Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, do të mirëpresë një rikthim te ish-klubi i tij Manchester United.Sulmuesi italian, 24-vjeçar, thotë se ai është i gatshëm të largohet nga Nëndetësja e Verdhë, por vetëm për një transferim te ndonjëri prej tre klubeve më të mëdha në botë.
Barcelona është lider për të marrë shërbimet e sulmuesit, i cili shënoi plot 32 gola në La Liga sezonin e kaluar.
“Mendoj se është ëndërr për të gjithë lojtarët të luajnë për klubet më të mëdha qoftë Manchester United, Barca ose Real Madrid. Këto janë klubet më të mira në botë, dhe unë nuk jam më ndryshe. Andaj, dua të vazhdoj të punoj fuqishëm dhe të shoh se çfarë mund të dalë nga kjo”, ka thënë Rossi.
Përforcimi i ri i Manchester United, Ashley Young, menjëherë pas transferimit në Old Trafford ka qartësuar synimin e tij – fitimin e titullit të 20-të për Djajtë e Kuq.“Për të ardhur te një klub si ky ju gjithmonë do të keni sfida. Këtu ka një konkurrencë të fuqishme për vend. Gjithmonë është mirë të dish se nëse je në ekip është dikush që ju tërheq për taka. Unë vetëm dua ta përfshij veten në ekip. Do të jetë një sfidë por jam i gatshëm për këtë”.
“Të luash me lojtarë kaq të shkëlqyeshëm dhe të kesh shansin të jesh pjesë e ekipit që fiton titullin e 20-të do të jetë e mahnitshme. Mundësia për të luajtur për një prej klubeve vërtet të mëdha ka qenë diçka që gjithmonë e kam dashur si fëmijë dhe tash që jam këtu duhet ta kap mundësinë me të dy duart”, ka thënë Young.
Kampionatit evropian U21 në Danimarkë ngadalë po i vjen fundi me dy fituesit e të dy grupeve pjesëmarrëse, Zvicra dhe Spanja, të cilat do të ndeshen në finalen e nesërme.Formacionet e mundshme:
Zvicra (4-4-2): Sommer; Koch, Rossini, Klose, Berardi; Lustenberger, Frei, Shaqiri, Xhaki; Emeghara, Mehmedi
Lajme te kombëtarja zvicerane:
Mbrojtësi Francois Affolter ka pësuar tërheqje muskulore gjatë stërvitjeve ditë më parë dhe nuk do të jetë pjesë e finales. Megjithatë në formacion rikthehet Granit Xhaka i cili mungoi në gjysmëfinalen përballë Çekisë për shkak të suspendimit.
Spanja (4-3-3): De Gea; Montoya, Botia, Dominguez, Didac; Javi Martinez, Ander Herrera, Thiago; Mata, Adrian, Jeffren
Lajme te kombëtarja spanjolle:
Jeffren mund të qeraset me vend në formacionin startues nga trajneri Luis Milla pas golit rrëqethës kundër Bjellorusisë në gjysmëfinale. Në formacion pritet të përfshihet edhe i riu i Athletic Bilbao, Iker Muniain. Adrian Lopez po ashtu ka qenë në një formë të shkëlqyeshme gjatë turneut duke shënuar pesë gola dhe do të udhëheqë sulmin.
Fakte të shpejta:
- Zvicra po merr pjesë për të pestën herë në Euro U21 dhe kurrë më herët nuk ka arritur në finale;
- Admir Mehmedi shënoi golin e tij të tretë në turne në kohën shtesë të gjysmëfinales kundër Republikës Çeke për të ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet në finale;
- Anësori tjetër kosovar Xherdan Shaqiri ka pasur 12 goditje në drejtim të golit, më shumë se dyfishi i sasisë së cilitdo lojtar tjetër;
- Shaqiri megjithatë është lojtari më i fauluar i turneut së bashku me lojtarin e Spanjës, Javi Martinez;
- Spanja do të kërkojë titullin e tretë në këtë garë pasi ata e kishin fituar Euro U21 edhe në vitin 1986 dhe 1998;
- Adrian Lopez është golashënuesi më i mirë deri tash në këtë garë me pesë gola të shënuar në katër ndeshje. Ai do të transferohet te Atletico Madrid nga Deportivo në muajin e ardhshëm;
- Juan Mata është asistuesi më i mirë i turneut me dy asistime;
- Diego Capel, Javi Martinez dhe Bojan Krkic janë tre lojtarët spanjoll që kanë pasur më së shumti paraqitje me ekipin U21, me 24, respektivisht 23 dhe 21 paraqitje;
- Të dyja vendet e përfshira në këtë finale e kanë siguruar pjesëmarrjen në lojërat Olimpike 2012 në Londër.
Ylli i Portos, Radamel Falcao, ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Chelsean.Daily Mail bën të ditur se Chelsea është shumë afër transferimit të Falcao, pasi lojtari ka pranuar pagën vjetore prej 5 milionë funtesh.
Blutë po ashtu do të duhet t’i paguajnë ekipit portugez 26.5 milionë funte për të hequr dorë nga shërbimet e lojtarit.
Kolumbiani, i cili sezonin e kaluar shënoi 39 gola për Porton 17 prej të cilave në Europa League, pritet të ndjekë menaxherin Andre Villas-Boas në Stamford Bridge dhe zyrtarisht të nënshkruajë më 1 korrik.
Udinese mendon se Alexis Sanchez është më i mirë se Cesc Fabregas dhe Neymar dhe ka zbuluar se nuk do ta shesë anësorin për më pak se 50 milionë euro.Barcelona, Manchester City dhe Manchester United që të gjithë janë në kërkim të kilianit.
“A nuk janë 50 milionë euro shumë? Jo, nuk duken shumë. Unë nuk kam dyshime se nëse ai qëndron me ne edhe për një vit ai do të vlejë më shumë se kaq. Ai është lojtari më i mirë i gjeneratës së tij. Sikur Cristiano Ronaldo kur ishte 22-vjeçar”, ka thënë pronari i klubit italian, Gianpaolo Pozzo, për AS.
“Ne shikojmë qindra lojtarë, kemi qenë në këtë biznes për një kohë dhe e dimë se kemi një diamant. Alexis Sanchez është një. Nëse një klub e dëshiron atë, ata do të duhet ta paguajnë çmimin e tij të plotë dhe ky është 50 milionë euro”.
“Ai është qershia mbi tortë që i mungon Guardiolës, një lojtar i cili mund ta bëjë diferencën. Kur ju blini dikë nuk duhet të shikoni në çmimin e tij. Manchester City na ka bërë një ofertë më të madh ese Barcelona. Por nëse Cesc Fabregas vlen 40 milionë, Neymar 45 milionë, atëherë them se Sanchez vlen 50 milionë euro”, ka shtuar Pozzo.
Real Madridi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Hamit Altintop për fillimin sezonit 2011/12, pasi turku pritet t’i nënshtrohet një operacioni për probleme në shpinë.Me anë të një deklarate në faqen zyrtare të klubit bëhet e ditur se Altintop do t’i nënshtrohet operimit të hënën më 27 qershor në Gjermani për të rregulluar problemin.
Lëndimi ishte diagnostikuar pasi lojtari kishte përjetuar disa dhimbje dhe pasi trajtimi tradicional dështoi të japë efekte pozitive. Mjekët e Real Madridit kishin rekomanduar që operimi të ndodhë gjatë pauzës verore të lojtarit.
Ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë Altintop jashtë fushe për shkak të lëndimit.
Barcelona do të rikthehet me ofertë të re për Cesc Fabregas pasi oferta e parë u refuzua nga Arsenali.Kampioni i Spanjës dhe Evropës së fundi bëri ofertën e parë zyrtare për kapitenin e Arsenalit, por oferta prej 27 milionë funtesh menjëherë ishte refuzuar nga klubi anglez.
Barcelona tash raportohet se është e gatshme të bëjë ofertë të re në vlerën 30 milionë funte. Por edhe kjo nuk pritet të jetë e mjaftueshme për të bindur menaxherin Arsene Wenger për të hequr dorë nga shërbimet e tij.
Megjithatë një ofertë prej 35 milionë funtesh do të ishte një test i vërtetë për rezistencën e Topçinjve për të mbajtur 24-vjeçarin.
Mesfushori i Tottenhamit, Rafael van der Vaart thotë se ai ishte kënaqur më së shumti në fitoren ndaj rivalit të qytetit, Arsenalit.Holandezi shënoi tre herë kundër Topçinjve në derbin e parë londinez për të.
“Kur erdha këtu gjithkush fliste për ndeshjet më të madhe të vitit kundër Arsenalit. Nuk është me rëndësi nëse është liga ose kupa, gjithmonë është e madhe dhe ju duhet ta fitoni atë”.
“Tottenham nuk kishte fituar në Emirates dhe ishte ndjenjë e mirë të shkoj dhe të fitoj në derbin tim të parë, dhe veçanërisht të shënoj. Ne luajtëm keq në pjesën e parë, ishim në disavantazh 2-0, por në pjesë e dytë ne ishim krejtësisht ndryshe dhe kjo tregoi shpirtin tonë”, ka thënë Van der Vaart.
Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, shpreson të pensionohet në Nou Camp.Abidal në mars u diagnostikua me kancer në mëlçi, por operimi doli i suksesshëm dhe francezi u rikthye në fushë për më pak se dy muaj. Më pas atij iu ofrua marrëveshje dyvjeçare nga Barca.
“Dëshira e tij është të vazhdojë te Barcelna dhe t’i japë fund karrierës së lojtar i Barcelonës”, ka thënë agjenti i lojtarit, David Venditelli.
Legjenda e futbollit botëror, një prej më të mirëve në histori, Pele, mendon Lionel Messi duhet të shënojë më shumë gola se ai, për t’u konsideruar më i miri.“Messi më i mirë se Pele? Për të arritur aty, ai duhet të shënojë më shumë se 1283 gola”.
“Neymar është shumë i talentuar. Shpresoj se Neymar nuk përfundon sikur Messi, i cili luan aq mirë për klubin, por nuk bën asgjë për Argjentinën”, deklaroi Pele.
Pronari i Udineses, Giampaolo Pozzo, beson se Barcelona duhet ta transferojë Alexis Sanchez, pasi në këtë mënyrë Real Madridi do ta vazhdonte ecurinë e viteve pa tituj.“Nëse Barcelona e dëshiron atë, duhet ta paguajë çmimin e tij të drejtë, që është 50 milionë euro. Ai është pjesa e fundit e fotografisë së Guardiolas”.
“Ju nuk duhet ta shihni këtë si transfer të shtrenjtë, pasi jam i sigurtë se Reali nuk do të fitonte asgjë vitin e ardhshëm nëse Barcelona e transferon atë. Jam i sigurtë se kjo është e mjaftueshme për ta paguar çmimin e tij. Kjo është matematika që ata duhet të bëjnë, pasi do të transferojnë një yll që do t’i kënaqë për së paku një dekadë”, tha Pozzo për AS.
Agjenti i mbrojtësit të Lazios, Stephan Lichtsteiner është i bindur se klienti i tij do të bëhet lojtar i Juventusit këtë javë, përkundër diferencave mes dy klubeve për shumën e transferimit të tij.Mbrojtësi i krahut të djathtë është pritur që një kohë të gjatë që të transferohet te Juventusi, por finalizimi i marrëveshjes pritet të bëhet së shpejti.
“Këtë javë pres që Lichtsteinter t’i bashkohet Juventusit. Unë mund të konfirmoj se ekziston dallim i vogël mes kërkesës dhe ofertës, por shpresoj se marrëveshja do të arrihet”, tha agjenti i lojtarit, Federico Pastorello.
Ish-menaxheri i Chelseat, Avram Grant, është i bindur që Andres Villas Boas do të jetë i sukesshëm në pankinën e Bluve.“Ai është shumë djalosh i mirë, ai është inteligjent, njeri i mirë dhe jam kënaqur duke punuar me të, edhe pse ishte kohë e shkurtër. A ka përvojë? Jo. Por autoritet? Koha do ta tregojë. Mendoj se po”.
“Mendoj se ai është i ri, por Pep Guardiola kur shkoi te Barcelona ishte i ri, pa përvojë dhe bëri punë të mirë. Futbolli është lojë e rezultateve, përvoja është me rëndësi, por më me rëndësi janë cilësia dhe autoriteti për ta marrë ekipin dhe për ta shtyrë përpara”, ka thënë Grant për BBC.
Mesfushori i Santosit, Elano, mezi pret që të takohet me Barcelonën në Kupën e Botës për Klube, pas triumfit të skuadrës së tij në Copa Libertadores.“Unë po shkoj në Argjentinë shumë i lumtur. Shpresoj se do të kaloj mirë në Copa Amerika me kombëtaren”.
“Është vërtet fantastike, do të përballemi me ekipin më të mirë në botë. Ne po shkojmë atje me meritë”, u shpreh Elano.
Ekipi më i trofeshëm italian, Juventus, definitivisht ka vendosur t’i shkojë deri në fund transferimit të Sergio Agueros, duke bërë gati 50 milionë euro për argjentinasin.Ishte besuar se Real Madridi është në pole pozicion për sulmuesin, por duket se pritja e gjatë e Los Blancos për të vendosur mes Neymar dhe Agueros i ka bërë drejtuesit e Atletico Madridit të nervozohen tepër.
Kësaj i shtojmë edhe shumën prej 190 milionë eurove të garantuara për këtë afat kalimtar veror nga bordi i Juventusit, që i bën bardh e zinjtë më fleksibilë në treg.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka thënë se Javier Pastore sipas të gjitha gjasave do të shkojë te ndonjë klub spanjoll apo anglez, për shkak se këto klube kanë mbështetje të fortë financiare.“Unë kam biseduar me agjentin e tij të mërkurën dhe janë gjashtë ose shtatë klube të interesuara për të, disa prej tyre kanë përkrahjen e sheikëve”.
“Ai është i destinuar për ndonjë klub të madh dhe mendoj se në fund ai do të shkojë në Angli ose Spanjë. Roma nuk është e interesuar pasi nuk mund ta shpenzojë gjithë buxhetin në një lojtar”, tha Zamparini.
Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka pranuar se trajneri aktual i Barcelonës, Pep Guardiola është idoli i tij më i madh.“Pep Guardiola gjithmonë ka qenë idoli im më i madh në fushë”.
“Unë ndihem i privilegjuar që kam rastin të luaj me disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Motivimi vjen nga brendësia ime. Unë e dua topin”, tha Cesc për Sport.
Nënkampioni i Spanjës, Real Madridi, është duke e menduar një shkëmbim të mbrojtësve Sergio Ramos dhe atij të Interit, Maicon.Mourinho dëshiron që të punojë përsëri me Maicon, me dëshirën për ta sakrifikuar edhe Ramosin për ta bërë transferin funksional.
Vet Serigo Ramos është duke e shqyrtuar të ardhmen e tij te Real Madridi pas ultimatumit vënë klubit. Mourinho dëshiron ta shfrytëzojë këtë situatë, duke ia ofruar Interit mbrojtësin spanjoll si pjesë e shkëmbimit me Maicon. Shumë varet edhe nga trajneri i ardhshëm i Interit.
Pronari i Chelesat, Roman Abramovich, është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirat menaxherit të ri, Andres Villas Boas.A Bola raporton se Abramovoich është fans i madh i Villas Boas që nga koha kur ishte me Mourinhon në Stamford Bride dhe ka besim për atë se si e gjykon tregun e transferimeve.
Villas Boas besohet të ketë biseduar me Roman Abramovich për një listë prej 25 lojtarëve të cilët mendon se duhet të transferohen për një periudhë të caktuar kohore, madje kjo ndodhi para se ai të emërohej menaxher i Bluve.
















