Samir Nasri do të mbajë bisedime kruciale me Arsene Wenger për të ardhmen e tij.Daily Star shkruan se Nasri do të kërkojë nga Wenger që të lejojë transferimin e tij te Manchester United.
Në garë për Nasrin janë edhe Chelsea dhe Manchester City, por Djajtë e Kuq janë favoritë edhe pse Wenger do të preferonte ta shiste asin francez jashtë Anglisë.
Ish-mesfushori i Velez Sarsfield, Ricky Alvarez, është i ngazëllyer me transferimin e tij te Interi.Nerazurët mposhtën Arsenalin dhe Palermon për të marrë shërbimet e të riut, për të cilin paguan 12 milionë euro.
“Kjo është një realizim ëndrre për mua. Gjithmonë kam qenë fans i Interit, që kur kam qenë i vogël. Ndjehem i gatshëm për këtë aventurë të re”.
“Po vij në një prej klubeve më të mëdha në botë dhe jam këtu për të fituar gjithçka që ofrohet”, ka thënë Alvares për Sky Sport Italia pas arritjes në Itali nga Argjentina.
Arsenali raportohet se ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi.Daily Star duke u bazuar në burime nga Italia shkruan se e ardhmja e Lavezzit, i cili është duke luajtur në Copa America, mund të vendoset në 24 orët e ardhshme.
Dhe Arsenali tash është një favorit i ri për të siguruar shërbimet e argjentinasit krahas Manchester Cityt.
City, që e ka kërkuar atë për tashmë disa muaj, mund të jetë jashtë gare pasi nuk është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro sa kërkon klubi italian.
Mbrojtësi i Blackpool, Charlie Adam, ka udhëtuar për në Liverpool për të kaluar testet mjekësore dhe për të nënshkruar marrëveshje me klubin nga Anfield.Redsat konfirmuan të mërkurën se ata përfundimisht kishin arritur marrëveshje me Blackpool për shumën e transferimit, e cila besohet të jetë rreth 9 milionë euro.
Skocezi një kohë të gjatë ka qenë cak i Redsave të cilët tentuan për dështuan ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar veror.
Por rënia e Blackpool nga Liga Premier në ditën e fundit të sezonit e ka bërë të patjetërsueshëm largimin e tij. Ai tash duhet vetëm të arrijë marrëveshje për kushtet personale me Redsat.
Edhe një klub tjetër është i interesuar për të transferuar anësorin e Udineses, Alexis Sanchez.Kiliani 22-vjeçar është duke u kërkuar nga klube si Barcelona, Manchester City, Manchester United dhe Inter, por në garë tash është futur edhe Napoli që ka bërë ofertë konkrete.
“Asgjë nuk është e pamundshme. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, më ka befasuar mua pasi dëshiron të arrijë gjëra të mëdha dhe dëshiron ta fitojë Skudeton. Ai ka bërë një ofertë interesante financiare për Sanchez. [Por] Marrëveshja do ishte e komplikuar”.
“Ne duhet të presim deri në fund të Copa America dhe pastaj do të shohim sa pretendues janë dhe sa klube janë vërtet të interesuara për Sanchez. Ne duhet të kuptojmë se kush vërtet është kërkues i këtij lojtari kampion. Ne kemi biseduar me dy klube por asgjë serioze nuk ka rezultuar”, ka thënë pronari i Udineses, Giampaolo Pozzo.
Carlos Tevez është i zhgënjyer pasi ekipi i tij nuk mundi ta mposhtë Kolumbinë gjatë të mërkurës mbrëma, por ka shtuar se ata ende kanë kohë ta rikthejnë garën në favor të tyre.Sulmuesi i Manchester Cityt kishte disa shanse për të bërë diferencën në barazimin 0-0 të Argjentinës ndaj Kolumbisë, por dështoi të shkëlqejë së bashku me Lionel Messi dhe Ezequel Lavezzi.
“Ata nuk na lejuan të luajmë dhe dinin saktësisht si të na ndalojnë. Gjithmonë është vështirë të fitosh një ndeshje, por ne do të rikthehemi”, ka thënë Tevez.
Argjentina tash ka nevojë për një rezultat pozitiv kundër Kosta Rikës për të shmangur një eliminim të turpshëm nga gara që në fazën e grupeve.
Mbrojtësi i Manchester United, John O'Shea, sot pritet t’i kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë marrëveshje me Sunderlandin.Press Association bën të ditur se 30-vjeçari irlandez ka qenë në rrugë drejt Sunderlandit mëngjesin e sotëm, dhe pritet t’i bashkohet bashkëlojtarit Wes Brown, i cili kaloi testet mjekësore mbrëmë.
Një kompletim i suksesshëm i marrëveshje me të dy lojtarët e Manchester United do ta çonte në tetë numrin e nënshkrimeve të trajnerit Steve Bruce gjatë kësaj vere.
Cesc Fabregas raportohet se u ka thënë bashkëlojtarëve të tij se ai do të largohet nga Arsenali këtë verë, shkruan The Sun.Fabregas vazhdimisht është lidhur me një transferim te Barcelona dhe duket se një marrëveshje do të arrihet gjatë këtij afat kalimtar.
Arsenali tashmë ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës dhe raportohet se ka caktuar një çmim prej rreth 40 milionë euro për kapitenin.
Ndërkohë Sport shkruan se Barca është ende 5 milionë euro larg shumës që kërkojnë Topçinjtë, por një kompromis pritet të arrihet në ditët në vazhdim.
Pesëmbëdhjetë persona të tjerë të akuzuar për pjesëmarrje në montim të ndeshjeve në Turqi janë burgosur derisa skandali vazhdon ta tronditë sportin në këtë vend.Tre ekzekutivë të kampionit të ligës, Fenerbahce, drejtori i bordit të Sivasspor dhe trajneri i Eskisehirspor janë në mesin e atyre të cilët janë arrestuar me urdhër të gjykatës së Stambollit.
Shtatë persona të tjerë ishin arrestuar më herët, duke çuar kështu në 22 numrin e përgjithshëm të atyre që mbahen, derisa 27 të tjerë janë liruar nga 61 të dyshuarit.
Arsenali raportohet se ka refuzuar një ofertë të Manchester United në vlerën e 20 milionë funteve (22 milionë euro) për mesfushorin Samir Nasri.The Guardian shkruan sot se United kishte bërë një ofertë fillestare javë më parë dhe tash pritet të vendosë nëse do të ofrojë aq sa kërkon Arsenali – 25 milionë funte (28 milionë euro).
United tashmë ka sjellë disa përforcime të bujshme këtë afat kalimtar, duke nënshkruar me Phil Jones, Ashley Young dhe David de Gea.
Nasri është në vitin e fundit të kontratës së tij me Topçinjtë dhe nëse nuk largohet këtë verë, ai mund të jetë agjent i lirë në fund të sezonit të ardhshëm. Për të në garë janë edhe Chelsea dhe Manchester City.
















