Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbje prej 2-0 si mysafiri i Bosnje e Hercegovinës, për të zbehur ëndrrën për t’i parë kuqezinjtë në Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbollit.Në fraksionin e parë të lojës, kuqezinjtë arritën që në mënyrë të denjë të neutralizonin ofensivën e vendasve dhe të zhvillonin një lojë të sigurt në mbrojtje.
Edhe pse zhvillonin lojë defensive, mysafirët ishin të rrezikshëm nga kundërsulmet. Nga rastet e futbollistëve shqiptarë, përmendim atë të Hamdi Salihit dhe goditjen e Ervin Skelës që e ndali portieri boshnjak. Sido që të jetë, gjysma e parë u mbyll pa gola.
Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë duke shkaktuar presion të vazhdueshëm kundrejt mbrojtjes shqiptare, e cila me mund arrinte të shmangte golin.
Mirëpo, pas sulmeve të vazhdueshme të vendasve dhe pas vendosjes jo të mirë të mbrojtjes kuqezi, Haris Medunjanin shënoi për epërsinë e Bosnje e Hercegovinës (67’).
Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, shpresat e mysafirëve për barazim u shuan, pasi Andi Lila u përjashtua me karton të kuq.
Ndërkaq, Bosnje e Hercegovina arriti të shënojë edhe një gol përmes Maletic (90’), dhe me tre pikët e reja pozicionohet në vendin e tretë me dhjetë pikë.
Kjo humbje zhvendos Shqipërinë në pozitën e pestë dhe e lë në kuotën e tetë pikëve, katër më pak se vendi i dytë, të cilin e mban Bjellorusia.
Përfaqësuesja e Suedisë ka regjistruar fitore prej 5-0 kundër Finlandës në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2012.Kim Kallstrom hapi serinë e golave (11’), ndërsa me dy gola të shpejtë (31’ dhe 35’), Zlatan Ibrahimovic vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), sulmuesi i Milanit kompletoi het-trikun e tij, ndërsa futbollisti i lindur në Prishtinë, Emir Bajrami, vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (83’).
Pas kësaj fitoreje, Suedia ka 15 pikë, tre më pak se përfaqësuesja e Holandës, që i prin Grupit E.
Përfaqësuesja e Gjermanisë ka regjistruar fitore prej 3-1 si mysafir i Azerbajxhanit në kuadër të fazës kualifikuese për Euro 2012, ndërsa gjendet vetëm një pikë larg kualifikimit matematikor në Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbolit.Lojtari më i mirë në ndeshje, Mesut Ozil, kaloi mysafirët në epërsi (30’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (41’), Mario Gomez dyfishoi epërsinë.
Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Murad Huseynov shënoi golin e nderit për vendasit. Ndërsa në minutat shtesë (90’+3), Andre Schuerrle shënoi golin e tretë për gjermanët.
Pas kësaj fitoreje, Gjermania ngritet në kuotën e 21 pikëve në Grupin A dhe ka dhjetë pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Belgjika dhe njëmbëdhjetë pikë më shumë se Turqia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në këtë mënyrë Gjermanisë i duhet vetëm edhe një pikë (ose nëse Turqia humb një pikë) që të kualifikohet në Euro 2012.
Sulmuesi i Milanit, Robinho, thotë se ekipi i tij nuk ka nevojë për përforcime në fazën e sulmit.“Një gjë është e sigurt dhe ajo është se ne nuk kemi nevojë për sulmues të rinj”.
“Ne tashmë kemi shumë opsione dhe mos harroni se Pippo Inzaghi do të kthehet. Ai nuk plaket kurrë”, ka thënë braziliani për La Gazzetta dello Sport.
Sipas tij, në sezonin e ardhshëm dyshja sulmuese, Zlatan Ibrahimovic dhe Alexandre Pato, do të jenë në formë të jashtëzakonshme së bashku.
Drejtori i Romës, Walter Sabatini, ka deklaruar se Luis Enrique pritet të marrë pozitën e trajnerit të kryeqytetasve.Bisedimet në mes të Giallorossëve dhe 41-vjeçarit duket të jenë pranë finalizimit, ashtu që marrëveshjes i mungon vetëm nënshkrimi.
“Jam i lumtur, por ne jemi në pritje të një nënshkrimi zyrtar”, ka thënë Sabatini për Sky Sport Italia duke qartësuar se drejtuesit e Romës kishin arritur marrëveshje me përfaqësuesin e Enriques javën e kaluar.
Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, ka konfirmuar se mund të largohet nga Bernabeu vetëm nëse kthehet në Ligën Premier.Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Tottenhami janë të interesuar për shërbimet e ish-lojtarit të Portsmouthit, i cili nuk e ka mohuar një transferim të mundshëm në Angli.
“Nëse do të duhet ta braktis Madridin, atëherë do ta bëja vetëm për Ligën Premier. Më ka pëlqyer koha që kam kaluar atje, sidomos viti im i fundit para se të vija në Madrid, sepse e fitova Kupën FA”, ka thënë 26-vjeçari për skysports.com.
Alexis Sanchez ka arritur marrëveshje mbi kontratën e tij me Barcelonën, gjithnjë sipas pohimeve të presidentit të Udineses, Franco Soldati, vetëm 24 orë pasi ishte thënë se Barcelona është favorite për firmën e kilianit.Marrëveshja sipas presidentit të Udineses peshon 3 milionë euro në sezon, por ende ka mbetur të finalizohet transferi dhe shuma e transferit mes dy klubeve.
“Nga çfarë na është thënë prej agjentit të lojtarit, Fernando Felicevich, Alexis Sanchez ka një marrëveshje me Barcelonën për një kontratë prej 3 milionë euro në sezon. Kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se ai do të shkojë, por kjo është ajo që ai dëshiron. Ne shpresojmë të plotësojmë dëshirën e lojtarit, por nuk mendoj se negociatat do të përfundojnë së paku deri në fund të qershorit”.
“Një ‘po’ i Sanchez për Barcelonën nuk do të thotë ‘po’ nga Udinese. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Ne do të fillojmë bisedimet me Barcelonën dhe nuk do t’i ndalojmë ata që të bisedojnë me lojtarin. Por, ne jemi në fillim të bisedimeve. Nëse ata paguajnë çfarë duam ne, atëherë nuk ka problem, por duhet të flasim për këtë”.
“Për momentin Barcelona është favorite për Sanchez para Juventusit dhe Interit. Këto janë tri klubet më pranë tij, por asgjë nuk është vendosur ende. E përsëris, ende është fillimi i gjërave, por ne duam të përfundojmë negociatat në fund të muajit. Dëshira e lojtarit merret parasysh, por janë gjëra tjera që duhet të shikohen. Për çdo rast, ne jemi optimistë se gjithçka do të përfundojë mirë”, deklaroi Franco Soldati.
Marrëveshja e shumëpërfolur e shkëmbimit mes dy brazilianëve, atij të Interit, Maicon dhe superyllit të Real Madridit, Kaka, është në dorë të legjendës së Interit, aktualisht trajnerit të Los Blancos, Jose Mourinho.Interi dëshiron ta shesë mbrojtësin brazilian për të përfituar të holla për transferime tjera, përderisa edhe Maicon dëshiron të largohet nga Interi.
Problemi qëndron në atë se Kaka nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, pasi ndjen se i ka borxh Mourinhos për ndihmën e dhënë, ndërsa është pikërisht portugezi ai që nuk di çfarë të bëjë me Kakan.
Nëse Mourinho nuk e sheh Kakan si pjesë të planeve të tij, atëherë Kaka mund të ndodhë që të jetë lojtar i Interit sezonin e ardhshëm.
Real Madrid raportohet se i ka ofruar disa prej lojtarëve më të mirë Manchester Unitedit, për të bindur klubin anglez të heqë dorë nga shërbimet e Javier Hernandez.Daily Mail shkruan se Jose Mourinho është aq i etur për ta sjellë golashënuesin e Djajve të Kuq në Spanjë, sa ai personalisht i ka thënë mikut të tij dhe menaxheri rival Sir Alex Ferguson t’ia caktojë çmimin.
Mësohet se Mourinho i ka thënë Ferguson se ai mund ta ketë sulmuesin francez Karim Benzema – një lojtar për të cilin menaxheri i United kishte bërë oferta në të kaluarën – ose argjentinasin Gonzalo Higuain, si shkëmbim për Hernandez.
Megjithatë, ndikimi i 23-vjeçarit në Old Trafford ka qenë aq i madh sa Ferguson ka këshilluar bordin e tij të hedhë poshtë çdo ofertë nga cilido klub.
Hernandez që ka shënuar 20 herë gjatë sezonit të kaluar, të parin të tij në Old Trafford.
Samir Nasri dëshiron të shohë Arsenalin të bëjë disa përforcime serioze para se të nënshkruajë kontratën e re me klubin anglez.The Guardian shkruan se Nasri është në rrugë qorre rreth bisedave për kontratën e re, pasi ka refuzuar ofertën e klubit prej rreth 90 mijë funtesh në javë, e cila ka qenë në tavolinë për tashmë disa javë. Ngurrimi i tij ka sjellë shqetësim dhe frustrim në klub.
Por, derisa Nasri dëshiron më shumë para, ai po ashtu dëshiron që Arsene Wenger të sjellë emra të mëdhenj në ekip.
23-vjeçari tashmë ka dëgjuar për interesimin nga Manchester United, që është në treg për një mesfushor kreativ, pas pensionimit të Paul Scholes. Megjithatë, Wenger e ka bërë të qartë se nuk synon të shesë lojtarin te klubi rival.
Trajneri i ri i Juventusit, Antonio Conte, raportohet se është duke kërkuar mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri.Siç përcjell Tuttomercatoweb, Conte kishte qenë i pranishëm në stadium në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012 mes Anglisë dhe Zvicrës dhe në sytë e tij nuk ka rënë pa u vërejtur mesfushori i Baselit.
Paraqitja e shkëlqyeshme e Shaqirit ka bindur Conten në insistojë te drejtuesit të klubit për të kërkuar transferim të tij.
Shaqiri së fundi raportohet se ka joshur edhe interesimin e Manchester United dhe Aston Villa, ndërsa më herët për të kishte qenë i interesuar edhe Bayern Munich
Kombëtarja shqiptare pritet të zbarkojë me dy sulmues në fushë për ndeshjen e sotme kualifikuese për Euro 2012 ndaj Bosnjës. Josip Kuzhe ditë më parë zbuloi se Shqipëria do të dalë në fushë me formacion të ngjashëm me atë që fitoi ndaj Bjellorusisë, me disa ndryshime të vogla të imponuara nga rikthimi i dyshes kosovare të mbrojtjes Armend Dallku dhe Debatik Curri.
Sipas trajnerit kroat në fushë do të zbarkojnë Salihi dhe Bogani të mbështetur në mesfushë nga Lala, Bulku, Skela dhe Agolli. Përveç Vangjelit, mbrojtja do të jetë e përbërë kryesisht nga lojtarë kosovarë si Dallku, Cana dhe Curri, përfshirë këtu edhe portierin Samir Ujkani.
Në vazhdim formacioni i paralajmëruar nga Kuzhe, që mund të ketë vetëm ndonjë ndryshim të rastit:
Portier: Samir Ujkani
Mbrojtja: Armend Dallku, Lorik Cana, Debatik Curri, Kristi Vangjeli
Mesfusha: Altin Lala, Ervin Bulku, Ervin Skela, Ansi Agolli,
Slmues: Hamdi Salihi, Erjon Bogdani
Formacioni 4-4-2
Ujkani
Dallku – Cana – Curri – Vangjeli
Lala – Bulku – Skela – Agolli
Salihi – Bogdani
Legjenda braziliane e futbollit është i etur të luajë në ndeshjen e sotme miqësore kundër Rumanisë dhe sulmuesi shpreson të gjejë rrjetën në paraqitjen e fundit ndërkombëtare.34-vjeçari u pensionua nga futbolli profesionist në shkurt dhe do t’u thotë lamtumirë fansave brazilianë gjatë ndeshjes së të martës, e cila do të jetë ndeshja e tij e 98-të me fanellën e verdhë.
“Jam shumë, shumë i shqetësuar dhe ende i tronditur. Do të jetë ëndërr nëse shënoj një gol. Jam shumë i lumtur që po e mbyll këtë pjesë të jetës time me ekipin kombëtar. Nuk kam asgjë të dëshmoj. Vetëm dua të falënderoj njerëzit brazilianë për mbështetjen e pakushtëzuar”, ka thënë ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit.
Trajneri i kombëtares braziliane, Mano Menezes, do ta inkuadrojë sulmuesin legjendar në pjesën e parë dhe do t’i japë 15 minuta kohë.
Xavi ka deklaruar se ekipi aktual i Barcelonës është ekipi më i mirë në historinë e futbollit.Barcelona fitoi në La Liga dhe Ligën e Kampionëve sezonin që kaloi prapa, për të dëshmuar se është ekipi më i mirë në botë për momentin.
“Ka pasur disa ekipe të shkëlqyeshme në histori, Brazili i Peles, Ajaxi i Cruyff, Milani i (Arrigo) Sacchit, por në 20 vitet e fundit kjo Barcelonë është më e mira”, ka thënë Xavi.
Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, thotë se taktikat e Manchester United në disfatën nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve, ishin krejtësisht të gabuara.Khedira thotë se Reali ka treguar se si mund të mposhtet Barcelona, duke fituar ndaj Blaugranëve në finalen e Kupës së Mbretit.
“Nuk mund të luani ashtu siç luajti Manchester në Wembley. Të përballesh me Barcën dhe të luash pa agresivitet, pa qenë të bashkuar, secili lojtarë në mënyrën e tij, është gabim”.
“Finalja më dëshmoi mua se ne kishim të drejtë te Real Madridi, mbrohu dhe vrapo shpejt drejt golit të tyre. Nëse ju vetëm mbroheni, ju hutoheni...”, ka deklaruar Khedira.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka mbështetur transferimin e yllit të Atletico Madrid, Sergio Aguero, në Santiago Bernabeu.Higuain është i bindur se do të ruajë vendin e tij edhe nëse bashkëkombësi i tij arrin në ekip.
“Do të duhej të ishit të verbër për të mos e dashur El Kun. Nëse ai më kërkon mua këshillë, do t’i thosha eja këtu menjëherë. Është një jetë e shkëlqyeshme këtu”, ka thënë Higuain.
Menaxheri gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, ka zhvilluar një rund bisedimesh me agjentin e Mirko Vucinic.Për sulmuesin e Romës janë të interesuar një varg klubesh, përfshirë Juventusin, pasi malaziasi është duke rishikuar të ardhmen e tij me klubin nga kryeqyteti italian.
Sky Sport 24 shkruan se Marotta është takuar dje me agjentin Alessandro Lucci për të nënvizuar planet për të sjellë Vucinic në Torino.
Vucinic dhe kampi i tij pritet të takohet me zyrtarët të Romës më vonë gjatë kësaj jave për të qartësuar ku ai qëndron në planet e pronarëve të rinj.
Barcelona raportohet se planifikon të ofrojë para plus një lojtar në ofertën për yllin e Udineses, Alexis Sanchez.Barca duket se është duke udhëhequr garën duke ofruar plot 30 milionë euro plus të riun Bojan Krkic në formë huazimi.
Krkic ende nuk i ka mbushur 21 vjet dhe tashmë konsiderohet si një prej figurave kyçe në të ardhmen e Barcelonës. Spanjolli nuk ka fituar shumë hapësirë loje dhe pritet të huazohet për të marrë përvojë.
Mbrojtësi i Benficas, Fabio Coentrao, ka ripohuar dëshirën e tij të largohet këtë verë për t’u transferuar te Real Madridi.Benfica zbuloi se ende nuk ka marrëveshje me Realin për transferimin e mbrojtësit, ndryshe nga disa raporte në media.
“Kjo është një gjë për (agjentin) Jorge Mendes. Unë kam raporte të mira me (presidentin) Vieira, Benfica është në zemrën time. Ata janë përpjekur të më bindin mua të qëndroj, sigurisht, por vendimi im tashmë është marr”.
“Unë kam respekt për Benfican, por edhe Benfica po ashtu duhet të ketë respekt për mua. Unë dua të largohem, të shkoj te Real, mbi të gjitha”, ka thënë Coentrao.
Milani nuk i ka përmbushur pritjet e Standard Liege në lidhje me ofertën për transferimin e Axel Witsel.Zëvendëspresidenti i Standardit, Luciano D'Onofrio, ka bërë të ditur se oferta e Rossonerëve për shërbimet e 22-vjeçarit është shumë larg asaj që kërkon klubi i tij aktual.
“Pranoj se ka pasur kontakt mes Standardit dhe Milanit në lidhje me Witsel. Ende ekziston një diferencë e madhe mes ofertës së Milanit dhe çmimit që kërkojmë ne”, ka thënë D'Onofrio.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka heshtur sugjerimet që pohojnë se është duke u përgatitur një marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi i Kakas nga Real Madridi me mbrojtësin brazilian Maicon.La Gazzetta dello Sport kishte shkruar të hënën se është e mundur marrëveshja mes dy klubeve evropiane, në mënyrë që Maicon të bashkohet me Jose Mourinhon në Bernabeu, ndërsa Kaka të kthehej në Milano, tek Interi.
“Këto janë të gjitha gënjeshtra. Është absolutisht e pavërtetë”, ka thënë Moratti.
Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, beson se skuadra e tij akoma është nga klubet më të mëdha evropiane, përkundër dështimeve në sezonet e fundit.“Kam nënshkruar kontratë të re, sepse kam besim te ky klub. Sa kam mundur të vërej, është se ambiciet janë të larta’.
“Unë ndjej se jam te një nga top-klubet në Evropë. Qëllimi është që të bëhemi kampionë dhe të fitojmë kupa, dhe unë do të ndihmoj”, ka thënë holandezi.
Portieri i Interit, Julio Cesar, ka deklaruar se do të qëndrojë në Meazza deri në vitin 2014, përkundër interesimit të Romës për shërbimet e tij.Njoftimet nga Italia kanë spekuluar se braziliani 31-vjeçar do t’i lë vend ardhjes së Emiliano Vivianos nga Bologna, mirëpo ai thotë se nuk largohet.
“Është e vërtetë se Roma u interesua për mua... Por unë vendosa të qëndroj te Interi deri kur të skadojë kontrata ime në vitin 2014”, ka thënë Cesar për La Gazzetta dello Sport.
Mesfushori italian Andrea Pirlo e ka mbrojtur vendimin e tij për t’iu bashkëngjitur Juventusit.Pirlo nuk e vazhdoi kontratën me kampionin e Italisë, Milan, por vendosi që të transferohet te Zonja e Vjetër.
“Jam i lumtur me vendimin që kam marrë. Duhet t’i presim rezultatet në fushë dhe ato do të dëshmojnë nëse kam marr vendimin e duhur për ndërrimin e skuadrës, apo Milani ka pasur të drejtë që më ka lejuar të largohem”, ka deklaruar Pirlo.
Mjeshtri i mesfushës blaugrane, Xavi, mendon se Barcelona është skuadra më e mirë njëzet viteve të fundit, ndërsa, sipas tij, Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.“Ka pasur disa skuadra të shkëlqyera në histori, si Brazili i Peles, Ajaxi i Cruyffit, Milani i Sacchit, por në njëzet vitet e fundit, kjo skuadër e Barcelonës është më e mira”, ka deklaruar Xavi.
Nga spanjolli është kërkuar që të japë opinionin rreth bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, për të cilin ka thënë: “Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave- më i mirë se Pele, Maradona ose Cruyff. Ne duhet ta mbrojmë atë sepse ai është vendimtar. Pa të ne nuk do të ishim kush jemi”.
















