Një prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë, anësori i Udineses, Alexis Sanchez, ka shprehur hapur dëshirën e tij për të kaluar te gjiganti spanjoll, Barcelona.“Barcelona do të ishte destinacion i mirë. Interesimi i klubeve të mëdha më bën krenar. Kjo do të thotë se po luaj mirë”.
“Unë dua të përparoj, të luaj dhe të fitoj trofe të rëndësishëm, ndërsa për ta bërë këtë duhet të luani për klube prestigjioze. Prandaj shpresoj ta kem rastin”, u shpreh Sanchez për Futbol.
Legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano, ka deklaruar se Los Blancos tani më shumë se kurrë janë më afër Barcelonës edhe pse beson se pritja për tituj të mëdhenj në Bernabeu mund të zgjasë ende.“Nuk e di edhe sa vjet nuk do të fitojmë tituj. Real Madridi ka tri vjet që nuk e ka fituar titullin. Por, mund të shkojnë katër deri në pesë vjet për ta bërë këtë. Është e vërtetë se e fituam Copa Del Rey, të cilën nuk e kemi fituar që moti. Ky ekip mos të harrojmë e ka fituar pesë herë radhazi Ligën e Kampionëve, gjë që nuk mund ta bëjë askush”.
“Ekziston dallim shumë shumë i vogël mes Barcelonës dhe Real Madridit, por dallimi është më i madh mes tyre dhe pjesës tjetër. Dyshja e madhe ka bërë shumë pikë”, deklaroi Di Stefano për Marca.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për rëndësinë që ka Samuel Eto’o për klubin nga Meazza, duke thënë se kamerunasi është po aq i rëndësishëm sa Lionel Messi për Barcelonën.“Mendoj se të tjerët nuk do të ofendoheshin po që se do të thosha se Eto’o ishte protagonisti i vërtetë i sezonit tonë. Ai ka punuar aq shumë, sa që largimi i tij do të ishte sikur ta largosh Lionel Messin nga Barcelona, e cila pa atë nuk do të kishte fituar tërë këto tituj”.
“Sezoni ynë merr notën shtatë nga dhjetë, përndryshe ishte vit i shkëlqyer. Por, ne interistët kurrë nuk mund të jemi të kënaqur sepse ekziston rivalitet me të tjerët dhe prandaj ne gjithmonë duam të fitojmë. Sidoqoftë, sezoni shkoi mirë, përkundër asaj që ndodhi në fillim”, ka thënë Moratti.
Trofeu i Kupës së Mbretit të cilin mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos e kishte dëmtuar gjatë festimeve, është dërguar në muzeun e Federatës Spanjolle të Futbollit.Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi i vetëm në ndeshjen ku Real Madridi e mposhti Barcelonën për ta fituar Kupën e Mbretit. Sergio Ramos ishte mallëngjyer aq shumë, sa që gjatë festimeve trofeu i kishte rënë nga dora për t’u dëmtuar më pas nga autobusi i festimeve.
Real Madridit i është ofruar një kopje e trofeut, ndërsa origjinali, bazamenti i të cilit është i dëmtuar, është dërguar në muzeun e Federatës Spanjolle të futbollit.
Reali e fitoi për herë të parë Kupën e Mbretit pas plot 18 vitesh.
Arsenali e ka njoftuar Real Madridin se është në gjendje t’ia shesë kapitenin Cesc Fabregas për një shumë prej 50 milionë funtesh.Përderisa Cesc Fabregas dëshiron të rikthehet në Barcelonë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron që ta joshë asin spanjoll në Bernabeu.
El Mundo Deportivo shkruan se drejtorët e Real Madridit janë njoftuar për gatishmërinë e Arsenalit për ta shitur Cesc Fabregasin te klubet jo angleze, pasi të interesuar janë edhe Chelsea dhe Manchester City.
Los Blancos mund të jenë të interesuar për shërbimet e Cesc Fabregas dhe automatikisht shndërrohen në favoritë për shërbimet e tij, marrë parasysh hapat jo konkretë që ka marrë Barcelona për ta kthyer në vendlindje Cesc.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka lansuar një sulm sensacional në drejtim të përfaqësueses spanjolle dhe rivalëve të Ligës Premier, Chelseat, duke thënë se ai nuk mund ta kuptojë se si mund të bëjnë presion në referim.“Lojtarët e Spanjës gjithmonë shkojnë te gjyqtarët në mënyrë që t’i bindin ta ndëshkojnë kundërshtarin. Kjo sjellje vërtet më ofendon. Njerëzit të cilët po shikojnë një ndeshje në televizor dhe tifozët nuk duan të shohin gjëra të tilla. Nëse dëshironi të ankoheni, është më mirë të shkoni te bukëpjekësi apo kështu diçka. Aty ka gjithmonë njerëz që flasin”.
“Edhe lojtarët e Chelseat gjithmonë po bëhen ku*vë ndaj referimit. Unë vërtet nuk mund ta kutpoj këtë. Thjeshtë mbylleni gojën dhe përqëndrohuni në futboll”, ka thënë Van Persie.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo u ka garantuar tifozëve se nuk e ka ndërmend të largohet nga Santiago Bernabeu.“Unë nuk kam menduar për ta ndërruar ambientin. Unë jam mirë te Real Madridi dhe po mendoj vetëm për të fituar tituj me ekipin tim”.
“Ky ishte sezoni më i mirë në karrierën time sa i përket golave, sepse të shënosh 50 gola nuk është lehtë. Unë jam i kënaqur për këtë, por çfarë më intereson është të fitoj tituj me Real Madridin”, ka thënë Cristiano.
Superfuqia spanjolle, Real Madrid është shumë pranë transferimit të mbrojtësit portugez të Benficas, Fabio Coentrao, njofton Marca.Real Madridi dhe Benfica kanë negociuar ditëve të fundit për transferimin e mbrojtësit dhe siç duket këtyre negociatave u ka ardhur fundi, me skuadrat të cilat janë pajtur për një shumë prej 22 milionë eurosh, përkundër faktit se klubi portugez kërkoi 30 milionë euro.
Coentrao ende nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e tij me Real Madridin, por vazhdimisht ka shprehur dëshirën për të kaluar në Bernabeu dhe zyrtarizimi është çështje ditësh.
Coentrao do të jetë transferi i katërt për këtë verë i Real Madridit, ende pa filluar mirë afati kalimtar veror, pasi më parë Los Blancos transferuan Nuri Sahin, Hamit Altintop dhe Jose Callejon.
Andy Murray ka thënë se ai duhet të jetë mentalisht i fortë dhe taktikisht në formën më të mirë nëse dëshiron ta mposhtë numrin një të botës së tenisit dhe pesë herë kampionin, Rafael Nadal, në gjysmëfinalen e grand-slam turneut French Open.Nadal në gjashtë edicionet e fundit në Roland Garros ka pësuar vetëm një humbje, duke realizuar 43 fitore dhe duke iu afruar rekordit të Bjorn Borgut që ka gjashtë tituj të French Open. Megjithatë, Murray e sheh veten fitues në duelin gjysmëfinal.
“Ndjej se mund ta bëj atë. Thjeshtë duhet të sigurohem se të premtën do ta luaj tenisin tim më të mirë. Unë duhet të luaj një ndeshje shumë të qëndrueshme dhe të jem mentalisht i fortë. Taktikisht, unë do të duhet të jem shumë mirë”, theksoi Murray.
Murray dhe Nadal janë takuar 14 herë më parë, me spanjollin që ka fituar në 10 përballje, duke përfshirë edhe gjysmëfinalen dramatike të ATP World Tour finals në nëntor.
Një prej basketbollistëve më të mirë në histori të NBA, Shaquille O’Neal ka konfirmuar pensionimin e tij nga karriera si basketbollist profesionist, pas afro dy dekadash në këtë sport.Lajmin 39 vjeçari e bëri të ditur me anë të një videoxhirimi të postuar në faqen e tij të Twitterit.
“Unë e bëra atë. Nëntëmbëdhjetë vjet. Unë dua t’iu falënderoj shumë, ja pse po ju them këtë së pari, unë po pensionohem”, theksoi O’Neal në mesazhin drejtuar fansave.
Shaquille O’Neal gjatë 19 viteve karrierë ka luajtur për katër skuadra dhe ka fituar katër tituj të NBA, tri prej të cilëve në epokën e artë te Los Angeles Lakers.
Real Madridi është i gatshëm të testojë rezistencën e Manchester United për të mbajtur sulmuesin kryesor të ekipit, Wayne Rooney.El Economista shkruan se Reali do të bëjë një ofertë për Rooneyn, nëse ata dështojnë ta transferojnë Sergio Agueron nga Atletico Madrid.
Atletico përgatitet ta shesë argjentinasin, por jo te rivali i qytetit. Andaj, si alternativë presidenti i Realit, Florentino Perez, ka kthyer shikimin kah Rooney.
Djajtë e Kuq nuk besohet se janë të gatshëm ta shesin Rooneyn, pasi ai nënshkroi kontratë të re e cila i jep atij një pagë prej 200 mijë funtesh në javë. Sulmuesi anglez po ashtu është një fans i deklaruar i Barcelonës.
Milani është në kërkim të sulmuesit të Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor.Mirror shkruan se Adebayor është në listën e blerjeve të Milanit si mbulesë për Zlatan Ibrahimovic.
Rossonerët megjithatë do të kthehen kah Adebayor vetëm nëse Chelsea do të refuzojë të shesë Didier Drogban.
Drogba pritet të mbetet nën hijen e nënshkrimit të ri të Bluve, Fernando Torres, dhe mund të kërkojë të largohet këtë verë.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, e ka shndërruar yllin e Real Madridit, Kaka, në cakun kryesor të afatit kalimtar veror.Sport shkruan se Reali e ka nxjerrë në shitje Kaka dhe Abramovich tashmë ka kontaktuar klubin madrilen për të pyetur për çmimin e ish-Lojtarit më të Mirë në Botë.
Abramovich është i bindur se do të mund t’i sigurojë shërbimet e Kaka për më pak se gjysmën e çmimin prej 60 milionë euro që Reali i pagoi Milanit dy vite më parë.
Milani është i gatshëm të ofrojë 11 milionë funte për sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.Daily Star shkruan se Drogba mund të jetë një tepricë në Stamford Bridge, dhe Milani, i cili fitoi Serie A muajin e kaluar, dëshiron të sjellë një forcë të re fizike në sulm për sezonin e ardhshëm.
Rossonerët ishin të zhgënjyer me mënyrën se si u mposhtën në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Spurs, dhe dëshirojnë ta forcojnë sulmin. Drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galliani, ka zhvilluar takime me pronarin Silvio Berlusconi dhe e ka caktuar Drogban si cakun kryesor.
Andres Iniesta ka thënë se përplasjet mes lojtarëve të Barcelonës dhe Real Madridit gjatë ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk do të ndikojnë në atmosferën në ekipin kombëtar spanjoll.Fituesit e Kupës Botërore 2010 do të luajnë ndeshjen e parë të përbashkët të shtunën kur takohen me SHBA-të dhe Iniesta ka thënë se nuk ka çarje në mes të lojtarëve të njërit kamp, ose tjetër.
“Nuk ka probleme dhe nëse dikush ka shpresoj ata duhet ta thuan, por unë nuk mund të them më shumë, pasi nuk kam pasur atë lloj qasje. Ne jemi me ekipin kombëtar tash dhe të gjithë kemi të njëjtin objektiv këtu. Disa gjëra të shëmtuara kanë ndodhur, por çdokush duhet të përpiqet të bëjë atë që mendon se është në interesin e tij më të mirë”, ka thënë Iniesta.
Bayern Munich e ka nisur me këmbë të djathtë afatin kalimtar veror, pasi ka zyrtarizuar transferimet e portierit të Schalkes, Manuel Neuer dhe mbrojtësit të Genoas, Rafihna.Lajmin e konfirmon vet gjiganti gjerman në faqen zyrtare të klubit, por detajet financiare nuk janë publikuar. Besohet se Neuer u transferua për 18 milionë euro plus bonuset, ndërsa Rafihna për një shumë prej rreth 5.5 milionë euro.
“FC Bayern Munich dhe Schalke kanë arritur marrëveshje për transferimin e Manuel Neuer. Kështu, Neuer do të bashkohet me klubin më të madh gjerman nga 1 qershori”, shkruan në komunikatën e klubit nga Allianz Arena.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, u ka garantuar tifozëve Rossonerë gjumë të qetë gjatë verës, pasi ka bërë të ditur se do të qëndrojë me kuq e zinjtë.“Sigurisht, unë do të qëndroj. Unë besoj në këtë projekt. Gjashtë muajt e parë ishin më të mirat e jetës time. Më pas u lodha, si fizikisht, ashtu dhe mentalisht”.
“Unë e kam fituar titullin me tri ekipet më të mëdha në Itali dhe vërtet nuk e di sa prej nesh kanë qenë aq të suksesshëm…”, potencoi Ibra për La Gazzetta dello Sport.
















