Mediumet italiane gjithnjë e më shumë kanë filluar të besojnë se trajneri i Interit për sezonin e ardhshëm do të jetë superstrategu që fitoi tripletën sezonin e kaluar me Porton, Andres Villas Boas.Sky Sport Italia raporton se Interi ka dërguar agjentët për të biseduar me Porton dhe me përfaqësuesit e Villas Boas, ndërsa nuk ka medium italian që nuk njofton se sipas të gjitha gjasave, 33 vjeçari do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit.
Kësaj i shtojmë edhe konfirmimin se Interi nuk është më i interesuar për serbin Sinisa Mihajlovic pasi Fiorentina nuk dëshiron të heqë dorë nga ai. Më shumë do të mësohet orët në vijim ndërsa një zyrtarizim për trajnerin e ri, kushdo qoftë ai, pritet të bëhet të hënën.
Sipas Tuttomercatoweb, Interi do të tentojë të sjellë Radamel Falcaon te Interi dhe atë me çdo çmim, me ç’rast klauzola e Villas Boas nuk do të ishte e vlefshme. Porto dhe Villas Boas ishin pajtuar që në rast të largimit të sulmuesit kryesor kjo klauzolë të mos vlente më.
Villas Boas ishte një prej ndihmësve të jashtëm të Jose Mourinhos kur ky i fundit ishte trajner i Interit, ndërsa vetëm si 33 vjeçar ka arritur që të fitojë tripletën me Porton, duke u quajtur ‘Mourinho i dytë’.
Ylli i ri brazilian, Neymar, ka zbuluar se interesimi i Real Madridit për të e ka lëkundur tej mase, por mohoi arritjen e një marrëveshjeje.Shuma që po kërkon Santos për të është rreth 40 milionë euro dhe megjithëse ka çmim të lartë, Real Madridi është favorit për firmën e tij.
“Është lëkundëse të di se i pëlqej Real Madridit, por duhet të them se nuk kam arritur marrëveshje”, ka thënë Neymar për AS.
Ndeshja miqësore mes superyjeve të Argjentinës dhe kombëtares tonë, Shqipërisë, do të luhet të hënën me fillim nga ora 23:15.Ky orar i pa zakontë për shqiptarët është për shkak se ndeshja që duhet të zhvillohet në El Monumental do të luhet në ora 18:15 sipas kohës lokale argjentinase, e që në Evropë i bie të jetë ora 23:15.
Shqipëria në këtë përballje do të luajë me formacionin e pestë, pasi që lojtarët kryesorë kanë refuzuar të luajnë në një prej miqësoreve historike. Argjentina do të luajë me formacionin më të fortë në përgatitje për Copa America dhe një fitore për kombëtaren tonë në këtë përballje është praktikisht e pa mundur për t’u realizuar.
Përbërja e kombëtares tonë:
Portierët: Beqaj (Ermis Aradipu), Hidi (Olimpiakos Nikozia)
Mbrojtësit: Vangjeli (Aris Selaniku), Lila (Tirana), Muzaka (Skenderbeu), Vrapi (Skenderbeu), Bici (Skenderbeu), Arapi (Skenderbeu), Veliu (Flamurtari), Sallaj (Zvicer 2)
Mesfushorët: Bulku (Hajduk Split), Hyka (Tirana), Lika (Tirana), Vila (Dinamo Zagreb), Allmuça (Skenderbeu)
Sulmuesit: Bakaj (Dinamo Bukuresht), Vajushi (Vllaznia), Kapllani (Augsburg)
Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, ka bërë të qartë se reprezentuesi shqiptar, Lorik Cana nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm, duke i hapur kështu rrugë titanit kosovar që të transferohet në Serie A, te Lazio.“Lorik Cana nuk është në planet e mia për sezonin e ardhshëm”, kështu citohet të ketë thënë Terim sipas të përditshmes “Sabah”.
Lorik Cana tani është duke e menduar seriozisht largimin dhe është në pritje të ofertave, ndërsa duke parë faktin se me Lazion marrëveshja ende nuk është arritur, Cana është i gatshëm të pranojë çdo opsion, me të vetmin kusht, qëndrimin në nivelet e larta të futbollit evropian.
Fatih Terim u emërua trajner i Galatasarayt kohë më parë, ndërsa me pretendimet e tij për ta bërë skuadrën turke fituese, Loriku nuk ka bërë vend në planet e tij.
Chelsea i është bashkuar pa pritmas garës për anësorin e Udineses, Alexis Sanchez, duke përbërë rrezik permanent për Manchester Unitedin në luftën për kilianin.The Mirror raporton se Manchester City dhe Manchester United tashmë janë në luftë dhëmbë më dhëmbë për anësorin fantastik dhe krahas Interit, tani ka ndërhyrë edhe Chelsea.
Udinese po kërkon që çmimi t’i rritet sa më shumë kilianit dhe me hyrjen në garë të Chelseat që dëshiron t’ia prishë punët Unitedit, janë pjekur kushtet që kjo vërtet të ndodhë, pasi në garë pos klubeve angleze janë edhe Barcelona, Juventusi dhe Interi.
Trajneri i Portos, Andres Villas Boas dhe ai i Real Madridit, Jose Mourinho vazhdojnë të jenë në radarin e gjigantit anglez, Chelsea.Telegraph shkruan se Chelsea shpreson ta konfirmojë Guus Hiddink si menaxher brenda 48 orëve dhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë Blutë kanë një plan B.
Presidenti i Portos, Pinta da Costa ishte në Londër të mërkurën mbrëma dhe në Londër ishte po ashtu edhe Roman Abramovich, duke zgjuar spekulime se ata janë takuar për të biseduar për Villas Boas, i cili ka klauzolë prej 15 milionë eurosh.
Nëse nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë Roman Abramovich do të çmendet përsëri, pasi ka shprehur jozyrtarisht gatishmërinë për të paguar klauzolën në kontratën e Mourinhos me Realin, prej hiç më pak se 25 milionë eurosh.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për zhvillimet e fundit te Interi, duke thënë se Marcelo Bielsa e refuzoi për shkaqe personale, ndërsa garantoi se Samuel Eto’o nuk do të largohet. Ai nuk la pa përmendur as spekulimet se trajneri serb, Sinisa Mihajlovic, është pranë Interit.“Mihajlovic? Nuk flas për të pasi është nën kontratë me një klub tjetër. Durim. Të shohim si do të bëhet, është problemi im, jo i juaji”.
“Bielsa ka thënë jo për arsye personale dhe më vjen keq, ndërsa me Ancelottin nuk kam kontaktuar. Eto’o? Sa i përket sulmuesit kamerunas, tifozët nuk kanë pse të shqetësohen”, u shpreh Moratti për faqen zyrtare te klubit.
Trajneri i Atletico Madridit, Gregorio Manzano, u ka bërë thirrje ekipeve të interesuara për Sergio Augeron që ta transferojnë argjentinasin nëse kanë ndërmend deri më 4 korrik, pasi në të kundërtën do të duhet të paguajnë 45 milionë euro.“Deri më 4 korrik, kur fillon parasezona, ne jemi në gjendje të negociojmë për Agueron. Pas kësaj date, klubet nuk do ta marrin atë pa e paguar klauzolën”.
“Ne duhet ta planifikojmë merkaton dhe kështu duhet të dimë se nëse do t’i kemi në skuadër lojtarët më të fortë”, u shpreh Manzano.
Pas alarmit të kuq te Interi të enjtën i cili u ndez pas deklaratës së Samuel Eto’o se do të dëshironte të kalonte në Ligën Premier, është vet kamerunasi asi që kërkon rinovimin me Interin.Kështu së paku shkruan La Gazzetta dello Sport, e cila pohon se Eto’o dëshiron që ta rinovojë kontratën me Interin.
Në të njëjtën kohë Samuel Eto’o besohet ta ketë kontaktuar Alexis Sanchez duke i sugjeruar kilianit që të transferohet te Interi.
Milani vazhdon të interesohet për mesfushorin kreativ të Napolit, Marek Hamsik, përderisa Rossonerët janë duke tentuar ta joshin sllovakun drejt një transferimi në San Siro.QSVS beson se kampionët e Italisë duan të shfrytëzojnë agjentin e njohur Mino Raiola për të bindur agjentin e Hamsik, Juraj Venglos dhe klubin napolitan për të proceduar drejt një transferimi.
Raiola i cili është vet nga Napoli, ka lidhje të shumta në qytet dhe në klub, ndërsa në të kaluarën i ka ndihmuar Adriano Gallianit në transferime, siç ishte ai i Zlatan Ibrahimovic nga Barcelona.
Manchester United është i gatshëm të përfshijë edhe sulmuesin Dimitar Berbatov në ofertën për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric.Daily Star shkruan se Sir Alex Ferguson është adhurues i flaktë i Modric dhe për këtë arsye e ka bërë atë synimin kryesor për këtë verë.
Redknapp së fundmi e kishte përqeshur ofertën e Chelseat prej 22 milionë funtesh, duke thënë se lojtarët që shiten për një çmim të tillë nuk vlejnë as për të pastruar këpucët e lojtarit dhe prandaj skocezi dëshiron që krahas një shume të të hollave të përfshijë në ofertë edhe bullgarin e pa nevojshëm, Dimitar Berbatov.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, raportohet se është i gatshëm ta përfshijë sulmuesin Samuel Eto'o në një marrëveshje e cila do ta shohë sulmuesin argjentinas Carlos Tevez të lëvizë në kahe të kundërt.Tevez tashmë një kohë e ka bërë të qartë se nuk e sheh të ardhmen e tij në Eastlands dhe derisa një transferim në Argjentinë është jashtë mundësive, ai do të jetë i hapur për një transferim te Interi, i cili ka një numër lojtarësh argjentinas në ekip, si Javier Zanetti, Esteban Cambiasso dhe Walter Samuel.
Dhe për të zvogëluar vlerën e Tevez, Moratti mund ta përfshijë Eto’o në ofertë. Lajmi vjen kur sulmuesi kamerunas së fundi deklaroi se ai do të mendojë të ardhmen e tij gjatë kësaj vere dhe se pëlqen të provojë veten edhe në Ligë Premier.
Për Eto’o i interesuar është edhe Real Madridi, që mund të ofrojë njërin nga sulmuesit kryesor Gonzalo Higuain ose Karim Benzema.
Arsenali raportohet se është duke përgatitur një transferim befasues për sulmuesin e Tottenhamit, Jermain Defoe.The Mirror shkruan se Tottenham dëshiron të analizojë ofertat për sulmuesin, i cili ka startuar vetëm në 16 ndeshje të ligës sezonin e kaluar.
Me Nicklas Bendtner që ka deklaruar se dëshiron të largohet, Wenger është në kërkim të një sulmuesi të klasit për t’i dhënë më shumë opsione në repartin ofensiv ekipit.
Defoe, i cili erdhi në White Hart Lane për afro 16 milionë funte nga Portsmouth dy vite më parë, mund të jetë golashënuesi të cilin Topçinjtë një kohë të gjatë e kanë kërkuar.
Manchester City raportohet se planifikon të ofrojë 30 milionë funte për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric, në tentim për të mposhtur rivalët e tyre në garën për të nënshkruar me kroatin.Pasi oferta në vlerën e 22 milionë funteve e Chelseat u hodh poshtë nga Spursat, City ka dalë me një ofertë dukshëm më të mirë për 25-vjeçarin, raporton Daily Mail.
Negociatat mes dy klubeve raportohet se tashmë kanë filluar, me një ofertë të parë në vlerën e 30 milionë funteve që do të përgatitet në ditët në vazhdim.
Përveç Cityt dhe Chelseat për Modric i interesuar është edhe Manchester United.
Është zbuluar orari i takimeve për sezonin 2011/12, që në javën e parë do të shohë kampionin në fuqi Manchester United të udhëtojë në fushë të West Bromwich Albion, dhe nënkampionin Chelsea të udhëtojë te Stoke City.Ekipi i Sir Alex Ferguson në javën e dytë dhe të tretë do të ketë sfida të vështira pasi do të ndeshet me Tottenhamin dhe Arsenalin.
Djajtë e Kuq edhe gjatë muajit tetor kanë disa takime të rëndësishme. Më 15 tetor ata do të kenë përballë rivalin e hidhur Liverpoool; më 22 të këtij muaji do të zhvillohet derbi i Manchesterit, ndërsa më 29 ata udhëtojnë në Godison Park, te Evertoni.
Arsenali në anën tjetër po ashtu do të ketë një fillim të vështirë. Topçinjtë do të fillojnë sezonin në udhëtim te Newcastle, ndërsa më pas do të presin Liverpoolin në Emirates para se të vizitojë Old Traffordin.
Manchester City do të hapë sezonin e ri përballë ekipit të porsa-promovuar në Premier, Swansea.
Përforcimi i ri i Liverpoolit, Jordan Henderson, do të përballet me ish-klubin e tij në ndeshjen e tij të parë në Ligën Premier me fanellën e kuqe.
Ndeshjet e javës së parë e seronit të ri në Ligën Premier, 13 gusht:
Blackburn - Wolves
Fulham - Aston Villa
Liverpool - Sunderland
Manchester City - Swansea
Newcastle - Arsenal
QPR - Bolton
Stoke City - Chelsea
Tottenham Hotspur - Everton
West Brom - Manchester United
Wigan Athletic – Norwich
Disa nga ndeshjet më të mëdha në javët e para të sezonit:
Manchester United - Chelsea - 17 shtator
Liverpool - Manchester United - 15 tetor
Manchester United - Manchester City - 22 tetor
Chelsea - Arsenal - 29 tetor
Renditja e ndeshjeve në javën e fundit të Ligës Premier, 13 maj 2012:
Chelsea - Blackburn
Everton - Newcastle
Man City - QPR
Norwich - Aston Villa
Stoke - Bolton
Sunderland - Man Utd
Swansea - Liverpool
Tottenham - Fulham
West Brom - Arsenal
Wigan - Wolverhampton
Real Madridi dhe Benfica kanë arritur marrëveshje në princip për mbrojtësin Fabio Coentrao, shkruajnë mediat portugeze.23-vjeçari tashmë një kohë është duke u lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu, ndërsa edhe vetë ka shprehur dëshirën të kompletojë transferimin te klubi i kryeqytetit spanjoll për t’u bashkuar me bashkëvendësin e tij Cristiano Ronaldo.
Presidenti i klubit portugez Luis Filipe Vieira raportohet se ka negociuar me zyrtarë spanjollë në Madrid më herët gjatë javës dhe Record pohon se marrëveshja mes dy klubeve tashmë është arritur. Spekulohet se Reali do t’i paguajë Benficës rreth 22 milionë euro.
Coentrao duhet të arrijë në Madrid gjatë vikendit për të kaluar testet mjekësore dhe për të arritur marrëveshje për kushtet persona, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtarisht.
Arsenali raportohet se ka kthyer shikimin kah portieri i Bolognas, Emiliano Viviano.Italiani pritet të largohet nga Bologna këtë verë dhe është lidhur me një transferim te Interi. Dy klubet aktualisht e kanë në bashkëpronësi lojtarin.
Bologna më herët kishte thënë se do të dëshironte ta mbajë numrin 1, derisa Viviano kishte deklaruar se ka rezerva nëse t’i bashkohet Interit, me Julio Cesar që është i pamposhtshëm.
Arsenali tash ka shprehur interesim për Viviano, edhe pse Arsene Wenger më shumë do të preferonte një portier me përvojë në Ligën Premier.
Galatasaray ka konfirmuar se është në negociatat me Atletico Madrid për të nënshkruar me treshen Diego Forlan, Jose Antonio Reyes dhe Tomas Ujfalusi.Konfirmimi vjen përmes mediave turke, të cilat shkruajnë se presidenti i ekipit nga Stambolli, Unal Aysal, ka fluturuar në Vicente Calderon për të negociuar me kolegun e tij spanjoll, Enrique Cerezo.
Burime nga Turqia thonë se një marrëveshje mes dy klubeve tashmë është arritur, por sipas Galatasaray bisedimet ende janë duke vazhduar.
Forlan vazhdimisht është lidhur me një largim nga Atletico pas një sezoni zhgënjyes, pavarësisht se ka deklaruar shpesh se dëshiron të mbetet në Spanjë.
Reyes ka qenë një figurë tjetër e rëndësishme te Atletico Madrid që nga kthimi i tij prej huazimit te Benfica në janar, derisa Ujfalusi ka qenë shtyllë në mbrojtje që kur i është bashkuar klubit nga Fiorentina.
Ekipi ku aktivizohet edhe kosovari Lorik Cana është afër të sjellë portierin e Lazios, Fernando Muslera, që spekulohet se mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me mesfushorin e kombëtares shqiptare.
Diego nuk do të largohet nga Wolfsburgu gjatë kësaj vere, ka zbuluar babai dhe agjenti i lojtarit, Djair Cunha.Mesfushori brazilian është lidhur me një largim nga klubi gjerman pas një sezoni me probleme me ekipin nga Bundesliga, që kulmoi kur lojtari refuzoi të qëndrojë në stol në ndeshjen e fundit të ligës.
“Diego do të qëndrojë te Wolfsburg. Ai do të fluturojë në Gjermani të hënën. Incidenti është një gjë e kaluar. Është si një zënkë e zakonshme”, ka thënë Cunha.
Nicklas Bendtner është duke joshur interesim të madh në mesin e shumë klubeve evropiane dhe Arsenali po ashtu është i interesuar ta shesë, shkruajnë mediat angleze.Danezi është duke u kërkuar nga klubi portugez Sporting Lisbon (që më herët kishte ofruar 7 milionë funte) dhe kampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund, por Topçinjtë nuk do ta lejojnë atë të largohet për më pak se 12 milionë funte.
Inter, Bayern Munich, Besiktas dhe Hamburg po ashtu janë lidhur me Bendtner, i cili është një golashënues i dëshmuar, por nuk po gjen hapësirë loje te Arsenali.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini është i bindur se Juventusi do të tejkalojë telashet aktuale për t’u rikthyer shumë shpejtë në majën e futbollit evropian.“Unë kam zgjatur edhe për një mandat postin tim si president jo vetëm për të shpërblyer Interin dhe Milanin, por edhe Juventusin”.
“Bianconerët do të rikthehen në binarë. Kishte shumë probleme pas humbjes së lojtarëve të mëdhenj dhe në këto raste është më lehtë të shkatërrosh se sa të ndërtosh. Por, ata po e rifillojnë udhëtimin”, u shpreh Platini.
Paul Scholes ka besim të plotë në Sir Alex Fergusonin dhe aftësinë e tij për të ndërtuar një ekip tjetër të suksesshëm të Manchester United, përderisa skocezi është duke shikuar zëvendësimin e lojtarëve të moshuar.“Menaxheri e di se çfarë duhet dhe nëse ai duhet të blejë lojtarë të ri. Viteve të kaluara ai nuk ka shpenzuar aq shumë dhe nëse ai ndjen se duhet ta bëjë atë tani, ai do ta bëjë. Ai ka ndërtuar tri-katër ekipe të suksesshme të United dhe tani duhet ta bëjë përsëri, jam i sigurt se do t’ia dalë”.
“Nuk ka nevojë për zëvendësues timin. Unë nuk e di kujt i mbetet përgjigja për një zëvendësues. Kjo është në dorë të stafit dhe menaxherit. Nuk ka dyshim se ka talent në këtë klub. Vetëm shikoni në ekipin e të rinjve këtë vit dhe çfarë ka bërë. Janë disa lojtarë të mrekullueshëm”, ka thënë Scholes.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka akuzuar Real Madridin për sjelljet josportive pas akuzave të rreme nga një medium për doping, duke kërcënuar madrilenët me prishje të të gjitha relacioneve dhe shpallje të luftës. Më tej Rosell ka tallur Realin duke thënë se ka më shumë para se Los Blancos dhe se ata fitojnë në fushë dhe jo jashtë saj.“Real Madridi bëri akuza dhe pohime konspirative pa ndonjë bazë. Ata kanë tentuar të fitojnë jashtë fushës atë që nuk kanë mundur brenda saj. Ne duam ta ndërrojmë faqen tani, por nëse Real Madridi kalon kufinjtë edhe njëherë, atëherë ne nuk do të hezitojmë për t’i prishur të gjitha marrëdhëniet”.
“Konferenca për shtyp e trajnerit të Real Madridit pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Bernabeu e turpëroi çdonjërin që e konsideron veten sportist”
“Çështja e dopingut? Unë mund t’iu siguroj se nëse dikush, në emër të Barcelonës, do të bënte akuza të këtij lloji, atëherë ne do të vepronim me ftohtësi, duke mohuar menjëherë dhe duke i dërguar në gjykatë përgjegjësit”.
“Si ishte sezoni? Me tashmë 15 trofe të fituara, ky ka qenë sezoni më i mirë në histori të klubit. Tri momentet më të mira të sezonit ishin fitorja 5-0 ndaj Real Madridit, fitorja në Wembley dhe rikthimi i Eric Abidal në Camp Nou”, deklaroi Sandro Rosell.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp beson se oferta e Chelseat në vlerë prej 22 milionë funtesh për të transferuar kroatin Luka Modric është qesharake.Modric është subjekt i spekulimeve gjatë gjithë verës dhe pasi është lidhur me një kalim te United, tani duket se Chelsea po bën përpjekje për ta joshur atë.
“Luka Modric nuk është në shitje. Nëse ka ekzistuar një ofertë prej 22 milionë funtesh, atëherë kjo është qesharake. Ka njerëz që po shiten nga 20 milionë funte dhe nuk vlejnë as për të pastruar këpucët e Modric”, potencoi Redknapp.
















