Juventusi ka bërë të ditur se ka transferuar Michele Pazienzan, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Torino.28 vjeçari me sukses kaloi testet mjekësore pasditen e të enjtës dhe zyrtarisht u prezantua për mediat. Në një komunikatë në faqen zyrtare të Zonjës së Vjetër shkruan:
“Michelle Pazienza iu nënshtrua testeve mjekësore dhe nënshkroi një kontratë trevjeçare, e cila do ta lidhë atë me Juventusin deri në qershor të vitit 2014”.
Pazienza është transferi i tretë i Juventusit këtë verë, pas nënshkrimit me Andrea Pirlon dhe Reto Ziegler.
Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendim në një takim sot në Nyon të Zvicrës që finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2013 të zhvillohet përsëri në Wembley, vetëm dy vjet pas finales së zhvilluar muaj më parë, po ashtu në Wembley.Vendimin e pa zakontë e komunikoi presidenti i UEFA-s, Michel Platini, përderisa bëri të ditur se finalja e Europa League do të mbahet në Amsterdam Arena, kurse Superkupa e Evropës do të zhvillohet në stadiumin Eden të Pragës – bëjmë fjalë për vitin 2013.
“E themeluar në vitin 1863, Federata Angleze e Futbollit (FA) është federate më e vjetër dhe në vitin 2013 feston 150 vjetorin. Duke parë natyrën e pa zakontë të këtij momenti historik në lojën tonë të bukur, dhe fakti se po festojmë 150 vjet futboll të ligjshëm, e kemi ndier obligim që t’i ndihmojmë FA ta festojë në mënyrë të veçantë këtë përvjetor. Për këtë arsye kemi vendosur të kthehemi në Wembley, shtëpinë e futbollit anglez”, sqaroi Platini.
Finalja e vitit të ardhshëm në Ligën e Kampionëve mbahet në Allianz Arena të Munichut.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është shprehur i gatshëm që ekipi më i mirë në botë të përforcohet edhe më tej, madje nëse ka nevojë edhe të tejkalohet limiti i paraparë i shpenzimeve prej 45 milionë eurosh.“Të shohim çfarë do të ndodhë në tregun e transferimeve. Ne kemi 45 milionë euro të planifikuara, por mund të shpenzojmë edhe të holla të planifikuara për vitin e ardhshëm. Guardiola ka preferancat e tij, por ai nuk flet për emra, ai flet për pozicione të cilat duhet të forcohen”.
“Fabregas? Besoj se ai do të dëshironte të na bashkohej, ashtu sikurse shumë lojtarë të tjerë, por ne nuk do të paguajmë shuma të çmendura. Vitin e kaluar kemi ofruar 40 milionë euro për Cesc, këtë sezon vlera e tij është më e vogël. Çfarë do të ofrojmë varet edhe nga paga e tij. Klube si Chelsea dhe Manchester City janë duke e nxehur tregun, pasi po ofrojnë pa sens”, ka thënë Rosell.
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loew ia ka bërë të qartë Michael Ballackut se nuk është në planet e tij për kombëtaren gjermane dhe se ndeshja miqësore ndaj Brazilit në gusht do të jetë lamtumirëse për kapitenin e pancerëve.“Pasi e kam diskutuar këtë çështje me Michael Ballackun në takimin e fundit dhe pasi kemi biseduar edhe disa herë në telefon, kemi marrë një pozicion të qartë para fillimit të sezonit të ri. Në bisedat tona, e kam pasur përshtypjen se Ballack e kupton vizionin tonë. Për interesin e të gjithëve, tani ekziston një vendim i sinqertë dhe i qartë”, theksoi Joachim Loew.
Mirëpo, sipas informacioneve të fundit, Michael Ballack ka bërë të ditur se do ta refuzojë ftesën për të luajtur në miqësoren lamtumirëse ndaj Brazilit në gusht.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka ripërsëritur dëshirën për të kaluar te Barcelona, por ka thënë se tema të cilën ai e ka shtjelluar me Arsene Wengerin vitin e kaluar për të ardhmen e tij nuk do të zbulohet kurrë për mediat.“Unë nuk kam folur tani me bosin për të ardhmen. Unë e kam bërë vitin e kaluar. Dhe nuk është asgjë e re, sepse të gjithë e dinë këtë dhe shumë gjëra tjera për të cilat është shkruar. Se për çfarë kemi folur vitin e kaluar, do të mbetet mes nesh. Unë kurrë nuk do të them asgjë, e kam thënë vitin e kaluar, se ne kemi biseduar për këtë privatisht dhe unë gjithmonë do ta respektoj këtë. Unë e konsideroj veten burrë dhe do ta mbaj fjalën”.
“Ne të dy kemi biseduar për diçka, që do të mbetet mes nesh dhe nuk do të bëhet publike. Në fund të ditës, çfarë do të ndodh, do të ndodh dhe kjo është e tëra. Nuk mund të them asgjë sepse s’kam asgjë për të thënë”, u shpreh Fabregas.
UEFA ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare se seanca dëgjimore për apelin e Jose Mourinhos do të mbahet më 29 korrik në shtëpinë e futbollit evropian në Nyon.Real Madridi ka apeluar vendimin e komisionit disiplinor të UEFA-s për ta suspenduar Jose Mourinhon me pesë ndeshje mos prani në stol nëpër gara evropiane.
Dënimi i UEFA-s me pesë ndeshje suspendim erdhi pas kritikave të hapura dhe shpërthimit mediatik të Jose Mourinhos duke thënë se UEFA favorizon Barcelonën dhe e ndihmon atë për të fituar tituj.
Juventusi besohet se është duke e synuar transferimin e mesfushorit të Lazios, Mauro Zarate, pasi e ardhmja e lojtarit me tipare ofensive është e pa sigurtë në kryeqytetin italian.Klubi nga Torino është lidhur me transferime të emrave të mëdhenj siç janë Carlos Tevez, Alexis Sanchez dhe Sergio Aguero, por Zarate mund të jetë një alternativë që nuk kushton shtrenjtë.
Leggo raporton se skuadra e Edy Rejas është e gatshme të dëgjojë ofertat për 24 vjeçarin, pasi marrëdhëniet jo të mira mes trajnerit dhe lojtarit mund ta s’forcojnë një transferim.
Superstrategu me përvojë të madhe, Marcelo Bielsa, ka refuzuar mundësinë që ta zëvëndësojë Leonardon në krye të Interit për sezonin e ardhshëm, raporton Sky Sport.Pasi bëri të ditur se është në kontakt me trajnerin argjentinas, Massimo Moratti duket se është refuzuar nga Marcelo Bielsa për ta zëvëndësar Leonardon. Interi bëhet klubi i tretë që refuzohet nga Bielsa, pas Romës dhe Sevillës.
Tani drejtuesit e Interit gjenden në rrugë qorre pasi nuk e dinë as vet se kë ta punësojnë për trajner. Gazeta portugeze Record shkruan se Interi po interesohet edhe për trajnerin e Portos, Villas Boas, por pohon se marrëveshja e mundshme është e vështirë për t’u arritur, pasi “Mourinho i dytë” ka një klauzolë prej 15 milionë eurosh në kontratën e tij.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, ka thënë se Barcelona nuk ka bërë ndonjë kontakt zyrtar me të për shëbimet e tij, përderisa deklaron se është i lumtur te kampioni i Italisë.“Është e pa mundur që të mos dëgjosh këto tregime, unë jam në dijeni për to. E vërteta është se asgjë konkrete nuk ka ardhur në adresë timen. Unë jam shumë i lumtur te Milani. Nëse nuk do të kisha qenë i lumtur nuk do të rinovoja deri në vitin 2016”, ka thënë Silva.
Ishte thënë se Thiago Silva shfrytëzoi interesimin e Barcelonës për të detyruar klubin t’ia ngrisë pagën.
Drejtorët e Interit janë dorëzuar sa i përket mbajtjes në Meazza të mesfushorit Wesley Sneijder dhe kështu dëshirojnë ta shesin atë.Mediaset pohon se presidenti i Interit, Massimo Moratti dhe bordi i tij besojnë se Sneijder e ka zemrën në Angli.
Manchester United tashmë ka shprehur gatishmërinë për të shpenzuar mbi 30 milionë funte për asin Nerazzur, përderisa Chelsea pos parave në dorë është shprehur i gatshëm të përfshijë edhe lojtarë në marrëveshje.
Moratti tani ka urdhëruar drejtorin sportiv, Marco Branca, që të hartojë planin për zëvëndësimin e Sneijder, ndërsa ky plan e çon Interin te Samir Nasri i Arsenalit, të cilin zi-kaltrit tashmë e kanë kontaktuar. Nuk pritet një shitje e shpejtë e Sneijder, pasi Moratti nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë pa gjetur zëvëndësuesin e holandezit.
Futbollisti i ekipit paraguaian Cerro Porteno, Juan Manuel Iturbe, pritet të kompletojë transferimin e tij te Porto në ditët në vazhdim, shkruan gazeta portugeze A Bola.I riu i lindur në Argjentinë por me prejardhje nga Paraguai, i etiketuar si “Messi i ri” në vendlindjen e tij, së pari u lidh me një transferim te Porto në janar, por kampioni i Portugalisë në futboll ka bërë ofertë zyrtare vetëm muajin e kaluar.
Iturbe pritet të arrijë në Portugali këtë javë për të nënshkruar me fituesit e Europa League, pas të cilës ai do t’i bashkohet ekipit U20 të Argjentinës në Kupën e ardhshme Botërore në Kolumbi.
Real Madridi raportohet se e ka nxjerrë në shitje ish-lojtarin më të mirë në botë, Kaka, për një shumë prej 40 milionë euro.Marca shkruan se Inter ka ofruar 30 milionë për brazilianin, por është informuar nga Reali se nuk do të lëvizë nga çmimi prej 40 milionë eurove.
“Nëse do të duhet të humbim para në të, atëherë do të mbajmë këtu”, ka thënë një burim i brendshëm i Realit.
Kaka i ka kushtuar Realit 10 milionë euro në vit gjatë dy sezoneve sa ka qenë në klub, plus 67 milionë eurot që klubi spanjoll i pagoi Milanit për të transferuar lojtarin.
Chelsea dhe Manchester City raportohet se vazhdojnë ta monitorojnë situatën dhe kanë para për të mbuluar kërkesat e Realit. Një pengesë, veçanërisht për Chelsean, mund të jetë paga e Kaka, me brazilianin që ngurron të pranojë ulje të të ardhurave.
Manchester United synon të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Lens, Raphael Varane dhe tashmë ka bërë një ofertë në vlerën 10.5 milionë eurove për lojtarin.Klubi nga Old Trafford ditë më parë konfirmoi nënshkrimin me mbrojtësin e ri Phil Jones nga Blackburn Rovers për një shumë në vlerën e 20 milionë eurove, por dëshiron të vazhdojë me forcimin e repartit mbrojtës dhe tash ka hedhur shikimin ka 18-vjeçari.
L'Equipe raporton se United ka dërguar një ofertë, e cila supozohet se është mbi 10 milionë euro, për të nënshkruar me tinejxherin.
Klube si Manchester City, Real Madrid, Olympique Lyon dhe Paris Saint-Germain janë lidhur me një transferim të mbrojtësit të qendrës, por Djajtë e Kuq janë ekipi i vetëm që deri tash kanë bërë ofertë zyrtare.
Varane ka kontratë me Lens deri në verën e vitit 2015, por ai është i paepur të vazhdojë më tej pas rënies së ekipit të tij në Ligue 2.
Barcelona ka konfirmuar se ata janë në negociata për anësorin e Udinese, Alexis Sanchez.Kampionët e Spanjës dhe Evropës janë lidhur me një transferim të 22-vjeçarit për tashmë një kohë dhe zëvendës-presidenti Josep Maria Bartomeu shpreson se marrëveshja do të arrihet së shpejti.
“Ne jemi optimistë, por kjo sapo ka filluar. Ne jemi në negociata për Sanchez. Ne e dimë se ai është një lojtar me vlera; kjo është arsyeja se pse ka aq shumë ekipe të interesuara për të. Ne duhet të vazhdojmë të bisedojmë dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim”, ka thënë ai për La Tercera.
Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Baseli gjatë këtij afati kalimtar, pasi tash garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Roma.Il Messaggero shkruan se klubi italian dëshiron të sjellë gjak të ri në ekip pas një sezoni zhgënjyes ku ata u rreshtuan në pozitën e gjashtë të tabelës së Serie A, dhe trajneri i ri i klubit, Luis Enrique, e sheh Shaqirin si një shtesë të vlefshme në ekip.
Kosovari me nënshtetësi zvicerane ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm te Baseli në dy sezonet e kaluara dhe me paraqitjet e mira të tij ka joshur disa klube evropiane.
Nëntëmbëdhjetëvjeçari është lidhur edhe me një transferim te Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Liverpool, Manchester United dhe Fiorentina në disa muajt e kaluar, por Basel ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare për të.
Shaqiri aktualisht është një prej liderëve të ekipit U21 të Zvicrës që luan në Kampionatin Evropian U21 në Danimarkë.
Real Madridi është i interesuar në sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko.The Sun shkruan se menaxheri i Realit, Jose Mourinho, është i paepur të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester Cityt, i cili ka dështuar që nga transferimi i tij 27 milionë funtesh nga Wolfsburg në janar të këtij viti.
Por Mourinho është i gatshëm të ofrojë 20 milionë funte për 25-vjeçarin boshnjak dhe beson se ai mund të bindë Cityn ta shesë atë.
Dzeko ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me klubin nga Eastlands, por ka qenë cak i Realit edhe vitin e kaluar.
Dhe derisa disa gola të tij për Cityn kanë qenë vitale, ai shënoi vetëm gjashtë gola për gjysmë sezoni.
Shefi ekzekutiv i Chelseat, Ron Gourlay ka këmbëngulur se Didier Drogba nuk do të largohet nga Stamford Bridge në një të ardhme të afërt.“Drogba është një prej lojtarëve kryesorë që do të qëndrojnë kështu që po, Drogba do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Synimi jonë është që të kthehemi konkurrues. Vitin e kaluar e kemi pasur të vështirë”.
“Sidoqoftë, kjo është histori tani. Ne do të shkojmë përpara. Ne presim ëq të jemi konkurrues për të gjitha trofet sezonin e ardhshëm. Unë e di se një klub sikur ne mund të rikthehemi shumë shpejtë”, ka thënë Gourlay.
Portieri i Spanjës, David de Gea, shpreson që të luajë në nivelet e larta po aq sa Edwin Van der Sar, duke ripërsëritur dëshirën për t’u bërë pasues i tij te United.“Fakti që ata po mendojnë për mua si zëvëndësues të tij më bën të jem shumë i nderuar. Por, është e nevojshme që të vazhdoj të luftoj dhe të punoj shumë, sepse duhet bërë shumë për ta arritur atë nivel”.
“Le të shpresojmë që të luaj deri në moshën e Van der Saar. Për momentin është e vështirë të shikoj aq larg, por unë do të doja ta bëj këtë. Më duhet forcë, fat dhe kujdes për trupin sepse futbolli të konsumon”, ka thënë De Gea.
















