Manchester City raportohet se është duke përgatitur një ofertë të re për sulmuesin e Interit, Samuel Eto'o.
Tuttosport shkruan se pasi Interi refuzoi mundësinë për ta përfshirë lojtarin në një shkëmbim me Carlos Tevez, City është duke u përpjekur të transferojë kamerunasin duke ofruar kesh.

Pas dështimit për të transferuar yllin e Udineses, Alexis Sanchez, City thuhet se do të ofrojë plot 25 milionë për Eto’o, i cili javë më parë shfaqi ambiciet e tij për të luajtur në Angli.
Juan është i bindur se Roma do t’ia dalë shumë mirë në sezonin e ardhshëm dhe madje beson se ekipi i tij do të jetë favorit për të fituar Skudeton.
Roma së fundi angazhoi Luis Enrique si trajner dhe pritet të sjellë gjak të ri në ekip këtë verë, që i ka shtuar ambiciet e Juan.

“Ne jemi një prej favoritëve për të fituar Serie A krahas Milanit, Interit dhe Juventusit. Në Itali gjithmonë janë të njëjtat ekipe që luftojnë për tituj”.

“Pritjet megjithatë duhet të realizohen në fushë. Unë jam plot entuziazëm para sezonit të ri. Jam i intriguar nga shanset me klubin dhe gjërat e reja mund të jenë një motivim i madh”, ka thënë mbrojtësi për Il Corriere dello Sport.

Roma për herë të fundit fitoi titullin e Serie A në sezonin 2000/01 dhe nuk ka fituar një trofe të madh që nga triumfi në Kupën e Italisë në sezonin 2007/08.
Galatasaray raportohet se është duke u përgatitur të bëjë një ofertë befasuese për yllin e Real Madridit, Kaka.
AS shkruan se trajneri i Galatas, Fatih Terim, dëshiron të nënshkruajë me një syperyll këtë verë dhe prioritet i tij është Kaka.

Edhe sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, po ashtu është në listën e nënshkrimeve të Galatsaray, por Kaka është lojtari të cilin Terim e dëshiron dhe turqit janë inkurajuar nga Reali të bëjnë ofertë për lojtarin.

Reali është i gatshëm ta shesë brazilianin për 40 milionë euro dhe klubi turk ka resurse të mbulojë edhe kërkesat e lojtarit. Pengesë mund të jetë ngurrimi i Kaka për t’u transferuar në Stamboll.
Villarreali është duke kërkuar mesfushorin e Juventusit, Felipe Melo, dhe ky i fundit mund të shfrytëzohet nga klubi italian si mjet për të fituar shërbimet e sulmuesit Giuseppe Rossi.
Tuttosport shkruan se të dy klubet janë në biseda që braziliani të rikthehet në La Liga. Villarreali është duke kërkuar një mesfushor të ri dhe Melo mund të jetë në dispozicion nga klubi italian nëse ata pranojnë një ofertë me çmimin e duhur.

Juve mund të shfrytëzojë interesimin e Villarrealit për lojtarin, për të përfshirë në marrëveshje italianin Rossi.

Melo erdhi te Juve nga Fiorentina në vitin 2009 për një shumë e cila u raportua se kapte vlerën e 24.5 milionë eurove.
Mesfushori italian Alberto Aquilani thotë se ai mezi pret të rikthehet te Liverpooli.
Aquilanit nuk iu ofrua marrëveshje e përhershme nga gjiganti i Torinos, pavarësisht se ai bëri 33 paraqitje në ligë për Biankonerët sezonin e kaluar. 26-vjeçari ishte cak i Napolit dhe Milanit, por ka konfirmuar se ai do të rikthehet në Anfield këtë verë.

“Kthehem në Liverpool me entuziazëm të madh. Ky nuk është ndonjë problem. Nuk është e vërtet se nuk kam dashur të rikthehem në Angli”, ka thënë Aquilani për Sky Italia.

Liverpool nënshkroi me Aquilanin për 20 milionë funte nga Roma në vitin 2009 dhe lojtari ka kontratë me Redsat deri në vitin 2014.

Juve nuk do të jetë pjesë e futbollit evropian në sezonin e ardhshëm, ngjashëm si edhe Liverpooli, pasi përfundoi në pozitën e shtatë të tabelës së Serie A.
Arlind Kukaj (Real Madrid) Ai quhet Arlind Kukaj. Është një 17 vjeçar i lindur në Madrid të Spanjës, por me prejardhje nga Prishtina. Ai prej tri vitesh aktivizohet për ekipin e dytë të skuadrës mbretërore spanjolle, Real Madrid B, përkatësisht grupmoshën U-17. Ai është shumë i njohur në Spanjë, por në Kosovë nuk e njeh askush, nuk ka raportuar asnjë medium për të...
SportiSot ju prezanton një prej talentëve më të mëdhenjë që ka Kosova në rrafshin ndërkombëtar, është ky sulmuesi 17 vjeçar Arlind Kukaj, tinejxheri që është duke mbajtur shpresat e të ardhmes për Los Blancos.

Arlindi dëshiron që në një të ardhme të jetë pjesë e ekipi të parë të Real Madridit dhe atë jo më larg se pas dy vitesh. Pos që pritet të shkëlqejë për fanellën e një prej klubeve më prestigjioze në botë, Arlindi dëshiron që në të ardhmen të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, një ëndërr kjo që në fakt varet shumë nga trajnerët e tij në Spanjë, të cilët me çdo kusht e duan atë në kombëtaren spanjolle.

Përkundër faktit se ëndrra e tij për të luajtur një ditë për Kosovën mund të mos realizohet, Arlindit, i cili flet rrjedhshëm shqip, i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen me klubin e tij.
Gian Piero Gasperini është duke shijuar ditët e para të tij në rolin e trajnerit të Interit.
Gasperini ka vizituar fushën stërvitore Appiano Gentile këtë javë dhe është ndaluar nga gazetarët jashtë këtij vendi.

“Gjithçka po shkon mirë. Përshtypjet e para me Interin kanë qenë pozitive dhe kam gjetur gjëra të shkëlqyeshme në Appiano Gentile”.

“Tash po punojmë dhe më pas do të shkojmë në stërvitjet para-sezonit nga 10 deri më 20 korrik, ku do të luajmë edhe një miqësore e cila është planifikuar. Sa u takon mediave, do të takohemi sërish në konferencën time të shtypit”, ka thënë Gasperini.
Ylli i Velez , Ricky Alvarez, është i paepur të transferohet te Arsenali.
Menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, është duke përgatitur një ofertë në vlerën 11 milionë funteve për 23-vjeçarin argjentinas. Dhe ky i fundit e ka bërë të qartë se është i hapur për një kalim në Emirates Stadium.

“Do të më pëlqente të luaj për Arsenalin. Është ëndërr për mua. I lutem Zotit që kjo të mund të realizohet”, ka thënë lojtari.
Fabio Quagliarella është i vendosur të dëshmojë vlerat e tij për Juventusin në sezonin e ardhshëm dhe të shpaguajë klubin për besimin e treguar.
Juve së fundi nënshkroi kontratë të përhershme me 28-vjeçarin pas një huazimi njëvjeçar, pavarësisht faktit se sulmuesi mungoi në pjesën e dytë të sezonit për shkak të një dëmtimi serioz të gjurit.

“Kjo ka qenë një shenjë respekti për mua. Nuk ka qenë lehtë të merret ky vendim, duke marrë parash se kam luajtur vetëm gjashtë muaj. Por klubi beson në mua dhe kjo më ka dhënë një kënaqësi të madhe. Dua ta shpaguaj besimin e tyre”.

“Shpresoj se do të jetë një sezon i shkëlqyeshëm, si për mua edhe për ekipin. Do të doja të shënoj shumë gola, veçanërisht në stadiumin e ri”, ka thënë Quagliarella.
Ish-trajneri i Barcelonës dhe kombëtares së Holandës, Frank Rijkaard, do të emërohet përzgjedhësi i ri i kombëtares së Arabisë Saudite, shkruajnë mediat në internet.
48-vjeçari, detyra e fundit e të cilit ishte me gjigantin turk Galatasaray, do të nënshkruajë kontratë trevjeçare të vlefshme 7.7 milionë euro.

Arabia Saudite ka qenë pa trajner që nga dështimi në Kupën Aziatike 2011 ku ata humbën të tre ndeshjet dhe bënë që trajneri Jose Peseiro të shkarkohet në mes të garës.

Braziliani Ricardo Gomes u pajtua të bëhet trajner i Arabisë Saudite më herët gjatë këtij muaji, megjithatë kjo u anulua pasi ai theu kushtet e kontratës.
Nënshkrimi i ri i Manchester United, David De Gea, thotë se Atletico Madrid ka bërë ofertë të re për të para se ai të vendosë të transferohet në Old Trafford.
“Atletico Madrid më bëri ofertë për të rinovuar kontratën time në shtator ose tetor dhe unë thash se nuk do ta analizoj atë derisa të përfundojë Kampionati Evropian U21 dhe ta bëj atë më me qetësi”.

“Në këto raste është e rëndësishme që familja juaj t’ju këshillojë dhe ata e kanë bërë atë. Atletico gjithmonë ka luftuar për mua. Gjithmonë jam ndjerë i dashur, por arsyeja kryesore për transferimin tim është se dua të luaj për Manchester. Manchester United është një prej klubeve më të mira në botë dhe është një hap i rëndësishëm në karrierë. Do të mundohem t’ia dal sa më mirë dhe të kem sukses”, ka thënë De Gea.
Manchester United do të bëjë ofertë zyrtare në vlerën e 20 milionë funteve për mesfushorin e Arsenalit, Samir Nasri, dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme.
Mediat angleze shkruajnë se Sir Alex Ferguson do të bëjë çmos për të sjellë francezin në Old Traford, ndërsa është i fokusuar ta realizojë marrëveshjen këtë javë pasi tashmë në garë është futur edhe Manchester City.

Mbrëmë United i ka dhënë dritë të gjelbër ofertës, ndërsa thuhet se ata tashmë kanë një marrëveshje për kushtet personale me lojtarin, i cili do të fitojë 130 mijë funte në javë dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka nxehur tej mase atmosferën në vazhdën e spekulimeve për të ardhmen e tij, duke thënë se ai është në treg për shkak se Arsenali nuk e dëshiron më.
“Unë jam i qetë dhe optimist. Unë nuk kam asgjë për të thënë, pasi nuk ka asgjë për t’u folur. Nëse diçka ndodh...atëherë është për shkak se duhet të ndodhë”.

“Nëse një lojtar është në shitje, atëherë kjo është për shkak se klubi nuk e dëshiron. Unë nuk kam ndonjë problem me këtë”, ka thënë Cesc për Sport.
Andres Villas Boas ka vendosur që t’i shqyrtojë opsionet aktuale te Chelsea, ndërsa si hap i parë është rinovimi i sulmuesit Didier Drogba.
Lojtarët e Chelseat do të kthehen nga pushimet verore të mërkurën e ardhshme, ku dhe Andres Villas Boas do t’u kumtojë fatin secilit prej tyre, kush do të largohet dhe kush do të mbetet.

Sipas burimeve brenda klubit londinez, Didier Drogbas do t’i ofrohet rinovimi i kontratës, një hap ky kontravers për tifozët e klubit të cilët më me dëshirë do të dëshironin të shihnin ndonjë super transfer.