Agjenti i mesfushorit të Arsenalit, Samir Nasri, ka thënë se bisedimet mes lojtarit dhe Arsenalit janë duke vazhduar, përkundër spekulimeve që thonë të kundërtën.“Unë dua të sqaroj se nuk ka pasur pushim në bisedimet me Arsenalin për një rinovim dhe vet lojtari së shpejti do ta takojë Arsene Wengerin. Janë disa klube të interesuara për Samirin, por është e pa dobishme t’i përmendim”.
“Para se t’i dëgjojmë ekipet tjera, duam të flasim me Arsenalin”, u shpreh agjenti i Nasrit, Alain Migliaccio.
Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, është suspenduar përjetësisht nga çdo aktivitet në futbollin italian.Duke u bazuar në hetimin e pavarur të nisur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC), komisioni disiplinor i FIGC ka marrë vendimin që të suspendojë përjetësisht nga futbolli Luciano Moggin përkrah ish-drejtorit tjetër të Juves, Antonio Giraudos dhe ish-presidentit të FIGC, Innocenzo Mazzini.
“Serioziteti i fakteve në lidhje me sjelljet e Moggit gjatë këtyre viteve për mendimin tonë ishte skandaloz dhe vendimi i komisionit disiplinor është i rëndësishëm dhe shërben për të reflektuar në atë se faktet ndaj Moggit ishin jashtëzakonisht serioze”, shkruan në komunikatën e FIGC.
Por, mediat italiane raportojnë se Moggi do ta apelojë vendimin. Ai aktualisht është duke luftuar në gjykatë për Calciopoli II në Napoli, ku prokurorët kanë kërkuar që ai të dënohet me pesë vjet burg për siç thuhet konspiracion kriminal.
Raul sipas të gjitha gjasave do ta përfundojë karrierën te skuadra gjermane, Schalke, gjithnjë sipas agjentit të tij Gines Carvajal.“Nuk ka gjasa që Raul të shkojë në Turqi për të luajtur me Gutin”.
“Ai është shumë i lumtur në Gjermani dhe pas sezonit të ardhshëm ai do të vendosë nëse do të luajë apo jo. Raul ka edhe një vit te Schalke. Dhe nëse zgjedhë të luajë edhe një vit tjetër atëherë ai do ta bëjë këtë te Schalke”, u shpreh Raul.
Drejtori i Romës, Walter Sabatini, ka thënë se klubi nuk e ka ndërmend që të paguajë 50 milionë eurot e kërkuara nga Palermo për Javier Pastoren, përkundër agjentit të lojtarit që e konsideroi Romën opsion atraktiv.“Me 50 milionë euro nuk mendoj se ai do të vijë ten e. Nuk mendoj se Zamparini do të ulë kërkesat e tij dhe do të luftojë para se ta humbasë Pastoren”, theksoi Sabatini.
Për Javier Pastoren seriozisht në garë janë Interi, Roma dhe Chelsea, me këta të fundit që besohet të kenë bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh të cilën natyrisht se e ka refuzuar presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka thënë se ai e do Barcelonën, por se ai nuk dëshiron ta lëndojë Arsenalin duke thënë se do të largohet.“Është frustruese të mos fitosh trofe. Barcelona është klub i madh, më i miri në botë dhe të luash atje është garanci se do të fitosh tituj”.
“Unë nuk do të bëj një hap para për të thënë se do t’i bashkohem Barcelonës. Pas tetë viteve te Arsenali, unë nuk dua ta lëndoj klubin. Unë jam shumë i lumtur, unë jam lojtar i Arsenalit tani dhe kjo është e tëra. Wenger e di çfarë unë dua dhe ai është bosi, ai vendos”, u shpreh Cesc.
Spekulimet për të ardhmen e Neymar dhe kalimit të tij të mundshëm te Real Madridi kanë marrë përmasa tjera gjatë javës, por tashmë kanë dalë në pah detaje tjera të cilat tregojnë sa pranë ishte sulmuesi brazilian transferimit te Real Madridi në vitin 2005 si një 13 vjeçar.Sulmuesi brazilian që tani është 19 vjeçar, kishte udhëtuar në Madrid me babin dhe agjentin e tij, Wagner Ribeiro, që ishte duke finalizuar kalimin e Robinhos te klubi mbretëror.
“Duket se ëndrra për të luajtur për Realin është realitet. Unë kam shkuar në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas. Ishte fitore prej 4-0. Unë isha në lozhën VIP, fare pranë presidentit Florentino Perez”, theksoi atëkohë Neymar, në moshën 13 vjeçare.
Sot Real Madridi duhet të bëjë gati 35 milionë euro për Santosin në mënyrë që të transferojë sulmuesin e jashtëzakonshëm brazilian, i cili nuk ka preferuar të flasë për të ardhmen e tij.
Agjenti i përzgjedhësit të Turqisë, Guus Hiddink, ka thënë se holandezi nuk do ta lë Turqinë për të marrë nën drejtim Chelsean.“Unë vërtet nuk e kam idenë. Kontrata është me Federatën Turke të Futbollit (TFF) dhe jo individualisht me presidentin. Guus është dikush që mund t’i pranojë faktet e jetës”, deklaroi Van Nieuwenhuizen, agjenti i Hiddink.
Të martën presidenti i TFF, Mahmut Ozgener kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij dhe kështu ishin zgjuar spekulimet se kjo ndodhi për shkak se Hiddink ka firmosur me Chelsean.
Manchester United është i vendosur që t’i shkojë deri në fund çështjes Sneijder, pas tentimeve pa rezultat për transferimin e Luka Modric nga Tottenhami.Manchester United është tejet i motivuar edhe nga deklaratat e mesfushorit të Interit dhe me frustrimin gjithnjë e në rritje në shtabin Nerazzur pas deklaratave të Sneijder, Djajtë duan të shfrytëzojnë rastin dhe me një ofertë lukrative ta joshin holandezin.
Kampioni i Anglisë po ashtu është edhe në garë për Alexis Sanchez dhe mund të ndodhë që për një shumë prej 60 milionë funtesh t’i transferojë që të dy super lojtarët nga Serie A.
Legjenda e Real Madridit, Emilio Butragueno, mendon se ekipi i Los Blancos është i jashtëzakonshëm dhe se do të fitojë shumë tituj sezonin e ardhshëm.“Unë duhet të them se Florentino Perez është biznesmen i suksesshëm. Pjestarët e klubit tonë mund të relaksohen. Ju fitoni dhe humbisni në futboll, por ne aktualisht kemi ekip të jashtëzakonshëm dhe me pak fat, mund ta përfundojmë sezonin e ardhshëm në mënyrë të mrekullueshme, theksoi Butragueno.
Real Madridi fitoi vetëm Kupën e Mbretit këtë sezon, duke ia lënë Barcelonës primatin e klubit më të mirë spanjoll.
Hernan Reguera, një prej agjentëve të sulmuesit të Atletico Madridit, Sergio Aguero, ka zbuluar se nuk ka pasur kurrë takim me Juventusin për të biseduar për një transferim.“Që të dy agjentët e Agueros, Rebasa dhe unë jemi në Argjentinë për momentin dhe nuk jemi takuar me askënd. Ne nuk kemi qenë në Itali. Ne aktualisht jemi në Argjentinë duke punuar në të ardhmen e tij”, theksoi Reguera për AS.
Juventusi dhe Real Madridi janë dy skuadrat që kanë konfirmuar interesimin për sulmuesin argjentinas i cili sipas të gjitha gjasave këtë verë do të largohet nga Los Colchoneros.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka konfirmuar kontaktet me trajnerin argjentinas, Marcelo Bielsa, pasi aludoi në një largim të Leonardos.L’Equipe ishte e përditshmja sportive që të martën bëri të ditur se Leonardo ka marrë ofertë nga PSG për postin e drejtorit sportiv dhe Moratti pasi mohoi kontaktin me Bielsan, sot i ka pranuar që të dyja.
“Leonardo ka një mundësi shumë të mirë (duke iu referuar ofertës së PSG për strategun aktual të Interit). Ne tashmë kemi biseduar me Bielsan. Ne do të gjejmë një zgjidhje që na përshtatet neve dhe Leonardos”, ka thënë Moratti për Sky Sport.
Thiago Silva nuk dëshiron të largohet nga Milani, por tratativat e fundit të tij me Barcelonën ai dëshiron t’i shfrytëzojë për ta detyruar klubin t’i ofrojë atij një kontratë më të mirë.Ishte vet mbrojtësi që pohoi kontaktin me Blaugranët gjatë një emisioni në një televizion brazilian dhe megjithëse një transferim te Barcelona duket utopi, mbrojtësi dëshiron t’i shfrytëzojë këto relacione për t’ia rritur vetes pagën.
“Thiago Silva nuk është në shitje. Ai dëshiron pagë më të mirë dhe si zakonisht që ndodh, ai do të kërcënojë me largim drejt Barcelonës, por Milani e konsideron atë të pa shitshëm. Ai ka thënë çfarë ka thënë në mënyrë që të përfitojë pagë më të mirë”.
“Kontrata e tij skadon në vitin 2016, por nuk do të jetë befasi nëse brenda disa muajve ri negociohet paga e tij. Por, sot në botën e futbollit nuk është asgjë e pa mundur dhe i tillë është edhe transferimi i Thiago Silvas te Barcelona. Nuk besoj se Barcelona do të vijë me një ofertë prej 50-60 milionë eurosh për të”, theksoi një burim për Goal.
Milani ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit kreativ të Genoas, Stephan El Shaarawy për një shumë prej 6 milionë eurosh.Sky Sport Italia pohon se Adriano Galliani dhe Enrico Preziosi e kishin arritur marrëveshjen të martën, ndërsa futbollisti sipas mediave italiane do të jetë në bashkëpronësi të të dyja klubeve.
Ky do të jetë transferi i tretë i Milanit për këtë verë, pas transferimeve të mbrojtësve Philippe Mexes dhe Taye Taiwo në parametra zero.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, thotë se pensionimi as që i ka shkuar në mend.Zanetti thotë se ai ka ende për të dhënë në fushë derisa të arrijë te pensionimi, pavarësisht faktit se ai do të mbushë 38 vjet në gusht.
“Ende ka shumë kohë për të kaluar para se të filloj të mendoj për të varë këpucët. Në këtë moment ajo është diçka që as që jam duke e menduar. Vetëm dua të vazhdoj të kënaqem”, ka thënë veterani për Ole.
Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, thotë se sulmuesi Marco Borriello do të vazhdojë të luajë për klubin romak.“Sigurisht disa keqkuptime kanë lindur rreth Marco, pasi dikush ka dashur t’i interpretojë ato ndryshe. Unë mendoj se Borriello është një prej sulmuesve më të mirë në Itali dhe nuk jam i vetmi që mendon kështu. Vetëm kam thënë se ai ‘ka qenë problem për Romës’ pasi është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe askush nuk mund t’i garantojë askujt vend të rregullt në ekip”.
“Borriello është një sulmues i shkëlqyeshëm dhe ne insistojmë ta mbajmë atë, pastaj do të shohim çfarë do të ndodhë kur të takohemi dhe ta diskutojë situatën. Kjo do të ndodhë në ditët në vijim”, ka thënë Sabatini.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, gjatë një përballje me gazetarët në një ngjarje promovuese, ka thënë se ai është i lumtur aty ku është.Mesfushori spanjoll mbetet me shpresa se Topçinjtë do t’i japin fund gjashtë viteve pa trofe, por nuk ka folur në lidhje me spekulimet e vazhdueshme që e lidhin atë me një transferim në Camp Nou.
“Një lojtar i cili nuk është i frustruar që nuk fiton tituj ose e gënjen veten ose i mungojnë ambiciet. Aty ka një ekip të mirë dhe menaxher të mirë dhe aty është një prej bazave më të besueshme të fansave në Evropë. Me to besoj se ne mund të bëjmë progres dhe një ditë të fitojmë një trofe të rëndësishëm”, ka thënë mesfushori.
“Unë jam lojtar i Arsenalit. Kam qenë shumë i lumtur për tetë vite dhe jam shumë i lumtur tash. Nuk mendoj për futboll për momentin, vetëm për pushimet e mia. Ende nuk ka asgjë vendim. E vërteta është se kjo nuk varet nga lojtari dhe për momentin nuk di asgjë“.
“Është bosi [Wenger], ai i cili merr vendimet. Duhet ta pyesni atë. Unë isha i lënduar në fund të sezonit dhe nuk e kam parë atë për tashmë gjashtë javë. Jam shumë i lumtur ku jam. Gjithçka tjetër do të ishte spekulim i pavërtetë. Ju kurrë nuk duhet të thoni kurrë në jetë, pasi aq shumë gjëra ndodhin të cilat kurrë nuk mund t’i parashikoni”, ka shtuar Cesc.
Anësori i Galatasaray, Arda Turan, pritet të ndjekë trajnerin Guus Hiddink te Chelsea.The Mirror shkruan se Hiddink do t’i sjellë Chelseat edhe një lojtarë të ri, duke marrë me vete Turan i cili do bëhet nënshkrimi i parë i këtij afati kalimtar për Blutë.
Hiddink është i gatshëm të ofrojë lojtarë të tjerë si shkëmbim plus para kesh shtesë deri në vlerën e 18 milionë funteve. Jose Bowingwa mund të jetë njëri prej lojtarëve që mund të sakrifikohet për të sjellë Turan në Stamford Bridge.
Milani dhe Interi janë të gatshëm të testojnë rezistencën e Chelseat për të mbajtur Didier Drogba.33-vjeçari ka një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Blutë dhe është duke menduar të ardhmen në Stamford Bridge.
Corriere dello Sport shkruan se Milani e sheh Drogban si një partner ideal për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. Megjithatë ata tash kanë edhe konkurrencën e rivalit lokal, Interit.
Samuel Eto'o raportohet se ka bërë kërkesë personale te presidenti Massimo Moratti për të nënshkruar me sulmuesin e Bregut të Fildishtë.
Në favor të të dyja klubeve është dashuria e Drogba për qytetin. Sulmuesi është vizitor i rregullt i Milanit.
Goli i tij është vlerësuar si më i mirë nëpër turnetë e të rinjve, kurse më së gjati në analizë ndalet gjiganti evropian televiziv, Eurosport.Mediat në krejt botën i kanë thurur vargje lavdie talentit të jashtëzakonshëm kosovar, Xherdan Shaqiri që e fitoi ndeshjen me Zvicrën. Goli i tij është vlerësuar si më i mirë nëpër turnetë e të rinjve, kurse më së gjati në analizë ndalet gjiganti evropian televiziv, Eurosport. SportiSot ua sjell një pjesë të vlerësimit që Eurosport i bën njeriut tonë. "Dy tinejxherët më të mirë mesfushorë të Evropës zbritën në fushë me numrat 10, kur Danimarka luajti me Zvicrën të shtunën në mbrëmje. Ishte duel ndërmjet Christian Eriksenit dhe Xherdan Shaqirit, që ky i fundit e fitoi pa asnjë problem.19-vjeçari e përforcoi imazhin e tij impresiv me performancë të klasit të lartë në fitoren 1:0. Goli i tij në minutën e 48 ishte vepër arti. Shaqiri dha shenja të Lionel Messi kur e mori topin në mesfushë 35 metra larg portës, kaloi sukessshëm disa fanella tq kuqe dhe gjuajti një pjesën e epërme të largët të portës. Ishte një gol i nivelit që nuk shihet në kampionatet U 21.Ylli i FC Baselit tashmë është krahasuar me rumunin e madh, Gheorghe Hagi, dhe edhe pse është krahasim frikësues, është i drejtë. Ai asnjëherë nuk ka frikë që të gjuajë nga distanca, por e shtuna tregoi se në këtë aspekt i duhet të punojë edhe pak. Shaqiri posedon aftësi edhe për të papritura: një pasim me pjesën e prapme, kthim prapa lehtë apo mbajtje e rehatshme e topit. Edhe pse mbetet pak egoist në posedim të topit, performance e të shtunës konfirmoi se po shohim zhvillimin e një talenti të madh evropian.Vlerësimi:
Kreativiteti: 8/10
Pasimi: 8/10
Gjuajtjet: 7/10
Teknika : 9/10
Vizioni: 8/10
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, i ka thënë Real Madridit se ata mund ta kenë Douglas Maicon nëse janë të gatshëm ta shkëmbejnë me Sergio Ramos.Corriere dello Sport shkruan se menaxheri i Realit, Jose Mourinho, është i gatshëm të japë Marcelon si shkëmbim për Maicon. Por Moratti insiston për Ramos.
Ramos dhe Mourinho nuk kanë shkuar shumë mirë gjatë sezonit të kaluar dhe portugezi e vlerëson Maicon si një mbrojtës të djathtë më të mirë.
Mourinho e sheh Ramosin më shumë si një mbrojtës të qendrës, por duke parë funksionimin e dyshes Ricardo Carvalho dhe Pepe, kjo mund të bëjë që Ramos të qëndrojë në stol shumicën e sezonit, nëse arrihet një marrëveshje për Maicon.
Alberto Gilardino mund të largohet nga Fioreintina këtë verë me Villarrealin që ka shfaqur interesim për të nënshkruar me sulmuesin, shkruan La RepubblicaNëndetësja e Verdhë është në treg për një sulmues të ri, pasi pret ta shesë sulmuesin italian Giuseppe Rossi, i cili ka joshur interesimin e klubeve si Inter, Juventus dhe Barcelona. Dhe klubi spanjoll kërkon një italian tjetër, Alberto Gilardinon, si zëvendësim për Rossin.
Sulmuesi 28-vjeçar ka qenë lojtar kyç për Fiorentinën që kur iu bashkua ekipit nga Milani në verën e vitit 2008, por raportohet se është duke kërkuar një sfidë të re, dhe kualifikimi i Villarrealit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm mund të jetë joshës për lojtarin.
Kontrata aktuale e Gilardinos zgjat deri në verën e vitit 2013 dhe një ofertë e cila kap vlerën e 10 milionë eurove do të ishte e mjaftueshme për të transferuar atë.
Gilardino është lidhur edhe me një transferim te Olympique Marseille.
Lionel Messi thotë se është gabim ta quash ekipin e tashëm të Barcelonës si më të mirin e të gjitha kohërave.Shumëkush, përfshirë edhe persona brenda Barcelonës, e kanë etiketuar ekipin e tashëm si më të mirin që ka ekzistuar ndonjëherë.
“Unë nuk do të thosha se ne jemi ekipi më i mirë në histori pasi ka pasur shumë ekipe të shkëlqyeshme në kohë të ndryshme. Por ne kemi treguar se jemi një ekip që meritojmë të mbahemi mend”, ka thënë Messi.
Argjentinasi po ashtu ka nënvizuar: “Unë kurrë nuk mund ta shoh veten duke luajtur për një fanellë tjetër përveç Barcelonës”.
Anësori i Barcelonës, Jeffren Suarez, thotë se ai mund të largohet nga Nou Camp gjatë afatit kalimtar veror.Me edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, Jeffren është lidhur me një transferim te Liverpool, Arsenal dhe Roma.
“Nëse jam i sinqertë, herën e parë ishte qesharake ta shoh veten në gazeta çdo ditë. Për momentin nuk e lexoj shtypin pasi e vetmja gjë e rëndësishme është ekipi spanjoll [U21]. E ardhmja ime do të vendoset kur të kthehem te Barcelona në fund të garës”.
“E di se është vështirë për lojtarët në pozitën time t’ia dalin te Barcelona. Nëse është shumë e komplikuar atëherë do të largohem”, ka thënë Jeffren.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, edhe një herë ka deklaruar se nuk ka mosmarrëveshje mes tij dhe trajnerit Jose Mourinho.“Ai e di se çfarë duhet të bëjë për ta bërë ekipin të fitojë dhe unë jam i sigurt se ne do t’ia dalim më mirë në vitin e dytë të tij te Reali, siç ka ndodhur me mua”.
“Mourinho është më i miri: ai e ka treguar këtë në të gjitha ligat në të cilat ka qenë trajner. Ai e di më mirë se çdokush tjetër se ne duhet të përmirësohemi në të gjitha aspektet dhe vetëm ata që punojnë me të e dinë se si është ai”, ka thënë Ronaldo.
Manchester United ka ringjallur interesim për yllin e Udineses, Alexis Sanchez, shkruan Daily Mail.United ishte lidhur me një transferim të ish-lojtarit të River Plate qysh verën e kaluar, kur ai bëri disa paraqitje impresive në Kupën Botërore për Kilin. Sanchez vazhdoi formën e tij edhe në ligë duke shënuar 12 gola në Serie A me Udinesen.
Tash thuhet se drejtori ekzekutiv i United, David Gill, ishte takuar me drejtues të Udineses në Barcelonë gjatë të martës për të diskutuar një lëvizje të mundshme.
Manchester City besohet se ka ofruar 30 milionë euro për shërbimet e sulmuesit që shpesh është krahasuar me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, por klubi italian përjashton çdo ofertë që është nën 35 milionë euro.
Leonardo raportohet se është shumë afër largimit nga Interi, pasi sportivja franceze L'Equipe është e bindur se braziliani do të caktohet si drejtor sportiv i Paris Saint-Germain në 48 orët e ardhshme.Gjatë të martës u raportua se presidenti i Interit, Massimo Moratti, tashmë i është drejtuar ish-menaxherit të Kilit, Marcelo Bielsa, për të marrë nën drejtim ekipin për sezonin 2011-12, derisa ish-taktiku i Milani raportohet se është takuar me përfaqësues të PSG në Katar për të diskutuar të ardhmen e tij.
Moratti ka qenë i shpejtë për të mohuar spekulimet edhe për Bielsa edhe për Leonardo, por L'Equipe shkruan me bindje se braziliani është në rrugë për në kryeqytetin francez dhe se marrëveshja do të mund të nënshkruhet së shpejti.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Jerome Boateng, ka konfirmuar të martën se ka arritur marrëveshje katërvjeçare me Bayern Munichun.“Është e vërtetë, jam pajtuar për kontratë katërvjeçare me Bayernin”.
“Tash varet nga Manchester City nëse do të jetë valide. Për momentin ata po e bëjnë paksa të vështirë”, ka thënë Boateng për Kicker.
City kërkon 20 milionë euro për 22-vjeçarin, të cilin një vit më parë e transferoi për 12.5 milionë euro nga Hamburgu.
Ylli i Santosit, Neymar, ka mohuar spekulimet se ai është pranë nënshkrimit me Real Madridin.Të martën agjenti Ernesto Bronzetti pohoi se 19-vjeçari ka arritur marrëveshje me Los Blancos, mirëpo më pas ai deklaroi se është keqinterpretuar nga mediat.
Ndërkaq, vetë lojtari ka deklaruar se nuk është pranë ndonjë marrëveshjeje me gjigantin spanjoll.
“Nuk ka asgjë. Sot, asgjë nuk do të më largojë nga Santosi”, ka thënë Neymar.
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Philipp Lahm, pret që skuadra e tij të reagojë në sezonin e ardhshëm, pas performancës së dobët në sezonin që lamë pas.Klubi më i madh gjerman në sezonin 2010/2011 zuri vendin e tretë në Bundesliga, dhjetë pikë prapa kampionit Borussia Dortmund, megjithatë arriti ta sigurojë një vend që çon në Ligën e Kampionëve.
Mirëpo, pas transferimeve të Rafinhas dhe Manuel Neuerit, dhe ndoshta Jerome Boatengut, Lahm pret suksese.
“Ne duam ta dominojmë Ligën që nga fillimi. Kam një ndjenjë të mirë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Lahm për Bild.
















