Takimi i shumëpritur mes ekipit serb të Partizanit dhe skuadrës shqiptare Shkëndija, është zhvilluar të mërkurën mbrëma në Beograd, në një ndeshje ku tetovarët turpëruan duke u mposhtur me rezultat 4-0.
Kampioni i Maqedonisë zhvilloi lojë të mirë në fraksionin parë të lojës, i cili u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, serbët e dominuan përballjen duke realizuar plot katër herë dhe i hapin rrugë vetes për të vazhduar tutje.

Ndeshja kthyese zhvillohet në Maqedoni, mirëpo vetëm një mrekulli do t’i kualifikonte kuqezinjtë në fazat e mëtutjeshme.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, pritet që të rikthehet te Real Madridi dhe atë në baza permanente.
Sky Sports shkruan se përkundër faktit se shumë skuadra janë interesuar për togolezin, Jose Mourinho ka urdhëruar që ai të mos qëndrojë më në City, por të rikthehet te Reali, ku dhe është përshtatur me ambientin.

Adebayor ka shënuar gjithsej pesë gola në 21 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin, ndërsa zhvillimet e fundit mund të largojnë interesimin e Realit për Sergio Agueron dhe Carlos Tevez.
Presidenti i Portos, Pinto Da Costa, mendon se Andres Villas Boas kaloi te Chelsea pasi i është frikësuar ‘hijes’ së Jose Mourinhos te Porto.
“Villas Boas ishte i frikësuar nga fantazma e Jose Mourinhos”.

“Ai e ka një kompleks dhe ai gjithmonë mendon për fantazmën e Mourinhos. Pasi Mourinho e fitoi UEFA Cup dhe Ligën e Kampionëve, Villas Boas kishte frikë se nuk do të mund ta arrinte të njëjtën gjë”.

“Kjo nuk është e tëra. Në një bisedë mes neve dyve, unë i thashë: ‘A je i frikësuar se mund të pranojmë katër gola ndaj Barcelonës në Superkupë?’ Dhe ai u përgjigj: ‘Nëse pranojmë tri-katër gola ndaj Barcelonëd dhe nëse shkojmë keq në Ligën e Kampionëve, atëherë askush nuk do të më dëshirojë këtu’”.

“Villas Boas gaboi, pasi Mourinho pranoi pesë gola nga Barcelona dhe mbetet ende trajneri më i mirë në botë”, ka thënë Pinto Da Costa.
Ylli i Uruguait, Luis Suarez, mezi e pret ndeshjen çerekfinale ndaj Argjentinës, duke thënë se ai dhe ekipi i tij do të tentojnë të eliminojnë Albicelestët.
“Do të jetë një ndeshje e nivelit më të lartë, një ndeshje të cilën duan ta shohin dhe të luajnë të gjithë lojtarët. Ne do të përballemi me nikoqirët, të cilët kanë cilësi të jashtëzakonshme individuale, por mund të jenë të dobët në mbrojtje”.

“Argjentina është nën presion sepse po luan në shtëpi. Ata luajtën mirë herën e kaluar, por në fushë do të jetë 11 kundër 11”, tha Suarez.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, beson se Cesc Fabregas është i gatshëm që t’i bashkohet atij në Camp Nou.
“Ne duam që ai të vijë dhe ai do të dëshironte që gjithçka që jetë e zgjidhur, por është problem mes Barcelonës dhe Arsenalit”.

“Unë e shoh Fabregasin në një situatë brengosëse me plot pa qartësi. Ai po kalon nëpër një periudhë të keqe. Duket se Arsenali i ka dhënë leje për t’u larguar, por ne nuk e dimë se kur do të ndodhë”, u shpreh Xavi.
Arsenali ka shënuar fitore prej 4-0 ndaj një formacioni të Malajzisë në ndeshjen hapëse të turneut aziatik.
Aaron Ramsey shënoi nga penaltia pas pesë minutash lojë, pasuar nga një ndërhyrje në Wilsheren.

Theo Walcott e dyfishoi epërsinë në pushim të pjesës së parë me një parabollim fantastik. Carlos Vela shënoi për 3-0 para se Rosciky ta përfundonte ndeshjen.

Arsenali do ta luajë ndeshjen e dytë të shtunën ndaj Hangzhou, në kuadër të turneut aziatik.
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ka thumbuar kritikët të cilët janë duke lëvduar akademinë e Barcelonës si më të mirën, megjithëse ‘San Iker’ nuk mendon se Blaugranët kanë akademinë më të mirë.
“Jam shumë i kënaqur, sepse të katër portierët e skuadrës janë nga akademia dhe unë gjithmonë e kam thënë se këtë. Ata të gjithë kanë të ardhme premtuese dhe jam i ngazëllyer që njerëzit kanë besim në lojtarë aq të rinj”.

“Ne kemi një ekip shumë të ri që po bashkohet, ndërsa kjo e bën klubin shumë të kënaqshëm”, pohoi Casillas.
Një delegacion i Manchester Unitedit i kryesur nga shefi ekzekutiv, David Gill, ka fluturuar për në Milano për të finalizuar një marrëveshje për Ëesley Sneijder.
Edhe pse drejtorët e Interit insistuan se Sneijder nuk është në shitje, mediat angleze besojnë se një ofertë prej 40 milionë eurosh e ka ndryshuar qëndrimin e Interit.

“Një delegacion i drejtorëve të United kanë arritur në Milano dhe ata tashmë janë takuar me drejtorët e Interit. United, si duket, dëshiron me çdo kusht Sneijderin dhe nëse ata përmbushin kërkesat e Interit, ata do ta marrin. Ky transfer do të marrë fund shpejtë, në njërën apo në tjetrën mënyrë, është çështje kohe. Është në interes të të dyja palëve që bisedimet të përfundojnë shpejtë”, tha një burim për Goal.
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se Milani është duke iu frikësuar konkurrencës që mund të ofrojë Juventusi para fillimit të sezonit të ri.
“Adriano Galliani ka thënë se ai priste që të më shihte në fanellën e Juventusit. Ishte shaka, por mendoj se ai e bëri për shkak se ai ka frikë nga ky ekip i Juventusit, një skuadër e cila do t’ua bëjë të vështirë të gjithëve”, theksoi Andrea Pirlo.

Andrea Pirlo pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Milani ku fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve, ndërsa tani duket se ka kthyer dashurinë në urrejtje për ish-klubin e tij.
Ylli i LA Galaxy, David Beckham, mezi pret që të takohet me Real Madridin në ndeshjen miqësore të paraparë për të shtunën.
“Të përballem me Real Madridin për herë të parë pas largimit, është gjë emocionale. Ju mishëroheni me një klub, ju mishëroheni me njerëzit në një klub”.

“Unë kalova vite fantastike te Real Madridi. Të shkoj nga një klub si Manchester United te Real madridi vërtet nuk ka më mirë se kjo në futboll. Unë kam ende shumë miq atje”, theksoi Becks.

Reali edhe më parë ishte takuar me LA Galaxy, por atëkohë ylli anglez ishte i lënduar dhe nuk ka mundur të luajë në atë miqësore.
Ylli i Palermos, Javier Pastore, i ka hapur dyert një kalimi te Milani, duke pranuar se ai dëshiron të mbetet në Itali sezonin e ardhshëm.
“Po, më pëlqen Milani. Zamparini është sikur baba për mua, por unë dua ta mas veten për gjërat e rëndësishme. Unë do të doja të qëndroj në Itali, unë e di se janë 4-5 ekipe në garë për mua”.

“Roma? Jo, ata nuk duket të jenë opsion për mua”, u shpreh tha Pastore.
E pa besueshme, por e vërtetë! David Bingham, portier i ekipit amerikan Earthquakes, ka debutuar në fanellën e klubit të tij me një gol të shënuar në një miqësore ndaj WBA-së.
Ndodh rallë që në botën e futbollit të shënojnë portierët, por tabunë e theu David Bingham, i cili në tentim për të degazhuar për bashkëlojtarët, shënoi gol. Për më shumë, video.
Sulmuesi i Manchester United, Federico Macheda ka bërë një aludim të fortë se transferimi i mesfushorit Wesley Sneijder në Old Tafford është punë e kryer.
“Koha për të fjetur para stërvitjeve...shpresoj ta shoh Sneijderin së shpejti këtu. A nuk mund ta them këtë”, shkroi Macheda në Twitter, para se t’i fshinte të dyja postimet.

Kjo na ka lënë të kuptojmë se çështja Sneijder është duke u sqaruar gjithnjë e më shumë me Interin që po pajtohet për ta shitur futbollistin kryesor të ekipit.
Trajneri i Wayne Rooneyt, sulmuesit të Manchester United, kur ishte junior, është i bindur se superylli anglez kërkon të kalojë në Spanjë.
Tony Farrell ishte një prej njerëzve kryesore në akademinë e Evertonit, ndërsa luajti rol kyç në zhvillimin e sulmuesit anglez.

“Rooney gjithmonë ka pasur potencial. Por, unë personalisht mendoj se ai do të bëhet edhe më i mirë”.

“A do të jetë te Unitedi përgjithmonë? Personalisht, mendoj se ai do të kalojë së shpejti te Barcelona ose Real Madridi. Mendoj se ai do të largohet për ta sfiduar veten”, theksoi Farrell për Boston Globe.
Massimo Ambrosini thotë se Milani ka kualitet për ta fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm dhe ka shtuar se aktualisht vetëm Barcelona është më e mirë se kampioni i Italisë.
Ekipi nga San Siro u eliminua nga Tottenhami në 1/8-tën e finales së garës evropiane sezonin e kaluar dhe Ambrosini është i bindur se ata do t’ia dalim më mirë në sezonin e ri.

“Vetëm Barcelona është në formën më të lartë për momentin. Milani është pjesë e pesë ose gjashtë ekipeve të cilat janë në të njëjtin nivel dhe mund të arrijë shumë [në Ligë e Kampionëve]”.

“Vitin e kaluar mbase ishte shumë herët për këtë ekip për të garuar, por ne kemi gjithë çfarë nevojitet për të luftuar për trofeun këtë sezon. Ne jemi të etur ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne u eliminuam disi në rrethana të pafat sezonin e kaluar. Ju po ashtu keni nevojë për ca fat për ta fituar trofeun”, ka thënë italiani për La Gazzetta dello Sport.
Mancester City raportohet se ka refuzuar ofertën prej 40 milionë funte të Corinthians për kapitenin Carlos Tevez.
Zyrtarë të klubit kanë diskutuat gjatë të martës ofertën e klubit brazilian para se të marrin vendimin për ta refuzuar atë.

E ardhmja e Tevez mbetet e pasigurt, me lojtarin që dëshiron të largohet dhe me Cityn që refuzon të lejojë largimin e tij për një shumë joadekuate të parave.

Klubi anglez nuk ka dhënë asnjë arsye për refuzimin e ofertës.
Sulmuesi i Juventusit, Luca Toni, ka deklaruar se ish-lojtari i Holandës dhe Milanit, Marco van Basten, ka qenë shembulli i tij.
Italiani, i cili filloi karrierën e tij si mesfushor, ka thënë se idhulli i tij fillimisht ishte Michel Planiti, por me ndryshimin e pozitës ka ndryshuar edhe personin që admiron, dhe kësaj here ai ishte Van Basten.

“Kur jam bërë sulmues i qendrës doja të bëhem si Van Basten. Idhulli im i fëmijërisë ishte Planiti, pasi isha një mesfushor sulmues kur fillova të luaj”, ka thënë Toni për web faqen e Juventusit.
Theo Walcott beson se është e domosdoshme që Arsenali t’i mbajë lojtarët si Samir Nasri dhe Cesc Fabregas dhe të shtojë disa përforcime të reja në skuadër.
Nasri dhe Fabregas janë lidhur me një largim nga Emirates, i pari me një transferim te Manchester United dhe i dyti me ish-klubin e tij, Barcelona.

“Është e rëndësishme t’i mbajmë të gjithë lojtarët më të mirë dhe është e rëndësishme të sjellim lojtarë të tjerë. Duke e ditur se ishim afër [sezonin e kaluar] dhe disa muajt e fundit nuk shkuan mirë, ne duhet të gjejmë çfarë shkoi keq”.

“Bosi do të shohë çfarë do të ofrojnë lojtarët në ndeshjet e para-sezonit dhe do të shohë çfarë ata mund të ofrojnë në sezonin e ri. Ai e di çfarë bën, ai e ka bërë këtë vit pas viti. Neve lojtarëve na takon të shkojmë më tej dhe të fitojmë diçka, pasi ka kaluar shumë kohë”, ka thënë Walcott për Sky Sports News.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se klubi ka më shumë gjasa të nënshkruajë me Emmanuel Adebayor se sa me Neymar ose Sergio Aguero.
Portugezi zyrtarisht ka hapur garën për sulmues të ri gjatë të hënës duke pohuar se ai kërkon të forcojë repartin ofensiv. Neymar dhe Aguero fuqimisht janë lidhur me një transferim te klubi gjatë verës, por Mourinho ka thënë se Adebayor është më me gjasa të transferohet se sa dy të tjerët.

“Neymar është lojtar i Santos, Aguero i takon Atletico Madrid... Adebayor është në Manchester City, por mbase ai është më afër pasi ai ka qenë lojtari jonë për gjashtë muaj. Ne nuk duhet të jemi larg këtyre emrave, por jam i qetë pasi kemi një ekip fantastik dhe jemi në një situatë mjaft të mirë”, ka thënë Mourinho.
Uruguai ka mposhtur Meksikën me rezultat 1-0 për të siguruar vend në çerekfinalen e Copa America ku do të ketë përballë nikoqirin e garës, Argjentinën.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Alvaro Pereira pas çerek ore lojë (15’) derisa djelmoshat e trajnerit Oscar Tabarez nxorën të tre pikët nga takimi, të cilat ishin të nevojshme për të vazhduar garën.

Uruguai tash qëndron i dyti në grupin C me pesë pikë, dy më pak se Kili që mban kreun. Nga grupi C më tej kualifikohet edhe Peru, si një prej më të mirave ekipe që rreshtohen në pozitën e tretë. Peru tash ka katër pikë, një më shumë se Costa Rica e cila rreshtohet në pozitën e tretë të grupit A.
Një autogol i shënuar nga Aldo Corzo në sekondat e fundit të ndeshjes ka qenë i mjaftueshëm t’i japë fitoren Kilit në ndeshjen e mbrëmshme të Copa America ndaj Perusë.
Kilianët filluan mirë ndeshjen duke dominuar që nga fishkëllima e parë. Peru u mundua të kërcënojë kryesisht me anë të kundërsulmeve, të cilët megjithatë u treguan të pasuksesshme.

Goli i shumëpritur i ndeshjes u shënua në minutën e 92-të, kur Aldo Corzo u tregua i paaftë për të larguar një top të ardhur nga këndi dhe madje dërgoi atë në rrjetën e vet.

Me tre pikët e reja Kili ruan kreun e Grupit C dhe kualifikohet në çerekfinale, për më tepër ata shmangin Argjentinën në rundin e ardhshëm dhe do të përballen me kombëtaren që do të pozicionohet e dyta në grupin B, nga ndeshjet e sotme.