Titulli i kampionit të Italisë nga viti 2006, i cili iu mor Juventusit për t’iu dhënë Interit, do t’u merret Nerazzurëve pas takimit final të FIGC për të shqyrtuar dëshmitë që dolën nga “Calciopoli II” në Tribunalin e Napolit.Pas deklarimeve të të hënës të shefit të hetimeve të FIGC, Stefano Palazzi, se Interi kishte bërë mashtrime gjatë viteve 2004-2006, shtypi italian shpërtheu të martën duke diskutuar për skandalin që i kushtoi Juventusit marrjen e dy titujve dhe rrëzimin në Serie B.
Zbulimet e Palazzit do të thonë se Scudettoja e vitit 2006, sipas të gjitha gjasave, do t’i merret Interit, mirëpo duhet të pritet data 18 korrik për të pritur vendimin e FIGC.
Mirëpo, do të ishte e mirëseardhur për Interin nëse i merret vetëm titulli i pafituar në fushë, ndërsa të kënaqur duhet të jenë edhe tifozët e Milanit dhe Livornos që nuk do të ketë dënime të tjera për klubet e tyre pasi kanë kaluar pesë vite që është maksimumi i kohës që mund të iniciohen çfarëdo procedurash legale në lidhje me ndonjë çështje (sipas Statutit të Limitimeve të Italisë).
Krahas Juventusit, sipas Palazzit, në vitin 2006 Artikullin 1 të Kodit për Drejtësi Sportive e kanë dhunuar edhe: Campedelli (Chievo), Cellino (Cagliari), Corsi (Empoli), Foschi (Palermo), Foti (Reggina), Gasparin (Vicenza), Governato (Brescia), Meani (Milan), Moratti (Inter), Spalletti (Udinese).
Ndërkaq, Facchetti (Inter), Meani (Milan), Spinelli (Livorno)- e kanë dhunuar edhe Artikullin 6 të këtij kodi. Prandaj, sipas zbulimeve të shefit të FIGC, në vitin 2006 në Serie B është dashur të shkonin Interi, Milani dhe Livorno, e JO Juventusi.
Mirëpo, falë Statutit të Limitimeve nuk mund të ketë dënime për klubet që u përmenden. Prandaj, Juventusi do të dalë vetëm fitues moral pas pesë vitesh vuajtjesh për drejtësi.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, të gjeturat e Palazzit i ka quajtur “sulm të papranueshëm”, mirëpo do të duhet një mrekulli që Interit t’i mbetet titulli nga viti 2006.
Interi urgjentisht duhet ta shesë holandezin Wesley Sneijder te Manchester United, për të rritur fondet.Il Corriere dello Sport shkruan se Interi duhet të përfitojë nga shitja e Sneijder për të financuar tri transferime.
Ricky Alvarez, Rodrigo Palacioz dhe Jonathan Cicero Moreira janë tri emrat të cilët Interi tashmë i ka transferuar, por zyrtarizimi ka mbetur peng për shkak të parave, të cilat zikaltrit do t’i sigurojnë nga shitja e yllit holandez.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, do të preferonte që ta shiste Samir Nasrin te Interi, e jo te rivali i tij nga Liga Premier, Manchester United.Mirror raporton se nëse Arsenali është i detyruar që ta shesë Nasrin, atëherë këtë do ta bënte duke e dërguar në Serie A te Interi dhe jo te ndonjë rival i top katërshes.
Interi është ndër favoritët për firmën e francezit, por gjithçka varet nga rrjedhat te skuadra italiane dhe tek ato angleze.
Ylli i Portos, Radamel Falcao, ka pranuar se ai dëshiron të kalojë në Angli, duke ngritur spekulime tjera mbi të ardhmen e tij, pas interesimit të hapur të Chelseat për të.“Është një klub për të cilin ëndërroj të luaj. Është klub i huaj, por nuk dua të them se cili është ai. Liga e Spanjës është e mirë, por preferoj Ligën Premier pasi ka atmosferë më të mirë në fushë”.
“Unë kurrë nuk e kam menduar se mund të shënoj aq shumë gola. Ishte befasi për mua dhe kam përfituar nga cilësia që kemi në ekipin tonë. Unë jam pjekur në çdo aspekt dhe jam kualifikuar tani për të luajtur në ndeshjet e mëdha”, tha Falcao.
Tottenhami kërkon 45 milionë funte për ta shitur mesfushorin kroat Luka Modric, me ç’rast automatikisht nga gara u largua Manchester United, për t’i lënë rrugë të hapur Chelseat.People shkruan se pohimi i Daniel Levyt se Modric nuk është në shitje dhe se kjo nuk do të ndodhë për një shumë qesharke sikur oferta e Cheleat prej 22 milionë funtesh, ka alarmuar skuadrat e interesuara.
Si pasojë çmimi i fundit është 45 milionë euro, gjë që e përjashton nga gara Manchester Unitedin, klub i cili është duke kërkuar lojtar tjetër, emrin e të cilit mund ta mësoni në një prej raporteve tona të radhës.
Sulmuesi i Brazilit, Alexandre Pato, ka folur për barazimin pa gola të kombëtares së tij, Brazilit, në ndeshjen e parë të Copa Americas.“Ne kemi krijuar shumë raste të rrezikshme të cilat nuk ishin të pa mundur për t’u finalizuar, por barazimi nuk është i keq”.
“Çfarë është e qartë është se nuk ka ndeshje të lehta ose kundërshtarë të thjeshtë. Rezultati ndaj Venezuelës reflekton këtë. Shpresojmë se mund ta përmirësojmë formën në ndeshjen e ardhshme dhe të marrim një rezultat që na lejon të ëndërrojmë për kualifikim”, u shpreh Pato.
Real Madridi ka njoftuar se ka kompletuar transferimin Fabio Coentraos nga skuadra portugeze Benfica.Konfirmimi nga Mbretërit vjen menjëherë pasi Benfica njoftoi se është arritur marrëveshja për transferimin e lojtarit.
Bëhet e ditur se 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Los Blancos, ndërsa blerja e tij ka kushtuar 30 milionë euro.
“Real Madridi dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit portugez, Fabio Coentrao, në klubin spanjoll për gjashtë sezonet e ardhshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Reali.
















