Goli më i mirë i të gjitha kohërave? Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se ishte një volej sublim i klasit më të lartë i cili e bëri Real Madridin kampion të nëntëfishtë evropian.Zinedine Zidane e shënoi golin e famshëm në finalen e Ligës së Kampionëve në Glasgow në vitin 2002. Legjenda franceze kaloi te Reali në vitin 2001 nga Juventusi për një shumë që atëkohë ishte rekord – 75 milionë euro.
“Goli i shënuar në Glasgow është më i miri në histori. Ai na e siguroi titullin e nëntë dhe nuk kam dyshim se do ta fitojmë edhe të dhjetin. Më kujtohet se transferi i Zidanes ishte zgjedhje strategjike në vitin 2000 dhe për mua u bë fiksim”, theksoi Perez gjatë lansimit të biografisë së Zinedine Zidanes.
Juventusi ka bërë ofertë konkrete për Michel Bastos, por edhe Interi ka shprehur interesim për shërbimet e tij, gjithnjë sipas agjentit të mbrojtësit të Lyonit.24 vjeçari Bastos ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2013, por me klubet italiane që kërkojnë shërbimet e tij, ka gjasa që ai të largohet nga klubi francez. Dhe, interesimi i Interit vjen si befasi e dorës së parë, pasi vetëm Juventusi konfirmoi në të kaluarën dëshirën për ta pasur Bastos në skuadër.
“Unë konfirmoj interesimin e Interit për Bastos, por Bianconerët kanë bërë hapin e parë, kanë prezantuar ofertën konkrete. Ai nuk ka ndonjë preferencë mes Interit apo Juventusit. Atij i pëlqen futbolli dhe dëshiron të luajë”, ka thënë agjenti Emmanuel Kerchove.
Interi është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e anësorit të Udineses, Alexis Sanchez, gjithnjë sipas mediumeve italiane.Sportmediaset shkruan se Interi tashmë ka bërë një ofertë prej 18 milionë eurosh plus shërbimet e Marigas apo Davide Santonit.
Përkundër dëshirës së lojtarit për të kaluar te Barcelona, duket se Interi është favorit, megjithëse Udinese nuk do të heqë dorë aq lehtë nga kërkesat e veta prej 30 milionë eurosh.
Përzgjedhësi i kombëtares gjermane, Joachim Loew, beson se futbolli atraktiv është më i rëndësishëm se sa fitimi i titujve me taktika negative.“Nuk mund të fitosh tituj me futboll të orientuar kah rezultati dhe kjo është e qartë që nga viti 2008. Edhe para Botërorit kam thënë se nuk do të ketë kampion i cili do të tentojë ta shkatërrojë lojën e kundërshtarit, apo të fitojë në ndonjë mënyrë tjetër. Këto ekipe nuk shkojnë larg”.
“Ne gjithmonë kemi dashur të fitojmë titullin. Por, e kam thënë se ne kemi fituar simpatinë e miliona njerëzve me futbollin atraktiv dhe kjo është me rëndësi”, potencoi Loew.
Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, beson se Giuseppe Rossi meriton të luajë për Barcelonën, pas spekulimeve që e lidhnin mesfushorin ofensiv me gjigantin katalanas.“Nëse Barcelona e ka ndjekur atë, atëherë kjo do të thotë se ai meriton të luajë për atë ekip”.
“Por, ai duhet të jetë i qetë, ne nuk duam të vëmë edhe më shumë presion mbi të”, ka thënë Prandelli.
Rafael Nadal ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të grand-slam turneut, French Open, pas fitores prej 3-0 në sete ndaj britanikut Andy Murray.Nadal ishte i jashtëzakonshëm gjatë gjithë takimit, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat (6-4, 7-5 dhe 6-4).
Finalja e të dielës do të jetë e gjashta për Nadal në shtatë vitet e fundit, ndërsa për kundërshtar pritet të ketë duelin mes tenistit më në formë aktualisht, Novak Djokovic dhe tenistit më të mirë të të gjitha kohërave, Roger Federer.
Guus Hiddink ka bërë një hap tjetër drejt rikthimit të tij te Chelsea, duke refuzuar postin e shefit teknik të ish-klubit të tij, PSV Eindhoven.Hiddink, periudha e të cilit si menaxher i PSV e bëri trajnerin më të mirë holandez në histori, i është ofruar një post i njëjtë edhe tani, por duket se strategu holandez ka vendosur të kalojë te Chelsea.
Refuzimi i PSV nga mediumet angleze shihet si një hap i madh drejt pranimit të faktit se Hiddink do të jetë menaxher i ardhshëm i Chelseat, pas polemikave të shumta rreth një rikthimi të njeriut që është shumë i adhuruar edhe ditëve të sotme tek Blutë e Londrës.
Guus Hiddink e drejtoi përkohësisht Chelsean në vitin 2009 pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit, duke arritur që për pak ta ndalë Barcelonën e Guardiolas në gjysmëfinale, në një prej ndeshjeve më kontraverse në historinë e Ligës së Kampionëve.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është sulmuar nga një tifoz në rrugët e vendlindjes së tij, Rosario.Telam raporton se Messi ishte ndalur nga një tifoz i klubit Rosario Central, përderisa jashtëtokësori ishte duke u larguar nga një restorant. Incidenti ndodhi para nxënësve të një shkolle, me të cilët Messi ishte duke bërë fotografi.
“Unë jam tifoz i Rosario Central dhe ti je i Newellsit”, theksoi me zë personi i pa identifikuar, para se ta grushtonte 23 vjeçarin.
Turma e fansave ndërhyri që ta largojë tifozin nga Lionel Messi dhe kështu argjentinasi shpëtoi pa marrë ndonjë lëndim të rëndë.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, do të mirëpriste edhe caktimin e Mark Hughes si menaxher i ri.Terry po ashtu do të ishte i kënaqur edhe nëse Guus Hiddink doi të rikthehej.
“Ka shumë spekulime për momentin. Unë isha shumë i dëshpëruar kur e pashë Carlon të largohet dhe si grupi i lojtarëve ne do të presim klubin të marrë vendimin. Ka shumë menaxherë që lidhen për momentin”, ka thënë Terry, i cili është pjesë e kombëtares angleze që do të përballen me Zvicrën.
“Hughes? Ai është dikush me të cilin shpresoj se klubi do të bisedojë. Nëse ai do të caktohet, ai do të mirëpritet nga lojtarët”.
“Hiddink? Ne kemi kaluar kohë të shkëlqyeshme me Guus, ai do të mirëpritet. Nëse do të caktohet dikush që e njeh klubin ose dikush tjetër, kjo është jashtë duarve të lojtarëve”, ka shtuar mbrojtësi anglez.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se Sergio Aguero është një lojtar i shkëlqyeshëm, por shton se ata nuk kanë kontaktuar me lojtarin dhe nuk kanë bërë ofertë për të.Argjentinasi së fundi deklaroi se dëshiron të largohet nga klubi madrilen gjatë verës dhe Reali është një prej ekipeve ku ai u raportua se mund të aterojë.
“Nuk kam bërë pyetje për Aguero. Nuk do jem hipokrit për të, megjithatë, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe më pëlqen shumë. Megjithatë ai është lojtar i Atleticos për momentin. Real Madridi nuk kontakton lojtarët para se të arrijë marrëveshje me klubet e tyre”, ka thënë Mourinho.
Portugezi po ashtu ka thënë se dyshja sulmuese Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema nuk do të largohen nga Real Madridi.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka dhënë mendimin e tij se Juve ka nevojë për disa lojtarë të cilët mund të bëjnë dallimin në fushë, por ka shtuar se nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha.Gjiganti italian pati një sezon të dështuar duke qenë larg garës për Skudeton dhe madje duke dështuar të kualifikohet për në garat evropiane.
“Me qëllim që ta përmirësojmë ekipin tonë, ne kemi nevojë për lojtarë të cilët mund ta bëjnë dallimin. Ne tashmë kemi ndryshuar shumë aspekte dhe nuk mendoj se ndryshimi i krejt situatës do të ishte gjëja e duhur”, ka thënë Chiellini.
Ylli i Milanit, Robinho, ka frikë se sulmuesi brazilian, Neymar, mund të përfundojë si lojtar i Barcelonës kur të vendosë të largohet nga Santosi.Robinho, edhe ky një ish-lojtar i Santosit, është pyetur për të ardhmen e sulmuesit brazilian si dhe të bashkëlojtarit të tij Ganso, dhe përderisa i sheh ata në Evropë në të ardhmen, Robinho ka frikë se Neymar mund të jetë lojtar i Barcelonës.
“Paramendojeni Neymar duke luajtur për Barcelonën, me Lionel Messin dhe David Villan. Oh Zot!. Që ata të përmirësohen, duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur, pasi ata ndoshta duhet ta ndryshojnë mënyrën e lojës”, potencoi Robinho.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se një rikthim te Manchester United nuk është në planet e tij.Ish-ylli i United është lidhur me një kthim në Old Trafford këtë verë, si edhe te rivalët e Manchester Cityt, por portugezi thotë se nuk ka synime të tilla.
“Jam rehatuar te Real Madridi dhe nuk kam synime të lëviz”, ka thënë Ronaldo së fundi.
Që kur është larguar nga United, Ronaldo ka fituar vetëm Kupën e Mbretit me Realin.
Paris Saint Germain raportohet se është i interesuar të transferojë sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov.Me vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, Berbatov pritet të shitet nga United këtë verë, pavarësisht se lojtari thotë se dëshiron të mbetet.
Le Parisien shkruan se ai është caku kryesor i PSG, që ka para për të harxhuar pas kalimit në pronësi të pasanikëve arab.
Çmimi i Berbatov pritet të jetë nga 15 deri në 20 milionë euro.
Agjenti i sulmuesit të Santosit, Neymar, ka këmbëngulur se Chelsea duhet të shpenzojë shumë nëse dëshiron ta ketë në skuadër brazilianin, ndërsa shuma për të cilën flasim është 45 milionë euro.“Chelsea ka bërë ofertë prej 26 milionë eurosh? Këto janë spekulime nga Britania. Është absurde. Në gusht Santos refuzoi një ofertë prej 35 milionë eurosh dhe Roman Abramovich tani ka ofruar 26 milionë? Nuk ka kuptim dhe më bën të qesh”.
“Duhet të paguani 45 milionë euro, ose të prisni Santosin që ta shesë dhe Santosi nuk dëshiron ta bëjë këtë”, u shpreh Ribeiro, agjenti i Neymar.
















