madridin ka joshur interesimin tim”.
“Jose Mourinho dhe unë kemi folur në anglisht dhe ai dukej shumë i atraktiv dhe më bindi. Ai e di se unë mund të luaj në disa pozita të ndryshme”, ka thënë Altintop për faqen zyrtare të Realit.
Xavi ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Eric Abidal për aftësinë për t’u rikthyer në fushë pas rikuperimit nga kanceri.
Mbrojtësi francez iu nënshtrua një operacioni në mars për të larguar një tumor nga mëlçia, por arriti të rikuperohet shpejt dhe u rikthye në formacion brenda dy muajsh.
“Ai ka treguar se është një shembull për gjithë njerëzimin. Ai është reprezentues për gjithçka – vlerat e tij, aftësinë garuese, shërbimin, përfshirjen dhe tejkalimin[e sëmundjes] dhe dëshirën për t’u rikthyer. Ju as që mund të mendoni se ai ka pasur një operim”.
“Unë nuk jam përjetuar ndonjë situatë të tillë – ku është në pyetje jeta ose vdekja. Tash ai është rikthyer dhe është po aq i fuqishëm si ka qenë edhe para operimit – është e mahnitshme. Ai është një shembull për shumë njerëz. Ai reflekton aq shumë qetësi. Ne ishim më shumë në ankth se sa ai. Rikthimi i tij është një lajm i madh”, ka thënë Xavi.
Milani raportohet se do të bëjë ofertë për mesfushorin e Napolit, Marek Hamsik.
Pasi ka përfunduar marrëveshjet e transferimeve me Genoan, Milani tash është fokusuar të gjejë një nënshkrim të ri në mesfushë.
Agjenti Rossoner, Mino Raiola, punon në këtë drejtim dhe pritet të përgatisë një ofertë për Hamsik.
Trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, po ashtu i është ofruar mesfushori i Udineses, Kwadwo Asamoah, por ai e vlerëson Hamsik si një talent më të madh.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, shpreson që Ryan Giggs të luajë nga fillimi në finalen ndaj Barcelonës të shtunën.
Është vënë në dyshim paraqitja nga fillimi i legjendës uellsiane, por Fabregas shpreson ta shohë idolin e tij në fushë.
“Personalisht, unë dua që ai të luajë. Ai e meriton. Ai është i madh. Tri muajt e fundit të tij ishin të mrekullueshme. Me shumë gola dhe asistime të rëndësishme. Ai është bërë më i ngadalshëm, por vazhdon të mbajë talentin”, theksoi Cesc për El Mundo Deportivo.
Juventusi është shfaqur në Londër për një vizitë të pa pritur, mirëpo jo thjeshtë për turizëm, pasi Bianconerët qëlliimin kryesor e kanë shopingun nëpër klubet londineze.
Drejtori Giuseppe Marotta ka shkuar edhe në Mançester për të nisur bisedimet për Nanin, me ç’rast është kthyer nga drejtuesit e United aty nga ka ardhur.
Mirëpo gjatë të së mërkurës drejtorët e Juventusit besohet të kenë mbajtur takime me drejtues të Tottenhamit dhe Arsenalit mbi mundësinë e transferimeve të Theo Walcott dhe Aaron Lennon.
Manchester United raportohet se dëshiron të transferojë dyshen e Real Madridit, Karim Benzema dhe Lassana Diarra, gjatë kësaj vere.
Sport shkruan se që të dy janë në shitje nga Reali dhe se ata janë duke u kërkuar nga menaxheri i United, Sir Alex Ferguson.
Ferguson e sheh Diarra si një zëvendësim për lojtarin në largim Owen Hargreaves, derisa sulmuesi Benzema ka qenë një cak i kamotshëm për skocezin.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, do të preferonte ta mbajë Benzema, por trajneri Jose Mourinho më shumë do të dëshironte ta largojë atë. United mund të ofrojë deri në 30 milionë funte për sulmuesin francez.
Chelsea është duke konkurruar me Liverpoolin për yllin e Wolfsburgit, Diego.
Drejtori i Liverpoolit, Damien Comolli, e sheh Diegon si një shtesë kreative që i ka munguar mesfushës së Redsave. Diego, vetë, ka deklaruar javën e kaluar se ai është i ngazëllyer nga interesimi i Liverpoolit.
Ndërkohë, pavarësisht shkarkimit të Carlo Ancelottit gjatë të dielës, Chelsea po ashtu mendohet se dëshiron të transferojë 26-vjeçarin dhe është i gatshëm të ofrojë 15 milionë funte.
Gjiganti spanjoll Real Madrid ka bërë të ditur në një konferencë të pa pritur për shtyp se Jorge Valdano është larguar nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Real Madridit.
Në një konferencë të pa pritur për shtyp të mërkurën mbrëma, mbretërit kanë konfirmuar vendimin e tyre për të mos lejuar 55 vjeçarin të punojë për klubin nga Santiago Bernabeu. Vendimin e kumtoi Florentino Perez, i cili ka vendosur t'i japë rol të shtuar Jose Mourinhos në menaxhmentin e klubit.
“Ne kemi vërejtur se diçka nuk po funksiononte si më parë dhe është dashur që ta gjejmë një zgjidhje të shpejtë për këtë. Këtë sezon ishim dëshmitarë të dobësive në funksionimin e klubit. Rolin e drejtorit përkohësisht do ta marrë Jose Angel Sanchez”.
“Ai dhe Mourinho janë dy njerëz me karaktere të ndryshme në sport. Të gjithë kemi parë çfarë ka ndodhur. Largimi i Jorge Valdanos është i dhimbshëm”, theksoi Florentino Perez.
Presidenti i Real Madridit shtoi se ky vendim erdhi pas kërkesës së Mourinhos për një rol më të shtuar të tij në menaxhimin e klubit, me një rol sikurse të kërkuar nga portugezi sikur që e kishte te Chelesa. Pos tjerash Perez hodhi kategorikisht poshtë se ka kontaktuar Luis Figon apo Fernando Hierron për postin e drejtorit.