Legjenda italiane dhe lojtari më i mirë në botë për vitin 2006, Fabio Cannavaro, është pensionuar nga futbolli profesionist në moshën 37 vjeçare.
Mbrojtësi veteran, i cili ishte duke luajtur për skuadrën nga Dubai, Al-Ahli, ka pohuar se lëndimi në gju e ka bërë të vetën dhe e ka detyruar atë të largohet nga futbolli. Sidoqoftë, ai do të jetë në stafin teknik të klubit aziatik.

“E pata një lëndim të rënd dhe ndoqa këshillën e professor Castellacci. Tentova ta shëroj veten gjatë pushimeve. Por, në Miami unë shkova për një vrapim të lehtë dhe kisha dhimbje. E kuptova se ishte koha për t’u pensionuar”, theksoi Cannavaro.

Cannavaro ka më shumë paraqitje në histori të kombëtares hitalane duke veshur fanellën plot 136 herë, ndërsa mbrojti ngjyrat e Napolit, Parmës, Interit, Juventusit dhe Real Madridit në një karrierë të mrekullueshme e cila u kurorëzua me trofeun e Kupës së Botës të ngritur në Gjermani në vitin 2006.
Babai i Lionel Messit, Jorge, ka zbuluar se sa shumë ylli i Barcelonës është duke vuajtur nga starti i dobët i Argjentinës në Copa America, përderisa ka mbrojtur djalin e tij nga kritikat.
“Lionel po vuan nga kjo situatë. Ai nuk mund të kuptojë si erdhi kjo. Por, njerëzit janë të lirë të mendojnë çfarë të duan”.

“Ajo që e iriton atë më shumë është shtypi, të cilët krijuan një situatë që askush nuk e priti. Ata i vënë zjarr benzinës. Shtypi argjentinas mund të kritikojë, kjo është logjike kur Argjentina luan keq, por ata duhet të kujdesen më shumë për ekipin e tyre”, tha Jorge Messi për Radio 10.
Manchester United pritet që t’ia ofrojë një kontratë të re yllit Javier Hernandez, ku dhe do të ketë rritje të pagës së tij aktuale.
The Sun shkruan se Chicharito pritet që ta nënshkruajë trefishimin e pagës së tij me kontratën e re, të cilën do ta ketë në dorë me t’u kthyer nga turneu në SHBA.

23 vjeçari Hernandez, i cili shënoi 20 gola në sezonin e tij debutues, mund ta shohë pagën e tij të ngritur deri në 75 mijë funte në javë.