Chelesa është i vendosur që t’i shkojë deri në fund garës për transferimin e Wesley Sneijder nga Interi.Sipas Tuttosport, Blutë e Londrës duan që të përfshijnë në ofertën e tyre për Sneijder edhe mesfushorin brazilian Ramires, plus një shumë të konsiderueshme të hollash.
Nëse vërtet Chelsea bën një ofertë të tillë, atëherë ka gjasa të mëdha që ta shohim Wesley Sneijder te Interi sezonin e ardhshëm.
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, ka deklaruar se ai është i vendosur që të dëshmojë kualitetet e tij edhe pse nuk e di nëse do të jetë lojtar i Arsenalit.“Si lojtar, është e vështirë të mbetesh në nivelin më të lartë. Unë nuk dua që sezoni i fundit të jetë thjeshtë i rastësishëm. Unë dua të vazhdoj të luaj në nivelin më të lartë dhe të jem i qëndrueshëm në nivelet e sezonit të kaluar”.
“Ky është dallimi mes një lojtari të mirë dhe një lojtari të madh, ndërsa unë e di se pritjet do të jenë të mëdha po ashtu”, u shpreh Nasri.
Ndihmëstrajneri te Manchester City, Attilio Lombardo shpreson se klubi mund të sigurojë shërbimet e yllit të Udineses, Alexis Sanchez.“Ai është lojtar i shkëlqyer për secilin klub në Evropë. Sezonin e kaluar ai ka dëshmuar të jetë më i miri në Serie A dhe për këtë arsye, po lidhet me klube të mëdha”.
”Ai është lojtar shumë i shpejtë, kampion, ka personalitet të shkëlqyer dhe ka kontroll të mirë të topit. Ai ka aftësinë për të shënuar gola dhe për të bërë asistime për bashkëlojtarët”.
“Unë e ripërsëris, ai do të ishe shtytje e madhe për çdo ekip. Shpresoj që Alexis Sanchez të nënshkruajë me Cityn, pse jo. Ai do të ishte përforcim me rëndësi për ekipin. Por e përsëris, nuk është diçka që varet nga unë”, ka thënë Lomnbardo.
Agjenti i sulmuesit të Romës, Mirko Vucinic, ka zbuluar se ai ka udhëtuar në Angli për të biseduar me klubet angleze për një transferim të klientit të tij, ndërsa ai po ashtu është takuar me zyrtarët e Juventusit.“Unë shkova në Angli për të mësuar si qëndron situata. Por, unë nuk kam biseduar vetëm për Vucinic, unë kam klientë shumë lojtarë”.
“Interesimi i klubeve angleze për të nuk mungon. Është e vërtetë, jam takuar edhe me drejtuesit e Juventusit, por kemi biseduar për shumë lojtarë”.
“Ata kanë kërkuar informata për Vucinic, ashtu si për lojtarët tjerë”, tha Alessandro Lucci, agjenti i malazezit.
Skuadra shumë e pasur nga La Liga, Malaga, ka bërë një ofertë për mbrojtësin e Interit, Lucio, gjithnjë sipas agjentit të brazilianit, Sandro Becker.“Ne kemi marrë një ofertë nga Malaga, të cilën tashmë të gjithë e dinë. Lucio dëshiron të luajë në nivelin më të lartë në një top kampionat evropian”.
“Ai është lojtar i madh dhe prandaj janë aq shumë klube të mëdha të interesuara për të. Tani për tani unë po bëj gjithçka që t’ia sqaroj situatën para Copa Americas”, ka thënë Becker.
Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, ka kërkuar kontratë të re nga klubi i tij, përkundër faktit se kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2016.“Unë jam shumë i kënaqur pas sezonit tim të parë. Unë mezi pres rinovimin e kontratës sepse më është premtuar që nëse gjërat shkojnë mirë, do të marr kontratë të re”.
“Unë jam shumë i lumtur te Reali dhe mezi pres të rinovoj, nëse është e mundur para Copa Americas”, u shpreh Di Maria.
Trajneri i Portos, Andres Villas Boas, i ka thënë përfundimisht ‘jo’ kampionit të botës për klube, Interit, duke bërë që Nerazzurët të kthejnë vëmendjen tek emrat tjerë të lirë për pankinën.Janë mediumet portugeze ato që flasin për një refuzim të Interit nga ana e Villas Boas, ndërsa këtë e konfirmoi edhe vet Massimo Moratti që tha se klauzola e portugezit është pengesa drejt transferit.
Sportmediaset nga ana tjetër raporton se Carlos Dunga, Mihajlovic, Gasperini dhe Zico janë kandidatët potencialë për të nënshkruar me Interin. Më tej thuhet se trajneri i ri, i cili do të emërohet të hënën, do të nënshkruajë vetëm një kontratë njëvjeçare, që na bën të besojmë se sezonin e ardhshëm te Interi mund të rikthehet legjendari Mourinho.
Chelesa duket se e ka pranuar humbjen në luftë për sulmuesin brazilian, Neymar, pasi Jose Mourinho dëshiron t’i shkojë deri në fund kësaj pune.The Sun shkruan se Mourinho është i gatshëm të paguajë plot 40 milionë eurot e kërkuara nga skuadra braziliane për 19 vjeçarin.
“Jose është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar, por Abramovich mendon se 30 milionë është shumë e drejtë, për dikë që është 19 vjeçar dhe ka pasur lëndime. Dhe si duket Mourinho ia arriti qëllimin, e mori Neymarin”, theksoi një burim i tabloidit.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi është përfituesi më i madh në botën e futbollit me plot 30.5 milionë euro të fituara vitin që shkoi, duke tejkaluar kështu rivalin e tij Cristiano Ronaldon, gjithnjë sipas listës së publikuar nga Sports Illustrated.Por, përkundër faktit se është futbollisti me më shumë përfitime, Lionel Messi është vetëm i shtati në ranglistën e përgjithshme, duke mbetur prapa Fernando Alonsos, i cili është tifoz i Real Madridit.
Nga anglezët në ranglistën e përgjitshshme, ylli i Manchester United, Wayne Rooney e sheh veten në vendin e 18-të të sportistëve më të paguar në botë, duke tejkaluar David Beckhamin që gjendet në vendin e 23-të.
Sportisti më i paguar në botë është golfisti Tiger Woods me përfitime prej 50 milionë dollarësh.
Klubet nga Liga Premier, për të cilat është shprehur i interesuar vet Samuel Eto’o një ditë më parë, tashmë e dinë shumën që duhet ta paguajnë për ta transferuar kamerunasin.Edhe Manchester City, por edhe Chelsea sipas Daily Star e dinë se kamerunasi kushton plot 50 milionë euro, të paktën ashtu u është thënë nga drejtuesit e Interit.
Samuel Eto’o është transferuar te Interi pa asnjë cent në verën e vitit 2009 si pjesë e shkëmbimit me Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, ka thënë se sezoni i kaluar ka qenë më i keq për të deri tani në karrierë.“Për mua, sezoni i kaluar ishte më i keqi që pas ardhjes time në Angli. Kështu që preferoj të harroj atë që ndodhi. Por, nuk më vjen keq që nënshkrova për Chelsean. Unë jam i bindur që kur makineria Chelsea të jetë në ritëm, do të jetë shumë e vështirë për t’u ndalur”.
“Lëndimi të cilin e pësova në fund të Botërorit e dëmtoi paraqitjen time dhe i bëri gjërat më të komplikuara se asnjëherë tjetër në karrierën time. 12 gola gjatë gjithë sezonit nuk është asgjë për mua. Kurrë gjatë sezonit nuk kam luajtur në 100 përqindësh, as për Liverpoolin e as për Chelsean”, u shpreh Torres.
Anësori i Barceloës, Pedro, ka thënë se ai dëshiron ta shohë Cesc Fabregasin në fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm.“Cesc është lojtar i mrekullueshëm të cilin ekipi e njeh mirë. Ai është lideri i ekipit të tij dhe unë dua që ai të vijë këtu”.
“Sanchez? Ai është sulmues i shpejtë, është i mirë në tejkalimin e lojtarëve dhe është mirë që Barcelona po interesohet për të”, ka thënë Pedro.
Ikona e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka thënë se do të ishte e arritur e shkëlqyer nëse Liverpooli kthehet në top katërshe sezonin e ardhshëm.“Nëse do të ktheheshim në top katërshe sezonin e ardhshëm, mendoj se do të ishte e arritur fantastike. Por, ne do të dalim për ta fituar titullin, sepse kështu bëhet te Liverpooli vit pas viti”.
“Ne kemi një skuadër të mirë. Shpresojmë se do të forcohemi me disa transferime në javët në vijim para se të kthehemi në fushë. Më pas do të jemi në një pozitë ku do të jemi kompetitivë sezonin e ardhshëm”, tha Steve G.
Ylli gjerman, Michael Ballack, ka refuzuar që të marrë pjesë në ndeshjen lamtumirëse kundër Brazilit, duke e quajtur këtë propozim një ‘farsë’.Përzgjedhësi i Gjermanisë e bëri të ditur vendimin e tij për të mos e ftuar më Ballackun në kombëtare, duke e lënë mesfushorin me shije të hidhur.
“Shndërrimi i një ndeshje miqësore, që është planifikuar që një kohë aq të gjatë, në një ndeshje lamtumirëse për mua, për mendimin tim, është një farsë. Unë e di se u kam borxh tifozëve të mi që të marr pjesë në këtë ndeshje, por unë nuk mund ta pranoj këtë ofertë”, ka thënë Ballack.
Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, nuk di asgjë për spekulimet që e kanë lidhur atë me një kalim te Interi.“Unë jam në Marbella, në mes të diellit, me nipat dhe mbesat e mia. Unë nuk di asgjë për atë që është thënë, pasi në shtëpinë time, nipat dhe mbesat e mi e kanë marrë në dorë televizorin!”.
“Leonardo? Të gjithë vendosin vet për karrierën e tyre. Unë respektoj vendimin e të gjithëve”, potencoi Capello.
Mesfushori i Tottenhamit, Luka Modric, ka pranuar se ai dëshiron që të largohet nga Tottenhami, ndërsa ka aluduar në mundësinë për t’iu bashkuar Chelseat gjatë verës.“Unë dua të largohem nga Tottenhami në mënyrë miqësore. Unë jam kënaqur këtu, por tani është koha e duhur për një klub tjetër. Më duhet të bisedoj me kryetarin. Unë nuk do të kërkoj një transfer, jo. Ky do të ishte mos respekt. Nuk dua të kem ndonjë acarrim me Tottenhamin”.
“Unë kam një marrëveshje me kryetarin. Kur e nënshkrova kontratën e re, ai më ka thënë se nëse do të më kërkonte ndonjë klub tjetër, ai do ta shqyrtonte ofertën. Nëse dikush vjen në klub dhe bën ndonjë ofertë të mirë për mua dhe të pranueshme për ta, atëherë unë dua të largohem. Dua të qëndroj në Londër. Jam shumë mirë këtu dhe kështu është edhe familja ime. Më pëlqen qyteti”, tha Modric për Daily Mail.
Anderlecht ka konfirmuar se është në bisedime me Chelsean për sulmuesin Romelu Lukaku.Klubi nga Stamford Bridge është lidhur fuqishëm së fundmi me një transferim të talentit belg, i cili konsiderohet si një prej sulmuesve më me perspektivë.
“Duhet bërë rrugë e gjatë në negociata. Ne jemi duke negociuar me Chelsean, por ka klube tjera me të cilat po bisedojmë. Mund të vendoset pas gjysmë ore, mund të shkojë deri më 31 gusht – ky është futbolli”, ka thënë drejtori i Anderlechtit, Herman van Holsbeeck.
Barcelona i ka parë të dështojnë tentimet për transferimin e yllit të Villarrealit, Giuseppe Rossit, pasi tani lajmin e konfirmoi edhe vet agjenti i italianit.“Ne nuk e dimë se cila ishte shumë, por ne dimë se ishte e pa mjaftueshme për pritjet te Villarreali. Ne kemi pritur për përgjigje që disa ditë, por asgjë ende, dhe nuk mund të bëjmë asgjë tjetër”, ka thënë Andrea Pastorello, agjenti i lojtarit.
Rossi, i cili iu bashkua Villarrealit nga Manchester United në vitin 2007, ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka marrë shumë seriozisht çështjen e transferimit të trajnerit të Portos, Andres Villas Boas, pasi mediumet italiane besojnë se Moratti u takua me të.La Gazzetta dello Sport shkruan se Moratti është tashmë është takuar personalisht me Villas Boas për të biseduar mbi kalimin e tij te Interi dhe mendohet se strategu nuk ka ndonjë problem personal pasi me kënaqësi do ta pranonte Interin, por problemi ekziston te klauzola prej 15 milionë eurosh të cilën nguron ta paguajë Moratti.
Operacioni, sipas gazetës, do të mund të realizohej vetëm në rast të përfshirjes së ndonjë lojtari të Portos në planet e Interit, kemi raportuar dje për Radamel Falcaon.
Sido që të jetë, Interi për rival më të madh do ta ketë Chelsean, pasi edhe Blutë janë vënë pas strategut portugez, ndërsa në rast të dështimit të të dyja klubeve për Villas Boas, atëherë lufta tjetër do të jetë për Guus Hiddink, të cilin Moratti e ka identifikuar si planin B.
Ish-sulmuesi i Tottenhamit, Gary Lineker, pret që Luka Modric të largohet nga klubi i Londrës Veriore.“Ndjenjat më thonë se ai do të largohet”.
“Shumë varet nga vet Modric. Lojtarët kanë shumë fuqi. Nëse ata duan të largohen, atëherë ata do të detyrojnë klubet të pranojnë transferimin”, tha Lineker.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka kritikuar klubet të cilat janë në pronësi të miliarderëve të huaj, duke thënë se ai do të dëshironte që t’i shihte klubet nën pronësi të pronarëve vendas.“Unë nuk jam adhurues i pronësive të huaja, kjo është ajo që u kam thënë anglezëve, por ligjet angleze dhe ato franceze janë të tilla dhe kështu nuk mund të bëj asgjë”.
“PSG? Ata mund të kenë pronar nga Katari, një drejtor sportiv brazilian (Leonardon) dhe pse jo një trajner italian e lojtarë të kombësive tjera – por nuk shoh këtu asnjë lidhje me PSG. Ndoshta jam gabim, por unë do të preferoja që lojtarët e mirë të luajnë për klubet ku janë ngritur, e jo për klube të pasura. Po, unë shkova të luaj jashtë vendit, por së pari fillova me klubin tim Nancyn”, ka thënë Platini.
Ylli kilian i Udineses, Alexis Sanchez, është votuar si talenti i ri më i mirë në botë, duke mposhtur kështu yje si Gareth Bale, Javier Pastore dhe Ganso.Në sondazhin e hapur nga FIFA disa ditë më parë, rezultatet e të cilit u publikuan sot, ngadhënjeu Sanchez me 35 përqind të votave. Gareth Bale grumbulloi 18% të votave, i ndjekur nga Nuri Sahin, Pastore, Ganso dhe Eden Hazard.
Alexis Sanchez momentalisht gjendet në përgatitje për Copa Amerika, ndërsa aktualisht është futbollisti më i kërkuar në Evropë, me Interin, Juventusin, Barcelonën, Manchester Unitedin, Manchester Cityn dhe Chelsean që po zhvillojnë një luftë për të.
















