Arsenali besohet ta ketë refuzuar një ofertë prej 20 milionë funtesh të Manchester United për asin Samir Nasri.Guardian pohon se United e ka bërë ofertën disa javë më parë dhe është duke e shqyrtuar mundësinë që të plotësojë kërkesat e Arsenalit prej 25 milionë futnesh.
United tashmë ka transferuar disa lojtarë si Phil Jones, Ashley Young dhe David de Gea.
Ish-trajneri i Interit, Leonardo, ka thënë se ai gjithmonë ka qenë besnik ndaj Interit dhe se nuk e ka tradhtuar klubin italian.“Deri para emërimit të Gasperinit, unë isha trajner i Interit. Kur e pranova ftesën nga PSG, unë bisedova me Morattin dhe ai ishte sikur baba për mua. Moratti ma dha opsionin për të zgjedhur lirshëm”.
“Unë bisedova me Morattin dhe ai më la të shkoj në Doha për të biseduar me PSG. Ata ma sqaruan projektin dhe kërkuan që t’u bashkohem, por unë kam thënë se do të jetë e vështirë për t’u larguar nga Interi. Kam biseduar për këtë projekt me Morattin dhe ai e kuptoi se ishte mundësi e mirë për mua. Ai ishte sikurse baba për mua. Unë isha në dispozicion të Interit deri në emërimin e Gasperinit”, tha Leonardo.
Më tej ai shtoi se e ka pasur në plan për të qëndruar te Interi, por spekulimet dhe mediat në përgjithësi e kanë bërë largimin e tij të pa shmangshëm.
Barcelonës i është thënë që të ngrisë ofertën për Alexis Sanchez, pasi në të kundërtën nuk do të mund ta transferojë.“Marrëveshja me Barcelonën është ende larg prej arritjes, pasi nuk ekzistojnë kushtet ekonomike për ta mbyllur transferin”, theksoi pronari i Udineses, Giampaolo Pozzo.
Barcelona nuk dëshiron të paguajë më shumë se 30 milionë euro, por kërkesat e italianëve janë më të lartë – 40 milionë euro në dorë.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është duke u frustruar gjithnjë e më shumë pasi tentimet e Barcelonës po duken të dobëta për të bindur Topçinjtë.Mirror shkruan se Fabregas përjetoi një natë të keqe kur i ishte thënë dje se Barcelona më nuk do të lodhet për të.
Cesc do të mungojë në turneun aziatik të Arsenalit për shkak të lëndimit në kofshë, përderisa Barca e ka bërë të qartë se nuk do të paguajë mbi 40 milionë euro, aq sa kërkon Wenger.
















