Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, është i bindur se skuadra e tij do të arrijë ta ndalë futbollistin më të mirë në planet, Lionel Messin, në finalen e madhe të së shtunës. Madje Rio do të preferonte të kishte në ekip Ronaldon para Messit.
“Nuk ka shumë fjalë për ta përshkruar vogëlushin (Messin). Numri i golave të shënuar këtë sezon është fenomenal. Ai ka shënuar më shumë se 50 gola dhe është ende prapa Ronaldos. Por, unë do të zgjedhja në ekipin tim Ronaldon para Messit. Kjo është ndoshta për shkak se ndoshta kam luajtur me të dhe mendoj se ai i përshtatet më shumë futbollit anglez”.
“Messi është lojtar i madh, që mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme. Por, besoj se mund t’ia dalim që ta ndalim dhe jam i bindur në fitore. Këtë herë dua të kënaqem me pushimet dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse do ta shoh trofeun në duart e mia”, potencoi Rio për The Sun.
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff ka zbuluar se nuk do të ishte befasi nëse Pep Guardiola do të laroghej nga Camp Nou pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit.
“Guardiola ka punuar shumë viteve të fundit dhe nuk do të ishte befasi nëse ai vendos të largohet nga Barcelona pas finales së Ligës së Kampionëve, pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes”, ka thënë Cruyff për Sport.
Tekniku katalanas është duke u kërkuar nga disa skuadra të mëdha evropiane, vëmë në theks të veçantë gjigantët italianë, kampionët e botës, Interi dhe Roma.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se ai nuk beson që skuadra e tij është ekipi më i mirë i të gijtha kohërave. Kjo deklaratë e Guardiolas vjen pas krahasimeve të bëra para finales së Ligës së Kampionëve.
“Nuk mendoj se Barcelona është ekipi më i mirë në histori të futbollit. Kur njerëzit e shikojnë këtë ekip, nëse ata kënaqen, ne jemi të lumtur, por ne duhet të respektojmë Brazilin, Milanin, Liverpoolin, Manchester Unitedin apo dhe Real Madridin për momentet më të mira”.
“Është e vështirë të krahasosh. Është sikur të thuash kush është më i miri ndërmjet Messit, Maradonës, Peles dhe Beckenbauerit, ndërsa të gjithë këta lojtarë kanë pasur momentet e tyre të mira. Ajo që dua unë është që njerëzit edhe pas 15 vitesh të kujtojnë se ky ekip luajti futboll të mirë”, potencoi Guardiola.
Agjenti i sulmuesit të Manchester United, Javier Hernandez ka deklaruar se e ardhmja e klientit të tij është e sigurtë në Old Trafford, përkundër faktit se pranoi që në rast të ndonjë oferte nga Real Madridi, refuzimi i saj do të ishte i vështirë.
“Real Madridi është klub shumë i madh, por i tillë është edhe Manchester United. Mendoj se kjo është punë e drejtorëve. Ne do ta shqyrtonim një ofertë të Real Madridit, nëse do të na informonin zyrtarët e United”.
“Ne vetëm do ta shikonim, sepse Chicharito i është falënderues Unitedit që i ka dhënë mundësinë për të luajtur në Evropë dhe për shkak se kjo kthehet me reciprocitet nga klubi”, u shpreh Eduardo Hernandez.
Transferi i ri i Real Madridit, Nuri Sahin, ka zbuluar kënaqësinë e tij me faktin se do të drejtohet nga strategu portugez, Jose Mourinho.
“Se Mourinho më ka transferuar, përbën nder të veçantë për mua. Të jem në gjendje të luaj nën Mourinhon është sikur të kem fituar lotari”.
“Unë jam i interesuar vetëm në njerëzit të cilët më njohin mirë. Ata më njohin se kam talent dhe se jam në gjendje të luaj për një ekip si Real Madridi”, potencoi Sahin.
UEFA ka zbuluar ekipin e përbërë nga lojtarët që kanë luajtur më së miri gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, ndërsa gjashtë lojtarë të formacionit janë të ekipeve finaliste.

Formacioni i vitit i UEFA-s në Ligën e Kampionëve është vendosur në bazë të një sistemi të votimeve në faqen zyrtare të UEFA-s.


Vlen të përmendet se gjashtë lojtarë të këtij formacioni luajnë për ekipet finaliste, Manchester United dhe Barcelona. Befasi është përfshirja e legjendës absolute të kësaj gare, Raul.


Ekipi i plotë: Van der Sar; Srna, Vidic, Pique, Marcelo; Ozil, Giggs, Iniesta, Bale; Messi, Raul


Van der Saar


Srna - Vidic – Pique – Marcelo


Ozil – Giggs – Iniesta – Bale


Messi - Raul

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka hedhur poshtë spekulimet duke deklaruar se Samuel Eto’o nuk është në shitje.
“Eto’o është një prej nesh, 100 përqind ju garantoj për këtë. Ai nuk dëshiron të largohet. Këto incidente (këngët raciste) ndodhin, por nuk mendoj se ato mund të jenë arsye sa për t’u larguar nga Interi”.
“Nuk e shes as për 50 milionë euro. Të kenë kujdes të gjithë ata që interesohen për të”, potencoi Moratti.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e sheh Wayne Rooneyn si rrezikun kryesor për Barcelonën kur skuadrat do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley të shtunën.
“Ai është një prej sulmuesve më të mirë në botën e futbollit dhe ka shënuar shumë gola”.
“Unë do të duhet të përqëndrohem shumë që të mos i jap atij hapësira. Unë kam marrëdhënie të mira me të, por të dy duam ta fitojmë ndeshjen dhe do të luftojmë për interesat personale. Ishte e vështirë të luash në stërvitje ndaj tij, ashtu sikurse që është sot ndaj Messit”, ka thënë Pique.
Rikthimi i Ronaldinhos në Evropë është rihapur si opsion, pasi Atletico Madrid ka shprehur interesim për të sjellë një lojtar me përvojë në repartin sulmues.
Mediat në Spanjë raportojnë se fituesi i Europa League i vitit të kaluar, është në kërkim të një përforcimi në sulm sepse përgatitet të mbetet pa Sergio Aguero, dhe 31-vjeçari brazilian shihet si një zëvendësim i përkryer për argjentinasin.
Klubi nga kryeqyteti spanjoll raportohet se ka kontaktuar agjentin e brazilianit për të diskutuar një rikthim në Spanjë, por ende nuk është e qartë nëse ai është i interesuar të largohet nga vendi i tij për një përvojë tjetër në La Liga.
Ronaldinho më herët ka pasur pesë sezone të suksesshme me Barcelonën, nga ku u largua në drejtim të Milanit në verën e vitit 2008.
Fituesi i Kupës së Botës ishte jashtë listës së favoritëve të trajnerit Massimiliano Allegri, dhe në janar u rikthye në Brazil te Flamengo.
Karim Benzema ka thënë se ai nuk beson se Real Madridi dëshiron ta shesë atë gjatë kësaj vere.
Francezi vazhdimisht është duke u lidhur me një largim nga klubi, pavarësisht se ka gjetur formën e tij gola-shënuese në pjesën e dytë të sezonit që kaloi, dhe është lidhur me klube si Manchester United, Arsenal dhe Juventus,
“Nuk mendoj se Real Madrid është duke menduar të më shesë gjatë kësaj vere. Mourinho ka besim në mua dhe dëshiron të vazhdojë me mua. Do ta shihni Benzeman e vërtetë sërish në sezonin e ardhshëm”, ka thënë francezi për Marca.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se ai dëshiron të gjejë një mesfushor të ri për të nënshkruar.
Alegri është duke kërkuar dikë që do të mund ta zëvendësojë Andrea Pirlo, i cili iu bashkua Juventusit këtë javë.
“Jam në kontakte të përditshme me zëvendës-presidentin Adriano Galliani, por do t’ia lë tregun e transferimeve atij pasi ai ka treguar me kalimin e kohës se është mjeshtër”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.
“Kam folur për shumë lojtarë me klubin. Galliani do të nënshkruajë lojtarin i cili do të jetë më i shfrytëzueshëm për ne. Ne duam një mesfushor të krahut të majtë që ka sy edhe për gol, dikë që mund të zëvendësojë Andrea Pirlon në ekip”, ka shtuar trajneri italian.
Allegri po ashtu ka pranuar se një prej opsioneve mund të jetë mesfushori i Napolit, Marek Hamsik.
Pas një periudhe jo aq të kënaqshme te Interi, ish-menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka një shans “skajshmërish atraktiv” për t’u rikthyer në menaxhim te Atletico Madridi, shkruan The Times.
Spanjolli, i cili jeton në Angli, është lidhur me një rikthim në Ligën Premier por ai i ka thënë Atleticos se do të mendojë edhe për këtë mundësi derisa është në pushime dhe do të marrë një vendim kur të kthehet.
Benitez raportohet se nuk e ka me nguti të rikthehet në menaxhim dhe dëshiron të zgjedhë opsionin e duhur. Megjithatë Benitez raportohet se ka një admirim për Atletico.
Anësori i Manchester United, Antonio Valencia, ka lavdëruar ndikimin inspirues të menaxherit Sir Alex Ferguson duke e quajtur faktor kyç prapa rikthimit në formë pas lëndimit të tmerrshëm në këmbë.
Ekuadoriani theu këmbën dhe lakoi gjurin në barazimin 0-0 ndaj Ranges në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në shtator. Por u rikthye nga lëndimi në mars në fitoren ndaj Arsenalit në Kupën FA dhe që atëherë po thuajse rregullisht është përfshirë në 11-shen startuese duke ndihmuar ekipin të fitojë titullin e 19-të, rekord, në Ligën Premier.
“Mëngjesin tjetër isha në spital dhe erdhi menaxheri. Mike Phelan, asistenti i tij, po ashtu ishte aty. Ata vërtet nuk më caktuan ndonjë cak, ata vetëm thanë ‘Shiko, këto gjëra ndodhin në futboll, mos u shqetëso, shfrytëzo kohën që ke nevojë dhe gjithçka do të jetë ok’”.
“Ky moment i veçantë vërtet më dha motivim shtesë për t’u rikthyer sa më shpejt që mundem. Kjo vërtet më inspiroi. Duke ditur se ende e kam mbështetjen e plotë të menaxherit, kjo është e rëndësishme”, ka thënë 25-vjeçari.
Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka kritikuar trajnerin Jose Mourinho pas largimit të Jorge Valdano gjatë kësaj jave.
Menaxherit gjeneral Valdano iu tregua dera nga presidenti Florentino Perez pas disa përplasjeve me trajnerit.
Mourinho mendohet se ende ka mbështetjen e tifozëve, diçka për të cilën Calderon ka zgjedhur të flasë.
“Mund të keni disa milionë fansa që brohorasin për ju, por Hitleri po ashtu ishte brohoritur nga miliona njerëz para se të bie”, ka thënë Calderon për radio Ona Fm.
Menaxheri gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, ka thënë se ata dëshirojnë të blejnë një sulmues të klasit në afatin kalimtar të verës.
Marotta është pyetur nëse ndonjëri nga Carlos Tevez [Man City], Karim Benzema [Real Madrid] ose Sergio Aguero [Atletico Madrid] mund të arrijë në Olimpico.
“Le të themi se ne jemi të interesuar për një lojtar që ka profil të ngjashëm me ta. Ne kërkojmë disa lojtarë të rëndësishëm, pavarësisht çfarë roli ata luajnë, edhe pse reparti sulmues është ai për të cilin publiku ngazëllehet”.
“Ne do të vazhdojmë të kemi për cak lojtarë të cilët kanë arritur rezultate të rëndësishme në karrierën e tyre deri tash”, ka thënë Marotta.
Liverpool është shumë afër për të arritur një marrëveshje për mbrojtësin portugez Fabio Coentrao.
Mediat portugeze shkruajnë se Liverpooli tashmë ka arritur pajtim me Benfican me qëllim të transferojë lojtarin në Anfield.
Shuma që Kenny Dalglish është pajtuar të paguajë thuhet të jetë 25 milionë funte (29 milionë euro), dhe lojtari do të arrijë si një zëvendësim për Paul Konchesky.
Megjithatë, as Liverpooli e as Benfica nuk e kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur, dhe deri atëherë do të mbetet debat nëse mbrojtësi do të luajë në Ligën Premier.
Edhe Real Madridi thuhet se dëshiron të transferojë Coentrao.
Diego Maradona ka lavdëruar kapitenin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, për lojën e tij të shkëlqyeshme në ligën angleze ‘të orangutangëve”.
Tevez është lënë jashtë ekipit të Argjentinës nga Sergio Batista. Duke folur në një intervistë televizive, Maradona ka thënë se Tevez ende po ndëshkohet pasi kishte injoruar miqësoren kundër Brazilit në nëntor në Katar.
Maradona e ka quajtur Tevez si “lojtari i njerëzve” dhe ka thënë se ai ka arritur të jetë një top-golashënues në Angli pavarësisht se “luan kundër atyre orangutangëve” në Ligën shumë fizike Angleze.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, mendon se çmimi që Arsenali e kërkon për Cesc Fabregas pengon shitjen e spanjollit.
Galliani ka hedhur poshtë kështu thëniet se Fabregas do të jetë lojtari më i kërkuar i këtij afati kalimtar.
“Fabregas është tepër i shtrenjtë. Do të jetë vështirë të nënshkruash me ndonjë lojtar prej një prej klubeve të mëdha evropiane. Një klub vizionar duhet të gjej lojtarë para çdokujt tjetër, siç bëmë ne me Kaka duke paguar vetëm 7 milionë euro për të”, ka thënë Galliani.
Sulmuesi i Manchester Unitd, Javier Hernandez, ka thënë se për të është e pa besueshme pjesëmarrja në finalen e LIgës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
“Wembley është stadium i rëndësishëm, të cilin e njeh e gjithë bota”.
“Kur flisni për Wembleyn, ju flisni për futbollin, Anglinë, Ligën Premier, historinë dhe legjendat të cilat janë të lidhura me këtë stadium. Gjëja më e çuditshme në gjithë këtë është se në vitin e parë me klubin e ri mund të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve në atë stadium. Është e pa besueshme”, ka thënë Chicharito.
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano ka pohuar se ai ka ëndërruar që të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe atë pikërisht ndaj skuadrës që ai e urren më shumë, Manchester United.
“Unë kam ëndërruar për t’u kualifikuar në finale, sepse është shumë e vështirë të arrini këtu”.
“Për futbollistët që luajnë në klube të mëdha sikur unë, pjesmarrja në finale të Ligës së Kampionëve çdo vit është gjë normale, por jo të gjithë ia arrijnë, pasi është sikur të luash në finalen e Botërorit”, u shpreh Mascherano.