Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se përderisa klubit do t’i mungojë Carlos Tevez, atij duhet t’i garantohet e drejta për t’u larguar.“Kur flisni për një lojtar si Tevez është e vështirë, sepse ai është lojtar fantastik, djalosh i mirë për mua”.
“Ndoshta nëse e humbim Tevezin, ne humbasim një lojtar shumë të rëndësishëm. Unë e respektoj vendimin e tij, pasi atij i mungon familja”, tha Mancini.
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff beson se Arsenali e ka gjithë fuqinë në sagën transferuese të Cesc Fabregas, ndërsa thotë se nëse klubi katalanas e do mesfushorin spanjoll, ata duhet t’i plotësojnë kërkesat e anglezëve.“Arsene Wenger po e shikon interesin e vet dhe është ai që po e kontrollon situatën. Cesc ka nënshkruar për shumë vite dhe tani duhet të luajë me ta. Nëse Barcelona dëshiron ta blejë atë, atëherë duhet të paguajë”.
“Kur nënshkruani për një klub, jeni i lidhur me të. Arsenali është bosi në këtë situatë. Është logjike që e dëshirojmë atë këtu, por ai është nën kontratë me një klub tjetër”, u shpreh Cruyff.
Liga Premier ka vendosur që të shfuqizojë rregullin që u ndalon klubeve angleze të bëjnë një numër ndryshimesh për ndeshje të ndryshme.Rregulla kontroverse e cila dënoi disa klube në të kaluarën, si p.sh Wolves që luajti me ekip të pestë ndaj Manchester United, për të ruajtur lojtarët për një ndeshje më të rëndësishme ndaj Burnelyt, përfundimisht është inaktive.
“Klubet votuan në takimin e fundit të Ligës Premier modifikimin e rregullës sa i përket zgjedhjes së ekipit për ndeshje të ndryshme. Tani ekipet kanë të drejtë edhe të luajnë me lojtarë nën moshën 21 vjeçare dhe të bëjnë çfarë të duan”, theksoi një zëdhënës i Ligës Premier.
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, ka pranuar se ai pret që klubi nga Etihad Stadium ta fitojë Ligën Premier sezonin e ardhshëm.“Sezoni i ri do të jetë shumë, shumë i vështirë sepse ne duhet të përmirësohemi, sepse këtë sezon klubi do të luajë në Ligën e Kampionëve”.
“Dhe ne presim që të qëndrojmë në top katërshe dhe ta fitojmë Ligën Premier, sepse po vijmë me më shumë besim, lojtarët njohin më mirë njëri-tjetrin. Mendoj se ky vit do të jetë fantastik për ne”, tha Yaya.
Sulmuesi i Brazilit, Alexandre Pato, është i bindur se Selecao do ta mposhtë Paraguain në ndeshjen çerekfinale të Copa Americas.Ishte një barazim 2-2 ai që ndau të dy këto kombëtare në fazën grupore dhe gabimet e njëjta Pato nuk dëshiron t’i përsërisë.
“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Ne nuk mund të lejojmë gabime. Të dyja ekipet do ta kërkojnë fitoren. Por, ne jemi të bindur në fitore”, ka thënë Pato.
Arsenali është akuzuar se po e mban peng Cesc Fabregasin nga një kalim te klubi ku është rritur, Barcelona.“Ne të gjithë duam që Cesc të kthehet në shtëpi sepse për momentin ai po jeton i kidnapuar”.
“Nëse Arsenali ka anglezë të vërtetë gjentilë, atëherë duhet që të ndryshojnë sjelljet. Ata duhet të ndalojnë së luajturi, pasi të gjithë janë të dezorientuar”, deklaroi kryetari i Arenys de Mar, kryetari i qytezës ku është lindur Fabregas, pranë Barcelonës.
Ibrahim Afellay nuk do të largohet nga Barcelona për të kaluar në Serie A gjatë afatit kalimtar veror, kjo pasi agjenti i holandezit, Rob Jansen ka mohuar një ofertë të Juventusit.“Nuk kemi pasur kurrfarë kontakti me Juventusin ose Lazion. Afellay është i lumtur në Spanjë dhe sezonin e ardhshëm ai do të vazhdojë të jetë lojtar i Barcelonës. Unë mund t’iu siguroj për këtë 100 për qind”, theksoi Jansen.
Afellay ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2014, pasi iu bashkua ekipit katalanas nga PSV në janar.
Trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini ka deklaruar se ai dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë në Giuseppe Meazza, përderisa ka premtuar futboll shumë atraktiv.“Unë ëndërroj ta fitoj Ligën e Kampionëve, edhe pse në këtë moment Serie A është më e rëndësishme”.
“Unë dua ta sjell stilin që më shërbeu për të mirë te Genoa. Kjo do të thotë se do të bëj mbrojtje të fortë dhe një sulm që funksionon mirë. Futbolli im gjithmonë ka qenë shumë sulmues dhe unë dua të sjell këto ide edhe te Interi. Ne luajmë me tri mbrojtës kur kundërshtari ka dy sulmues dhe kur ka tri ne luajmë me katër mbrojtës. Problemi i 3-4-3 është një klishe, pasi të gjithë në skuadër do të jenë në gjendje të luajnë në së paku dy pozicione”, ka thënë Gasperini.
Arsenali ka bërë një ofertë prej 14 milionë eurosh për sulmuesin e Anderlechtit, Romelu Lukaku.The Sun shkruan se Arsene Wenger beson se është në gjendje të mposhtë Chelsean për të siguruar firmën e 18 vjeçarit fantastik.
Agjenti i Lukakut ka biseduar dje në Londër me zyrtarët e Arsenalit dhe një marrëveshje pritet të kompletohet së shpejti sipas tabloidit britanik.
Dirk Kuyt është shumë i lumtur që ka vendosur për të qëndruar te Liverpooli, pas ofertave të shumta nga Interi.“Unë kam dashur të qëndroj te Liverpooli, por po ashtu doja të luftoja për tituj”.
“Ju dëshironi që klubi të shkojë përpara dhe kjo është saktësisht ajo që ndodhi pas pjesës së parë të sezonit. Por, së paku ne është dashur të luftonim për Ligën e Kampionëve”, u shpreh Kuyt.
Transferi i ri i Milanit, Philippe Mexes ka pohuar se ai e ka refuzuar një ofertë të Real Madridit dhe Manchester Unitedit për të kaluar te Milani.“Unë mbaj të gjithë bashkëlojtarët e Romës në zemër, kurrë nuk do ta harroj qytetin dhe tifozët, të cilët bënë aq shumë për mua. Tani jam te Milani dhe jam krenar të jem pjesë e këtij klubi”.
“Unë kam kaluar shtatë vite të mrekullueshme te Roma dhe është falë tyre që jam rritur dhe jam bërë burrë, që kam rastin të luaj për Milanin. Ishte zgjedhja ime, pasi kam mundur t’i bashkohem Realit këtë verë. Në të kaluarën unë kam zgjedhur Romën para Manchester Unitedit”, potencoi Mexes.
Juventusi besohet se është i gatshëm që të hapë bisedimet për të transferuar mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Arturo Vidal.24 vjeçari është lidhur me një kalim në Itali, në fillim te Interi, por pas mohimeve të zyrtarëve të Interit, janë mediat italiane ato që besojnë se kiliani është më pranë Juventusit.
Vidal kërkon largimin imediat nga Leverkuseni dhe Sky Sport Italia raporton se Juventusi ka aranzhuar një takim me agjentin e lojtarit, Fernando Felicevich.
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka thënë se klubi i tij nuk është i fiksuar pas fitimit të titujve sezonin e ardhshëm.“Gjithmonë bëhej fjalë për përmirësim dhe përparim. Ky është viti i dytë i projektit dhe kjo na jep vazhdimësi. Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Ne nuk duhet të jemi të fiksuar, gjëja më e mirë është që titujt vijnë vet”.
“Coentrao? Ai ka lënë përshtypje të mirë, ai mund të bëjë shumë gjëra të mira”, tha Alonso.
Manchester United mund të rikthehet në negociata për transferimin e yllit të Udineses, Alexis Sanchez, pas dështimit për të transferuar Wesley Sneijder në Old Trafford.Manchester Evening News raporton se Sanchez është rikthyer në radarin e United, pasi bisedimet për Sneijder janë duke marrë kahje negative, me drejtorët e United të cilët janë kthyer nga Milano ashtu siç kanë shkuar.
Problemi kryesor për Djajtë qëndron në atë se vet lojtari po kërkon të kalojë te Barcelona, edhe pse një ofertë joshëse mund ta bëjë Udinesen të ndërrojë mendje.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ai do ta mbajë Samir Nasrin në ekip edhe nëse vitin e ardhshëm ai do të detyrohet ta lejojë të largohet në parametra zero, pasi francezi ka edhe një vit kontratë.“Unë dua ta mbaj atë edhe për një vit tjetër, edhe pse ky do të ishte rrezik për ta humbur në parametra zero sezonin e ardhshëm”.
“Mendoj se bordi do të pajtohet me mua pasi është vendim teknik. Synimi jonë është ta fitojmë titullin kampion dhe na duhen lojtarë për ta bërë këtë”, potencoi francezi.
Juventusi ka ofruar 45 milionë funte për të transferuar Carlos Tevez nga Manchester City, gjithnjë sipas presidentit të Corinthians, Andres Sanchez, klubi i të cili po ashtu bëri ofertë për argjentinasin, e cila u refuzua.“Asgjë nuk ka ndryshuar. Ata duhet të vendosin nëse do ta shesin apo jo. Ata kanë një ofertë prej 52 milionë eurosh nga Juventusi, por Tevez nuk dëshiron të qëndrojë në Evropë”.
“Unë vazhdoj të ëndërroj. Unë bëra një ofertë, edhe pse isha i befasuar. Tani varet nga City. Nëse do të isha president i ndonjë klubi që e ka Tevezin, atëherë nuk do ta shisja. Por, fjala e lojtarit ka peshë. Ju shihni se kur lojtari dëshiron të largohet, ai do të largohet. Në futboll, kontratat janë për t’u thyer”, tha Andres Santos.
Interi është duke shpresuar që të finalizojë shumë shpejtë marrëveshjen për transferimin e mesfushorit të Valencias, Ever Banega, gjithnjë sipas Goal.Klubi italian nuk është dorëzuar për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit, me agjentin e lojtarit, Marcelo Simonian që është duke mbajtur bisedime për të.
Valencia është duke kërkuar 10 milionë euro, por Interi beson se mund ta finalizojë marrëveshjen për 9 milionë euro.
Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka bërë thirrje që të shmangen krahasimet mes Argjentinës dhe Barcelonës, përderisa ai synon suksesin në Copa America.“Të krahasojmë Argjentinën dhe Barcelonën është gabim. Ne kemi punuar së bashku që një kohë të gjatë, ku me kombëtaren kemi tentuar të bëjmë diçka të ngjashme. Sidoqoftë, ju nuk mund të krahasoni këto dy ekipe”.
“Ne duam ta fitojomë Copa American pasi Argjentina ka nevojë për një trofe të tillë”, u shpreh Messi.
Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes ka këmbëngulur se problemet nga e kaluara me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, nuk do të shkaktojnë përçarje në klub.“Marrëdhëniet e mia me Ibrahimovicin janë të thjeshta dhe mjaft lojale. Ne kemi luajtur në të kaluarën si kundërshtarë dhe gjithmonë ka pasur duele, por unë e respektoj atë”.
“Ai është kampion dhe tani kemi rastin të luajmë së bashku. Ta kem atë në ekip më bën të qetë”, theksoi Mexes.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka zbuluar se ai nuk do ta raportojë mesfushorin e Barcelonës, Xavi, te FIFA për shkak të komenteve të bëra për Cesc Fabregasin.“Nuk mendoj se është një deklaratë aq e madhe sa për t’u raportuar në UEFA. Përshtypja ime ishte se nuk ishte respektuese për klubin. Nuk dua të bëj gjë më të madhe”.
“Kjo duhet të marrë fund, natyrisht. Nëse ka negociata mes klubeve, nuk mendoj se është e shëndetshme nëse lojtarët vijnë dhe flasin, dhe nuk janë të brengosur për këtë”, ka thënë Wenger.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka pranuar se ylli i klubit italian, Javier Pastore, do të largohet nga Sicilia për të kaluar te ndonjë klub i madh evropian.“Gjasat që ai të largohet janë 99 përqind”.
“Por, nëse ekipet e interesuara nuk do të më japin atë që kërkoj, atëherë nuk do të ishte problem që ta mbaj”, tha Zamparini i cili po kërkon 50 milionë euro për argjentinasin.
Stewart Downing ka kompletuar transferimin te Liverpooli nga Aston Villa për një shumë dhe kontratë e cila ende nuk është bërë e ditur.Pasi kompletoi detajet e marrëveshjes dhe testin mjekësor, 26 vjeçari u bë transferi i katërt i klubit krahas Jordan Henderson, Charlie Adam dhe Alexander Donit.
Edhe pse nuk është konfirmuar shuma e saktë e transferimit, besohet se Liverpooli ka shpenzuar 20 milionë funte.
















