Sulmuesi i Interit, Diego Milito, është i ngazëllyer që Gian Piero Gasperini është emëruar për trajner të ri të klubit.
“Unë jam i kënaqur për ardhjen e Gasperinit në pankinën e Interit. Unë kam punuar me të një vit te Genoa dhe ne kemi pasur një sezon shumë të mirë”.

“Gasperni e meriton, a e dini pse? Sepse përpos që është trajner i madh, ai është njeri i mrekullueshëm”, ka thënë Milito.
President nderi i Bayernit të Munichut, Franz Beckenbauer, beson se ekipit i mungon një lider i vërtetë, duke thënë se bavarezëve u duhet dikush sikur Lothat Matthaus.
“Ndoshta ofertat duhet të jenë më të qarta për të bindur lojtarë të mirë”.

“Asnjë prej këtyre lojtarëve, Lahm apo Schweinsteiger, nuk është Matthaus. Lahm është Lahm, Matthaus është Matthaus”, theksoi Beckenbauer duke shtuar se shitja e Van Bommel ishte gabim shumë i madh, pasi ai ishte lider.
Real Madridi ka bërë një ofertë të re të përmirësuar për mbrojtësin e Interit, Douglas Maicon.
Trajneri i Real Madridit dëshiron ta shohë me çdo kusht brazilianin në Santiago Bernabeu dhe për këtë dëshiron ta shfrytëzojë Gagon i cili joformalisht nënshkroi largimin pas deklaratave pro-Barcelonës të dhëna ditë më parë.

Interi është i interesuar, por bordi Nerazzur preferon shitje të drejtpërdrejtë prej 20 milionë eurosh në dorë.
Andy Murray e ka kaluar me lehtësi spanjollin Feliciano Lopez për të siguruar gjysmëfinalen e tretë radhazi në turneun më të vjetër të tenisit, Wimbledon.
Tenisti më i mirë britanik dominoi në fushën e Centre Court duke regjistruar fitore prej 3-0 në sete (6-3, 6-4 dhe 6-4).

Në gjysmëfinale, Murray do të ndeshet me tenistin numër një në botë, Rafael Nadal, i cili në çerekfinale eliminoi Mardy Fishin.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka bërë të ditur se klubi anglez është tërhequr përfundimisht nga gara për anësorin Alexis Sanchez.
“Unë kam biseduar me Sanchez, por ai dëshiron të kalojë te Barcelona. Për këtë arsye ne kemi vendosur të largohemi nga negociatat për blerjen e lojtarit, edhe pse kemi bërë disa oferta serioze për të”, theksoi Mancini për Sky Sports Italia.

Kalimi i Alexis Sanchez te Barcelona është çështje kohe, pasi që Blaugranët janë duke finalizuar detajet e transferimit, i cili pritet të ketë peshë rreth 40 milionë euro.
Interi besohet të ketë hyrë në luftë për mesfushorin fantastik të River Plates, Erik Lamela.
Pasi River Plate është dëbuar nga elita e futbollit argjentinas për herë të parë në histori të klubit, janë disa klube evropiane të cilat kanë shprehur interesimin për shërbimet e talentit 19 vjeçar.

Interi kështu do të ketë punë me Milanin, Atletico Madridin dhe Romën për Lamelan, me vet Massimo Morattin që, sipas Tuttosport ,ka filluar përpjekjet për transferimin e argjentinasit.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas, ka hedhur poshtë pohimet se ai është ‘I Veçanti’ i dytë, duke bërë shaka se ai shpreson që ta ketë titullin e tij personal pas fitimit të trofeve.
“Emri? Unë do të pres që të jem i suksesshëm. Unë shpresoj që të jem i suksesshëm dhe të më emëroni disi në fund. Kjo nuk është një shfaqje e një njeriu, është në pyetje krijimi i dashurisë dhe motivimit së bashku me ambiciet në ngritje të vazhdueshme, në sensin e punës në grup, jo vetëm me lojtarët, por edhe me anëtarët tjerë të stafit. Ndoshta duhet të më quani ‘Grupuesi’ pasi kam dëshirë që në grup t’i arrij objektivat”.

“Sfida për mua është të fitoj dhe atë sa më shpejtë që është e mundur, për të ndërtuar një platformë solide për të ardhmen. Mendoj se nuk dallon asgjë nga top klubet tjera. Sfidat me të cilat përballeni në jetën e përditshme janë që të jeni të suksesshëm dhe kjo sfidë më pret mua te Chelsea”, ka thënë Villas Boas.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, dëshiron që të joshë mesfushorin kreativ të Napolit, Marek Hamsik, drejt një transferimi në San Siro.
“Hamsik ka të gjitha karakteristikat të cilat i pëlqejnë Allegrit”.

“Unë nuk e di nëse ai do të transferohet te Milani, por ai është lojtar i shkëlqyer dhe pëlqehet shumë nga trajneri jonë”, u shpreh Oddo.
Një zëdhënës i Barcelonës ka konfirmuar se klubi spanjoll ka bërë ofertën përfundimtare për anësorin e Udineses, Alexis Sanchez.
Duke folur për EFE, zëdhënësi tha: “Ne jemi në pritje të përgjigjes nga Udinese. Barcelona ka bërë një ofertë definitive për lojtarin dhe ne nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë”.

Udinese kërkon 50 milionë euro për kilianin, por oferta përfundimtare e Barcelonës është 40 milionë euro dhe nëse ndodh që klubi italian të mos e pranojë një shumë të tillë, atëherë është e mundur që Sanchez të mbetet në Serie A.
Arsenali ka pranuar një ofertë të re nga Barcelona për kapitentin Cesc Fabregas, pas dështimeve të një pas njëshme në të kaluarën.
The Mirror shkruan se Topçinjtë kanë pranuar një ofertë të përmirësuar prej 34 milionë funtesh nga Barcelona për Fabregas.

Arsenali ka refuzuar një ofertë prej 27 milionë funtesh para disa ditësh, dhe nuk pranon asnjë ofertë nën 40 milionë funte. Kësaj i shtohet edhe interesimi i Real Madridit, që është i gatshëm t’ia prishë planet rivalit të përbetuar.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka deklaruar se sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, dëshiron të largohet nga Manchester City.
“Unë kam biseduar me Tevez dhe ai më ka thënë se dëshiron të largohet nga Manchester City, por se e ardhmja e tij është e pavendosur”.

“Mendoj se ata janë duke marrë vendimet. Por, ai është kampion dhe do të luante mirë për secilin klub”, theksoi Zanetti për Il Corriere dello Sport.
Jo-Wilfried Tsonga e ka eliminuar kampionin e shtatëfishtë të grand-slam turneut më të madh në botë, Wimbledon, Roger Federer.
Tsonga e realizoi fitoren me lojë tepër agresive në tri setet e fundit, duke mposhtur në mënyrë fantastike zvicëranin Federer me rezultat 3-2 (3-6, 6-7, 6-4, 6-4 dhe 6-4).

Nga ana tjetër Novak Djokovic është duke shkuar drejt finales në Wimbledon, pas fitores ndaj australianit Tomic me rezultat 3-1 në sete.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se ai do ta bindë asin Samir Nasri të largohet nga Arsenali gjatë kësaj jave.
Sipas Mirror, Manchester United është i gatshëm që të bëjë ofertën për Nasrin, me objektiv që transferi të finalizohet para fillimit të stërvitjeve parasezonale.

Arsenali do ta kishte të vështirë ta refuzonte një ofertë prej 20 milionë funtesh për Nasrin, marrë parasysh telashet kontraktuale që ka shkaktuar francezi në të kaluarën.
Chelsea është duke e tejkaluar Real Madridin në garën për anësorin e Benficas, Fabio Coentrao.
Coentrao është një nga top caqet e të dyja klubeve, me Chelsean që ka filluar të përshpejtojë hapat drejt transferimit të tij.

El Confidencial raporton se Real Madridi është duke u larguar nga gara për Coentraon, pasi Mourinho është lodhur nga tentimet për të.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se klubi i tij nuk ka gisht në Calciopoli, duke ripërsëritur qëndrimin e tij se Juventusi mund ta shohë vetëm në ëndrra titullin e 2006, apo ta rimarrë atë vetëm mbi varrin e tij.
Federata Italiane e Futbollit (FIGC) i mori Juventusit dy titujt e vitit 2005 dhe 2006 për shkak të përfshirjes në Calciopoli, por skuadra Bianconere ka kërkuar që titulli i vitit 2006, i cili i ishte dhënë Interit, t’u kthehet bardh e zinjve. Titulli i vitit 2005 i ishte marrë po ashtu Juventusit, por nuk iu dha asnjë skuadre.

Një vendim për apelin e Juventusit pritet që të merret në ditët në vijim, por presidenti i Interit, Massimo Moratti nuk frikësohet nga verdikti.

“Unë gjithmonë e kam pasur ndjesinë e njëjtë. Unë jam absolutisht i bindur se ne nuk kemi të bëjmë asgjë me Calciopolin, kështu që shpresoj dhe besoj se drejtësia do të fitojë në fund”, theksoi Moratti për faqen zyrtare të klubit.
Gareth Bale dhe Jack Wilshere që të dy kanë shkëlqyer sezonin e kaluar për të gjetur vend në formacionin më të mirë të sezonit në Ligën Premier.



I pari u emërua Lojtari i Vitit dhe i dyti Lojtari i Ri më i Mirë i Vitit nga Asociacioni i Lojtarëve Profesionist. Dyshja rreshtohen krahas anësorit të Manchester United, Nani, dhe atij të Arsenalit, Samir Nasri, në mesfushën e sezonit në Ligën Premier.


Sulmi më i mirë përbëhet nga një lojtari Manchester United, Dimitar Berbatov, dhe një ish-lojtar i këtij klubi, Carlos Tevez, i cili drejtoi rivalin e United, Manchester Cityn, drejt pozitës së tretë dhe sigurimit të vendit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.


Ashley Cole, i cili së fundi u zgjodh mbrojtësi i majtë më i mirë në historinë e Ligës Premier nga Eurosport, po ashtu rreshtohet në formacionin e sezonit. Krahu i djathtë i mbrojtjes pushohet nga Backary Sagna, derisa në qendër ndodhen dy mbrojtës të Manchesterit, Vincent Kompany (City) dhe Nemanja Vidic (United).


Porta e sezonit mbrohet nga tashmë i pensionuari Edwin va nder Sar, i cili ishte një prej shtyllave të suksesit të Manchester Unietd sezonin që shkoi.


Në vazhdim më të mirët e sezonit:


Portier: Edwin Van der Sar (Manchester United)


Mbrojtës: Backary Sagna (Arsenal); Vincent Kompany (Manchester City), Nemanja Vidic (Manchester United); Ashley Cole (Chelsea)


Mesfushorë: Nani (Manchester United); Samir Nasri (Arsenali); Jack Wilshere (Arsenal); Greth Bale (Tottenham).


Sulmues: Carlos Tevez (Manchester City); Dimitar Berbatov (Manchester United).


Formacioni 4-4-2


Van der Sar


Sagna - Kompany - Vidic - Cole


Nani - Nasri - Wilshere - Bale


Tevez - Berbatov


Jepni mendimin tuaj në hapësirën për komente !

Thiago Alcantara do të qëndrojë te Barcelona deri në vitin 2015 pasi klubi zbuloi se ai do të nënshkruajë marrëveshje të re.
Ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi përfaqësuesi i kombëtares U21 të Spanjës tha se nuk ka dëshirë të largohet nga Camp Nou.

Kontrata e tij paraprake duhej të skadonte në vitin 2013, por klubi e ka qerasur atë edhe me dy vite shtesë si dhe me një marrëveshje më të leverdishme për të pas një sezoni të mirë.

“FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Thiago Alcantara për të përmirësuar dhe zgjatur kontratën e tij me klubin për edhe dy sezone deri më 30 qershor të vitit 2015. Klauzola e prishjes së kontratës do të jetë 90 milionë euro”, shkruhet në deklaratën e klubit spanjoll.

Me këtë hap Barcelona duket se ka reaguar shpejt për të siguruar shërbimet e mesfushorit për afat më të gjatë pas raporteve spekulative se Chelsea, Villarreal, Roma, Arsenal dhe Manchester United ishin në mesin e klubeve të interesuara për të.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, thotë se John Terry do të vazhdojë të jetë kapiten i ekipit.
Villas-Boas u pyet nga mediat mëngjesin e sotëm nëse shiriti i kapitenit të cilin e mban Terry ishte në diskutim.

“John është kapiten dhe gjithmonë do të jetë nëse është në dispozicion të luajë. Do të kërkoj edhe liderë të tjerë që do të dalin. Por John është kapiten. Do të isha gabim të propozoj dikë tjetër nga dikush që ka bërë aq shumë për këtë klub dhe dikush që është aq shumë pjesë e historisë së këtij klubi”, ka thënë Villas-Boas.
Aston Villa raportohet se është e interesuar të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Sergio Canales.
Canales është në mesin e lojtarëve që do të lejohet të largohet nga Real Madridi këtë verë, sipas gjasave në formë huazimi.

Daily Mail shkruan se trajneri i Villas, Alex McLaish, dëshiron të transferojë të riun e Real Madridit.

20-vjeçari Canales është i gatshëm të largohet nga Santiago Bernabeu pas një sezoni të parë frustrues në Madrid.
Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, ka konfirmuar se ka angazhuar portierin spanjoll Davide de Gea për 17 milionë funte nga Atletico Madrid.
Spanjolli është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe bëhet kështu nënshkrimi i tretë i këtij afati kalimtar për Djajtë e Kuq. Ata tashmë kanë transferuar Phil Jones dhe Ashley Young, ndërsa arritja e De Gea çon në 50 milionë harxhimet e tyre.

“Jam shumë krenar dhe mezi pres të filloj të luaj këtu. Kur një klub i madhësisë së Manchester United vjen pas jush është e padiskutueshme se kjo ju bën shumë, shumë të lumtur”.

“E kam parë interesimin e tyre si një motivim shtesë për të punuar edhe më fuqishëm, për të treguar aftësitë e mia. Është një privilegj i madh të jesh pjesë e një klubi si United dhe do të jap më të mirën për të treguar gjithë çfarë mundem”, ka thënë De Gea.

Njëzetvjeçari spanjoll, i cili tejkaloi testet mjekësore më herët gjatë javës, arrin në Old Trafford si zëvendësim i drejtpërdrejtë për holandezin e porsa-pensionuar Edwin van der Sar.
Kombëtarja shqiptare ka rënë për nëntë pozita në renditjen mujore të FIFA-s dhe tash pozicionohet e 59-ta.
Shqipëria ishte ngjitur në pozitën e 50-të, rekord, në dy muajt e kaluar, në të cilën ndikoi fitorja 1-0 ndaj Bjellorusisë në mars. Por dy disfatat e fundit, ajo 2-0 në Bosnjë e Hercegovinë dhe disfata 4-0 në miqësoren në Argjentinë, kanë bërë që kuqezinjtë të bien në renditje.

Nga vendet e rajonit rënie kanë pësuar edhe Maqedonia për 13 pozita (tash e 98-ta) dhe Serbia për nëntë pozita (tash e 25-ta).

Bosnja në anën tjetër ka pësuar ngritje për gjashtë pozita dhe tash rreshtohet e 39-ta, ndërsa Mali i Zi është ngritur për tetë pozita dhe rreshtohet i 16-ti. Kroacia po ashtu është ngritur për dy pozita dhe rreshtohet më së larti nga vendet e rajonit, në pozitën e gjashtë në botë.

Dy pozitat e para vazhdojnë të jenë të paprekura, me Spanjën që është lider e ndjekur nga Holanda. Gjermania është ngritur një pozitë ndërsa Anglia dy pozita, dhe mbajnë pozitat tretë dhe katër, duke lënë në pozitën e pestë Brazilin që ka pësuar rënie për dy pozita.
Ish-mesfushori i Chelseat, Roberto Di Matteo, është rikthyer në Stamford Bridge si asistent i trajnerit të ri Andre Villas-Boas.
Italiani kishte luajtur për klubin londinez nga viti 1996 deri në vitin 2002 kur lëndimi e detyroi atë të pensionohet në moshën 31-vjeçare. Di Matteo mbet mend për golat në finalet e Kupës FA në vitin 1997 dhe 2000, i pari prej të cilëve ishte rekord në Wembley për golin më të hershëm të shënuar në finale, pas vetëm 43 sekondash.

Villas-Boas po ashtu ka angazhuar Jose Mario Rocha, një ekspert 48-vjeçar të fituesit me të cilin ai kishte punuar në klubet e mëhershme Porto dhe Academica. Një fytyrë e re te Blutë është edhe Daniel Sousa i cili do të bëhet vëzhgues i kundërshtarëve, një rol të cilin e ka pasur Villas-Boas kur kishte qenë te Chelsea nën kohën e Jose Mourinhos.

“Nëse shihni stafin teknik që qëndron para meje, dhe caktimin e Roberto, këto janë njerëz të cilët e pëlqejnë kualitetin e lojës dhe kanë një filozofi. Nuk është se vetëm fitorja është aftësi”.

“Çdokush e pëlqen futbollin sulmues dhe Liga Premier ka një sasi të lartë të golave në çdo ndeshje dhe kjo duhet të jetë një ndeshje argëtuese për fansat dhe kjo është ajo që ne do të kërkojmë”, ka thënë Villas-Boas.
Ylli i Santos, Neymar, nuk e ka me nguti të largohet nga klubi pasi dëshiron të arrijë sukses në Kupën Botërore të Klubeve, ka bërë të ditur agjenti i tij.
Braziliani është cak i disa klubeve evropiane, në mes tyre Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona, të cilat po bëjnë garë se cili do të nënshkruajë me sulmuesin.

Megjithatë duket se 19-vjeçari nuk është shumë i joshur nga ndonjëri prej tyre, pasi agjenti i tij thotë se ylli i Santos synon Kupën Botërore të Klubeve që zhvillohet nga 8 deri 18 dhjetor.

“Vendimi është në duart e tij dhe të babait të tij. Ka klube që dëshirojnë të paguajnë klauzolën, por ai dëshiron të jetë kampion bote me Santos”, ka thënë Wagner Ribeiro.
Real Madridi vazhdon të ruajë interesimin për sulmuesin e Athletic Bilbao, Fernando Llorente.
Llorente vlerësohet lart nga trajneri i Realit, Jose Mourinho, i cili është në kërkim të një sulmuesi të qendrës që i përshtatet sistemit të tij të lojës.

Drejtuesit e Bilbao kanë thënë se Llorente nuk është në shitje, por kjo mund të ndryshojë në javët në vazhdim.

Klubi spanjoll do t’i zhvillojë zgjedhjet më 7 korrik dhe nëse presidenti Fernando García Macua fiton edhe një mandat, ai do të japë dritë të gjelbër për shitjen e Llorente në vlerën e 30 milionë eurove.

Real Madridi po ashtu është në garë edhe për sulmuesin e Atletico Madrid, Sergio Aguero, dhe atë të Santos, Neymar.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, beson se nuk do të kalojë shumë kohë para se klubi i tij të kthehet në garë për tituj sërish.
Redsat dështuan të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve në fund të sezonit 2009/10, ndërsa sezonin e kaluar nuk u kualifikuan as për në Europa League.

Megjithatë, kalimi i klubit në pronësi të biznesmenit amerikan John Henry ka sjellë një atmosferë të re në Anfield, me Kenny Dalglish që u caktua si menaxher si dhe me përforcime të qëlluara në afatin kalimtar të janarit si Andy Carroll dhe Luis Suarez.

“Ajo çfarë mund t’ju them fansave është se Liverpooli do të kthehet së shpejti në mesin e trofeve, pasi ne po ecim në drejtim të duhur. Ne kemi lojtarë fantastik, struktura e klubit është e shëndetshme nga kreu deri te fundi, dhe kur kjo ndodh ekipi nuk është larg nga fitorja”, ka thënë Gerrard.
Bernd Schuster mendon se Real Madridi duhet ta zgjedhë sulmuesin e Atletico Madrid, Sergio Aguero, para atij të Santos, Neymar.
Schuster, një ish-lojtar i Realit dhe Atleticos, mendon se Aguero ka shanse më të mira për të arritur sukses në Bernabeu.

“Është më pak e vështirë për Aguero pasi ai luan në Spanjë dhe e njeh ambientin. Neymar është më i ri në moshë dhe i ri në Spanjë dhe do të ketë nevojë për më shumë kohë të adaptohet. Transferimi i Aguero është i komplikuar, por mendoj se kjo mund të ndodhë”, ka thënë Schuster.
Valencia raportohet se është e interesuar për anësorin e Real Madridit, Pedro Leon.
Sport shkruan se mesfushori i Real Madridit shihet nga Valencia si zëvendësim për Juan Mata. Ky i fundit ka joshur vëmendjen e klubeve angleze si Arsenal dhe Manchester City së fundi.

Nëse Mata shitet Valencia do të kthehet të nënshkruajë me Leon si zëvendësim direkt. Ish-anësori i Getafes është në mesin e lojtarëve të Real Madridit të cilët do të shiten këtë verë.
Ish-trajneri i Palermos, Delio Rossi, nuk beson se Sir Alex Ferguson do të arrinte sukses në Itali.
Rossi beson se Italia duhet të marrë ca mësim nga Manchester United, pjesërisht në aspekt të durimit.

“Sir Alex Ferguson kurrë nuk do të arrinte sukses në Serie A. Ne i marrim rezultatet bazuar në të arritura javore. Këtu është gjithë ajo bisedë për projekte afatgjate, pastaj tre javë më pas gjithçka kthehet në fillim. Do të doja të di se si Inter mund shkojë nga Jose Mourinho te Leonardo te Gian Piero Gasperini. Ata janë aq të ndryshëm”.

“E vërteta është se një trajner në Itali ka funksion tjetër krahasuar me tjetërkund. Këtu ne i njohim presidentët pasi ata janë gjithmonë në lajmet kryesore, derisa shumë nga ne nuk i mbajmë mend emrat e presidentit të Arsenalit ose Manchester United”.

“Pajtohem me Pep Guardiola, i cili thotë se një klub i madh e bën një trajner të madh. Nëse në fillim të sezonit 10 ose 11 klube e kanë ndërruar menaxhmentin, do të thotë se disa vendime nuk janë menduar mirë”, ka thënë Rossi për Corriere dello Sport.
Sporting Lisbona e ka transferuar mbrojtësin e Milanit, Oguchi Onyewu, si transfer të lirë.
Amerikani 29-vjeçar u transferua te Milani në vitin 2009 nga Standard Liege, por nuk gjeti hapësirë për lojë, ashtu që në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar luajti i huazuar te Twente.
Me klubin e tij të ri, Onyewu ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa është shprehur i gatshëm që t’i ndihmojë Sportingut për të fituar trofe.
“Ky është një klub me një histori të madhe dhe përplot ambicie. Dua t’i ndihmoj Sportingut të bëhet kampion”.
“Qëndrimi im te Milani ka pasur ngritje dhe rënie. Dëshiroj ta rindërtoj karrierën time dhe Sportingu është vendi i përsosur për ta bërë atë”, ka thënë Onyewu.