Mbrojtësi i Brazilit, Daniel Alves, beson se Lionel Messi vuan që të jetë i magjishëm në kombëtaren argjentinase për shkak se ai nuk e ka mbështetjen e lojtarëve sikur të atyre në Camp Pnou.“Në Argjentinë presin që Messi të jetë sikur te Barcelona, por ai nuk i ka bashklojtarët e njëjtë”.
“Madje as lojtari më i mirë në botë nuk mund të ndihmojë që një ndeshje të fitohet ashtu vetvetiu”, tha Alves.
Tenisti serb Novak Djokovic e ka mposhtur tenistin spanjoll Rafael Nadal për ta fituar trofeun e sivjetmë të Wimbledonit.Në finalen e meshkujve që u zhvillua të dielën, Djokovic arriti të përmbushë ëndrrën e tij duke fituar me rezultat 3-1 në sete (6-4, 6-1, 1-6 dhe 6-3).
Serbi dominoi në dy setet e para, ndërkohë që Nadal u rikthye në setin e tretë për të shpresuar që ta rikthente rezultatin në favor të tij.
Mirëpo, Djokovic arriti ta fitojë setin e katërt dhe të shpallet kampion i turneut më të vjetër të tenisit në botë.
Interi është shumë pranë transferimit të super mesfushorit të Velez Sarsfield, Ricky Alvarez, pasi besohet se Nerazzurët kanë arritur marrëveshje të vlefshme prej 11 milionë euro me klubin argjentinas.Il Corriere dello Sport shkruan se drejtuesit e Interit kanë drekuar me agjentin e Alvarez, ku besohet se tani është arritur marrëveshja edhe për detajet e kontratës, pasi zikaltrit arritën akordin me Velezin.
Besohet se Alvarez është pajtuar që të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Interin me përfitime prej 1.2 milionë euro në sezon, mirëpo kjo mund të bie në ujë, nëse Arsenali i ofron kontratë më të mirë 23 vjeçarit.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, beson se trajneri i Chelseat, Andres Villas Boas mund të bëhet te Chelsea ajo që ka qenë Sir Alex Ferguson te Manchester United.“Është e vështirë të sqarojmë pse është kështu te Chelsea. Por, tani kemi një menaxher të ri, që shpresojmë se do të qëndrojë 25 vjet, sikur Ferguson te Manchester United”.
“Do të ishte mirë të kemi vazhdimësi këtu”, theksoi Cech.
Portieri i ri i Bayernit, Manuel Neuer, është prezantuar para tifozëve bavarezë, para të cilëve ka deklaruar se dëshiron ta fitojë titullin e kampionit të Bundesligas sezonin e ardhshëm.“Unë dua të arrij sa më shumë që kam mundësi, por fokus do të jetë në kampionat. Është diçka që dua ta fitoj”, theksoi Neuer.
Në konferencë për shtyp fjalën e kishte edhe trajneri i ri Jup Heynckes, i cili tha: “Ekipi ka qenë shumë kompetitiv. Ne jemi në nivel evropian”.
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, e sheh kampionin aktual Milanin si favorit për ta fituar titullin sezonin e ardhshëm.“Mendoj se Milani është favorit për sezonin e ardhshëm”, theksoi Mancini.
‘Mancio’ shtoi se Juventusi do të kthehet në formën më të mirë prej gjiganti evropian, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme që ta mposhtë Milanin në garën për titull. Ai nuk e përmendi fare Interin.
Interi është shndërruar në kandidatin më serioz që mund t’ia prishë planet Sir Alex Fergusonit dhe Manchester Unitedit të tij për transferimin e mesfushorit Samir Nasri nga Arsenalit.Sipas informacioneve të fundit nga mediumet italiane dhe ato angleze Samir Nasri ka shkëputur kontratën e tij me Arsenalin dhe është më pranë se kurrë largimit nga Emirates.
Interi është favorit sipas këtyre mediave, pasi Arsenali në formë huazimi duke shtuar dhe para, do të marrë Emiliano Vivianon, portierin sensacional italian, kurse në drejtim të kundërt do të shkojë Samir Nasri.
Ende nuk është asgjë e qartë sa i përket kësaj, pasi te Manchester United besojnë ende se Nasri do të zyrtarizohet si lojtar i tyre gjatë javës.
E ardhmja e sulmuesit të Napolit, Ezequiel Lavezzi, është lënën e hapur pasi agjenti i tij Alejandro Mazzoni ka dështuar që të garantojë qëndrimin e argjentinasit në klub.“A do të qëndrojë Lavezzi te Napolit? Nuk e di”.
“Nëse vjen ndonjë ofertë atëherë ne duhet ta vlerësojmë atë me klubin, por tani për tani ai duket se do të qëndrojë, pasi nuk ka oferta nga klube tjera”, pohoi Mazzoni për La Gazzetta dello Sport.
Roma ka vënë në alarm Interin, Real Madridin dhe Manchester Unitedin pasi është duke shqyrtuar shitjen e mesfushorit italian, Daniele De Rossi.La Gazzetta dello Sport raporton se De Rossi mund të vihet në shitje nga Roma në mënyrë që të ngriten fondet për transferimin e Javier Pastores nga Palermo.
Mesfushori është e vështirë që të kalojë te Interi, por favoritë për firmën e tij mbeten Real Madridi dhe Manchester United.
Barcelona është duke kërkuar kohë për të menduar ofertën e saktë për të transferuar asin e Arsenalit, Cesc Fabregas.Sunday Mirror shkruan se Barcelona mbetet në pole pozicion për ta transferuar spanjollin, por se klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje. Barcelona kërkoi kohë për të rishikuar ofertën pasi iu refuzua oferta prej 27 milionë funtesh.
Sandro Rosell ka shkuar në Argjentinë për të finalizuar marrëveshjen për Alexis Sanchez, i cili po luan për Kilin në Copa America. Kur Rosell të kthehet, pritet që t’i konfirmojë si të kompletuara transferimet e Cesc dhe Sanchez.
Zinedine Zidane, legjenda e Real Madridit, u është bashkangjitur fytyrave prominente të Los Blancos që kanë lëvduar ekipin e Barcelonës, duke konfirmuar se Blaugranët janë më të mirë e kohës.“Barcelona ka fat që ka një gjeneratë të jashtëzakonshme të gjashtë-shtatë lojtarëve nga akademia. Por, nuk shihni shumë gjenerata të tilla”.
“Reali po akuzohet për sistem jo të zhvilluar të akademisë, por më duket se keni harruar sa lojtarë në La Liga kanë kaluar nëpër akademinë e Real Madridit. Që ata nuk po gjejnë vend në përbërjen e parë është një gjë tjetër dhe ata kërkojnë minutazh diku tjetër”, ka thënë Zidane.
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, ka shprehur besimin se ai do të jetë fizikisht dhe mentalisht i përgatitur për sezonin e ri me Redsat.“Nuk mendoj se do të kemi probleme. Mendoj se kur të vini në moshën 28 apo 29 vjeçare, filloni ta ndjeni lodhjen, por në moshën time gjithë ajo që dua është të luaj”.
“Nuk do të ketë probleme që të kthehem në gjendjen më të mirë të mundshme, përkundër faktit se do të luaj në Copa America”, potencoi Suarez.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dhënë një deklaratë shokuese ku ka alarmuar klubet angleze, duke thënë se ai një ditë do të kthehet në Angli.“Mendoj se nëse do të largohem nga Spanja, atëherë do të shkoj në Ligën Premier, por jo tani. Së pari duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Nëse do të kthehesha në Ligën Premier, do të duhet të jetë një klub në veriperëndim. Nuk më pëlqen Londra”.
“Oferta e Cityt? Është vërtet lëkundëse një ofertë prej 20 milionë funtesh në vit, është shumë e mirë, por bisedova me agjentin dhe është më mirë të qëndroj te Reali, sepse këtë vit do të bëhemi më të mirët. Sezonin e ardhshëm do të jemi superfuqi. Pasi Mourinho do të qëndrojë edhe unë do ta bëj këtë. Nëse ai do të shkonte te Chelsea, atëherë edhe unë do të isha larguar. Unë do të kisha shkuar te Manchester City. Por ai po qëndron dhe unë po qëndroj”, deklaroi Ronaldo.
David Haye ka pohuar se nuk ishte dominimi i Wladimir Klitschkos shkaku pse ai nuk e realizoi ëndrrën për t’u bërë kampion i unifikuar në kategorinë e rëndë, por ishte gishti i vogël i këmbës të cilin ai e kishte të thyer.Haye është mposhtur bindshëm me pikë në Imtech Arena, por thotë se do të ishte ndryshe po që se nuk do të ishte i lënduar.
“Unë nuk kam mundur ta lëviz këmbën e djathtë. Unë e kam thyer gishtin e vogël për rreth tri javë më parë dhe i kam dhënë anestetik. Unë nuk kam mundur të shpërthej dhe të tregoj kush jam. Unë nuk kam mundur t’ia jap nokautin. Ishte vërtet frustruese, pasi nuk ka asgjë më të keqe se sa t’ia shoh nofullën dhe të tentoj ta godas, e më pas të rrëzohem vet në dysheme”.
“Ishte lufta më e madhe në jetën time, ne kemi menduar ta anulojmë atë, por nuk ishte zgjidhje pasi gjithë ata fansa paguan aq shumë para që të vijnë këtu. Unë nuk kam mundur ta anuloj duelin”, theksoi Haye.Në fund ai tregoi edhe pak respekt për Wladimirin, duke thënë: “Ai është luftëtar i madh. Por, nëse ao nuk do ta shtrinte dorën e tij të djathtë, unë do ta kisha nokautuar”, përfundoi Haye.
Kampioni absolut i botës në kategorinë e rëndë, Wladimir Klitschko, ka thënë se kundërshtari i tij i të shtunës, David Haye, ishte i ngjashëm sikurse të gjithë të tjerët.“Unë vërtet nuk jam ndier i sfiduar në ring. Unë kam luftuar sikurse ndaj të gjithë kundërshtarëve të mi të tjerë. Pas tri raundeve, David Haye hoqi dorë nga strategjia e tij dhe ishte shumë i kujdesshëm. Unë kam pasur dëshirë që ta nokautoj”.
“Unë vërtet ende nuk po mund ta pranoj sjelljen e tij para duelit. Është definitivisht keq për fansat e boksit dhe sportin mënyra se si ai ishte sjellur. Mendoj se lufta foli për vete”.“Ai më goditi disa herë, por kurrë nuk kam pasur dhimbje gjatë duelit. Ishte situata e njëjtë sikurse luftëtarët tjerë. Ata tentojnë në raundet e para më pas janë të kujdesshëm. Kështu bëri edhe David Haye. Ai kritikoi të tjerët, por ishte i njëjtë sikur ata. Ëndrra jonë është bërë realitet. Titujt jam duke i ndarë me vëllalin tim dhe është kënaqësi ky moment në jetën time”, potencoi Klitschko.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka konfirmuar se sipas të gjitha gjasave këtë verë Javier Pastore do të largohet nga Sicilia dhe një prej destinacioneve mund të jetë Roma.“Lojtari 90% do të largohet nga Palermo këtë verë”.
“Unë po kontaktoj me Sabatinin çdo dy-tre ditë, por ne kurrë nuk kemi biseduar për Pastoren. Nëse ata bëjnë ofertën e duhur, atëherë Roma do ta marrë”, tha Zamparini.
Kolumbia ka arritur që me sukses ta tejkalojë Kosta Rikën me anë të një fitoreje prej 1-0, duke u ngjitur në krye të Grupit A të Copa Americas.Kolumbia ishte skuadra dominante në këtë takim, marrë parasysh dhe lojtarët kualitativë që i ka në skuadër.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Adrian Ramos, pas një pasimi fantastik të Guarin (45’).
Kështu, Kolumbia bëhet lidere në Grupin A të Copa Americas, duke lënë prapa Argjentinën dhe Bolivinë me nga një pikë, ndërsa Kosta Rika gjendet në pozitën e fundit të grupit me asnjë pikë.
Mbrojtësi i Interit, Maicon ia ka dhënë një goditje të fortë Real Madridit dhe atë drejt e në fytyrë, duke thënë se ai po mendon vetëm për kombëtaren braziliane dhe Interin.“Sot jam pjesë e kombëtares braziliane dhe nuk po brengosem për spekulimet që po më lidhin me Realin. Reali nuk ka arritur asnjëherë të jetë pjesë e mendimeve të mia”.
“Argjentina? Ajo ndeshje na tregoi se çdo ndeshje do të jetë e vështirë, sikurse tjetra. Askush nuk dëshiron të vuajë në ndeshjen e parë të një kampionati të shkurtër dhe Bolivia e dëshmoi të kundërtën dje”, tha Maicon.
Ende është e hapur mundësia që portieri i Romës, Doni, të transferohet te Liverpooli- ka thënë agjenti i tij Ovidio ColucciBraziliani më herët refuzoi mundësinë për të kaluar në Ligën Premier për shkak se do t’i zvogëlohej paga, mirëpo duket se asgjë nuk është e mbyllur ende.
“Spekulimet për Liverpoolin ende qëndrojnë”, ka thënë agjenti i lojtarit për Calciomercato.
Wladimir Klitschko është kampioni absolut i unifikuar i boksit në kategorinë e rëndë, pasi mposhti pas vendimit të gjyqtarëve britanikun e jashtëzakonshëm, por që nuk arriti të bënte më shumë, David Haye.Pritjet për këtë takim ishin të jashtëzakonshme – ky duel u konsiderua si një prej dueleve më të mëdha të të gjitha kohërave, dueli i shekullit, por në fund të gjithë u zhgënjyen.
Ajo me të cilën mund të krenohen dhjetëra mijëra britanikët e mbledhur në Imtech Arena të Hamburgut është heroizmi i David Haye, i cili në momente të caktuara rrezikoi primatin e ukrainasit, të cilit iu desht vetëm vendimi i gjyqtarëve për t’i unifikuar titujt.Ishte një David Haye me plot vetbesim ai që në fillim na dha një bindje se do të mund ta fitonte këtë duel, pasi me shpejtësinë e tij ia pamundësoi Wladimirit që ta godasë. Raundet e para, shkuan me dominim të një Haye fantastik.
Mirëpo, ai që quhet ‘Dr. Grushti i Hekurt’ u rikthye në duel duke e dominuar më shumë përballjen nga raundi i pestë, me goditjet më të shpeshta të cilat i takuan ukrainasit dhe të cilat në fund duket ta kenë vendosur kampionin.
Pas 12 raundeve nuk kishte të nokautuar dhe prandaj u mbeti në dorë gjyqtarëve që të vlerësonin takimin. Që të tri gjyqtarët menduan se Klitschko ishte më i miri dhe kështu, ukrainasi u shpall kampion absolut i botës në kategorinë e rëndë, me një fitore prej 117-109, 118-108 dhe 116-110.
Kështu, më në fund kemi verdiktin e një lufte dyvjeçare të fjalëve, e cila përfundoi me britanikun i cili ia zgjati dorën kundërshtarit të tij, ukrainasit Wladimir Klitschko. 
Haye kishte deklaruar se do të pensionohej, mirëpo duke parë rrjedhën e duelit dhe deklaratat nga e kaluara, nuk do të duhet të jemi të befasuar nëse do të kemi një ‘rematch’, një duel tjetër në një të ardhme të afërt. 
Të dielën të gjitha deklaratat dhe më të rejat pas duelit, vetëm dhe ekskluzivisht në SportiSot
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka lansuar një deklaratë thumbuese për Real Madridin, duke ua rekomanduar drejtuesve të Barcelonës transferimin e supertalentit brazilian Neymar.“Nëse do të kisha para, unë do ta transferoja atë për Barcelonën sepse ai është një prej më të mirëve në botë për momentin”.
“Unë i dua miqtë e mi pranë. Unë kam marrëdhënie shumë të veçantë me Neymar dhe nëse do ta kisha fuqinë, unë rekomandoj që ai të luajë pranë meje dhe jo kundër meje. Nuk ka kohë në kombëtaren braziliane për të biseduar për të ardhmen. Ai e di se ku do të shkojë dhe nëse do të qëndrojë”, deklaroi Alves.
Ish-trajneri i Brazilit, Carlos Dunga, e ka krahasuar transferin e ri të Fiorentinas, Romulo, me mbrojtësin legjendar, Cafu.Të martën, Viola konfirmoi se e ka transferuar Romulon nga Cruzeiro për 2.5 milionë euro, ndërsa Dunga beson se ky lojtar ka potencial.
“Në Brazil shumë thonë se ai i përkujton me Douglas Maicon dhe Cafu, por sipas opinionit tim, ai i ngjan vetëm Cafusë”, ka thënë Dunga.
Victor Sanchez e ka braktisur Barcelonën për të nënshkruar me ekipin zviceran Neuchatel Xamax.Transferimin e kanë konfirmuar të dy klubet, ndërsa Sanchez e ndërpreu kontratën e tij me Blaugranët për t’u transferuar në një skuadër ku do të ketë më shumë minutazh për të luajtur.
Megjithatë, Barca e ka ruajtur mundësinë për ta blerë kartonin e plotë të 23-vjeçarit deri në janar të vitit 2012.
Sergio Batista ka thënë se skuadra e tij është në gjendje që të fitojë edhe me taktikat aktuale, përkundër barazimit zhgënjyes ndaj Bolivisë në ndeshjen hapëse të Copa Americas.“Barazimi nuk do të ndryshojë planet e mia. Unë u jam përshtatur taktikave dhe lojtarët me ato siguruan kualifikimin, kështu që ky rezultat nuk na ndryshon planet”.
“Lionel Messi? Është e vështirë të luash sikur Barcelona. Është e vërtetë se ne është dashur të luajmë më shpejtë, jo lojë vertikale, kjo na kushtoi prandaj vetëm këtë duhet ta ndryshojmë”, tha Batista.
















