Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, ka deklaruar se nuk e ka në plan që të largohet nga Giuseppe Meazza.
Skuadra të shumta janë të interesuara për transferimin e kamerunasit, mirëpo ai ka vendosur që të vazhdojë ta bartë fanellën zikaltër.

“Bisedova me presidentin Moratti menjëherë pas finales së Kupës së Italisë, të cilën e fituam ndaj Palermos, ndërsa kur presidenti flet unë vetëm mund të them ‘po’”, ka deklaruar Eto’o për Inter Channel.
Milani do të luftojë për Scudetton dhe Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, gjithnjë sipas trajnerit rossoner, Massimiliano Allegri.
“Ne duam ta fitojmë Scudetton edhe njëherë dhe të luajmë më mirë në Ligën e Kampionëve”.

“Vitin e kaluar u eliminuam nga Liga e Kampionëve shumë herët. Këtë herë shpresojmë të shkojmë më larg”, u shpreh Allegri për La Gazzetta dello Sport.
Liverpooli është duke e vëzhguar nga afër situatën e anësorit të Manchester Cityt, Adam Johnson.
Kenny Dalglish dëshiron ta ketë të transferuar Stewart Downing nga Aston Villa javën e ardhshme, por menjëherë ka një lojtar tjetër në mend dhe ai është Adam Johnson.
Liverpooli ishte thënë se po interesohet edhe për Juan Matan, por pasi Arsenali është në pole për të, Dalglish ka preferuar ta kthejë vëmendjen kah Johnson.
Kapiteni i Manchester Cityt, Carlos Tevez, papritmas është shndërruar në synimin kryesor të pronarit të Chelseat, Roman Abramovich.
Sunday Express shkruan se pronari i Chelseat është duke përgatitur një ofertë të pa parashikueshme për ta transferuar argjentinasin në Stamford Bridge, në mënyrë që synimet për Ligën e Kampionëve të bëhen konkrete.

Burimet pranë manjatit rus thonë se ai është duke i dhënë Andres Villas Boasit gjithçka që ai dëshiron, vetëm e vetëm për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe tani Tevez është lart në listën e rusit.
Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ndjen se shumë lojtarë e shohin Anglinë si vendin unik për të ‘trashur’ llogaritë e tyre bankare.
“Ata kanë bërë çfarë kanë dashur të bëjnë dhe kjo është e mjaftueshme për të shkuar te një klub i madh. Mendoj se është frustrim për ne djemtë e Unitedit. Ishte gjë egoiste që ne luanim mirë në kombëtare dhe të tjerët nuk lëviznin”.
“Ata po fitojnë shumë, por a është ky ambienti i duhur për t’u bërë milionerë?”, u shpreh Scholes.
Legjenda e Liverpoolit, John Aldrige ia ka tërhequr vërejtjen Chelseat, se një menaxher i ri, një sistem i ri dhe parasezon i plotë nuk do të jenë të mjaftueshme për ta kthyer Torresin e vjetër.
“Të gjithë duket se po thonë se ai do të kthehet në formën më të mirë sezonin e ardhshëm, por unë nuk mendoj kështu. Nuk mendoj se Torres mund të kthehet në atë që ishte te Liverpooli dy vjet më parë. Ai ka humbur shpejtësinë”.

“Natyrisht, ai do të shënojë gola, por jo në çdo ndeshje ashtu siç bëri te Liverpooli ku ishte fantastik. Tifozët e Chelseat nuk duhet ta presin ashtu siç janë mësuar. Nuk do të ndodhë. Ai nuk ka luajtur mirë që një kohë të gjatë”, tha Aldo.
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka pranuar se është bërë progress në tentimet për transferimin e Giuseppe Rossit, por ka thënë se ai nuk është caku i vetëm i klubit të tij.
“Rossi? Ne jemi duke u afruar, është e vërtetë, por ne jemi edhe në ndjekje të lojtarëve tjerë”.

“Ne po punojmë pa ndalur dhe jemi të fokusuar në objektiva të shumtë”, ka thënë Marotta.
Agjenti i mesfushorit të Interit, Wesley Sneijder, nuk është aspak i befasuar nga spekulimet që e lidhin klientin e tij me një kalim në Angli, përkundër faktit se ai nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare.
“Unë nuk e shoh të çuditshme që Sneijder po lidhet me një kalim në Angli. Por, mendoj se është herët për klubet e mëdha që ta transferojnë, pasi për momentin nuk ka asgjë konkrete”, theksoi Soren Lerby.

Në ndërkohë, Sneijder ka shfrytëzuar Twitterin për të shprehur besnikërinë ndaj Interit, duke thënë se mezi pret stërvitjet.
Real Madridi është drejt rrugës për të fituar çdo trofe nën udhëheqjen e një eksperti prej gjeniu si Jose Mourinho, gjithnjë sipas ish-futbollistit të Los Blancos, David Beckham.
“Real Madridi është duke ndërtuar një skuadër të fuqishme me lojtarë të rëndësishëm dhe ata mund të fitojnë çdo trofe. Ata janë ekipi që i vë frikën kundërshtarit dhe nuk ka dyshime se ata janë në gjendje të fitojnë gjithçka”.

“Ata kanë trajnerin më të mirë në botë, Mourinho është gjeni – ai e ka dëshmuar këtë me ekipet që ka drejtuar deri tani”, tha Beckham për Marca.
Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, ka regjistruar fitoren e parë të sezonit duke u renditur i pari në garën për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, që njëherit është edhe fitoja e parë e ‘kokëkuqes’ këtë sezon.
Spanjolli përfitoi një gabim i mekanikëve të Red Bull, të cilët e vonuan Sebastian Vettelin, që në këtë garë zuri vendin e dytë.

Ndërkaq, i treti doli piloti tjetër i Red Bullit, Mark Webber.
Mbrojtësi i Brazilit, Dani Alves, ka pranuar gabimin për barazimin prej 2-2 ndaj Paraguait, që ka mundur të rezultojë në humbje fatale.
“Mendoj se kemi luajtur mirë, por pas golit të tyre të barazimit, ata u përmirësuan. Më pas, unë bëra një gabim të keq, i cili rezultoi me golin e tyre të dytë dhe pikërisht në momentin kur po e kontrollonim lojën”.

“Unë e pranoj fajin tim, por Lucio më tha ta lëshoj topin dhe ata e morën. Ne duhet të përmirësohemi. Ne e dimë përgjegjësinë e të luajturit për Selecaon. Ne e dimë çfarë bëmë keq”, ka thënë Alves.
Sulmuesi brazilian, Neymar, i cili dështoi të lë gjurmë deri tani në Copa America dhe ishte një prej lojtarëve më të dobët ndaj Paraguait, ka akuzuar kritikët, duke thënë se ishin ata të cilët e kanë duartrokitur deri dje.
“Ata të cilët ju kritikojnë sot, ju kanë duartrokitur dje dhe natyrisht do t’iu duartrokasin nesër”.

“Nuk ishte rezultati që kërkuam, le të ngremë kokën dhe të punojmë, sepse kemi ndeshjen me rëndësi të mërkurën”, tha Neymar me anë të Twitterit.
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Fabio Cannavaro, ka zbuluar se ai ka refuzuar një ofertë të Juventusit për të mbetur drejtor teknik i Al Ahlit.
“Unë kam pasur një ofertë katërvjeçare nga Juventusi, por jam mirë këtu në Dubai, kështu që vendosa të qëndroj”.

“Shpresoj se në karrierën time të re do të jem në gjendje t’i jap klubit atë që dhashë në kohën sa isha lojtar”, ka thënë Cannavaro.
Transferimi i sivjetmë i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka bërë të qartë se ai e ka veshur këtë fanellë me qëllimin për të fituar trofe me klubin e tij të ri.
“Juventusi ka qenë gjithmonë një kundërshtar që duhej mposhtur, por tash jam këtu për të fituar duke bartur këtë fanellë të lavdishme”, ka thënë Pirlo për faqen zyrtare të Bianconerëve.

Mesfushori italian e ka lëvduar edhe trajnerin e bardhezinjve, Antonio Conte, duke thënë se ai ka qenë një fitues edhe si lojtar, ndërsa me punën e tij si trajner ka dëshmuar cilësitë e tij.
Portieri i Brazilit, Julio Cesar, ka thënë se ai e kupton hidhërimin e tifozëve pas paraqitjes së dobët ndaj Paraguait që përfundoi me barazim 2-2 dhe se përfaqësuesja Selecao duhet të punojë më shumë.
“Natyrisht, për tifozët ky nuk është rezultat i mrekullueshëm. Por, duke parë ndeshjen, nuk ishte barazim i keq. Unë e kuptoj hidhërimin e njerëzve, por as ne nuk jemi të kënaqur”.

“Mendoj se ne duhet të kujtojmë disa gjëra në pjesën e parë dhe të mos shikojmë vetëm paraqitjen e dobët në pjesën e dytë. Ne kemi edhe shumë punë për të gjetur atë që kërkojnë tifozët”, tha Cesar.
Sulmuesi i Paraguait, Roque Santa Cruz, ka shprehur zhgënjimin e tij me paaftësinë e skuadrës së tij për të fituar ndaj Brazilit në ndeshjen që përfundoi në çastet e fundit me rezultat 2-2.
“Ishte ndeshje e vështirë për të dyja ekipet. Ne kemi luajtur shumë mirë, por ne jemi zhgënjyer nga rezultati përfundimtar, pasi u barazua në minutat e fundit”.

“Duke parë aspiratat që kemi, nëse duam të bëhemi ekip i madh, atëherë duhet të shmangim gabime sikur këto në minutat e fundit”, tha Santa Cruz.
Interi është i gatshëm që t’ia ofrojë mbrojtësit brazilian, Lucio, një vazhdim njëvjeçar të kontratës kur ai të kthehet nga Copa America.
Kontrata e 33 vjeçarit skadon vitin e ardhshëm, por ai është ende pjesë e planeve të Gian Piero Gasperinit dhe prandaj klubi dëshiron që ta blindojë.

Muajin e kaluar Lucio kishte shprehur dëshirën për një kontratë të re dyvjeçare deri në vitin 2014, por La Reppublica pohon se kampionët e botës duan t’ia ofrojnë vetëm kontratë njëvjeçare.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, mendon se katalunasit do të luftojnë për tituj edhe sezonin e ardhshëm, teksa edhe njëherë shprehu dëshirën për transferimin e Cesc Fabregas në Camp Nou.
“Ne gjithmonë kemi thënë se ne mendojmë për të. Nëse ai vjen do të na ndihmojë për të bërë një hap para në cilësi”.

”Unë kam biseduar me të shumë herë dhe ai mund ta realizojë dëshirën për të ardhur te Barcelona”, tha Iniesta për Sport.
Wesley Sneijder - fotomontazhë Manchester United do të mund ta transferonte mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder, gjatë javës së ardhshme.
Sunday Mirror shkruan se bordi i Interit do të takohet të martën për të vendosur për shitjen e Sneijder te Manchester United, përkundër prezantimit të holandezit në fanellat e reja.

“Tentoj të mos brengosem për Sneijder, ai është një prej më të mirëve në Evropë. Por, mund të gjejmë zëvëndësimin kur ai të largohet”, tha kohë më parë Gasperini, trajneri i Interit.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pohuar se Marek Hamsik nuk do të bashkohet me klubin kuq e zi gjatë verës, pasi çmimi i sllovakut është i lartë.
“Nëse presidenti i Napolit, De Laurentiis thotë se 40 milionë euro kushton Hamsik, atëherë nuk ka gjasa që ta shohim atë në Milanello”, ka thënë Galliani për Sportmediaset.

Kështu, Milani tani është kthyer kah Alberto Aquilani dhe Riccardo Montolivo si alternativa për të larguarin drejt Juventusit, veteranin Andrea Pirlo.
Lojtarët e Arsenalit kanë filluar që t’i bëjnë thirrje publikisht menaxherit të tyre, Arsene Wenger, që të fillojë blerjen e lojtarëve, ndërsa një prej tyre tani është Theo Walcott.
“Ne duhet të mbajmë lojtarët më të mirë dhe bosi ka thënë se ai do të shpenzojë mirë dhe do të përmirësojë ekipin. Kjo do të jetë kruciale”.

“Ne luajmë futboll të mirë, por na duhet skuadër më e madhe. Jam i sigurtë se do të vijnë disa lojtarë të mirë”, theksoi Walcott.
Përzgjedhësi i Brazilit, Mano Menezez, ka thënë se Paraguai nuk e meritoi fitoren në barazimin prej 2-2 në ndeshjen zhvilluar të premtën mbrëma.
“Do të ishte keq nëse do të kishim pësuar disfatë të tillë. Paraguai bëri pak për të na mposhtur. Ata filluan më mirë, e bënë 1-0 dhe bënë presion”, theksoi Menezes.

Ai bëri thirrje për durim te tifozët brazilian, pasi barazimi sipas tij erdhi për shkak të rolit si mysafir, që ia mundësoi Paraguait më shumë tifozë në stadium.

Brazili është në vendin e tretë të Grupit B prapa Paraguait dhe liderëve Venezuelës. Brazili luan ndaj Ecuadorit dhe si Argjentina ndaj Kosta Rikës, çdo rezultat pos fitores do të thoshte eliminim nga Copa America.
Bayerni i Munichut përfundimisht e ka pranuar disfatën në tentimet për transferimin e Jerome Boateng nga Manchester City dhe tani ka kthyer vëmendjen kah Alex.
Sport1 raporton se hierarkia e Bayernit ka tentuar mjaft për të arritur marrëveshjen prej 20 milionë funtesh, por injorimi i Cityt ka bërë që bavarezët të mos jenë fare të interesuar më në Boatengun.

Dhe tani duket se Alex është shndërruar në prioritet për gjermanët të cilët dëshirojnë ta shfrytëzojnë minutazhin e vogël të brazilianit te Chelsea për ta transferuar në Allianz Arena.
Mesfushori dhe ndër akorët më të mirë të Barcelonës, Sergio Busquets, ka thënë se njerëzit e Pep Guardiolas nuk do ta kenë aq të lehtë dhe relaksues sezonin e ardhshëm, pas sezonit të kaluar të suksesshëm.
“Do të jetë e vështirë që të përmirësohemi për dallim nga tri vitet e kaluara, por ne e kemi motivimin për këtë”.

“Çfarë ky ekip ka arritur tri vitet e kaluara ka qenë shumë mirë. Ne kemi fituar gjithçka dhe është e vërtetë se sezoni i ardhshëm do të jetë më i vështirë. Të gjithë duan të na mposhtin, dhe çdo ndeshje do të jetë si finale”, ka thënë Busquets.
Mbrojtësi i Portos, Rolando nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të qenë pjesë e Chelseat në të ardhmen.
“Mua vërtet më pëlqeu të punoj me të nëse ai më kërkon, ai e ka numrin tim. Të gjithë duan më të mirën për vete dhe nëse vjen një ofertë, do të shoh”.

“Unë jam te Porto që tri vjet dhe ka ardhur koha kur spekulohet për largimin. Kjo është normale, por jam mirë këtu dhe nëse më duhet të largohem, mendoj se do të ishte momenti më i mirë”, ka thënë Rolando.
Lionel Messi beson se Argjentina do të arrijë të kualifikohet në çerekfinale të Copa Americas, përkundër një starti mjaft indiferent në kompeticion, duke marrë vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e para.
“Unë po ndihem mirë dhe mezi e pres. Unë jam i bindur se do të kualifikohemi. Ne do të shkojmë më tutje”, theksoi Lionel Messi për Ole.

Argjentina do të takohet me Kosta Rikën së shpejti në ndeshjen vendimtare për Grupin A. Çdo rezultat pos fitores e lë Argjentinën jashtë çerekfinales së Copa Americas, që do të ishte shok marrë parasysh se kjo garë zhvillohet në Argjentinë.
Përfaqësuesja e Brazilit ka arritur të nxjerrë një barazim mjaft të rëndësishëm prej 2-2 kundër Paraguait, me golin e dytë të shënuar në fund të takimit të zhvilluar në Estadio Mario Alberto Kempes.Edhe pse nuk dominuan, brazilianët luajtën për një nuancë më mirë në gjysmën e parë duke arritur të realizojnë një herë.

Lojtari që e la në stol Robinhon, Jadsen shënoi një gol të bukur nga 18 metra pas një asistimi të Gansos (39’) dhe me epërsi minimale të Selecaos u mbyll gjysma e parë.Mirëpo, dhjetë minuta brenda pjesës së dytë (55’), Roque Santa Cruz ktheu gjithçka në baraspeshë, pasi pranoi një top nga Estigarribia.

Paraguai nuk u ndal me kaq, por e ktheu rezultatin në favor të vet me anë të Nelson Haedo Valdez (67’), ndërsa Santa Cruz ishte asistues i këtij goli. Atëherë kur mendohej se Brazili do të pësonte, doli në skenë Fred, i cili pas asistimit të dytë të Gansos, ia solli një pikë të artë përfaqësueses së tij.

Pas kësaj ndeshjeje, të dyja përfaqësueset kanë nga dy pikë dhe gjenden në pas liderit Venuezuelës, e cila shënoi fitore ndaj Ekuadorit me rezultat 1-0, ndërsa kualifikimin do ta kërkojnë në përballjet e tyre të fundit.
Bayern Munichu është dorëzuar në tentativën për ta transferuar mbrojtësin e Manchester Cityt, Jerome Boateng, kështu që ka kthyer vëmendjen kah qendërmbrojtësi i Chelseat, Alex.
Sipas Sport1, City kishte kërkuar rreth 22.5 milionë euro për Boateng, shumë të cilën bavarezët nuk janë të gatshëm ta paguajnë.

Kjo ka bërë që Bayerni të kërkojë alternativë, dhe sipas njoftimeve, Alex është lojtari që në sezonin e ardhshëm mund të luajë në Allianz Arena.
Sulmuesi i Portos, Radamel Falcao, ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me kampionin e Portugalisë, përkundër se skuadra të mëdha, si Real Madridi e Chelsea, dëshirojnë nënshkrimin e tij.
Sipas gazetës O Jogo, 25-vjeçari është pajtuar për rinovimin e kontratës së tij, gjë që do t’ua vështirësonte punën skuadrave që dëshirojnë ta transferojnë atë.

Kështu, klubet e interesuara për do të duhej të paguanin rreth 45 milionë euro për të ndërruar mendimin e drejtuesve të Portos për yllin e tyre.
Real Madridi ka ofruar 28 milionë euro dhe njërin nga sulmuesit, Karim Benzema ose Gonzalo Higuain, për të transferuar yllin e Manchester Cityt, Carlos Tevez.
Trajneri i Los Blancos, Jose Mourinho, është admirues i argjentinasit, të cilin dëshiron ta bashkojë në skuadër me dikur bashkëlojtarin e tij te Manchester Unitedi, Cristiano Ronaldo.

Tevez ka deklaruar haptas se dëshiron ta braktisë skuadrën angleze, ndërsa Goal.com njofton se ai është një nga prioritetet e Mourinhos këtë afat kalimtar

City e vlerëson futbollistin e vet rreth 56 milionë euro, ndërsa Mbretërit dëshirojnë të përfshijnë edhe lojtarë në këtë marrëveshje, në mënyrë që të mos paguajnë aq shumë.
Arsenali duket se ka vendosur të lëshojë pe për mesfushorin Cesc Fabregas, duke njoftuar Barcelonën se është i gatshëm ta ulë çmimin.
Daily Mail shkruan se përkundër faktit që është refuzuar një ofertë prej 30 milionë funtesh, në rast të një oferte tjetër jo dhe aq shumë të përmirësuar, Barcelona do të mund ta transferonte shumë lehtë Cesc në Camp Nou.

Duket se Arsenali ka plane tjera për merkato dhe ka nevojë për të holla, të cilat do t’i sigurojë nga shitja e Cesc, me të cilat para do të transferojë Juan Manuel Matan nga Valencia dhe Eden Hazard nga Lille. Samir Nasri sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e lojtarit të ardhshëm të Tottenhamit, Michael Essien, dhe ai quhet Javier Pastore.
Daily Star shkruan se lëndimi i Essien e ka detyruar Villas Boas që të kërkojë zëvendësuesin e tij dhe atë e sheh tek te Javier Pastore.

Ky do të jetë një tjetër front i Villas Boas kundër Jose Mourinhos ashtu sikurse dy lojtarë të tjerë.
Drejtori i Liverpoolit, Damien Comolli ka thënë se shpenzimet në afatin kalimtar për The Reds janë larg prej mbarimit.
Charlie Adam e kompletoi të enjten kalimin e tij nga Blackpooli, disa javë pasi Dalglish siguroi Jordan Henderson për 20 milionë funte.

“Ne jemi shumë të kënaqur sepse dy transferimet që kemi bërë kanë qenë prioritetet tona. Unë jam i sigurt se do të ketë ende edhe shumë lëvizje, si shitje ashtu dhe në blerje të lojtarëve”, tha Comolli.
Arsenali duket se ka gjetur zgjidhjen për ta mbajtur në ekip Samir Nasrin, pasi i ka ofruar atij një kontratë prej 110 mijë funtesh në javë, aq sa ishin dhe kërkesat e francezit.
London Evening Standard raporton se Nasri pasi refuzoi të nënshkruante kontratën e vlefshme 90 mijë funte në javë, tani ka pranuar kontratën e përmirësuar të cilën do ta nënshkruajë së shpejti.

Nasri është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Interi.
Supertalenti argjentinas, Erik Lamela, ka pohuar se River Plate është në bisedime me Romën për një transferim të tij në Serie A.
Duke komunikuar me anë të Twitterit, Lamela pohoi: “Daniele Pasarella, presidenti i River Plates është në Itali për të negociuar për transferimin tim”.

Walter Sabatini i konfirmoi këto pohime duke thënë se po ka negociata, por pa precizuar detaje të mëtutjeshme, teksa u shpreh se gjasat që Lamela t’i bashkohet Romës janë të mëdha.
Mbrojtësi francez, Gael Clichy, ka pranuar se ai ka refuzuar Liverpoolin dhe Romën për t’iu bashkuar Manchester Cityt.
“Me Liverpoolin kemi pasur kontakte serioze. Unë e kam pasur Danielle Comollin në telefon, unë e kam njohur atë që një kohë të gjatë. Kishte interes edhe nga Roma, një projekt i madh dhe ofertë interesante, por unë kam dashur të qëndroj në Ligën Premier”.

“Më pëlqen futbolli dhe mentaliteti. City ma ofroi mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Unë do të kisha fituar po aq edhe te Liverpooli. Te City kam ardhur për të fituar tituj”, u shpreh Clichy.