Agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro, ka deklaruar se nëse sulmuesi i Santosit do të ishte djali i tij, atëherë ai do të dëshironte që braziliani të luante për Real Madridin.“Nëse ai do të kishte qenë djali im, unë do të doja që ai të luajë për Real Madridin. Është klubi më i mirë në botë, nuk ka klub tjetër si Reali. Është maksimumi që mund ta arrijë një lojtar. Unë e njoh mirë Florentino Perezin, ai është njeri pasionant dhe serioz”.
“Neymar nuk është më i miri në botë pasi nuk ka luajtur në Evropë. Dhe, nuk na mungojnë ofertat nga Evropa”, tha Ribeiro.
Manchester United është i gatshëm ta përfshijë Nanin në ofertën për mesfushorin holandez, Wesley Sneijder.Mirror raporton se Sneijder i ka dhënë sinjal të qartë Unitedit me deklaratën e tij se ndoshta mund të largohet, ndërsa Djajtë nuk janë duke humbur kohë, por janë duke formësuar ofertën për ta bindur Interin të heqë dora nga truri i ekipit.
Ideja është që Nani të përfshihet në ofertë, por portugezit t’i shtohen edhe 25 milionë euro, në mënyrë që Sneijder të vijë në drejtim të kundërt. Oferta është shumë realiste, me Interin që pritet ta pranojë një propozim të tillë.
Chelsea ka bërë një ofertë të re për yllin e Santosit, Neymar, pas dështimeve të vazhdueshme për të siguruar firmën e tij.Sunday Telegraph raporton se Chelsea ka bërë një ofertë të re të vlefshme 30 milionë euro për Santosin.
Vet Neymar ka deklaruar se ai do të preferonte të qëndronte te Santosi, por ende nuk dihet asgjë rreth fatit të sulmuesit të shumëkërkuar nga Chelsea dhe Real Madridi.
Futbollisti më i mirë në planet, Lionel Messi është i uritur për më shumë sukses me Barcelonën dhe kombëtaren argjentinase, përderisa planifikon ta fitojë Kupën e Amerikës.“Unë dua të vazhdoj sukseset e arritura me Barcelonën. Ne jemi një ekip. Këtu askush nuk fiton vet. Këtu të gjithë fitojnë së bashku”.
“Ne duam të vazhdojmë rrugën e filluar disa vite më parë dhe duam të vazhdojmë kështu në mënyrë që të vazhdojmë t’u japim kënaqësi tifozëve”, theksoi Messi duke shtuar se ai dëshiron Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe jo dështimin.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i gatshëm të pranojë një kalim te Manchester City në rast se sheikët i ofrojnë kontratë të vlefshme prej 400 mijë funtesh në javë.Sunday Mirror shkruan se superylli portugez është duke u thënë miqve se po kërkohet nga Sheikh Al-Mansour i Manchester City. Ronaldo u ka thënë njerëzve të tij të afërt që dikush prej familjes së sheikëve ka kontaktuar me të joformalisht duke i ofruar një kontratë marramendëse.
City tashmë ka mohuar spekulimet, por Ronaldo besohet të ketë hartuar një listë të kërkesave të tij, të cilat janë:
1. Pagë prej 400 mijë funtesh në javë.
2. Fanellën me numër 7. dhe shiritin e kapitenit
3. Garanci se ai gjithmonë do të jetë lojtari më i paguar në klub.
26 vjeçari u ka thënë po ashtu të afërmve të sheikut se ata duhet të bëjnë gati pothuajse 80 milionë funte për ta transferuar, ashtu si bëri Reali kur e mori atë nga Manchester United. Dhe Ronaldo beson se City do ta paguante atë 350 mijë funte në javë, por ai kërkon 400 mijë funte në javë, gjithnjë sipas burimeve.
“Cristiano thotë se ai është kontaktuar nga një palë e tretë. Ai thotë se është tejet i lëkundur duke parë se sa larg është në gjendje të shkojë City. Ai ka pohuar se ata dëshirojnë ta paguajnë sa dëshiron vetëm për t’u bërë lojtar i Manchester Cityt. Ai thotë se ai dëshiron 400 mijë funte në javë, pasi taksat në Angli janë më të larta”, theksoi burimi.
Ky spekulim përbën një lajm shokues për gjithë hierarkinë dhe tifozët e Manchester United, pasi Cristiano Ronaldo u formua si lojtar dhe ishte pjesë e suksesve kryesore me rivalin më të madh të Manchester Cityt, klubin nga Old Trafford.