Agjenti i anësorit të Lyonit, Michel Bastos, shpreson që së shpejti marrëveshja për transferimin e tij te Juventusi të finalizohet me sukses.“Lyoni dhe Juventusi janë negociatorë të vështirë. Unë jam optimist dhe mendoj se diçka do të vendoset në fund të javës”, theksoi Emmaneul De Kerchove, agjent i Bastos për Tuttosport.
Bastos iu bashkua Lyonit nga Lille në vitin 2009 dhe e ka shndërruar veten në një prej anësorëve të majtë më të mirë në Evropë.
Chelsea ka konkurrencën e Real Madridit në luftë për të siguruar transferimin e super sulmuesit të Portos, Radamel Falcao.Falcao me anë të Twitterit është distancuar dje nga deklaratat bërë nga agjenti i tij se një transferim i Chelseat mund të jetë në letra pas kalimit të Andres Villas Boas në Londër.
Falcao këmbëngul se agjenti i tij është Jorge Mendes, që është dhe menaxher i Jose Mourinhos. A Bola tani raporton se Chelsea dëshiron ta transferojë me çdo kusht Falcaon, por se ka konkurrencë nga Real Madridi, me Mourinhon që po kërkon një qendërsulmues.
Legjenda e Chelseat, Jimmy Floyd Hasselbaink, ka thënë se menaxheri i ri i Bluve nuk duhet të pengohet në të qenurit vetvetja dhe se nuk duhet të krahasohet me Jose Mourinhon.“Po, të gjithë do t’i thonë atij – ‘e ke mësuar nga Mourinho’, ose ‘je sikurse Mourinho’, ndërsa ai do të jetë shembulli. Por, unë nuk mendoj se është e drejtë. Është më shumë presion sepse të gjithë do ta krahasojnë me Mourinhon”.
“Po, ai është vetëm 33 vjeçar, por mendoj se duhet ta shikojmë si trajner më vete, një trajner tjetër, po nga Portugalia, por individ tjetër, që duhet dhënë shans për t’u dëshmuar”, theksoi Hasselbaink.
Pikërisht sot, 26 vjet më parë, ishte shënuar goli më kontravers në histori të futbollit në çerekfinalen e Botërorit të vitit 1986, ku Argjentina u përball me Anglinë.Me rezultatin e pa zhbllokuar 0:0 deri në fillim të pjesës së dytë, Maradona shfrytëzoi një kërcim të gabuar të Steve Hodge, kërceu mbi portierin Peter Shilton para se ta fuste topin në rrjetë me grushtin e dorës së majtë.
Gjyqtari natyrisht se dështoi ta shihte këtë dhe Argjentina kaloi në epërsi. Pak minuta më vonë, Maradona shënoi ‘Golin e Shekullit’ kur kaloi të gjithë lojtarët e Anglisë për të shënuar për 2:0. Këtë ndeshje Argjentina e fitoi me rezultat 2:1 dhe e fitoi më pas Kampionatin Botëror.
Edhe sot, Maradona konsiderohet një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, por është Lionel Messi ai që po ndjek me sukses dhe shpejtësi hapat e tij. Edhe Lionel Messi shënoi në karrierën e tij në La Liga dy gola të ngjashëm në ndeshje të ndryshme, një me dorë dhe një duke kaluar gjithë ekipin kundërshtar.
Interi dhe Manchester United janë duke vëzhguar nga afër zhvillimet rreth mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos, i cili sipas mediave katalanase i ka dhënë ultimatum klubit nga Santiago Bernabeu.El Mundo Deportivo shkruan se Sergio Ramos, me anë të vëllait dhe agjentit të tij Rene, i ka dhënë Real Madridit një ultimatum, në të cilin thuhet: “Ose ma dyfishoni pagën, ose largohem”.
Ramos po kërkon që paga e tij prej 3 milionë eurosh të ngritet, një kërkesë kjo që nuk ka hasur në mirëkuptim me politikat e Real Madridit. Kështu, Interi dhe Manchester United pritet që të hyjnë në garë për spanjollin, me Djajtë e Kuq të cilët kanë pasur kontaktet e para që në janar.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është tepër i brengosur për situatën financiare të klubit Blaugran, duke dëshiruar të jetë i pastër nga borxhet brenda tri viteve.Klubi më i mirë në botë besohet se ka 450 milionë euro borxh dhe Rosell ka pranuar për TVE se ai është në dijeni se cila është situata financiare.
“Unë jam i brengosur për qëndrueshmërinë ekonomike të klubit. Ne duhet të baraspeshohemi. Për dy apo tri vite shpresoj të jemi një klub pa borxhe. Kur kemi ardhur në krye, kemi parë një borxh shumë më të madh nga sa na ishte thënë. Ne kemi negociuar një kredi sindikale me bankën. Ne kemi qenë shumë të brengosur pasi nuk kemi pasur para për të shpenzuar”, tha Rosell.
Menaxheri i ri i Chelseat, Andres Villas Boas, ka deklaruar në intervistën e tij të parë për televizionin e klubit nga Londra se tifozët e klubit duhet të bëhen gati për titujt, duke sqaruar njëkohësisht filozofinë e tij prej trajneri.“Mos prisni diçka nga një njeri, duhet të krijojmë diçka me dinamikë të grupit, madje edhe fansat duhet të jenë të përfshirë, të krijojmë atmosferën përreth e cila do të na motivojë”.
“Nuk është vetëm ardhja ime, janë më shumë sukseset e vazhdueshme të klubit nga e kaluara. Le të reflektojmë në sukseset e të kaluarës dhe të shohim çfarë mund të fitojmë në gjashtë vitet e ardhshme. Sfida ime e madhe është që të vazhdojmë së fituari dhe këtë duam ta bëjmë së bashku me secilin individ në klub”, ka thënë Villas boas në intervistën e tij të parë si trajner i Chelseat.
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, është futbollisti me më shumë fitore se asnjë lojtar tjetër në sezonin e parë debutues te ndonjë klub i La Ligas.Mesut Ozil luajti në 36 nga 38 ndeshjet në La Liga dhe prej tyre arriti plot 27 fitore, ashtu sikurse portieri tjetër i Realit, Bodo Ilgner në sezonin 1996/1997, por se ai 27 fitore i arriti për 40 paraqitje.
Pos tjerash, Real Madridi është në krye të ranglistës sa u përket lojtarëve me më shumë fitore në sezonin e parë në La Liga.
Debutuesit më të mirë në La Liga:
Lojtari | Ekipi | Sezoni | Fitore | Paraqitje |
Ozil | Real Madrid | 2010/11 | 27 | 36 |
Ilgner | Real Madrid | 1996/97 | 27 | 40 |
Di Maria | Real Madrid | 2010/11 | 26 | 35 |
Ronaldo | Barcelona | 1996/97 | 26 | 37 |
Seedorf | Real Madrid | 1996/97 | 26 | 38 |
Pantic | Atletico Madrid | 1995/96 | 26 | 41 |
Owen | Real Madrid | 2004/05 | 25 | 36 |
Vitor Bahia | Barcelona | 1996/97 | 25 | 37 |
Sneijder | Real Madrid | 2007/08 | 24 | 29 |
Cristiano Ronaldo | Real Madrid | 2009/10 | 24 | 30 |
Trajneri i Interit, Leonardo, është ndalur nga policia e Rio De Janeiros, e cila më pas e arrestoi atë nën akuzë për ngasje të veturës në gjendje të ndehur.41 vjeçari momentalisht gjendet në Brazil pasi zbuloi se do të largohet nga Interi, ndërsa sipas të gjitha gjasave do të kalojë te PSG për t’u bërë drejtor sportiv.
Burimet nga Brazili për Globoesporte kanë thënë se legjenda Rossonere do të duhet të paguajë 418 euro dënim dhe do të përballet me gjykatën shumë shpejtë.
Milani ka hequr dorë nga sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, duke i lënë kështu rrugë të hapur rivalit të përbetuar, Interit, të sigurojë shërbimet e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.“Ne jemi mirë të mbuluar në sulm, Drogba nuk do të transferohet”, theksoi Adriano Galliani.
Interi ishte lidhur kohë më parë me një transferim të Didier Drogbas dhe nëse Andres Villas Boas merr vendimin për ta shitur sulmuesin, destinacioni i ardhshëm i tij mund të jetë Appiano Gentile.
Real Madridi është në pole pozicion për të transferuar talentin e Lens, Raphael Varane, pasi klubi francez konfirmoi bisedimet me Los Blancos për 18 vjeçarin.Lajmin e bëri të ditur presidenti i Lens, Gervais Martel, i cili beson se marrëveshja mund të kompletohet së shpejti, duke lënë Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germain duarbosh.
“Nuk është ende zyrtare, por bisedimet me Real Madridin janë duke vazhduar me shpresë se tranferimi do të finalizohet së shpejti”, ka thënë Martel.
Chelsea është duke u përgatitur për t’ia prishur Real Madridit planet për transferimin e asit të Santosit, Neymar.Mirror shkruan se Chelsea është duke iu afruar transferimit të Neymar, me një ofertë prej 40 milionë funtesh e cila tashmë është bërë gati.
Për ta përmbyllur me sukses transferimin, agjenti izraelit, Pini Zahavi ka shkuar në Sao Paulo për t’i ndihmuar Chelseat, pasi Santosi refuzoi kohë më parë ofertën prej 30 milionë funtesh për Neymar.
Amauri duket se është në rrugë për t’u larguar plotësisht nga Juventusi pasi kampioni i Italisë, Milan, ka shfaqur interesim për ët nënshkruar me të.Corriere dello Sport shkruan se Rossonerët dëshirojnë të shtojnë më shumë opsione në sulm për ekipin e tyre gjatë kësaj vere dhe se ata tashmë janë kthyer kah 31-vjeçari.
Ish-ylli i Palermos sezonin 2010/11 nuk u la shumë përshtypje drejtuesve të Juventusit dhe për pjesën e dytë të sezonit të fundit u huazua te Parma ku riktheu formën e tij golashënuese që nuk ka kaluar pa u vërejtur nga kampionët e ri të Italisë.
Amauri është lidhur edhe me një kalim në Angli, por interesimi i Milanit mund ta mbajë atë në Itali.
Juventusi ka zbuluar se Alessandro Matri, Marco Motta, Simone Pepe dhe Fabio Quagliarella do të nënshkruajnë kontratata të përhershme me klubin.Që të katër lojtarët luajtën me fanellën bardhezi sezonin e kaluar, ose si huazim ose në formë bashkëpronësie.
Matri ka shkëlqyer gjatë sezonit të kaluar, duke qenë partner i legjendës biankonere Alessandro Del Piero në sulm. Si rezultat i kësaj Juve ka vendosur të blejë edhe gjysmën e kartonit që ishte në pronë të Cagliarit e që i ka kushtuar 15.5 milionë.
Ndërkohë Motta ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe Juve i ka paguar Udineses 3.75 milionë euro. Quagliarella po ashtu është shkëputur plotësisht nga Napoli dhe Juve ka paguar 10,5 milionë euro për të.
Dhe së fundi edhe Pepe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Juventusin, për të cilin klubi nga Torino i ka paguar 7.5 milionë euro Udineses.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, është duke joshur interesimin e Zenit St Petersburg.Daily Mail shkruan se gjiganti rus është duke përgatitur ofertë për Adebayor, derisa Manchester City dëshiron ta largojë lojtarin.
Adebayor kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar te Real Madridi por te klubi madrilen i është thënë se nuk ka shanse që ai të fitojë marrëveshje të përhershme.
Sidoqoftë ish-sulmuesi i Arsenalit, i cili fiton 130 mijë funte në javë, nuk besohet se mund të joshet për një transferim në Rusi.
Atletico Madrid është i interesuar për portierin e Juventusit, Marco Storari.Tuttomerkatoweb shkruan se Atletico është duke menduar të angazhojë 33-vjeçarin derisa përgatitet ta shesë David de Gea te Manchester United.
Storari është duke i menduar opsionet e tij te Juve me Gigi Buffon që tashmë është rikthyer në formë të plotë.
Italiani më herët kishte luajtur në Spanjë te Levante.
Roma raportohet se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Bojan Krkic.Sky Italia shkruan se Roma ka siguruar Krkic në formë huazimi njëvjeçar, me opsionin për të nënshkruar me të në mënyrë të përhershme për 10 milionë euro në fund të sezonit të ardhshëm.
Sulmuesi spanjoll ishte prioritet i trajnerit të ri të Romës, Luis Enrique. Ky i fundit mund të sjellë edhe disa lojtarë nga akademia e të rinjve të Barcelonës, me të cilët ka punuar sezonin e kaluar para se të nënshkruajë me klubin italian.
Gjiganti anglez, Chelsea, me anë të një deklarate në faqen zyrtare të klubit ka konfirmuar se ka emëruar strategun portugez Andres Villas-Boas për menaxher të ri.Portugezi, i cili ia solli Portos tre tituj sezonin e kaluar (ligën dhe kupën portugeze si dhe trofeun e Europa League), ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare dhe do të fillojë punën menjëherë.
“Chelsea FC është i ngazëllyer të zbulojë se Andre Villas-Boas do të jetë menaxheri i ri klubit”, shkruhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit londinez.
“Andre do të sjellë përvojën e tij të trajnerit te klubi me të cilin është i familjarizuar, pasi më herët ka punuar për tre vite këtu. Ai gjithmonë ka qenë i vlerësuar te Chelsea dhe gjithkush mezi pret ta shohë atë të rikthehet dhe të punojë me të”.
Chelsea ishte në treg për menaxher të ri që nga largimi i Carlo Ancelottit në maj, dhe tashmë ka gjetur njeriun e duhur. 33-vjeçari dje hoqi dorë nga detyra e trajnerit të Portos dhe rikthehet te klubi ku kishte punuar më herët si asistent i Jose Mourinhos. Villas ishte kërkuar edhe nga klube të tjera evropiane, përfshirë Interin.
Për të marrë shërbimet e tij Chelsea raportohet se ka paguar plot 15 milionë euro. Këto nuk janë paratë e vetme që do të shkojnë në konton e Portos. Villas-Boas pritet të marrë me vete disa prej lojtarëve më të mirë të klubit portugez, përfshirë sulmuesin Falcao dhe Moutinho. Për ta Porto ka kërkuar plot 65 milionë funte.
Vincenco Iaquinta mund të jetë në rrugë drejt Napolit këtë verë, pasi Juventusi është duke menduar ta përfshijë sulmuesin në ofertën e cila do ta shihte Fabio Quagliarellan të mbetet në Torino me kontratë të përhershme, shkruan Tuttosprot.Quagliarella kaloi sezonin e kaluar te Juventusi si i huazuar me mundësi vazhdimi për një shumë prej 10.5 milionë euro. Biankonerët tash dëshirojnë ta mbajnë 28-vjeçarin, por ngurojnë të paguajnë kërkesat e Napolit andaj janë të gatshëm ta përfshijnë Iaquintan në marrëveshje në tentim për të zvogëluar shumën e transferimit.
Iaquinta duket se është tepricë për kërkesat e Juves dhe pritet të largohet gjatë verës, edhe pse agjenti i tij së fundi ka zbuluar se 31-vjeçari dëshiron të luftojë për vend në ekipin e Antonio Conte në sezonin e ardhshëm.
Po ashtu nuk është e qartë nëse Napoli është i interesuar për Iaquintan, por ata do të kenë nevojë për më shumë zgjidhje në repartin sulmues pasi në sezonin e ardhshëm do të garojnë edhe në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi brazilian Lucio ka kërkuar nga Interi të tregojë besim në aftësitë e tij duke vazhduar kontratën deri në vitin 2014.Ish-kampioni i Italisë dhe Evropës raportohet se është i gatshëm për vazhdim njëvjeçar të kontratës me 33-vjeçarin.
“Dua të mbetem te Inter por me kusht që kontrata ime të vazhdohet deri në qershor të vitit 2014. I besoj Interit, jam i sigurt se klubi do të ndërtojë një ekip të aftë për të fituar gjithçka, sërish”.
“Por presidenti Moratti ka besim në mua, nuk shikon në datën time të lindjes. Ende kam një forcë dhe uri të tillë për sukses”, ka thënë Lucio.
Xherdan Shaqiri ka nisur rrugën e tij të transferimit te Roma.“Ne kemi biseduar me drejtorin e Romës, Walter Sabatini. Për momentin ne jemi vetëm në nivel të bisedimeve, por përfundimisht ka një interesim nga Roma. Sabatini e njeh Shaqirin shumë mirë dhe së fundi ka bërë pyetje për të”, ka thënë agjenti i lojtarit, Ulisse Savini, për ForzaRoma.info.
“Besoj se çmimi i tij sillet nga 6 deri në 10 milionë euro, varësisht sa kërkon Baseli. Siç i kemi thënë Sabatinit gjatë bisedave, Shaqiri është shumë entuziast për një klub si Roma. Ai dëshiron të luajë një ekip të klasit dhe Roma i ka të gjitha karakteristikat që ai kërkon”, ka shtuar agjenti.
Ish-trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, është në listë për të marrë detyrën e trajnerit të Interit, thotë presidenti i klubit italian Massimo Moratti.Opsione të tjera janë edhe menaxheri aktual i Francës dhe ish-lojtari i Interit, Laurent Blanc.
“Nuk mund të themi se Guus Hiddink është ‘favorit’ pasi kjo do të ishte mungesë respekti për të tjerët. Edhe Gian Piero Gasperini po ashtu është kontaktuar, por ishte vetëm një pyetje fillestare”, ka thënë Moratti.
Ai po ashtu ka thënë se shpreson që trajneri i ri i ekipit të zgjidhet deri në fund të javës.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është më i motivuar se kurrë për të pasur sezonin e tij më të mirë në karrierë.Gerrard në prill iu nënshtrua një operimi me synimin për të eliminuar problemet në ijë që e kufizuan atë në vetëm 24 paraqitje në sezonin e kaluar. Tash, pas operacionit të suksesshëm, mesfushori ndjehet më në formë se kurrë në prag të stërvitjeve para-sezonale në korrik.
“Dua të rikthehem në mënyrë shpërthyese, dua të kem një sezon të madh. Ka qenë futboll pa ndalim për mua që kur isha 17 vjet. Kurrë nuk kam pasur periudhë kur për më shumë se katër ose pesë javë kam qëndruar jashtë fushe, ndaj ka qenë mirë të pushoj mentalisht”.
“Ju kurrë nuk dëshironi të humbni një ndeshje por kur i shikoni ata kjo ju jem një lehtësim, një shtytje për t’u rikthyer. Unë do të vij më i uritur dhe shpresoj se kam një sezon shumë produktiv përpara meje”, ka thënë Gerrard.
Barcelona planifikon 27 milionë funte për mbrojtësin e Chelseat, David Luiz.The Sun shkruan se braziliani, i cili nënshkroi nga Benfica në muajin janar, ka dhënë shenja se mund të dëgjojë një ofertë nga Barcelona, por vetëm nëse e lejon Chelsea.
Luiz, 24-vjeçar, ka shkëlqyer në 12 dalje në Ligën Premier, duke shënuar dy herë dhe duke ndihmuar ekipin të përfundojë si nënkampion.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është i paepur për një mbrojtës të ri, pasi 33-vjeçari Carles Puyol po vuan nga problem afatgjatë në gju.
Guardiola ka kërkuar nga drejtori sportiv Andoni Zubizarreta të caktojë një takim në mes të presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell dhe agjentit të Luiz, Giuliano Bertolucci në Brazil.
Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, ka akuzuar rëndë sulmuesin e Santosit që po kërkohet nga Real Madridi, Neymar dhe legjendën braziliane Pele, pas komenteve të Neymar kundrejt Lionel Messit.Neymar e vërtetoi se është ideal për Real Madridin, kur tha se ai mund të bëhet më i mirë se Lionel Messi edhe pa kaluar te Reali, duke luajtur te Santosi. Dhe kjo sigurisht se nuk kaloi pa u komentuar nga Maradona tejet kontravers.
“Neymar është i pa edukuar, ashtu sikurse Pele. Messi është lojtar i jashtëzakonshëm dhe dyshoj se dikush mund ta pengojë atë nga të qenurit më i miri”, theksoi Maradona për TVE.
Tashmë ish-trajneri i Portos, Andres Villas Boas edhe zyrtarisht ka shkëputur marrëdhëniet kontraktuale me klubin portugez, me Chelsean që thuhet të ketë paguar klauzolën prej 15 milionë eurosh, duke bërë që kalimi i strategut 33 vjeçar te klubi anglez të mbetet çështje orësh.Porto bëri të ditur në mëngjes se Villas Boas kishte dhënë dorëheqje dhe gjatë pasditës u konfirmua se Chelsea tashmë ka kryer detyrimin për të paguar 15 milionë euro si pjesë e klauzolës në kontratën e portugezit.
Villas Boas momentalisht po qëndron në Londër me agjentin e tij për të finalizuar detajet e kontratës së tij me klubin londinez, të cilin sipas të gjitha gjasave do ta drejtojë gjatë sezonit të ardhshëm.

Përfaqësuesi i Udineses në Spanjë, Quique Pina, ka konfirmuar se transferimi i anësorit kilian, Alexis Sanchez, nga Udinese te Barcelona është pothuajse i kompletuar.
“Për, momentin, Barcelona është shumë pranë kompletimit të detajeve përfundimtare të transferimit i cili tashmë për mua është çështje e kryer. Marrëveshja është 80% e përfunduar dhe ne po punojmë në 20 përqindëshin e mbetur”.
“Transferi do të jetë i vlefshëm rreth 45 milionë euro, një shumë kjo në përputhje me vlerën e lojtarit. Në këtë marrëveshje është i përfshirë edhe një lojtar”, theksoi Quique Pina.
Sanchez tashmë është në Barcelonë ku pritet që t’i finalizojë detajet kontraktuale dhe zyrtarizimi i tij si lojtar Blaugran është vetëm çështje orësh.
“Për, momentin, Barcelona është shumë pranë kompletimit të detajeve përfundimtare të transferimit i cili tashmë për mua është çështje e kryer. Marrëveshja është 80% e përfunduar dhe ne po punojmë në 20 përqindëshin e mbetur”.
“Transferi do të jetë i vlefshëm rreth 45 milionë euro, një shumë kjo në përputhje me vlerën e lojtarit. Në këtë marrëveshje është i përfshirë edhe një lojtar”, theksoi Quique Pina.
Sanchez tashmë është në Barcelonë ku pritet që t’i finalizojë detajet kontraktuale dhe zyrtarizimi i tij si lojtar Blaugran është vetëm çështje orësh.
















