Sir Alex Ferguson ka pranuar se ai po e ka të vështirë ta gjejë zëvëndësuesin afatgjatë të mesfushorit të pensionuar, Paul Scholes.“Ne kemi transferuar tre lojtarë – David De Gea, Phil Jones dhe Ashley Young, ndërsa tani qëndrojmë mirë në treg. Ne kemi mbuluar hapësirat e nevojshme për t’u plotësuar dhe tani po ashtu kemi lojtarë të cilët po kthehen nga pensionimi si Danny Welbeck, Tom Cleverley dhe Mame Biram Diouf”.
“Problemi i vetëm që kemi është gjetja e një zëvëndësimi për Paul Scholes. Kjo do të ishte e vështirë për të gjithë, pasi nuk ka më lojtarë si ai”, ka thënë Fergie.
Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), Julio Grondona, ka frikë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, mund të largohet nga ekipi kombëtar, për shkak të presionit të madh të kritikëve.”Zgjidhja e vetme për Messin në një moment do të ishte kur ai do të thoshte: ‘Unë nuk do të vij kurrë më, unë do të qëndroj në Spanjë’. Çfarë të gjithë po shohim është se argjentinasit duan ta ulin poshtë. Messi ishte lindur në Rosario, ai jetoi dhe luajti këtu, dhe ai pati probleme gjatë rritjes. Ai shkoi hapave të tij, gjeti një vend, Barcelonën dhe ata u kujdesën për të sikurse të ishte lindur atje”.
“Dhe përkundër kësaj, ai i ka thënë ‘jo’ Spanjës sepse ai dëshiroi të luante për Argjentinën. Ne duhet të reflektojmë në këtë”, ka thënë Grondona.
Pronari i ri i Romës, Thomas Di Benedetto ka shpalosur planet e tij me klubin nga kryeqyteti italian, duke thënë se ai dëshiron ta ndryshojë futbollin.“Ne po fillojmë një epokë të re, e cila do ta ndryshojë futbollin”.
“Ne kemi ambicie dhe ëndrra të cilat ndahen me të gjithë njerëzit në Romë. Kjo ëndërr me kohë do të bëhet realitet dhe ne do të punojmë në këtë. Roma nuk u ndërtua për një ditë”, tha Di Benedetto.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, besohet se do të pranojë ulje drastike të pagës për të kaluar te BarcelonaDaily Star shkruan se dëshira e Fabregas për t’u kthyer në vendlindje do të përcillet dhe me një ulje të pagës prej 3 milionë eurosh.
Marrëveshja është larg prej finalizimit, pasi gjithçka varet nga Arsene Wenger, i cili po tenton të nxjerrë sa më shumë të holla nga Barcelona.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka ashpërsuar armiqësinë mes Bianconerëve dhe Nerazzurëve, duke thënë se ai do të shfrytëzojë çdo mjet ligjor për t’ia marrë titullin e vitit 2006 Interit, nëse kjo nuk do të ndodhë në fund të korrikut.“Unë dua të them se do të shfrytëzohet çdo mjet ligjor për t’ia marrë titullin Interit. Nuk është koha e burokracisë, por e esencës”.
“Dialogu do të rifillojë kur të garantohen kushtet. Respekti njerëzor nuk është në pyetje, sidomos i atyre që nuk mund të argumentojnë dhe prandaj për këtë janë institucionet, me të cilat do ta fundosim Interin”, deklaroi Agnelli.
Kampionët e Copa Libertadores besohet se janë në negociata me Real Madridin për transferimin e Neymar, por nuk do ta shqyrtojnë shitjen e tij deri në mes të vitit 2012.Globoesporte raporton se pas takimit të mbajtur mes presidentit të Santosit, Luiz Alfaro de Oliveira Ribeiro dhe atij të Real Madridit, Florentino Perez, është arritur marrëveshja që do të vlejë 45 milionë euro, por që do të marrë jetë vetëm verën e ardhshme.
Kjo korrespondon dhe me dëshirat e lojtarit, i cili dëshiron të luajë ndaj Barcelonës me Santosin në Kupën e Botës për klube.
Liverpooli ka bërë të ditur se ka transferuar portierin e Romës, Doni, për një shumë ende të pa përcaktuar.“Ne jemi të ngazëllyer që kemi transferuar Donin. Është një pozicion ku kemi ndjerë se është dashur ta përforconim, sepse do të na lejojë që portierët e rinj të shkojnë në huazime për të marrë përvojë”.
“Ne jemi duke marrë një portier me përvojë që është në gjendje të përballojë presione në ndeshje të mëdha. Ai ka pasur sezone të mira me Romën”, theksoi Daniele Comolli, drejtor sportiv te Liverpooli.
Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka ripësëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga Atletico Madridi, por kësaj radhe i dha ‘goditje’ drejt e në fytyrë Juventusit, duke deklaruar se dëshiron të luajë në Angli ose Spanjë.“Real Madridi ose ndonjë klub tjetër? Nuk ka lidhje cili. Unë kam thënë se dua të largohem”.
“Unë nuk e shoh veten me Atleticon dhe unë do të kërkoj më të mirën për mua, unë e di se agjentët e mi po punojnë në këtë dhe tani unë nuk dua të mendoj për këtë. Do të doja të kaloja në ndonjë klub në Spanjë ose Angli pasi aty janë klubet më të mira në botë”, ka thënë Aguero.
Legjenda e Milanit, Clarence Seedorf, ka zbuluar ëndrrën e tij për të luajtur në Angli, ndërsa thotë se ka refuzuar oferta nga klube angleze gjatë kësaj vere.“Mendoj se disa klube janë të interesuara për mua për shkak të situatës. Unë isha në fund të kontratës, kështu që kam pasur oferta nga ishulli”.
“Gjithmonë ka qenë ëndërr të luaj në Ligën Premier. Kurrë nuk ndodhi. Pse? Nuk e di pse. Unë kënaqem me futbollin anglez, atmosferën dhe tifozët. Do të ishte fantastike ta përjetoja këtë ndjenjë nga afër. Atmosfera në Angli është shembull për të gjithë”, ka thënë Seedorf për Goal.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ua ka tërhequr vërejtjen rivalëve të Ligës Premier se sezoni i ardhshëm do të jetë më i miri për të në karrierë.“Unë isha 27 vjeç vitin e kaluar dhe të gjithë kanë thënë se kam pasur start të mirë, por më pas e pësova lëndimin”.
“Pjesën e dytë të vitit të kaluar shënova 18 gola dhe kjo është çudi. Nuk mund të thuani më parë nëse do të keni sukses sezonin e ardhshëm, por unë po e ndjej se po vjen vit i mirë për mua”.
“Tani kam gjysmën e karrierës të lënë pas, unë dua të fitoj tituj dhe këtë do ta bëj sezonin e ardhshëm. Unë jam pjesë e këtij klubi, pjesë e kësaj historie”, potencoi holandezi.
Bosi i Liverpoolit, Kenny Dalglish, beson se një sezon pa luajtur në Ligën e Kampionëve do ta ndihmojë Liverpoolin të jetë në formë të mirë për Ligën Premier.“Ne më shumë do të kishim dëshirë të jemi në Ligën e Kampionëve, se sa të mos jemi, por ka disa vite që nuk jemi dhe edhe një vit nuk është asgjë”.
“Por, ndoshta do të përfitojmë nga kjo, pasi kemi gjasa më të mëdha për ta fituar titullin. Gjithë ajo që mund të them është se do të luajmë futbollin më të mirë të mundshëm. Sa më shumë ndeshje që fitojmë, aq më pranë titullit jemi”, tha Dalglish.
Agjenti i sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka deklaruar se ai është i bindur se klienti i tij është shumë pranë tranferimit te Juventusit, marrëveshje e cila pritet të kompletohet së shpejti.“Unë kam besim se marrëveshja do të arrihet pa problem. Giuseppe Rossi është i gatshëm të kalojë te Juventusi dhe negociatat mes klubeve janë duke shkuar sipas planit”.
“Transferi mund të kompletohet në të ardhmen e afërt, por unë nuk dua të flas shumë. Ne nuk duhet të harrojmë se po flasim për një lojtar që ka vlerë të caktuar. Juventusi po kërkon transferin dhe unë e përsëris se ai do të realizohet me sukses”, potencoi Pastorello.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, është duke planifikuar që ta fitojë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.“Ne do të bëjmë ç’është e mundur për ta fituar Ligën e Kampionëve. Dëshira për ta fituar bashkon të gjithë, tifozët, lojtarët dhe familjen Berlusconi”.
“Allegri është trajner i madh dhe fjalët e tij gjithmonë flasin për ngrohtësinë e madhe në familjen e Milanit”, ka thënë Pato.
Fabio Coentrao nuk është i shqetësuar nga çmimi i tij i lartë të cilin e pagoi Real Madridi për transferimin e tij nga Benfica dhe është i bindur se do ta shpaguajë atë.“Koha do të tregojë nëse çmimi i transferimit tim është një nder ose ai vetëm shton presionin në mua. Unë mund të përgjigjem në këtë vetëm në fushë”.
“Dua ta dëshmoj veten se kam kualitete të mjaftueshme për cilëndo shumë. Do të jem më me vetëbesim me këtë ekip”, ka thënë Coentrao për webfaqen zyrtare të klubit.
Për të marrë shërbimet e portugezit Real Madridi pagoi plot 30 milionë euro.
Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, ka siguruar se ai nuk do të mendojë largimin nga kombëtarja pavarësisht nga kritikat prej mediave dhe fansave.“Ne kemi vuajtur shumë nga kritikat, edhe pse e dinim se nuk po i bëjmë gjërat si duhet, por në të njëjtën kohë ata na kanë ndihmuar neve, pasi ata na kanë bërë më të fuqishëm si grup”.
“Edhe pse kritikohem, gjithmonë do të vij në ekipin kombëtar. Vij sepse gjithmonë dua të luaj dhe nuk do të ndryshoj vetëm për shkak të asaj çfarë shkruan shtypi. Kurrë nuk jam shqetësuar për atë çfarë shtypi thotë dhe nuk do të filloj të shqetësohem as tash. E vetmja gjë për të cilën kujdesem është çfarë thonë fansat... askush nuk dëshiron të ofendohet”.
“Kam ardhur në ekipin kombëtar pasi mendoj se është pjesë e imja dhe përpiqem të qëndroj në distancë nga gjithë kjo. Kjo është hera e parë që kam kaluar nëpër diçka si kjo me mediat, por nuk jam në gjendje të ndryshoj”, ka thënë Messi.
Mbrojtësi i Real Madridi, Ricardo Carvalho, ka paralajmëruar Barcelonën se ata do të vazhdojnë të përmirësohen derisa ta fitojnë titullin.Pasi fitoi Kupën e Mbretit në sezonin e tij të parë në Santiago Bernabeu, Carvalho thotë se Jose Mourinho është i gatshëm ta drejtojë ekipin drejt trofeve më të rëndësishëm në sezonin e ri.
“Ai gjithmonë ka dashur të përmirësohet, që nga dita e parë dhe deri sot. Me të ju mësoni çdo ditë; viti i tij i dytë është më i mirë se i pari pasi lojtarët e njohin njëri-tjetrin më mirë – kjo ka ndodhur te Porto dhe Cheslea”, ka thënë Carvalho.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka hequr dyshimet se David De Gea nuk është i gatshëm të mbrojë portën e Djajve të Kuq.20-vjeçari iu bashkua United nga Atletico Madrid për 18 milionë funte si zëvendësim i Edwin van der Sar, i cili u pensionua në moshën 40-vjeçare.
“Kam shkuar ta shoh Petr Cech kur ai ishte në Rennes. I thash vetes, ‘Po, ky është shumë i ri’. Por Chelsea e bleu në fund të sezonit për shtatë milionë funte dhe ai kurrë nuk ka qenë jashtë ekipit”.
“Andaj mosha nuk është me rëndësi kur ju keni aftësi të një portieri si Petr Cech ose, ne e dimë, edhe David De Gea”, ka thënë Ferguson.
Frederico Macheda është i ngazëllyer me dy golat e shënuar për Manchester United në miqësoren ndaj ekipit New England Revolution.Italiani, i cili kaloi sezonin e kaluar i huazuar te Genoa, është rikthyer në Old Trafford dhe thotë se do të shfrytëzojë çdo gabim që do të bëjnë rivalët e tij sulmues për të dëshmuar veten dhe për të depërtuar në formacionin startuar.
“Unë jam i ri. Duhet të punoj fuqishëm pasi këtu ka një konkurrencë të fuqishme. Ata të gjithë janë kampionë. Nëse menaxheri më jep shans, unë do të jem i gatshëm ta dëshmoj veten”.
“Nuk kam folur me menaxherin. Ai më ka thënë të vazhdoj të stërvitem fuqishëm por ende nuk kemi folur për të ardhmen”, ka thënë Macheda për Press Association.
Përzgjedhësi i Holandës, Bert van Marwijk i ka dhënë vullnet Manchester Unitedit që të vazhdojë tentimet për të transferuar mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder, duke thënë se Djajtë kanë bërë hap të duhur në këtë drejtim.“Një transferim te Manchester United do ta bënte Sneijderin lojtar më të mirë. Ai ka luajtur për top klube si Real Madridi dhe Interi, por mendoj se United do të ishte një hap tjetër para për të”.
“Kjo për shkak të filozofisë së tyre dhe nivelit që po luajnë, por për shkak të sfidës së re. Do ta inspirojë atë dhe do t’i japë energji të re”, theksoi Van Marwijk.
Transferimi më i ri i Interit, Jonathan, ka thënë se ai mezi e pret sezonin e ri, duke thënë se ai dëshiron të fitojë shumë trofe në Itali.“Le ta bëjmë Interin më të suksesshëm. Unë gjithmonë kam dëgjuar se Interi është klub fantastik, me gjithë atë që ka fituar dhe me nivelin në të cilin po luan. Unë isha i sigurt se kjo do të ishte mundësi e mirë për mua”.
“Unë jam i ngazëllyer që kam rastin të luaj këtu dhe të tregoj çfarë jam në gjendje të bëj. Shpresoj të kem momente të mira te Interi. Unë e di se jam duke shkuar te një ekip që ka shumë brazilianë të cilët për momenti po luajnë për kombëtaren”, tha Jonathan.
Sulmuesi i Portos, Radamel Falcao, është pajtuar të vazhdojë kontratën e tij me klubin portugez deri në vitin 2015 dhe tash ka një klauzolë blerëse në vlerën e 45 milionë eurove.25-vjeçari, i cili kërkohet fuqimisht nga Chelsea këtë verë, shënoi 38 gola sezonin e kaluar për të ndihmuar Porton të fitojë tre tituj, kampionatin portugez, Kupën e Portugalisë dhe Ligën e Evropës.
Ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në një garën evropiane brenda një sezoni duke shënuar 17 gola në Europa League, që theu rekordin e mëhershëm të mbajtur nga gjermani Juergen Klinsmann.
Falcao iu bashkua Portos në vitin 2009 nga ekipi argjentinas River Plate dhe ka shënuar gjithsej 73 gola në 85 ndeshje në dy sezone me klubin portugez. Kontrata e tij e mëhershme skadonte në vitin 2013 dhe kishte një klauzolë lëshimi prej 30 milionë euro.
Alexandre Pato është shprehur i kënaqur me përmirësimin që ka bërë Brazili gjatë fitores ndaj Ekuadorit.Pato shënoi dy gola, po aq sa edhe Neymar, për të ndihmuar Brazilin të fitojë me rezultat 4-2 dhe të kualifikohet në çerekfinale të Copa Amerika.
“Ishte ndeshja të cilën të gjithë ne e shpresonim. Ishte vendimtare për ne, ne duhej të fitojmë patjetër. Ne kërkonim një rezultat të mirë dhe e gjetën”.
“Ne u kualifikuam edhe atë nga pozita e parë, ishte ajo çfarë dëshironim. Tash është koha të punojmë dhe të harrojmë gjithë çfarë ka ndodhur. Një Copa America e re po fillon”, ka thënë sulmuesi i Milanit.
















