Trajneri i ri i Juventusit, Antonio Conte, ka deklaruar se Zonja e Vjetër përket në majat e futbollit italian, evropian dhe botëror.“Ka shumëçka për t’u rregulluar dhe të programojmë diçka që është e rëndësishme. Do të na duhet nga pak prej gjithçkaje për të rikthyer këtë Juventus. Një mentalitet fitues, vendosmëri, kulturë pune, sakrificë dhe vullnet për të luajtur”, ka deklaruar Conte.
Sa i përket transferimeve, ai ka thënë se do të shqyrtohen pozitat ku ka nevojë për përmirësim. (Juve tashmë ka sjellë Andrea Pirlon- mesfushor, dhe Reto Ziegler- mbrojtës krahu).
Ndërkohë, sa i përket të ardhmes së portierit Gianluigi Buffon, Conte e ka bërë të qartë se ai do të qëndrojë te Bianconerët.
“Për mua Buffon dhe Del Piero prezantojnë Juventusin. Ata janë një vlerë shtesë dhe e dinë se çfarë do të thotë të fitosh me Juven dhe çfarë rëndësie ka”, ka shtuar trajneri.
Portieri i Interit, Julio Cesar, i është ofruara Romës, pasi që duket se Nerazzurët ia kanë vënë syrin portierit të Bolognas, Emiliano Viviano.Sipas Sky Sport Italia, zyrtarë të Interit kanë filluar bisedimet me Giallorossët për shitjen e brazilianit 31-vjeçar, sepse duan të bëjnë vend për italian 25-vjeçar.
Kontrata e Cesarit mbaron më 2015, ndërsa ai e ka mbrojtur portën e Interit që nga vitit 2005.
Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në Vicente Calderon.Uruguaiani nuk kaloi një sezon edhe aq të mirë, mirëpo aftësitë e tij prej sulmuesi janë të njohura, ashtu që 32-vjeçari kërkohet nga skuadra, si Tottenham Hotspur, Juventus, Al-Wasl dhe Besiktas.
“Tash për tash nuk ka asnjë ofertë, por unë kam edhe dy vite në kontratën time, jam mirë këtu. Kam blerë një shtëpi këtu para katër vitesh, ndërsa Madridi është një qytet i shkëlqyer”.
“(Atletico) është një skuadër e mirë, prandaj duhet një ofertë shumë e mirë për të më bërë që të mendoj për t’u larguar”, ka thënë Forlan për El Observador.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se nuk mund të imagjinojë se mund të luajë për një klub tjetër gjatë karrierës së tij në të ardhmen.“Nuk mund ta shoh veten që ndonjëherë të luaj me një fanellë tjetër, përveç asaj të Barcelonës”, ka thënë 23-vjeçari pas arritjes në Buenos Aires, për t’u bashkuar me skuadrën e Argjentinës.
Ai njëherit ka mohuar spekulimet se ka probleme me Carloz Tevezin, duke thënë se asnjëherë nuk ka pasur probleme me bashkëlojtarët e kombëtares.
Wayne Rooney e ka përshkruar bashkëlojtarin e tij te Manchester Unitedi, Paul Scholes, si lojtarin më të mirë krahas të cilit ka luajtur.Mesfushori anglez ka deklaruar se finalja e Ligës së Kampionëve ishte ndeshja e fundit për të në karrierë.
“Ai do të na mungojë shumë. Unë i dëgjova lajmet këtë mëngjes. E dinim se do të merrte një vendim, por nuk e dinim se do të jetë kaq shpejtë. Të gjithë jemi të pikëlluar që po e shohim se nuk do të luajë më”.
“Ai ka qenë i madh për Unitedin dhe Anglinë, dhe ai do të na mungojë të gjithëve”, ka deklaruar Rooney për talkSPORT.
Juventusi ka konfirmuar se Antonio Conte do të jetë trajneri i ekipit për dy vitet e ardhshme pasi 41-vjeçari ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Torino gjatë pasdites së të martës.Në deklaratë thuhet:
“Antonio Conte është rikthyer te Juventusi. Këtë herë për ta drejtuar atë jo në fushë, por nga stoli. Ai është trajneri i ri. Conte ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e cila do ta lidhë atë me Biankonerët deri më 30 qershor, 2013”.
Më herët klubi kishte konfirmuar shkarkimin e Luigi Del Nerit, i cili largohet pas një sezoni në drejtim të klubit. Ish-trajneri i Sampdorias drejtoi ekipin vetëm në pozitën e shtatë, duke bërë që presidenti Andrea Agnelli të mendojë një ndryshim.
Gjatë kohës si lojtar Conte fitoi Ligën e Kampionëve si edhe 14 trofe të mëdhenj.
Aston Villa raportohet se ia ka treguar Manchester United çmimin e Ashley Young dhe mesfushori kushton 16 milionë euro.Aston Villa ka vendosur ta shesë 25-vjeçarin këtë verë dhe është afër të arrijë marrëveshje me kampionët e Ligës Premier.
Megjithatë, sipas Daily Star, United do të duhet të ndajë 16 milionë funte për të nënshkruar me mesfushorin anglez.
Ikona e Manchester United, Paul Scholes, ka zbuluar se ai i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.Scholes ka zbuluar sekretin e tij mëngjesin e sotëm dhe ka thënë se është koha e duhur për t’u pensionuar.
“Ky nuk është një vendim të cilin e kam marrë me lehtësi, por tash mendoj se është koha e duhur për të ndërprerë së luajturi”, ka thënë mesfushori anglez.
“Nuk jam njeri i shumë fjalëve, por sinqerisht mund të them se të luaj futboll ka qenë gjithçka që ndonjëherë kam dashur të bëj. Të kesh një karrierë aq të gjatë dhe të suksesshme te Manchester United ka qenë një nderë i vërtetë. Të jem pjesë e ekipit që ka ndihmuar klubin të fitojë titullin e 19-të rekord, ka qenë një privilegj”.
“Do të doja të falënderoj fansat për mbështetjen e fuqishme gjatë karrierës time, do të doja po ashtu të falënderoj të gjithë trajnerët dhe lojtarët të cilët kanë punuar me mua gjatë këtyre viteve”.
“Por mbi të gjitha do doja të falënderoj Sir Alex (Ferguson) që ka qenë një menaxher aq i shkëlqyeshëm. Që nga dita që i jam bashkuar klubit dera e tij gjithmonë ka qenë e hapur dhe e di se ky ekip do të vazhdojë të fitojë shumë trofe nën drejtimin e tij”, ka shtuar më tej Scholes.
Disfata nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve, ishte ndeshja e fundit si lojtar profesionist në karrierën e Schooles.
Kjo ka qenë një befasi nga Scholes, i cili tash do t’i bashkohet stafit stërvitor në Old Trafford. Roli i tij ende është i padefinuar, edhe pse ai pritet të punojë me ekipin rezervë.
Juventusi raportohet se ka kontaktuar Real Madridin për mbrojtësin Alvaro Arbeloa.Juve ka zhvilluar negociata me Realin gjatë javës së kaluar dhe ka diskutuar mundësinë e lëvizjes së disa lojtarëve të tyre.
Sky Italia shkruan se Biankonerët kanë pyetur edhe për ish-mbrojtësin e Liverpoolit gjatë takimit.
Trajneri i Realit, Jose Mourinho, do të jetë ngurrues për ta lejuar largimin e Arbeloas, edhe pse tashmë ia ka vënë syrin mbrojtësit të Benficas, Fabio Coentrao.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, dëshiron të largojë nga ekipi sulmuesin Bojan Krkic.El Mundo Deportivo shkruan se Guardiola do t’i shesë disa prej lojtarëve për të tundur pjesën e mbetur të ekipit.
Ata të cilët Guardiola është i gatshëm t’i shndërrojë në para janë Krkic, Maxwell, Adriano dhe Jeffren Suarez. Edu Oriol po ashtu pritet të largohet dhe ai tashmë ka joshur interesimin e Real Zaragoza.
Ylli i Napolit, Marek Hamsik, thotë se ai nuk është duke menduar për një transferim te Milani.Rossonerët janë duke kërkuar një mesfushor të ri për të nënshkruar këtë verë dhe janë lidhur me transferimin e Hamsik.
“Milani? Janë vetëm fjalë. Për momentin mendoj vetëm për ekipin kombëtar pastaj do të shkoj në pushime të cilat i kam merituar”.
“Jam lojtar i Napolit dhe jam i lumtur që kam nënshkruar një kontratë në shtator për edhe pesë vite të tjera me një klub italian. Mazarri? Jam i kënaqur që ai mbetet”, ka thënë Hamsik.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, është krenar që ka fituar Kupën e Italisë gjatë të dielës.“Ka qenë fantastike të jesh në gjendje të fitosh edhe një trofe tjetër. Kjo është një fitore për secilin – ekipin, Presidentin, Leonardon dhe fansat, të gjithë ata që ishin me ne në Romë dhe ata që na panë para televizorit”.
“Ka qenë një fitore e vështirë dhe kjo e bën atë edhe më të bukur. Urime Palermos, që luajti një ndeshje të shkëlqyeshme, por po ashtu edhe neve pasi treguam edhe njëherë se jemi një grup i vërtet dhe një ekip që di si t’i tejkaloi pengesat”, ka thënë argjentinasi.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se ai po thuajse kishte nënshkruar për Manchester United më herët gjatë karrierës së tij.Menaxheri i Sir Alex Ferguson kishte dashur ta transferojë Xavin nga Barca kur ai kishte dështuar të gjejë vend në ekipin e parë.
“Ka kaluar shumë kohë kur unë vërtet mendoja për të pranuar ofertën e United dhe të zhvendosem në Manchester. Kisha nevojë të ndryshoja skenar dhe gjërat nuk shkonin mirë për mua te Barcelona. Gjithmonë kam ndjerë një lidhje të vërtetë ndaj futbollit anglez dhe Mancchester United di të ishte klubi im në Angli”.
“E vërteta është se për një pjesë të gjatë të karrierës time, kur dukej sikur isha pasues i Pep Guardiolës në mesfushë, unë ndjehesha si një i huaj, një djalosh i keq që mund të merrte detyrën e një kapiteni legjendar”.
“Unë mendova të shkoj te United, por i ngula thembrat këtu. Isha këmbëngulës dhe i thash vetes ‘duhet ta dëshmosh veten këtu’”, ka thënë Xavi për London Evening Standard
Jack Wilshere beson se edhe një sezon pa trofe do të ishte tmerr për ekipin londinez.Ylli i Arsenalit nuk mund të pranojë të vazhdojë edhe më tej pa fituar asgjë.
“Do të jetë një tmerr i qind për qindtë nëse ne nuk fitojmë trofe sezonin e ardhshëm. E dimë këtë. Fansat e ndjejnë. Ne e ndjejmë. Ne vetëm duhet të fitojmë një trofe”.
“Arsenali është një klub i madh dhe ne kemi nevojë të fitojmë trofe. Ne kemi nevojë t’i fitojmë për t’i mbajtur lojtarët e mëdhenj. Ne duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të jemi më agresiv. Ne kemi disa lojtarë të cilët mund ta bëjnë këtë, por ne duhet të luajmë si ekip”, ka thënë i riu anglez.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, të mërkurën do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në gjurin e majtë, si pasojë e një lëndimi që e ka munduar gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2010/2011.Konfirmimi për ndërhyrjen kirurgjike ka ardhur nga klubi, që me anë të një komunikate për media ka njoftuar se Puyol do të operohet me 1 qershor.
Mbrojtësi 33-vjeçar kaloi thuajse tre muaj jashtë fushe që nga lëndimi i 22 janarit që e pësoi në përballjen ndaj Racing Santanderit në Camp Nou.
















