Tenistja çeke, Petra Kvitova, ka fituar përballë Maria Sharapovas për të rrëmbyer trofeun e parë Grand Slam në Wimbledon.21-vjeçarja shënoi fitore bindëse prej 2-0 (6-3 dhe 6-4), kundër ish-kampiones së kësaj gare
Kvitova, e cila është e teta në ranglistën e tenisteve, është çekja e parë që nga viti 1998 që e fiton Wimbledonin.
Ish-mesfushori i Juventusit, Alessandro Tacchinardi ia ka tërhequr vërejtjen klubit të tij që të mos nxitojë në transferimin e Sergio Agueros.“Klubi është duke synuar transferimin e një top lojtari këtë verë. Sidoqoftë, unë kam luajtur ndaj Agueros dhe për mendimin tim, ai nuk është një prej tyre. Ai është thjeshtë një golashënues i mirë”.
“Për mua, një top lojtar është dikush sikur Eto’o te Interi, i cili mund ta bëjë diferencën në fushë dhe në zhveshtore”, tha Tacchinardi për Radio Sportiva.
Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Rudi Voller, ka deklaruar se klubi nuk do ta shesë kilianin Arturo Vidal te Bayerni i Munichut ose të ndonjë skuadër tjetër nga Bundesliga, por vetëm për ndonjë skuadër jo gjermane.“Bayerni mund të ofrojë çfarë të ketë dëshirë. Ata nuk do ta marrin. Ne do t’ua shesim Vidalin vetëm klubeve të huaja”, theksoi Voller për Kicker.
Kështu, automatikisht Milani shndërrohet në favorit për firmën e mesfushorit fantastik, me Rossonerët të cilët edhe në të kaluarën ishin lidhur me një transferim të Vidal.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka këmbëngulur se klubi londinez nuk ka telashe në zhveshtore.“Unë do të isha i zhgënjyer nëse lojtarët do të ishin të kënaqur edhe nëse nuk luajnë. Ne duam që të gjithë të luftojnë”.
“Dhe ne do të duhet të jemi në formën më të mirë sezonin e ardhshëm. Jo vetëm për të mposhtur Manchester Unitedin, por aty është City, Arsenali dhe Spursat. Kam ndjenjën se Liverpooli do të jetë superfuqi përsëri. Do të jetë sezon interesant”, ka thënë Cech për The Sun.
Ish-sulmuesi i Manchester United, Andy Cole, i cili u largua nga Manchester United në vitin 2011, ende i referohet Sir Alex Fergusonit si ‘boss’ përderisa vlerëson shumë talentin e Javier Hernandez.“Chicharito është lojtar shumë i talentuar, sidomos pasi erdhi nga Amerika Latine. Ai është i ri dhe plot me talent”.
“Mirë, sa për Rooneyn, ai është fenomen. Partneriteti vetëm sa do të përmirësohet dhe kjo është mirë për Manchester United”, ka thënë Cole.
Lideri i Argjentinës, Javier Zanetti ka bërë thirrje për qetësi pas barazimit të skuadrës së tij në ndeshjen hapëse të Copa Americas para tifozëve vendas ndaj Bolivisë.“Ne duhet të jemi të qetë, pasi besojmë se mund të japim më shumë. Nuk ka nevojë për brenga”.
“Kohë pas kohe kemi luajtur mirë, dhe ka pasur momente kur nuk e kemi bërë këtë. Por, ne duhet të tentojmë të përmirësohemi dhe na duhet ta analizojmë lojën. Ishte ndeshje e vështirë, ndërsa Bolivia shënoi aksidentalisht. Më pas kërkuam fitoren, por nuk ia arritëm”, u shpreh Zanetti.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas beson se fillimi i sezonit në Ligën Premier do të jetë tepër i vështirë, pasi stadiumi Britannia i Stoke Cityt u tregua i pa përshtatshëm për rivalët sezonin e kaluar.“Është start i vështirë. Ne i shkojmë Stokes, që ka pasur vit të sukseshëm dhe ne jemi agresivë, të drejtpërdrejtë. Është sfidë e madhe në ndeshjen e parë, më pas kemi dy ndeshje në shtëpi dhe ne jemi të kënaqur që të fillojmë në këtë mënyrë”.
“Ne duhet të jemi me besim nga fillimi. Ne kemi dy javë në Cobham më pas shkojmë në Azi”, ka thënë Villas Boas.
Gonzalo Higuain mendon se ai do të qëndrojë edhe për një kohë te Real Madridi, pasi ndihet i nevojshëm për skuadrën.“Dëshira ime është që të qëndroj te Reali. Unë ndihem shumë i dashur nga tifozët dhe unë dua të fitoj edhe shumë trofe tjera me këtë klub. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të luash për klubin më të madh në botë”.
“Unë jam i lumtur te Reali. Është e qartë se ju duhet të punoni shumë për t’u bërë titullar. Gjithmonë do të ketë gara për vende në ekip. Unë jam i kënaqur të kem rastin të luaj me yje të mëdha këtu dhe dua ta vazhdoj të fitoj gjëra”, u shpreh Higuain.
Chelsea dhe Manchester City mund të jenë destinacionet e ardhshme për Lucion në rast se ai vendos të largohet nga Interi, gjithnjë sipas agjentit të tij Alessandro Lucci.“Unë isha në Londër për t’u takuar me disa klube, pasi mendoj se është mirë për nja agjent profesional që ta zgjerojë vizionin në treg. Mund të ketë mundësi për Julio Sergion ashtu si për Lucion. Ka gjasa që të ndodhë diçka”.
“Mendoj se për momentin Lucio është i lumtur te Interi, por ne do ta ri vlerësojmë situatën pas pak kohësh. Është pa pjekuri nëse flasim për këtë tani”, deklaroi agjenti.
Real Madridi pritet që të bëjë ofertë për kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, gjithnjë sipas Sky Sports.Barcelona që dy vjet është duke tentuar transferimin e Fabregas, dhe tani kur marrëveshja duket shumë pranë finalizimit, është Real Madridi, rivali i përbetuar që dëshiron të prishë planet e Blaugranëve.
Shuma të cilën Real Madridi është i gatshëm ta paguajë është 50 milionë euro, gjë që në njëfarë mënyre i pengon shumë Barcës, pasi edhe në rast se dështojnë këto tratativa, atëherë Barcelona do të duhej të paguante një shumë mbi normalen, gjë të cilën edhe po e kërkon Arsenali.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, mbetet i qëndrimit se ai nuk do të flasë publikisht për transferet e klubit të tij.“Ne nuk do të spekulojmë për ndonjë lojtar tonin, ose për ndonjë lojtar të dikujt tjetër. Ka pasur shumë fjalë nëpër gazeta dhe nëse ju lexoni ato, u besoni atyre, atëherë ne do të kishim skuadër edhe për 300 vjet të tjera”.
“Emrat nëpër gazeta herë janë të sakta, e herë të pa sakta. Ne jemi duke bërë atë që duhet bërë. Ne bëjmë punën tonë dhe ne tentojmë ta bëjmë si duhet, me respekt për njerëzit tjerë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Dalglish.
Sulmuesi i Corinthians, Adriano, ka pohuar se ai ka edhe shumë për të dhënë në futboll dhe se ai do të kthehet për të heshtur kritikët e tij.Perandori iu bashkua Corinthians në mars të këtij viti pasi Roma vendosi ta shkëpusë kontratën e tij, në vazhdën e problemeve në jetën e tij.
“Unë e di se kur të kthehem, do të jenë shumë njerëz të cilëve do t’ua mbylli gojën. Unë jam i fortë dhe do ta bëj kthesën. Ky është një test tjetër në jetën time, sikurse miliona të tjerë që i kam pasur më parë. Unë kurrë nuk e kam ulur kokën dhe as që do ta bëj këtë tani. Unë nuk dua të jem për nënën, një djalosh që dorëzohet. Unë kurrë nuk kam qenë i tillë dhe kurrë nuk do të jem”, ka thënë Adriano.
Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, ka thënë se ai patjetër do ta fitojë një herë në karrierën e tij Kampionatin Botëror, edhe nëse këtë duhet ta bëjë në Brazil në vitin 2014.“Unë dua të fitoj diçka me kombëtaren më shumë se çdokush tjetër dhe këtë do ta bëj”.
“Unë nuk e di pse, por unë e di se do ta fitoj një Botëror. Koha do të vijë dhe unë do të kënaqem me të. Unë nuk e di pse, por diçka po më thotë se do ta fitoj”, u shpreh Messi.
Sergio Aguero shumë shpejtë do të jetë lojtar i Juventusit. Gjithnjë sipas superagjentit dhe njohësit të çështjeve të transferimeve, Ernesto Bronzetti.“Sergio Aguero është shumë afër Juventusit”, citohet të ketë thënë Bronzetti nga Tuttomercatoweb.
Ernesto Bronzetti parashikoi me sukses shumë muaj më herët transferimet e Cristiano Ronaldos dhe Kakas, para se ato vërtet të ndodhnin.
Agjenti i sulmuesit të Santosit, Neymar, ka deklaruar se klienti i tij nuk do të largohet nga skuadra braziliane, pasi është vet 19 vjeçari ai që dëshiron të luajë në Kupën e Botës për Klube.Këto komente vijnë vetëm 24 orë pasi presidenti i Santosit u zotua se nuk do ta shesë Neymar, përkundër faktit se pas tij janë vënë pesë skuadra të njohura evropiane.
“Neymar dëshiron të luajë në Botërorin e Klubeve me Santosin. Por, është në dorën e tij. Ka klube që duan ta paguajnë klauzolën e tij prej 45 milionë eurosh”, theksoi agjenti Ribeiro për Globoesporte.
Kampionati i përfaqësueseve në Amerikën Latine, Coppa America, ka filluar me befasi të jashtëzakonshme, pasi nikoqirja Argjentina, në ndeshjen hapëse, ka arritur vetëm një barazim prej 1-1 ndaj Bolivisë.Në këtë sfidë Bolivia hyri si jofavorit total dhe Argjentina ishte ajo që dominoi gjatë gjithë takimit, megjithëse në fushë nuk ishte parë Lionel Messi, i cili edhe njëherë u izolua nga rivalët.
Madje ishte Edvaldo ai që me ndihmën e Jhasmani Campos (48’) kaloi në epërsi mysafirët.
Më pas Argjentina hedh gjithçka në sulm dhe vetëm pas 76 minutash lojë Sergio Aguero barazoi rezultatin për 1-1 që ishte dhe rezultati përfundimtar.
Me këtë barazim Argjentina ka vënë në dyshim statusin e saj prej favoriti në këtë kompeticion.
Babai i sulmuesit të Barcelonës, Thiago Alcantara, ka zbuluar se Real Madridi ka tentuar ta transferojë djalin e tij gjatë kësaj vere, në atë që do të duhej të ishte transferi më shokues.“Kanë ndodhur shumë gjëra dhe kur një lojtar luan aq mirë në një kampionat, është normale që klube të MËDHA nga Spanja dhe më gjerë të jenë të interesuara. Çfarë kam biseduar me ta është e fshehtë”.
“Në asnjë moment ai nuk e ka shqyrtuar largimin. Barcelona ka mbajtur kontaktet dhe ka shfaqur besim në të. Transferimi i Fabregas nuk do të ndryshojë asgjë, pasi ata janë lojtarë të ndryshëm”, theksoi babai i Thiagos.
Pronari i Liverpoolit, John Henry ka dërguar sinjal të qartë për tifozët e klubit se ai nuk do të paguajë shuma të mëdha për transferimet gjatë kësaj vere dhe se do t’i përmbahet rregullës FPF (Fair Play Financiar).“Ne jemi të përkushtuar që të ndërtojmë një skuadër të fuiqishme”.
“Përderisa qëndrojmë në parametrat e UEFA-s të Fair Playt Financiar, atëherë mendoj se do të kemi mjaft fleksibilitet në treg”, potencoi Henry.
Mesfushori i Real Madridit, Fernando Gago, ka hedhur poshtë deklaratën e publikuar para disa ditësh, duke thënë se fjalët e tij janë keqinterpretuar.Duket se në ndryshimin e mendimit nga Gago ka ndikuar shumë edhe kryesia e klubit madrilen, që është shokuar nga ato prononcime.
“Fjalët e mia janë keqinterpretuar. Për të sqaruar keqkuptimet, shikoni videon për të parë se çfarë kam thënë”, u shpreh Gago.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, e ka bërë prioritet të tij transferimin e një qendërmbrojtësi britanik gjatë kësaj vere.Sipas Sky Sports, Villas Boas ndjen se zemra e mbrojtjes së Chelseat duhet të jetë plotësisht angleze, pasi kështu do të ishte më i lehtë komunikimi dhe do të shmangeshin gabimet.
Ndër emrat më të lakuar për t’u transferuar te Blutë e Londrës janë Gary Cahill dhe Scott Dann.
Dy tenistët më të mirë në planet, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic do të takohen në finalen e madhe të grand-slam turneut Wimbledon që zhvillohet të dielën, pasi mposhtën kundërshtarët e tyre respektivë, Andy Murray dhe Jo-Wilfried Tsonga.Djokovic kishte punë të lehtë me Tsongan, të cilin e mposhti me rezultat 3-1 në sete (6-7, 2-6, 7-6 dhe 3-6), më shumë falë gabimeve të francezit.
Me këtë fitore Djokovic edhe nëse pëson humbje në finale, ka garantuar vendin e parë në ATP ranglistën botërore, duke u bërë kështu tenisti i parë serb në histori të tenisit që do të shpallet (të hënën) numri një i botës.
Rafael Nadal pati punë më të vështirë me britanikun Andy Murray. Në fakt, Nadal përdori një taktikë interesante, duke e detyruar kundërshtarin të lodhet në setin e parë, për ta goditur më pas fuqishëm.
Ishte kjo një fitore prej 3-1 e spanjollit (5-7, 6-2, 6-2 dhe 6-4) ajo që ua ka shuar britanikëve edhe njëherë shpresën për ta fituar një vendas turneun që zhvillohet në Londër.
Finalja e femrave zhvillohet të shtunën, kurse finalja në konkurrencën e meshkujve zhvillohet të dielën në ‘Center-Court’.
Patrice Evra është i bindur se Manchester United do të jetë shumë konkurrues dhe do ta fitojë Ligën e Kampionëve me tranferet e reja gjtë kësaj vere.“Mendoj se Young, Jones dhe De Gea janë transfere të mira. Ne duhet t’i mirëpresim. Mendoj se ata do të jenë të rëndësishëm për të ardhmen”.
“Pasi kemi humbur në finale të Ligës së Kampionëve unë kam thënë se ne kemi humbur vetëm një ndeshje. Por, kam besim se në të ardhmen me transferet e bëra ne do ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, tha Evra.
Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se Juventusi është i interesuar për shërbimet e Sergio Aguerot, por taksat në Itali do t’ia pamundësojnë Juventusit transferimin e tij dhe për këtë arsye sipas tij, Alexis Sanchez dhe Mirko Vucinic janë opsione më reale.“Aguero për shembull përfiton nga heqja e taksave në Spanjë me Atletico Madridin, që do të ishte e pa mundur në Itali. Ne nuk jemi në gjendje që ta paguajmë tatimin për të në Itali”.
“Alexis Sanchez do t’i përshtatej futbollit të Antonio Contes. Vucinic është lojtar që na pëlqen dhe transfeirmi i tij nuk do të bllokonte atë të një top lojtari. Sidoqoftë, nuk kemi biseduar ende me Romën”, u shpreh Marotta.
















