Wladimir Klitschko është zotuar se do t’ia mbyllë përfundimisht gojën rivalit të tij më të madh, David Haye, kur të përballet me të në ring të shtunën në Imtech Arena të Hamburgut.Klitschko nuk u tremb fare për ta kërcënuar britanikun edhe pse në qendër të Hamburgut, saktësisht në qendrën tregtare Karstadt ku ishte bërë matja zyrtare u mblodhën me mijëra britanikë.
“Unë jam quajtur njeri i vdekur më parë. Por ky njeri i vdekur vazhdon të ecë. Dhe e dini si? Është në rregull kur Haye flet dhe prezanton veten. Unë definitivisht do të kënaqem në atë luftë. Unë jam përfshirë në gjithë këtë që dy vjet, sa Haye ka qenë këtej pari, duke folur shumë, ndërsa tani është koha t’u japim fund fjalëve”, ka thënë ukrainasi.






Boksieri britanik, David Haye, ka deklaruar në matjen zyrtare të peshës para kundërshtarit Wladimir Klitschko se ai do të triumfojë në duelin e të shtunës.
Barcelona përfundimisht ka hequr dorë nga mesfushori i Villarrealit, Giuseppe Rossi, gjithnjë sipas agjentit të italianit, Federico Pastorello.
Arsenali është duke e konsideruar një ofertë shokuese për mbrojtësin e Manchester United, John O’Shea.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka konfirmuar se Chelsea ka bërë një ofertë prej 45 milionë funtesh për asin argjentinas, Javier Pastore.
Mbrojtësi i Bolivisë, Ronald Raldes, ka etiketuar Lionel Messin si kërcënimin më të madh në sulmin e Argjentinës derisa dy ekipet pritet të përballen sonte në takimin hapës të Copa America.
Sir Alex Ferguson ka kërkuar që transferimi i mesfushorit të Arsenalit, Samir Nasri te Manchester United të konkretizohet sa më shpejtë që është e mundur.
Pier Silvio Berlusconi, djali i presidentit të Milanit Silvio, ka shprehur dëshirën për ta parë një ditë Andres Iniestan në San Siro.
Juventusi ka zbuluar se ka transferuar Stephan Lichsteiner nga Lazio për 10 milionë euro.
Juventusi ka humbur edhe shpresën e fundit për të rikthyer Scudetton e vitit 2006, pasi Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur që ajo të mbetet me Interin, raportojnë mediat italiane.
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, ka kompletuar transferimin e tij te Napoli.
Zëvendëskapiteni i Liverpoolit, Jamie Carragher, shpreson se klubi do të jetë më aktiv në tregun e transferimeve dhe do të sjellë më shumë talentë të ri në Anfield në javët në vazhdim.
Në prag të përballjes gjysmëfinale me Andy Murray, Rafael Nadal ka thënë se ai nuk do të pengohet nga lëndimi i këmbës.
Manchester City raportohet se është afër t’ia marrë Manchester United nga dora mesfushorin e Arsenalit Samir Nasri.
Tottenhami është i gatshëm të provojë për të transferuar sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi.
Mbrojtësi i Argjentinës, Javier Zanetti, ka thënë se Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe ka shtuar se ai dëshiron që kombëtarja e tij në Copa America të luajë në stil të ngjashëm me atë të klubit katalanas.
Arsenali është duke u lidhur me një ofertë për mbrojtësin e Evertonit, Leighton Baines, bën të ditur The Sun.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuan, e ka bërë të qartë se ai nuk ka synime të largohet nga Santiago Bernabeu në një të ardhme të afërt dhe ka shtuar se dëshiron të fitojë edhe shumë trofe me gjigantin spanjoll.
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka ripërsëritur se ai nuk ka synime të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Sulmuesi i Lille, Gervinho, thotë se ai po transferohet te Arsenali.
Mbrojtësi i Interit, Cristian Chivu, ka joshur interesimin e Liverpoolit.
Të gjitha klubet shqiptare kanë tejkaluar me sukses ndeshjet e para në rrethin e parë kualifikues për Europa League. Është fjala për dy ekipe nga Shqipëria, Flamurtari e Vllaznia, dhe një tjetër nga Maqedonia, Renova.

