Shënjestra e Manchester Cityt, Hulk, nuk do të largohet nga Porto për më pak se 70 milionë euro- ka thënë agjenti i lojtarit.Braziliani konsiderohet si transfer potencial i Cityt që duket se po e humb garën me Barcelonën për transferimin e yllit të Udineses, Alexis Sanchez.
Është spekuluar se klubi nga Liga Premier ka ofruar 41 milionë euro për shërbimet e Hulk, ndërsa agjenti Teodoro Fonseca ka thënë për Record, se për një shumë të tillë as që ia vlen të fillojnë bisedimet.
“Ai nuk do të largohet as për 70 milionë. Ai fitoi katër nga pesë titujt e mundshëm në sezonin e kaluar, ishte golashënues më i mirë në Ligën portugeze, bëri shumë asistime... Të gjitha këto duhet të merren në konsideratë kur të vijë koha për negociata”, ka thënë agjenti i 24-vjeçarit.
Agjenti i Maicon, Roberto Calenda, ka thënë se braziliani do ta respektojë kontratën e tij me Interin, përkundër spekulimeve se ai mund të kalojë te Real Madridi.Trajneri i Los Blancos, Jose Mourinho, ka shprehur interesim që ta transferojë ish-lojtarin e tij, e ardhmja e të cilit ende nuk është e qartë.
“Për momentin nuk po zhvillohen kurrfarë negociatash. Maicon ka një kontratë të rëndësishme me Interin dhe ai do të qëndrojë këtu”, ka thënë Calenda për Il Corriere dello Sport.
Giallorossët mund t’ia shesin Juventusit sulmuesin Mirko Vucinic, por me kusht që bardhezinjtë ta përfshijnë Claudio Marchision në këtë marrëveshje.Zonja e Vjetër është në kërkim të një sulmuesi, ndërsa malazezi konsiderohet si alternativë, nëse Bianconerët nuk arrijnë ta transferojnë sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero.
Mirëpo, drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, e ka bërë të qartë se vetëm mesfushori i Juves, Marchisio, mund t’ua ndërrojë mendjen drejtuesve të klubit kryeqytetas që të heqin dorë nga 27-vjeçari Vucinic.
Malazezi ka kontratë me Romën deri në vitin 2013, ndërsa transferimi i tij eventual do të kushtonte rreth 12 milionë euro.
Ish-kampioni i botës në boks (në kategorinë “featherweight”), Barry McGuigan, ka thënë se është i bindur që David Haye do ta nokautojë Wladimir Klitschkon në përballjen e madhe të të shtunës mbrëma.McGuigan ka thënë se 90 për qind e njerëzve të boksit mendojnë se kampioni i IBF dhe WBO, Klitschko, do të fitojë, mirëpo, sipas tij, është fuqia goditëse e Haye ajo që do të triumfojë.
Wladimir dhe vëllai i tij më i vjetër Vitaly, i cili mban shiritin e kampionit në kategorinë WBC, gjatë dy viteve të kaluara kanë qenë në plan të ndeshen dy herë me Haye, por të dy herët ndeshjet ishin anuluar, pasi ata kishin dështuar të arrijnë marrëveshje rreth detajeve për ndeshjen aq shumë të pritur.
Mirëpo, tashmë është gjithçka gati që të shtunën (2 korrik) në Imtech Arena në Hamburg të shohim se kush është më i fortë.
Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, beson se sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka kualitetet për t’u bërë Ronaldo i ri.21-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Brazilit që po garon në Kupën e Amerikës, ndërsa trajneri pret që Pato të shkëlqejë sikurse legjenda braziliane që fitoi dy Kupa të Botës.
“Tifozët gjithmonë dëshirojnë të shohin dikë që do t’i zëvendësojë idhujt e tyre të mëparshëm dhe tash ata duan që Pato të bëhet një Ronaldo ose Romario”.
“Unë kam kërkuar durim, sepse mendoj se Pato ka karakteristikat e duhura për ta zënë atë vend”.
“Njerëzit vazhdimisht flasin për Neymarin, por Pato ka kualitetet për t’u bërë lojtari që të gjithë ne duam që ai të bëhet”, ka thënë Menezes për La Repubblica.
Mesfushori i Besiktasit, Guti, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo nuk shkëlqen në ndeshjet e mëdha sikurse bën superylli i Barcelonës, Lionel Messi.“Ai (Ronaldo) është lojtar i madh dhe ka qenë vendimtar në shumë ndeshje. Megjithatë, çfarë ndodh në ndeshjet e mëdha është se ai dështon të shfaqë formë të mirë- diçka që Lionel Messi e ka bërë për Barcelonën”.
“Yjet e vërtetë janë ata lojtarë që shkëlqejnë në momente të mëdha”, ka thënë Guti për Punto Pelota.
Ish-lojtari i Real Madridit, ka thënë se Barca vazhdon të jetë skuadër më e mirë se Reali, ndërsa e ka kritikuar Jose Mourinhon për mospërfshirjen e lojtarëve nga akademia në skuadër.
Sulmuesi i Udineses, Alexis Sanchez, ia ka bërë të qartë klubit të tij se ai nuk është i interesuar të kalojë në Ligën Premier, por vetëm te Barcelona.22-vjeçari është i kërkuar nga shumë skuadra, ndërsa më të zëshme janë Barcelona dhe Manchester City që ka ofruar më shumë.
Mirëpo, kiliani ëndërron të luajë për Blaugranët dhe nuk dëshiron ta humbë këtë rast duke u transferuar në Angli.
“Ose është Barcelona, ose do të qëndroj (te Udinese)”, ka thënë Sanchez, ndërsa citon El Mundo Deportivo.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se asnjëherë nuk do të largohej nga Camp Nou në drejtim të Real Madridit ose ndonjë klubi tjetër evropian, por do t’i pëlqente që ta mbyllë karrierën në vendlindjen e tij.“Nëse largohem nga Barcelona, do të ishte për t’u kthyer në Argjentinë dhe atje do të pensionohesha”, ka thënë Messi për El Pais.
I pyetur nëse do të ndiqte hapat e Luis Figos dhe Ronaldos dhe t’i bashkohet rivalit Real Madrid, argjentinasi është përgjigjur: “Jo nuk do ta bëja, madje nuk do të shkoja askund tjetër (në Evropë). Jam shumë i lumtur tash te Barcelona. Ndjehem shkëlqyeshëm dhe dua të qëndroj këtu derisa të kthehem në Argjentinë”.
Agjenti i Sergio Agueros, Bruno Satin, e ka bërë të qartë se ka gjasa serioze që argjentinasi t’i bashkohet Juventusit gjatë këtij afati kalimtar.23-vjeçari ka vendosur të largohet nga Vicente Calderon dhe dëshiron që ta vazhdojë karrierën në një klub më të madh.
“Kontakti me Juventusin ka qenë i vazhdueshëm. Aguero dëshiron të kalojë në një klub më të madh dhe Juventusi i përshtatet profilit të tij”.
“Shanset për ta parë Agueron me fanellë të Juves janë konkrete”, ka thënë agjenti për Tuttosport.
Marek Hamsik mund t’i shitet Milanit, duke qenë se Napoli ia ka hapur derën, pas spekulimeve se mund ta transferojë asin e Palermos, Javier Pastore.Sllovaku ka thënë se fanella e Rossonerëve do të ishte e mirëseardhur për karrierën e tij, ndërsa duket se edhe presidenti Aurelio De Laurentiis është i gatshëm të negociojë për shitjen e lojtarit.
“Nëse dikush dëshiron të ulet në tavolinën time, e cila është shumë e shtrenjtë, atëherë i ftoj që të vijnë”.
“Ata të cilët kanë interesim për Hamsikun duhet ta tregojnë veten”, citohet De Laurentiis nga Il Corriere dello Sport.
Arsenali është duke dështuar të gjejë blerës për Nicklas Bendtner, shkruajnë mediat angleze.Derisa një varg klubesh evropiane kanë shfaqur interesim për danezin, asnjëri nuk është i gatshëm të plotësojë kërkesat e Arsenalit për çmimin e lojtarit.
The News of the World shkruan se Arsenali ka vënë një çmim të lartë që është duke penguar largimin e lojtarit këtë verë.
Në mesin e klubeve të interesuara për sulmuesin janë Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Juventus.
Sezoni 2010/2011 në La Liga ishte dominuar nga dy klubet më të mëdha të Spanjës. Kampionët e Barcelonës përfunduan në pozitën e parë me katër pikë më shumë se rivalët e përbetuar të Real Madridit, ashtu si plot 25 pikë para Valencias në pozitën e tretë. Skuadra e larguar nga elita, Deportivo La Coruna shënoi vetëm 31 gola gjatë gjithë sezonit, ashtu sikurse vet Lionel Messi, madje nuk është ai golashënuesi më i mirë, në një formacion ku ka gjetur vend vetëm një lojtar jashtë ‘dipolit të madh’.
Lojtarët e mëposhtëm kanë shënuar plot 114 gola në La Liga këtë sezon dhe kanë asistuar 81 herë. Dhe të përkrahur nga një portier që në 17 ndeshje nuk pësoi fare gol, ky ekip do ishte i vështirë për t’u mposhtur. Nuk kemi futur asnjë mesfushor defensiv, por me një ‘ekip’ aq të talentuar, kujt i duhet mesfushori defensiv?


Paraqitje: 32
Ndeshje pa pranuar gol: 17
Përderisa disa besojnë se portieri i Real Madridit, Iker Casillas është portieri më i mirë në botë, Victor Valdes ka qenë virtualisht i pa prekshëm te Barcelona sezonet e fundit. Portieri katalanas është me fat që po luan prapa ndoshta ekipit më të mirë në Evropë, por ai ka shfaqur qëndrueshmëri dhe është në gjendje për të mbajtur përqëndrimin përgjatë periudhave të mëdha të inaktivitetit, për të bërë shumë intervenime të rëndësishme.
Mbrojtës i djathtë: Daniel Alves (Barcelona)
Paraqitje: 35
Gola/Asistime: 2/14
Dani Alves ka qenë tepër i rëndësishëm për Barcelonën e Pep Guardiolës në tri sezonet e fundit, përderisa e ka shndërruar veten në mbrojtësin më të mirë të krahut të djathtë në botë për sivjet. Braziliani i shkëlqyeshëm ka paraqitur opsione në sulm në krahun e djathtë, duke bashkëpunuar për mrekulli me Pedron dhe Lionel Messin. Ai arriti që në mënyrë fantastike të bëjë 15 asistime në 35 ndeshje.
Qendërmbrojtës: Pepe (Real Madrid)
Paraqitje:26
Gola/Asistime: 1/1
Pepe nuk pëlqehet nga të gjithë dhe ishte fytyra tragjike në El Clasicot e fundit të luajtur ndaj Barcelonës, por mbrojtësi portugez i ofron Real Madridit stabilitet defensiv, që po i mungon kur ai nuk është prezent. I lënduar më herët gjatë sezonit, ai u kthye për të sjellur siguri për Realin teksa sezoni po përfundonte.
Qendërmbrojtës: Gerard Pique (Barcelona)
Paraqitje: 31
Gola/Asistime: 3/1
Mbrojtësi më i rëndësishëm i Barcelonës është Carles Puyol, por kapiteni inspirues mungoi gjatë gjithë sezonit. Në mungesë të tij, Pique kishte disa momente të pa përshtatshme dhe ishte detyruar të luajë me partnerë të ndryshëm, por ia doli mjaft mirë. Pique e sjell topin në mbrojtje, luan me autoritet dhe është ende vetëm 24 vjeç.
Mbrojtës i majtë: Marcelo (Real Madrid)
Paraqitje: 32
Gola/Asistime: 3/4
Nëse Alves është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë, bashkëkombasi i tij Marcelo është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë për sezonin që lamë pas. Ai luan rol të njëjtë, duke punuar me Cristiano Ronaldon në krahun e majtë dhe duke paraqitur rrezik të konsiderueshëm për portat kundërshtare. Ky ishte vit i jashtëzakonshëm për Marcelon, i cili e ka gjetur formën më të mirë nën Jose Mourinhon dhe duket se do të përmirësohet edhe më shumë sezonin e ardhshëm.
Mesfushor: Mesut Ozil (Real Madrid)
Paraqitje: 36
Gola/Asistime: 6/17
Ozil në fund të afatit kalimtar veror kaloi te Real Madridi, por gjermani i ri ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm për pjesën më të madhe të sezonit, ndërsa tashmë është heroi i fansave në Santiago Bernabeu. Vetëm 22 vjeçar dhe vazhdimisht po bëhet më i mirë.
Mesfushor: Xavi (Barcelona)
Paraqitje: 31
Gola/Asistime: 3/7
Xavi ishte i lënduar përderisa sezoni ishte duke u zhvilluar, ndërsa kjo shkaktoi frikë në kampin Blaugran. Por, mesfushori u kthye shpejtë dhe mbeti pa probleme të theksuara në formën fizike. Xavi është zemra e kësaj loje të bukur të Barcelonës dhe Barca shpreson që kjo të vazhdojë edhe një kohë të caktuar.
Mesfushor: Andres Iniesta (Barcelona)
Paraqitje: 34
Gola/Asistime: 8/3
Iniesta e filloi sezonin në formë të lartë pasi shënoi golin vendimtar në finalen e Botërorit. Pa lëndime për herë të parë në karrierën e tij, mesfushori filloi sezonin përkrah Xavit me rol të avansuar në krahun e majtë. Ai ka ndihmuar me tetë gola, që shënon ritkhimin më të mirë të tij në karrierë.
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona)
Paraqitje: 33
Gola/Asistime: 31/18
Ishte ky një vit tjetër fenomenal për sulmuesin argjentinas, i cili shënoi 31 gola për Barcelonën dhe triumfoi për të tretën herë radhazi në La Liga, përderisa 18 asistimet e tij tregojnë se loja e tij është totalisht ekipore dhe jo vetiake. Si futbollisti më i mirë në botë që është, Messi me sukses ia ka dalë që ta shpjerë Barcelonën drejt titullit të dytë në Ligën e Kampionëve brenda tri viteve.
Sulmues: Giuseppe Rossi (Villarreal)
Paraqitje: 36
Gola/Asistime: 18/5
I vetmi lojtar në këtë formacion që nuk i takon dyshes së madhe dhe që mund ta ndryshojë shpejt skuadrën. Rossi e tregoi veten në shumë paraqitje fantastike për Villarrealin, duke lënë përshtypje në sulm me shënimin e disa golave fantastikë. Tifozët e Villarrealit shpresojnë se ai do të mbetet në El Madrigal edhe pse kjo është e vështirë duke parë interesimin e Barcelonës.
Sulmues: Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Paraqitje: 34
Gola/Asistime: 40/10
Cristiano Ronaldo shënoi 11 gola në katër ndeshjet e fundit në La Liga për të thyer rekordin e golave gjatë një sezoni në La Liga. Portugezi asistoi plot herë duke treguar se ai është lideri i Realit në fushë. Goditje të lira, gola me kokë, driblime dhe goditjet me të dyja këmbët – Ronaldo i ka të gjitha dhe është pa dyshim shpresa kryesore e madrilenëve për t’i dhënë fund Barcelonës.
Valdes
Alves - Pepe - Pique - Marcelo
Ozil - Xavi - Iniesta
Messi - Rossi - Ronaldo
Chelsea raportohet se është interesuar te Real Madridi për sulmuesin Karim Benzema.El Mundo Deportivo shkruan se Blutë tashmë kanë ndarë 20 milionë euro për francezin dhe Reali ka dhënë shenja se është i gatshëm ta shesë.
Megjithatë ata nuk do të pranojnë asnjë ofertë më të vogël se 35 milionë euro për Benzema. Presidenti i Realit, Forentino Perez, shpreson Chelsea të rikthehet me një ofertë më të lartë në fund të afatit kalimtar.
Kampioni i Serie A, Milani, raportohet se është i interesuar në shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Denilson.Menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, ka pranuar një kërkesë për transferim nga i riu dhe është i gatshëm ta shndërrojë në para brazilianin.
Corriere dello Sport shkruan se zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani, është i gatshëm të kthehet kah Denilson.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, mendon se i riu është i aftë të plotësojë zbrazëtirën e lënë nga largimi i Andrea Pirlo drejt Juventusit.
Real Madridi raportohet se ka në plan t’i japë një goditje Barcelonës në garën për të nënshkruar me kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.Sport shkruan se Reali do të bëjë një ofertë në vlerën e 50 milionë eurove për të sjellë Cesc në Spanjë – por Madridi nuk është Barcelona.
Reali tashmë është informuar nga agjenti i lojtarit, Darren Dein, se ai do të largohet nga Arsenali vetëm për Barcelonën. Por kjo nuk i ka distancuar madrilenët nga gara.
Oferta e Realit tejkalon në shkallë të lartë ofertën e fundit të Barcës prej 30 milionë euro dhe kërcënon seriozisht shanset e mesfushorit për një rikthim në Nou Camp.
Pavarësisht se sa Cesc dëshiron të rikthehet në shtëpi, Arsenali nuk do të pranojë të humbë 20 milionë euro vetëm për të plotësuar dëshirën e lojtarit.
Rafael Nadal iu bëri ballë problemeve me lëndimin për të mposhtur rivalin Juan Martin del Potro 3-1 në sete (7-6, 3-6, 7-6, 6-4) dhe për të arritur në çerekfinale të Wimbledonit.Por numri një pritet t’i nënshtrohet një skanimi për lëndimin në këmbë të pësuar gjatë ndeshjes, e cila kërcënon shanset e tij për ta fituar titullin e katërt Grand Slam në katër turnetë e fundit.
“Mendova se duhet të tërhiqem. U ndjeva çuditshëm. Nuk e di se çfarë është problemi, duket sikur është në asht, në shputë. Lidhja mbase ndryshoi pozitën e këmbës dhe distribuimin e fuqisë ashtu që unë isha në gjendje të vazhdoj me pak dhimbje”, ka thënë Nadal.
Në çerekfinale është kualifikuar edhe favoriti tjetër i turneut, Roger Federer, i cili pasi humbi setin e parë të ndeshjes dhe të gjithë turneut u rikthye për të fituar 3-1 në sete (6-7, 6-3, 6-3, 6-3) ndaj Mikhail Youzhny.
Kampioni në fuqi në kategoritë e rënda WBO, IBF dhe IBO, Wladimir Klitschko, ka premtuar se David Haye do të jetë një person më i mirë pas ndeshjet të shtunës.Ukrainasi Klitschko, i cili duhej të presë 30 minuta që Haye t’i kryente fjalët e tij gjatë konferencës së djeshme të shtypi në Hamburg, në prononcimin e tij ka thënë se ai do ta ‘mjekojë’ kampionin e kategorisë WBA për gojën e tij të madhe.
“Emri im është Dr. Klitschko, unë jam mjek dhe më 2 korrik do t’ju mjekoj. Do të jetë një rehabilitim i vërtetë. Do t’ju kthej në realitet, që do të jetë mirë për jetën tuaj. Ju do të jeni një person më i mirë dhe do të keni sjellje më të mira”, ka thënë Klitschko.
35-vjeçari Wladimir dhe vëllai i tij më i vjetër Vitaly, i cili mban shiritin e kampionit në kategorinë WBC, gjatë dy viteve të kaluara kanë qenë në plan të ndeshen dy herë me Haye por të dy herët ndeshjet ishin anuluar, pasi ata kishin dështuar të arrijnë marrëveshje rreth detajeve për ndeshjen aq shumë të pritur.
Kampionia në fuqi e Wimbledonit, Serena Williams, është mposhtur në dy sete (6-3, 7-6) ndaj francezes Marion Bartoli në rundin e katërt të turneut.Përveç Serenës nga gara është eliminuar edhe motra e saj Venus Williams. Pesë herë kampionia e Wimbledonit u mposht po në dy sete (6-2, 6-3) nga bulgaria Tsvetana Pironkova.
Në mesin e emrave të famshëm që janë eliminuar është edhe numri 1, Caroline Wozniacki, e cila u mposht 2-1 në sete (1-6, 7-6, 7-5) nga sllovakja Dominika Cibulkova.
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, është i pasigurt nëse Rossonerët do të mund të nënshkruajnë me mesfushorin e Real Madridit, Kaka.Kaka është lidhur me një mori klubesh këtë verë përfshirë edhe një rikthim te Milani.
“Rikthimi i Ricky? Është shumë vështirë që kjo të realizohet. Nuk mendoj se ka kushte të mira ekonomike për ta bërë atë të veshë sërish fanellën Rossonere”.
“Sinqerisht, nuk kam pritur që Kaka të ketë kaq shumë probleme në Madrid, veçanërisht në aspektin fizik”, ka thënë Maldini.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, thotë se ata mund ta tejkalojnë Barcelonën në sezonin e ardhshëm.“A mund ta mposhtim Barcën? Sigurisht se mundemi, kurrë nuk kam dyshuar. Ne jemi një ekip i shkëlqyeshëm, por filluam sezonin e kaluar me trajner të ri, me lojtarë të ri dhe gradualisht gjithçka është përshtatur”.
“Tash mund të vazhdojmë me të njëjtin grup dhe disa përforcime dhe jam i bindur se ne do të jemi shumë konkurrues. Ne do ta bëjmë të vështirë për Barcën, ju siguroj”.
“Ne do të jemi shumë të fuqishëm këtë vit. Ky grup është fantastik. Çdokush po përparon. Ne jemi shumë përkrahës dhe kemi një trajner shumë të mirë. Jam shumë optimistë për këtë sezon të ri”, ka thënë Benzema.
Arsenali është i gatshëm të ofrojë sa të kërkojë Boltoni për të transferuar mbrojtësin Gary Cahill.London Evening Standard shkruan se bisedat janë në një nivel të avancuar me Topçinjtë që mendohet se janë të gatshëm të mbulojnë klauzolën e 25-vjeçarit e cila kap vlerën e 17 milionë funteve, edhe pse përfshirja e ndonjë lojtari në ofertë po ashtu është një opsion që mund të diskutohet.
Burime nga Arsenali thonë se klubi është i bindur se do të mund të mposhtë rivalët si Manchester City dhe Tottenham për të siguruar mbrojtësin e qendrës.
Dukej sikur City do ta fitonte garën për të nënshkruar me të, por Cahill mendohet se është i pasigurt nëse do të mund të fitojë vend të rregullt në ekipin e parë te City dhe më shumë preferon një transferim në Emirates Stadium.
Mesfushori brazilian Diego ka deklaruar se ai dëshiron të largohet nga Wolfsburg dhe të transferohet në Angli.“Preferoj të mos e përmend emra të klubeve për shkak të respektit për menaxherët dhe pronarët, por është e vërtetë se ka kontakte me disa klube angleze. Sigurisht do t’u kushtoj një vëmendje të veçantë këtyre ofertave, pasi është ëndërr për mua të luaj në Ligën Premier. Shpresoj se ata do të mund të gjejnë një zgjidhje”.
“Për momentin Anglia është vendi ku dua të luaj, sapo kemi filluar bisedat me klubet andaj është shumë herët të them ku do të shkoj, por do të jetë e përkryer nëse në të ardhmen do të mund të luaj në Ligën Premier”, ka thënë Diego.
Në mesin e klubeve të përfolura se janë të interesuara për të, raportohet se është edhe Liverpooli.
Manchester United është duke u interesuar për mesfushorin e ri të Sao Paulo, Lucas.Futnet shkruan se United do të luftojë fyt-për-fyt me Paris Saint-Germain për të marrë shërbimet e tinejxherit senzacional.
Mesfushori i Sao Paulo vlerësohet plot 80 milionë euro. 18-vjeçari tashmë është pjesë e ekipit të Copa America dhe vlerësohet si një prej më të mirëve në Brazil.
David Haye është zotuar se do të vijë me diçka “krejtësisht ndryshe” kur do të përballet me Wladimir Klitschko gjatë të shtunës mbrëma.Kampionët e peshave të rënda u përballën në konferencën e fundit për shtyp gjatë të hënës, pasi fjalosja e tyre e fundit dyvjeçare që do të përfundojë këtë vikend.
Haye është dukur i qetë derisa ka folur për Klitchkon ‘robotik’ i cili nuk do të mund të funksionojë në Hamburg.
“Shumë njerëz nuk kanë menduar se unë do të arrijë kaq shumë – ata pritnin të tërhiqem ose diçka – por unë jam këtu, në një formë të tmerrshme dhe i gatshëm të bëj atë që gjithmonë kam premtuar se do të bëj”, ka thënë Haye.
“Siç tha (trajneri i Klitschko) Manny Steward, Wladimir është në një formë të shkëlqyer, ai është mentalisht i përgatitur, ai ka studiuar incizimet e mia... tmerrshëm, unë nuk kam menduar asgjë më të mirë se të shikoj të gjitha ndeshjet e mia pasi në natën që vjen, ju do të shihni diçka krejtësisht të ndryshme”.
“Do të jetë kënaqësi të shikoj këtë robot të fillojë të mos funksionojë, kjo është ajo që do të ndodhë shumë shpejt. Unë jam i shëndetshëm, shpejtësia është e mahnitshme, fuqia e goditjes është aty, jam në një moment shumë të mirë”, ka shtuar mes tjerash boksieri britanik.
Real Madridi ka njoftuar se e ka kompletuar transferimin e Raphael Varanes nga Lensi. Të hënën francezi kaloi ekzaminimet mjekësore te Mbretërit dhe nënshkroi kontratë, e cila e lidh me Los Blancos deri në vitin 2017.18-vjeçari, i cili debutoi në futbollin profesionist për Lensin vetëm para një viti, konsiderohet si njëri nga futbollistët më premtues francezë.
Transferimi i tij në Madrid supozohet të ketë kushtuar 10 milionë euro, ndërsa pas ardhjes së tij pritet largimi i Ezequiel Garayt.
Varane është transferi i katërt i Real Madridit deri më tani në këtë afat kalimtar, pas transferimit të Nuri Sahin, Hamit Altintop dhe Jose Maria Callejon.
Portieri i Romës, Alexander Doni, ka deklaruar se e ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Liverpoolit, sepse do të duhej që ta zvogëlonte pagën.Gjatë këtij muaji të dy klubet arritën marrëveshje për transferimin e lojtarit, mirëpo 31-vjeçari nuk qe i gatshëm të kalonte në Ligën Premier, si portier i dytë pas Pepe Reinas, gjë që do të thoshte se ai do të paguhej shumë më pak.
“Unë e kam marrë një ofertë zyrtare nga Liverpooli, por nuk mund t’i pranoj ato kushte. Mua do të më ulej paga për 60 për qind”, ka thënë braziliani për Il Tempo.
Doni ka kontratë me Romën deri në vitin 2013, ndërsa ka pësuar një dëmtim serioz në gju duke luajtur për këtë skuadër, ashtu që nuk do të heqë dorë nga paga e tij.
Palermo është e gatshme të rikthejë sulmuesin e Juventusit, Amauri, mirëpo presidenti Maurizio Zamparini nuk është i gatshëm t’ia japë të njëjtën pagë.Sulmuesi 31-vjeçar e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar si huazim te Parma, ndërsa duket se Juventusi nuk është edhe aq i interesuar për rikthimin tij.
Kjo ka bërë që skuadra si Milan, Napoli dhe tash ish- skuadra e tij Palermo, të interesohen për shërbimet e brazilianit.
“Amauri është njëri nga sulmuesit më të mirë që kemi në Itali, por unë nuk mund ta marr pasi që paga e tij është shumë e lartë”.
“Nëse ai do ta ulte pagën e tij në një milion në vit, atëherë unë do ta ktheja menjëherë, por ai fiton katër milionë euro dhe ne nuk mund ta përballojmë këtë”, ka thënë Zamparini për Radio Radio.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se nuk do ta shiste Edinson Cavanin as për 100 milionë euro, duke reaguar ndaj spekulimeve se Manchester Unitedi interesohet për të.Muajin e kaluar Napoli i ofroi sulmuesit uruguaian një ofertë të re, e cila do ta mbajë atë në skuadër deri në vitin 2015, ndërsa tani De Laurentiis ka konfirmuar se nuk është i interesuar të heqë dorë nga sulmuesi kryesor.
“Do të duhet të ma heqin licencën e presidentit nëse e shes Cavanin më pak se 100 milionë euro”, ka thënë De Laurentiis për Radio Marte.
Torino u ka thënë drejtuesve të klubit rival Juventus se duhet të paguajnë 20 milionë euro nëse dëshirojnë shërbimet e Angelo Ogbonnas.Mbrojtësi 23-vjeçar kërkohet nga trajneri i Bianconerëve, Antonio Conte, mirëpo drejtuesit e skuadrës aktuale nuk do ta shesin për pak para.
Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka bërë krahasim në mes të Andrea Ranocchias së Interit dhe Ogbonnas, duke thënë se futbollisti i tij kushton 20 milionë euro.
David de Gea është pranë kompletimit të transferimit të tij te Manchester Unitedi, ku ka shkuar për të bërë ekzaminimet mjekësore.Portieri i Atletico Madridit do ta zëvendësojë Edwin van der Sarin që u pensionua, ndërsa Djajtë e Kuq do të paguajnë 20.5 milionë euro.
20-vjeçari të hënën ka arritur në Mançester për të për të bërë ekzaminimet mjekësore, dhe më pas pritet ta nënshkruajë kontratën.
















