Babai dhe agjenti i Kaka, Bosco Leite, ka thënë se superylli i Real Madridit nuk do të largohet nga Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar.
Kaka iu bashkua Realit nga Milani në vitin 2009, ndërsa ai vazhdon të ketë raporte të mira me Rossonerët. Ndërsa La Gazzetta dello Sport ka njoftuar se Massimiliano Allegri, Adriano Galliani dhe Ariedo Braida, kanë diskutuar çështjet e transferimeve në prani të babait të tij.

“Ricardo nuk do të largohet”, ishte mesazhi shkurtë i Leite pas takimit që pati me drejtorët e Milanit.

Deklarata e tij vjen vetëm disa ditë pasi vetë Kaka kishte deklaruar se nuk do të largohej nga Los Blancos, pas përhapjes së spekulimeve për shkëmbimin e mundshëm të tij me Maicon.
Pronari i Udineses, Giampaolo Pozzo, ka thënë se Manchester City është favorit për ta transferuar Alexis Sanchezin, sepse oferta e tyre është më e mirë se ajo e Barcelonës.
“Nëse Sanchez do të largohet, atëherë do t’ia jepja Cityt përqindjen më të madhe (për ta transferuar atë), sepse futbolli anglez është i pasur dhe ata dinë si të vlerësojnë një talent të ri”.

“Interi, Juventusi, Barca dhe City, të gjithë e kërkojnë Sanchezin, mirëpo nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete që reflekton vlerën e lojtarit”, ka thënë Pozzo për La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka ripërsëritur se kapiteni Cesc Fabregas nuk do të largohet në drejtim të Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar.
Spanjolli është produkt i akademisë së Barcës, ndërsa iu bashkua Topçinjve në moshën 16-vjeçare.

Mirëpo, në vitet e fundit, Blaugranët vazhdimisht kanë shprehur interesim për rikthimin e 24-vjeçarit.

“Shtypi spanjoll po spekulon me vite për këtë. Më lejoni të jem i qartë për këtë: Fabregasi është me Arsenalin për shumë vite dhe do të qëndrojë këtu”, ka thënë Wenger.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike për një hernie të dyfishtë.
Reina konsiderohet si njëri nga portierët më të qëndrueshëm në Ligën Premier, ndërsa operimi i tij është realizuar në Munih të Gjermanisë.

Kjo ndërhyrje kirurgjike nuk do ta pengojë ish-portierin e Barcelonës që të jetë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës në muajin e ardhshëm për stërvitjet parasezonale.
Ronaldon si një “bashkëlojtar, mik dhe armik” dhe ka treguar se ai vazhdimisht ka mosmarrëveshje me të.
“Ai është një mik dhe një bashkëlojtar. Një bashkëlojtar dhe një mik. Por, ai është po ashtu edhe një armik, sepse ne zihemi shpesh”, ka thënë spanjolli për ESPN.

Edhe pse nganjëherë kanë mosmarrëveshje, portieri i Realit ka vetëm lëvdata për bashkëlojtarin e tij.

Sipas Casillasit, Ronaldo është lojtar më i mirë sesa legjenda Hugo Sanchez që ka arritur të shpallet pesëherë golashënues më i mirë në La Liga.
Manchester Unitedi ka konfirmuar se ka siguruar nënshkrimin e Phil Jones nga Blackburn Rovers.
19-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Djajtë e Kuq, ndërsa thuhet se United ka paguar rreth 16.5 milionë euro për këtë transferim.

“Manchester Unitedi njofton me kënaqësi se ka nënshkruar marrëveshje me Blackburn Rovers për transferimin e Phil Jones”.

“Lojtari i ka kaluar ekzaminimet mjekësore në Mançester javën e kaluar dhe është pajtuar për kontratë pesëvjeçare”, shkruan në komunikatën e kampionit të Anglisë.
Fiorentina ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit veteran të Milanit, Filippo Inzaghi.
Viola është në kërkim të një sulmuesi, pasi që pritet largimi i Alberto Gilardinos, ndërsa, sipas Diretta News, 37-vjeçari Inzaghi konsiderohet si transfer i duhur.

Pippo e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Rossonerët, mirëpo konkurrenca në sulm mund të bëjë që ai të kërkojë një skuadër ku do të luajë më shumë.
Mesfushori i dikurshëm i Real Madridit, Michel, ka deklaruar se kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, ka përparuar me stilin e pasimeve nën drejtimin e Pep Guardiolas.
“Barcelona e Pep Guardiolas e ka revolucionarizuar futbollin. Ata nuk kanë bërë asnjë hap prapa dhe kanë disa futbollistë të jashtëzakonshëm, të cilët e dinë me saktësi se çfarë duhet të bëjnë me topin”.

“Futbolli i Barcelonës është thuajse një iluzion. Ata arrijnë ta kombinojnë futbollin e mirë me arritje të rezultateve të mira”, ka deklaruar ish-trajneri i Getafes.
Edhe pse po përgatitet të martohet me Alena Seredovan, portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, nuk i lë anash bisedat për futbollin.
“Ka shumë dashuri, sidomos me tifozët, të cilët gjithmonë më kanë përkrahur”.

“Kam thënë se dua ta fitoj Scudetton me Juven dhe kjo do të vlente sa 1.200.000 kampionate në një skuadër tjetër”, ka thënë 33-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.

Buffon ka veshur fanellën bardhezi qe dhjetë vite, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka bërë mbi 350 paraqitje.
Luis Suarez është i bindur se në pjesën e dytë të sezonit të kaluar Liverpooli ka treguar një formë me të cilën mund të fitojë tituj.
Sulmuesi nga Uruguai është i bindur se ata mund të luftojnë për titullin e Ligës Premier.

“Mendoj se forma të cilën e treguam në pjesën e dytë të sezonit është një paralajmërues pozitiv. Ne kemi luajtur mirë dhe mendoj se jemi futur në formën të cilën e dimë se duhet ta mbajmë gjatë gjithë sezonit nëse dëshirojmë të jemi konkurrentë për tituj”.

“Kjo është diçka për të cilën jemi optimistë për sezonin e ardhshëm dhe nëse mund të dalim në fushë të vrapojmë dhe ta ruajmë formën e mirë atëherë mendoj se kemi shanse të mira t’ia dalim mirë”, ka thënë Suarez i cili erdhi në Anfield nga Ajaxi në muajin janar për 23 milionë funte.
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, beson se Javier Hernandez do të shkruhet në historinë e klubit.
Chicharito i dha fund sezonit të tij të parë me United duke shënuar 20 gola.

“Chico është një golashënues natyral dhe është një profesionist i ri fantastik. Ai do të shkruajë emrin e tij në librat e Manchester United. Ai ka dëshirë të bëhet lojtar i klasit”, ka thënë Ferdinand.
Juvetusi raportohet se është i interesuar për sulmuesin e Sevillas, Alvaro Negredo.
Radio Marca ka bërë të ditur se Juventusi ka kërkuar nga Sevilla të caktojë çmimin për sulmuesin spanjoll.

Megjithatë vetë Negredo ka deklaruar se dëshiron të mbetet te Sevilla dhe nuk do të mendojë as një rikthim te ish-klubi i tij Real Madrid këtë verë.

Edhe Manchester City është duke u lidhur me transferim të lojtarit.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është në kërkim të mesfushorit të Chelseat, Michael Essien.
Marca shkruan se Mourinho planifikon ta shesë Fernando Gagon dhe Lassana Diarra dhe dëshiron një mesfushor të ri dhe Essien është zgjidhja e parë e tij.

Chelsea mendohet se do të kërkojë një shumë të lartë për lojtarin e që mund të ishte një pengesë. Megjithatë Reali është i gatshëm të ndajë 40 milionë për 28-vjeçarin ganez.

Po ashtu Mourinho është duke menduar edhe mesfushorin e Rennes, Yann M'Vila, dhe atë të Juventusit, Momo Sissoko.
Ish-trajneri i Romës, Vincenzo Montella, është i ngazëllyer me transferimin e tij te Catania.
Montella është duke u përgatitur për sezonin e tij të parë të plotë në Serie A, pasi sezonin e kaluar ai drejtoi Romën për vetëm disa muaj pas dorëheqjes së Claudio Ranierit.

“Falënderoj Presidentin dhe drejtorët për mundësinë dhe besoj se më është dhënë kjo mundësi pasi jam njeriu i duhur për detyrën. Do të përpiqem të mësoj zakonet e qytetit sa më shpejt që mundem, pasi kjo po ashtu mund të ndihmojë një menaxher të ri. Gjithmonë kam qenë i mirë të përshtatem në një ambient të ri”.

“Më pëlqen ekipi që luan futboll, që stërvitet me intensitetin më të madh pavarësisht eksperiencës dhe del në fushë i fokusuar në taktikat e veta se sa në taktikat e kundërshtarit”, ka thënë Montella.
Real Madridi ka pasur mundësinë të nënshkruajë me yllin e Santos, Neymar, për një shumë prej vetëm 60 mijë eurosh, shkruajnë mediat spanjolle.
El Confidencial shkruan se Neymar kishte kaluar kohë te Reali gjatë periudhës së parë kur Florentino Perez drejtonte klubin madrilen. Ai ishte stërvitur me klubin dhe kishte zhvilluar negociata për një transferim te Madridi.

Në vitin 2006, Neymar kaloi dy javë te Reali dhe Santos dëshironte ta shesë atë për vetëm 60 mijë euro.

Por pas largimit të Florentino, drejtuesit e rinj të Realit besuan se Neymar nuk ia vlente paratë dhe shmangën marrëveshjen.

Reali sërish është në negociata për Neymar, i cili tash vlerësohet rreth 30 milionë euro nga Santos.
Interi është i bindur se do të mund të sigurojë vazhdimin e kontratës me mbrojtësin brazilian Lucio.
Ish-mbrojtësi i Bayern Munichut ka edhe një vit kontratë me Nerazzurët dhe pritet së shpejti ta vazhdojë atë.
“Me negociatat e rinovimit është duke u marrë agjenti i tij Becker, me të cilin unë punoj, por nuk ka arsye për shqetësim. Bisedat tashmë kanë filluar dhe ka një bazë të mirë mbi të cilën ato duhet të zhvillohen. Nuk ka problem pasi Lucio është i lumtur te Interi dhe dëshiron të mbetet”, ka thënë përfaqësuesi i lojtarit Alessandro Lucci për Mediaset.
Felipe Melo, i cili së fundi është spekuluar se mund të shkëmbehet me Lassana Diarra nga Real Madridi, thotë se nuk është i rehatshëm te Juventusi.
“Le të themi se Juve nuk më respekton, ose së paku kjo është përshtypja të cilën unë e kam. E shoh emrin tim të përfshirë në të gjitha negociatat, por nuk kam dëgjuar nga klubi ta mohojë ndonjërën nga to. Nuk kam pranuar as të vetmen telefonatë”.
“Unë nuk jam çdokush. Unë nuk jam një monedhë shitblerje për të më shfrytëzuar të arrijë secilin. Mendoj se jam një figurë e rëndësishme në klub. Dëgjoj se ky ose ai mesfushor do të nënshkruhet, por mbase ata harrojë se pa mua ekipi vështirë se ka fituar këtë vit”, ka thënë Melo për Gazzetta dello Sport.
Skudra teksane ajo e Dallas Mavericks është shpallur kampion i NBA për të parën herë në historinë e saj pasi ka mundur në finalen e gjashtë Miami Heat 105-95, duke fituar serinë 4-2. Ky është titulli i parë në historinë e skuadrës teksane pasi ato asnjëhere nuk e kanë fituar NBA.Skuadra e Dallas është treguar superiore në këto finale duke lënë në hije treshen e madhe të Miamit Wade-James-Bosh. Dirk Nowitzki ka marrë çmimin MVP si lojtari më i mirë i këtyre finaleve, por duhen përmendur edhe 27 pikët në ndeshjen decizive të Jason Terry.
Interi raportohet se është duke u përgatitur të shesë mbrojtësin brazilian Douglas Maicon.
Maicon është caku i Real Madridin për këtë afat kalimtar dhe Interi është duke u bërë gati për shitjen e tij dhe duke menduar zëvendësimet e mundshme.
Mbrojtësi i Palermos, Mattia Cassani, është një nga dëshirat kryesore të Interit, shkruan Corriere dello Sport. Mbrojtësi i Ajaxit, Gregory van der Wiel, po ashtu është duke u marrë në konsideratë.
Anësori i Chelseat, Salomon Kalou, thotë se ai është një fans i madh i stilit të lojës që bën Arsenali.
Kalou thotë se ndeshja e Arsenalit me Barcelonën sezonin e kaluar ishte një prej ndeshjeve që ka mbetur në kujtesën e tij.
“Më ka pëlqyer ta shoh Arsenalin kundër Barcelonës, në ndeshjen e parë këtë sezon. Të dyja ekipet dëshironin të luanin futboll, ishte sikur një ndeshje e mirë me aksione të vazhdueshme”.
“Arsenali bëri presion të vazhdueshëm në pjesën e dytë dhe pastaj shënoi dy gola në 15 minutat e fundit pasi kishte kaluar në disavantazh në pjesën e parë. Po ashtu ka qenë shumë e tensionuar dhe ishte ajo çfarë gjithkush dëshironte të shohë, një ndeshje e shkëlqyeshme futbolli”, ka thënë Kalou për faqen zyrtare të Chelseat.
Anësori i Manchester Unitedit, Nani, ka pranuar se do t’i pëlqente që të stërvitej nga trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, në një të ardhme gjatë karrierës së tij.
E ardhmja e portugezit ka qenë top-temë në javët e fundit, duke qenë se United dëshiron të transferojë yllin e Aston Villas, Ashley Young.
Kjo ka bërë që skuadra të ndryshme të interesohen për shërbimet e portugezit, mes tyre edhe Reali dhe Juventusi.
“Jam mirë te Manchester Unitedi, por është mirë kur dëgjoj se ka klube tjera që interesohen”.
“A do të më pëlqente të punoja me Mournhon? Po, por tash për tash jam mirë te Manchester Unitedi”, ka deklaruar 24-vjeçari.
Barcelona është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të anësorit të Real Sociedadit, Antoine Griezmann, nëse dështon të transferojë Alexis Sanchezin nga Udinese.
Javët e fundit Blaugranët i janë afruar shumë Sanzhezit, mirëpo ndërhyrja e Manchester Cityt ka vënë në dyshim mundësinë e tyre për të transferuar kilianin.
Kështu, për shkak të përfshirjes së Cityt, Barca është duke shqyrtuar edhe opsione tjera, ndërsa francezi 21-vjeçar, Griezmann, është emri që qarkullon në qarqet katalunase.