Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, do të qëndrojë me Rossonerët- ka thënë trajneri Massimiliano Allegri.Duke qenë se nuk e ka të sigurt vendin në formacionin startues, është spekuluar se 29-vjeçari mund të largohet në drejtim të Fiorentinas.
Mirëpo, Allegri beson se nuk do të largohet nga San Siro gjatë këtij afati kalimtar.
“Nuk mendoj se Cassano do të largohet, sepse ai është lumtur këtu dhe ne jemi të lumtur me të”, ka thënë trajneri duke qartësuar se askush nuk e ka vendin të sigurt në formacionin bazë.
Agjenti i David Trezeguet ka bërë të ditur se sulmuesit të Herculesit do t’i pëlqente transferimi te Napoli.Francezi 33-vjeçar po lidhet me një rikthim në Serie A, ndërsa agjenti Antonio Caliendo pohon se ish-sulmuesi i Juventusit preferon të kalojë te Napoli.
“Napoli është ende mundësia jonë e preferuar. Megjithatë, është e qartë se çdo ditë tregu na ofron mundësi dhe të gjithë i njohin aftësitë e tij”, ka thënë Caliendo për Napolimagazine.com.
Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes është i gatshëm për të shkëlqyer në San Siro, teksa është duke pritur aventurën e re në Serie A me kampionët pas kalimit nga Roma.“Unë jam krenar që do të bart këtë fanellë dhe unë dua ta ndëroj atë duke treguar se çfarë mund të bëj”.
“Unë jam shumë krenar dhe unë dua të falënderoj bashkëlojtarët. Unë jam shumë i lumtur në Milano dhe unë dua t’u tregoj kolegëve se mund t’i arrij ata, që fituan Scudetton vitin e kaluar”, tha Mexes.
Superylli argjentinas dhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde pasi e luajti ndeshjen e 65-të të tij në një sezon, më shumë se asnjëherë tjetër për një vit.Messi, i cili aktualisht po luan me Argjentinën në Copa America, ka arritur të luajë 65 ndeshje nga 21 gushti i vitit të kaluar, kur dhe filloi sezoni me ndeshjen në La Liga ndaj Sevillas.
Sipas faqes zyrtare të Barcelonës, 24 vjeçari pritet që të thyejë edhe më shumë rekorde, varësisht se sa larg shkon Argjentina në Copa America.
Manchester united ka bërë një kthesë të rëndësishme në luftën për të siguruar shërbimet e mesfushorit holandez, Wesley Sneijder, duke bërë tani një ofertë të jashtëzakonshme prej 40 milionë eurosh.Siç mëson Goal, Djajtë e Kuq kanë arritur që të kthejnë gjithë situatën në të mirë të tyre pas deklaratave të zyrtarëve të Interit se holandezi nuk largohet.
“United e ka rritur ofertën brenda 48 orëve. Klubet janë në bisedime, por ata do të arrijnë marrëveshje. Interi ia di vlerën, kështu që United është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro. Ata janë të gatshëm ta shesin, por vetëm nën këto kushte ekonomike. Ai nuk është lojtar që ata e konsiderojnë të pa shitshëm. Hapi i radhës varet nga United. Nëse ata i kënaqin kërkesat e Interit, Sneijder do të luajë për Unitedin sezonin e ardhshëm”, tha një burim.
Real Madridi ka konfirmuar se dy mbrojtësit, Sergio Ramos dhe Pepe, kanë nënshkruar kontrata të reja me Los Blancos.“Sergio Ramos dhe Pepe i kanë zgjatur kontratat e tyre me Real Madridin deri në sezonet 2016/2017 dhe 2015/2016, respektivisht”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Reali.
Në këtë mënyrë marrin fund spekulimet se 25-vjeçari Ramos mund të largohet nga Bernabeu, ndërsa 28-vjeçari Pepe do të përfitojë nga katër milionë euro në sezon.
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, është i bindur se bardhezinjtë kanë potencial për të fituar trofe në sezonin e ri.“Nuk duhet t’i caktojmë vetes limite. Ne duhet të tentojmë maksimumin dhe të fitojmë”.
“Ne nuk kemi nevojë për mrekulli, thjeshtë duhet të punojmë shumë. Të gjithë po mundohemi që të ndërtojmë diçka të rëndësishme”, ka thënë 32-vjeçari për La Repubblica.
Drejtori sportiv i Hamburgut, Frank Arnesen, beson se Nicklas Bendtner do të ishte një transferim i shkëlqyer për klubin e tij, por ka pranuar se çmimi që kërkon Arsenali është i lartë.“Nicklas Bendtner është një lojtar që na tërheq. Transferimi i tij do të ishte një ëndërr”.
“Ai mund të luajë edhe si mesfushor sulmues, prapa dy sulmuesve”, ka thënë Arnesen për Hamburger Abendblatt.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se Los Blancos kanë nevojë për një sulmuesi para fillimit të sezonit të ri.Portugezi është i kënaqur me transferimet e Nuri Sahin, Hamit Altintop, Fabio Coentrao, Raphael Varane dhe Jose Callejon, por mendon se ai ka nevojë ta përforcojë fazën e sulmit.
“Unë, sikur të gjithë të tjerët, mendoj se kemi nevojë për një sulmues tjetër”, ka thënë Mourinho.
Gjatë këtij afati kalimtar, Reali është lidhur me sulmuesin e Santosit, Neymar, pastaj edhe me yjet argjentinase Sergio Aguero (Atletico Madrid) dhe Carlos Tevez (Manchester City).
Klubi italian, Lazio, ka transferuar Djibril Cissen nga Panathinaikosi.Me anë të një komunikate për media, Lazio e ka bërë konfirmimin për transferimin e francezit, i cili ka kushtuar gjashtë milionë euro.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa do të përfitojë 2.1 milionë euro për sezon.
Javier Pastore ka thënë se ai do të dëshironte të qëndrojë në Itali nëse vendos të largohet nga Palermo këtë verë.Presidenti i klubit, Maurizio Zamparini, së fundi zbuloi se Real Madrid dhe Chelsea po udhëheqin garën për të marrë shërbimet e argjentinasit, derisa Roma dhe Napoli po ashtu janë lidhur me një transferim të tij.
“Kam luajtur në Itali për dy vite dhe ndjehem shumë mirë këtu. Nëse largohem nga Palermo, do të doja vërtet të qëndroj në Itali”, ka thënë Pastore për Sky Sport Italia.
Robin van Persie ka porositur trajnerin Arsene Wenger të harxhojë para të mëdha këtë verë, për të shmangur skenarin e viteve të fundit edhe në sezonin e ri“Çfarë mendoj tash është se disa nënshkrime të reja janë më se të mirëpritura. Çdo ekip tjetër blen lojtarë kualitativ, andaj shpresoj se ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Ju keni nevojë për investim për të ruajtur ritmin”.
“Kur shikoni rrotull shihni se Manchester City ka blerë shumë lojtarë të mirë, Liverpooli po e bën këtë dhe Manchester United e ka bërë këtë për tashmë disa vite. Në një mënyrë ju duhet të ruani hapin pasi nëse çdokush po bën diçka, ju duhet po ashtu ta bëni”, ka thënë Van Presie.
Sulmuesi i Romës, Mirko Vucinic, pritet sot të marrë një vendim rreth të ardhmes së tij.Vucinic do të bisedojë me agjentin e tij për të shikuar ofertat të cilat kanë arritur në drejtim të tij, shkruan Tuttosport.
Juve dëshiron të transferojë sulmuesin malazias dhe mund të përfshijë edhe portierin Marco Storari në ofertë. Oferta për Vucinic kanë ardhur edhe nga Blackburn dhe Tottenham.
Sulmuesi do të dëshironte të transferohet në Angli, por do të preferonte më shumë një klub i cili luan rregullisht në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Argjentinës, Sergio Batista, ka lavdëruar Lionel Messi pas fitores së mbrëmshme 3-0 ndaj Kosta Rikës, e cila i siguroi ekipit të tij kualifikim në çerekfinale të Copa America.Albicelestët vuajtën në pjesën e parë duke humbur shumë raste, por shkuan në pauzë me një gol avantazh pas një shënimi të vonshëm të Sergio Aguero. Në pjesën e dytë nikoqirët e garës shënuan edhe dy herë, për të shijuar fitoren e parë në tre ndeshje.
“Ai ka luajtur një ndeshje fantastike. Ne biseduam shumë për gjendjen emocionale dhe individuale të ekipit para ndeshjes. Ne kishim nevojë të ringjallim vetëbesimin. Lionel e di si t’i tejkalojë këto situata, ai ka karakter të shkëlqyeshëm”, ka thënë Basista për reporterët.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se është e pamundur për ta të zëvendësojnë të pensionuarin Paul Scholes.“Është e pamundshme të sjellim një Paul Scholes të ri. Por nëse arrijmë te një lojtar me vija të ngjashme me të sa i takon kualitetit të pasimeve dhe vizionit të tij, ne do të duhet të bëjmë diçka”.
“Problemi është se nëse zgjidhni katër mesfushorët më të mirë në botë, Scholes do të ishte aty me Xavi dhe Andres Iniesta. Pastaj do të duhet të zgjidhnit dikë tjetër. Është një humbje”.
“Si do ta tejkalojmë? Disa javët e ardhshme do të na ndihmojnë neve në këtë drejtim. Dikush mund të dalë nga ekipi i të rinjve dhe ne të vazhdojmë më tej”, ka thënë Ferguson.
Gjiganti brazilian Corinthians raportohet se ka bërë gati 40 milionë euro për sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, shkruajnë mediat britanike.Tevez ka deklaruar edhe publikisht se ka dëshirë të largohet nga City pas dy vitesh me klubin, duke përmendur largësinë nga familja, e cila jeton në Argjentinë, si arsye kryesore.
Fillimisht u mendua se një largim i tij drejt Amerikës Jugore ishte i parealizueshëm, pasi asnjë klub nuk mund të paguante dëmshpërblimin që kërkon City. Megjithatë Press Association Sport raporton se një ofertë e Corinthians mund të jetë joshëse për Cityn.
Kjo do të thotë se 27-vjeçari do t’i bashkohej një ekipi jo-rival të Cityt dhe klubi do të fitonte një shumë të mjaftueshme si dëmshpërblim.
Në këtë rast edhe vetë lojtari do të ishte edhe më afër familjes por edhe në një ambient të familjarizuar, pasi do të rikthehej te klubi për të cilin luajti nga vitit 2004 deri në vitin 2006, para se t’i bashkohet West Hamit.
Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, do të jetë jashtë fushe për afro gjashtë muaj, pasi i është nënshtruar një operacioni në gju.Ganezi dëmtoi ligamentet gjatë një seance stërvitore javën e kaluar, që është goditja e tretë serioze në karrierën e tij dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike.
“Pas një lëndimi në gjurin e djathtë, në stërvitje javën e kaluar, Michael Essien ka bërë jë operacion sot për të rikuperuar një ligament të dëmtuar. Operacioni ishte i suksesshëm dhe rikuperimi i plotë i Michael pritet të zgjasë deri në gjashtë muaj”, thuhet në deklaratën e Chelseat.
Barcelona raportohet se është kthyer kah mbrojtësi i Lyonit, Michel Bastos.Trajneri i Blaugranëve, Pep Guardiola, është në treg për një mbrojtës të ri të krahut të majtë dhe agjenti i Bastos ka pohuar se për klientin e tij janë të interesuar disa klube të mëdha evropiane.
“Të gjithë janë klube të mëdha dhe, në të vërtetë, dy prej tyre më kanë kontaktuar për të kuptuar nëse lojtari do të ishte i interesuar dhe për mundësinë për të folur për të për projektet e tyre”.
“Por këto janë vetëm biseda preliminare, asgjë konkrete. Përsëris, në fund të javës së ardhshme do të dimë më shumë”, ka thënë agjenti, Emmanuel De Kerchove.
Sir Alex Ferguson ka thënë se Samir Nasri është pajtuar të largohet nga Arsenali, por jo t’i bashkohet Manchester United.Menaxheri i United i ka bërë këto komente menjëherë pasi ekipi i tij ka arritur në Boston për pjesën e parë të turneut para-sezonal.
“Nuk mendoj se ai do të vijë te United. Kjo është e gjitha çfarë mund t’ju them. Mendoj se ai është pajtuar të shkojë diku tjetër”, ka thënë skocezi.
Nasri aktualisht është në turne me Arsenalin në Malajzi dhe Arsene Wenger dje tha se francezi do të mbetet me Topçinjtë edhe sezonin e ardhshëm, duke rrezikuar ta humbasë atë pa para pas një viti.
“Ky është vendimi i tij. Ai është menaxheri. Nëse ai i qëndron këtij vendimi, ky është një akt i zgjuar. Nuk e di nëse drejtuesit [e Arsenalit] do të kënaqen me këtë, por është e mundshme. Ndoshta ai do të qëndrojë”, ka shtuar Fergie.
Me Paul Scholes të pensionuar, Ferguson është duke kërkuar zëvendësim, dhe krahas Nasri, për të cilin Arsenali refuzoi një ofertë të United në vlerën e 20 milionë funteve, si opsione të mundshme për Djajtë e Kuq janë edhe Wesley Sneijder dhe Luka Modric.
Sergio Aguero ka qenë heroi ndeshjes pasi shënoi nga një gol në secilën pjesë për të ndihmuar Argjentinën të fitojë me rezultat 3-0 ndaj Costa Ricas dhe të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Copa America.Ekipi i trajnerit Sergio Batista ishte nën presion për fituar ndeshjen, pasi vetëm tre pikë do ta shpëtonin nga turpërimi dhe eliminimi nga gara që në fazën e grupeve.
Sulmuesi i Atletico Madrid shënoi golin e parë në fund të pjesës së parë, para se të shtojë avantazhin në 2-0 në minutat e para të pjesës së dytë. Angel Di Maria vulosi dilemën e fituesit kur shënoi edhe golin e tretë për argjentinasit (64’), pas një asistimi të Lionel Messi, i dyti asistim në ndeshje.
Në çerekfinale mund të kualifikohet edhe Costa Rica si ekipi i rreshtuar në pozitën e tretë me pikë më të larta, por kjo do të varet edhe nga rezultatet e gupeve tjera.
















